Friday, April 25, 2014

1946 Sejfulla_Malëshova

 

image

Linndi në Maleshove të Këlcyrës në 2 mars 1900 dhe vdiq në Fier në 9 qershor 1971.

Arsimin fillor e kreu në vendlindje, kurse studimet e mesme i kreu në Itali në kolegjin e Shën Dhimitrit në Korone, atje ku dikur kishte studiuar edhe De Rada. Këtu së bashku me mikun e tij Odhise Paskalin botoi revistën Studenti Shqiptar, në të cilën botoi edhe vjershat e tij te para. Me pas kur do te studioje mjekësi në Romë do të botoje poemën e tij të parë me pseudonimin Kostandini në vitin 1923.

Në 1924 kthehet në Shqipëri dhe emërohet për gjashtë muaj sekretar i kabinetit të kryeministrit Fan Noli. Pas dështimit të Revolucionit të qershorit do të emigrojë.

Në vitin 1926 do të fillojë studimet në universitetin Lemonosov të Moskës për filozofi, studime që do ti përfundoje në vitin 1930. Për tre vjet do të punojë në një uzinë në Kaukaz.

Në vitin 1933 rehabilitohet dhe emërohet pedagog dhe dekan i fakultetit të filozofisë në universitetin Lemonosov.

Në vitin 1934 pranohet në Komintern dhe me këtë detyre vjen në vitin 1941 në Shqipëri dhe behet pjese e Këshillit të përgjithshëm nacional-çlirimtar.

Nga tetori 1944 deri në shkurt 1946 ai është anëtar në Byronë Politike të Partisë Komuniste Shqiptare që ishte organi më i lartë ekzekutiv i saj. (Duro, 2012)

Profesor S. Malëshova ishte i pari intelektual në Shqipëri që parashtroi në përputhje me kushtet e vendit, një projekt konkret për krijimin e një instituti pedagogjik. Më 19 nëntor 1946, ai do t’i paraqiste qeverisë një promemorje, me anën e së cilës argumentonte në mënyrë shteruese nevojën e ngritjes së kësaj hallke mësimore. Në historiografinë shqiptare të periudhës komuniste ky fakt është anashkaluar me qëllim të pastër politik. Pasi jo vetëm tekstet akademike, por edhe ato monografike nuk japin asnjë vlerësim, duke mos e përmendur fare rolin e S. Malëshovës. Pavarësisht se ky institut nuk i gëzonte të gjitha atributet e një shkalle të lartë në kuptimin filozofik të saj, në përgjithësi ai plotësonte disa nga kriteret kryesore, duke i shërbyer zbutjes së kërkesave emergjente që shtronte shkolla për kuadro mësimdhënës. (Duro, 2012, fq. 26).

Në vitin 1945 zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA), kryetari i parë i kësaj organizate.

Në vitin 1946 caktohet Ministër i Arsimit dhe Kulturës në qeverinë e Enver Hoxhës. Po këtë vit botohet edhe vëllimi i tij poetik vjersha me pseudonimin letrar Lame Kodra.

Në 1946 çel Institutin Pedagogjik dy-vjeçar me tre fakultete dhe 70 studentë.

Në shërbim të institutit u vendosën persona që hodhën themelet e arsimit universitar shqiptar. Drejtor i parë i Institutit Pedagogjik Dyvjeçar u caktua prof. Dh. Shuteriqi, i cili mbulonte të gjitha lëndët e letërsisë shqipe e të huaj. Titullarët kryesorë të lëndëve ishin: Prof. S. Malëshova, filozofi, pedagogji e psikologji, Prof. Dh.Xhuvani, gjuhësi, Prof. A. Buda dhe Prof. Sh. Musaraj histori, Prof. P. Geço, gjeografi, Prof. A. Tashko matematikë, Prof. K. Popa, kimi e shkenca të natyrës, Prof. H. Sulçebej, higjenë dhe Prof. L. Shala edukatë fizike. Praktikat mësimore udhëhiqeshin nga pedagogët e lëndës. (Duro, 2012, fq. 28).

Në vitin 1946 për divergjenca të shumta që kishte me Enver Hoxhën në fushat e ekonomisë, kulturës dhe drejtimit të Partisë, përjashtohet nga ajo dhe shkarkohet nga të gjitha funksionet.

Internohet në Fier, ku jeton për 24 vjet, duke punuar si magazinier në ndërmarrjen e grumbullimit. Pas një jetë të vetmuar në 9 qershor 1971, Sejfulla Maleshova u nda nga jeta dhe u varros në varrezat e vjetra të qytetit.

