Sunday, April 13, 2014

Elbasan-keqmenaxhim




Akuza për keqmenaxhim në Universitetin e Elbasanit - Nëntor 27, 2013 


Arrestohen drejtues të lartë të administratës


Gazeta Telegraf, një burim jo serioz, raporton se janë arrestuar dhe proceduar për ndjekje penale disa drejtues në Universitetin e Elbasanit. Më pas këta u liruan dhe akuzat mund edhe të kenë prapavijë politike me ndërrimin e pushtetit qendror. 



Sipas Telegraf 

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Premtimi”, Sektori Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, pas një hetimi intensiv, bëri të mundur arrestimin në flagrance të shtetasve Eljan Hoxha, 43 vjeç, banues në lagjen “Kala” Elbasan, me detyrë, kancelar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Filip Qosja, 49 vjeç, banues në lagjen “Viserion Xhuvani” Elbasan, me detyrë drejtor i Drejtorisë Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ka filluar ndjekjen penale për shtetasi Liman Varoshi, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë rektor i Universitetit, “Aleksandër Xhuvani” dhe Fatma Spahiu, 37 vjeç, drejtoreshë e Zyrës JuridikePolicia tha se, “flitet për një abuzime me një kontratë qiraje mes Universitetit dhe një biznesi që është nën administrimin e vjehrrës së Kancelarit dhe zë një sipërfaqe të Universitetit prej 155 m2 ndërsa në kontratë është shënuar 60 m2. Kjo sipërfaqe është kthyer në bar-kafe dhe ka funksionuar si e tillë prej 7 vitesh. Policia ka sekuestruar kontratat e 5 viteve të fundit si dhe po hetohen kontratat e tjera të bëra nga ky universitet. “Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Rektori i Universitetit, Liman Varoshi, në bashkëpunim me kancelarin e këtij universiteti, shtetasin Eljan Hoxha, kishin favorizuar vjehrrën e kancelarit duke i dhënë për të shfrytëzuar me qira një hapësirë brenda ambienteve të Fakultetit Ekonomik të këtij universiteti. Kontrata e lidhur ishte hartuar në favor të vjehrrës së kancelarit, shtetases Luljeta Xhuvani, pasi në të ishin parashikuar për shfrytëzim vetëm 60 metra katrorë, nga 165 metra që ishte në të vërtetë kjo hapësirë. Nga verifikimet rezultoi se shtetasja Luljeta Xhuvani, kishte rreth 7 vjet që e ushtronte këtë aktivitet në mjediset e këtij fakulteti, për lokal Bar-Kafe”. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kontratat e lidhura për 5 vitet e fundit, midis Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të firmosura nga rektori Liman Varoshi dhe subjektit përkatës. Po kështu u ushtrua kontroll në mjediset e lokalit, nga ku u konstatua se shtetasja Luljeta Xhuvani bënte tregti në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat, duke mos pajisur klientët me kuponin tatimor si dhe duke mos regjistruar punonjësit të cilët punonin si kamerier. Ndaj shtetasve Eljan Hoxha dhe Filip Qose, u mor masa e arrestit në flagrancë ndërsa dy personat e tjerë, Liman Varoshi dhe Fatma Spahiu, procedohen në gjendje të lirë. Të katër këta shtetas akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikim dokumentesh”, të parashikuara nga nenet 248, 135 e 186 të Kodit Penal.
Burimi: http://gazetatelegraf.com/arrestohen-kapot-e-korrupsionit-ne-universitet/

Një tjetër burim raporton se rektori është liruar - 28 Nëntor, 2013

Gjykata e Elbasanit liron nga qelia kancelarin e Universitetit të Elbasanit dhe drejtorin Ekonomik të këtij Universiteti. Gjykata ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e Eljan Hoxhës dhe Filip Qose.
Shkelja në kontratën e dhënies së një hapësire me qera për vjehrrën e kancelarit të Universitetit, bëri që në pranga të vihet Kancelari i Universitetit, Eljan Hoxha dhe Filip Qosja, drejtor i Drejtorisë Ekonomike, si dhe të hetohet Rektori i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, bashkë me drejtoren e Drejtorisë Juridike, Fatma Spahiu.
Më 26 nëntor Ministria e Brendshme bëri të ditur se, kishte nisur procedimi penal për drejtuesit më të lartë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan . Në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, nga hetimet e policisë ka rezultuar se Rektori i Universitetit, Liman Varoshi, në bashkëpunim me Kancelarin e këtij Universiteti, Eljan Hoxha, kishin favorizuar, vjehrrën e kancelarit duke i dhënë për të shfrytëzuar me qira një hapësirë brenda ambjenteve të Fakultetit Ekonomik të këtij Universiteti.
Kontrata e lidhur ishte hartuar në favor të vjehrrës së kancelarit, Luljeta Xhuhani, pasi në të ishin parashikuar për shfrytëzim vetëm 60 metra katrorë, nga 165 metra që ishte në të vërtetë kjo hapësirë. Nga verifikimet rezultoi se Luljeta Xhuhani, kishte rreth 7 vjet që e ushtronte këtë aktivitet në mjediset e këtij fakulteti, për lokal Bar-Kafe.
Të katër këta shtetas akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “falsifikim dokumentesh”.
Burimihttp://opozita.com/2013/11/28/elbasan-lirohet-kancelari-i-universitetit-arrestimi-i-paligjshem/

0 comments:

Post a Comment