Në vitin 1993 një grup intelektualesh u kujdesen për rivarrimin dhe ceremoninë e munguar për përkthyesin e Internacionales, Getes dhe Nekrasovit, apo poetin rebel siç i pëlqente ta quante veten. 

Burime:

1. Wikipedia (http://sq.wikipedia.org/wiki/Sejfulla_Mal%C3%ABshova)

2. Duro, Çlirim (2012) Historia e Arsimit të Lartë në Shqipëri 1946-1968. Disertacion në Kuadër të Doktoraturës. Marrë nga Baza e të Dhënave në Universitetin e Tiranës (16 Gusht, 2013).

Buxheti_arsimi_1995-2011

Buxheti per Arsimin 1995-2011

Financimi i arsimit bën pjesë në “përgjegjësitë e përbashkëta” të qeverisjes vendore dhe asaj qëndrore, për rrjedhojë, edhe fondet për të vijnë nga Buxheti Qëndor, Buxheti Lokal, por edhe nga të ardhura jo buxhetore, si komuniteti i prindërve apo tarifa për shërbime të ndryshme. Megjithatë, burimi kryesor i financimit është Qeveria Qëndrore. Për këtë arsye, fokusi në artikull do të bie mbi analizën e shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit për arsimin.
Kur flitet për Buxhetin për Arsimin nënkuptohet, së pari, financimi i katër programeve kryesore: arsimi bazë, i mesëm, universitar dhe prej 2005-s, fonde për shkencën. Dhe së dyti, shpenzime për disa kategori: paga, kontributet përkatëse për sigurime, materiale mësimore, etj, si dhe investime kapitale për të gjitha institucionet arsimore dhe administratën. 
Rëndësia që ka arsimi në zhvillimin e një vendi, bën që buxheti i përcaktuar për të, rrallë herë të kaloj pa debate. Ai është prioritet në hartimin e cdo strategjie, por pa mbështetje të mjaftueshme me fonde, objektivat e vendosur është shumë e vështirë që të arrihen.


Burimi: Banka Botërore, Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania

Buxheti i alokuar për arsimin ka qenë përgjithësisht në rritje të vazhdueshme. Aktualisht, shpenzohet pesë herë më shumë se sa në vitin 1995, por vetëm 2.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) kundrejt 3.7% në 1995-n. Kthesë e rëndësishmë për buxhetin e arsimit ka shënuar viti 2003, në të cilin ai ishte 25% më i lartë se sa një vit më parë si dhe viti 2007, ku bie në sy dukshëm shkëputja që ka pësuar financimi edhe për vitet në vazhdim. Megjithatë, rritja në vlerë absolute e buxhetit për arsimin nuk përbën shumë interes nëse duam të zbulojmë rëndësinë që i është kushtuar atij ndër vite. Në kushtet kur të ardhurat buxhetore rriten, natyrshëm që edhe fondet për sektorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe arsimin, rriten.
Për këtë arsye, janë analizuar edhe peshat që zë buxheti i arsimit kundrejt Buxhetit total të Shtetit dhe kundrejt PBB-së.

Pesha e buxhetit për arsimin ndaj PBB-së
Përqindja e shpenzimeve publike për arsimin mbi PBB-në është tregues i prioritetit që i jep një vend arsimit në raport me alokimin e gjithë burimeve që ka në dispozicion. Jo të gjitha shpenzimet për arsimin realizohen nëpërmjet një institucioni, psh paratë e shpenzuara për blerjen e teksteve, kostoja e jetesës së studentëve, etj. Pra, një shoqëri nuk shpenzon vetëm paratë e buxhetit për arsim. Megjithatë, këto zëra përjashtohen nga llogaritja e treguesit. Në të janë marrë në shqyrtim vetëm fondet e alokuara nga Buxheti Qëndror.
Pesha ndaj PBB-së ka ardhur në rënie të vazhdueshme nga 5% në vitin 1991, në 3.7% në 1995-n,e  deri në 2.8% në vitin 2002, një periudhë gjatë së cilës domosdoshmëria për fonde ishte shumë e lartë për të mbështetur rritjen e cilësisë dhe riorganizimin e sistemit arsimor. Deri në vitin 2009, pesha ndaj PBB-së ishte mesatarisht 3.2% dhe vetëm në vitin 2010 ajo bie sërisht nën 3%, për tu ulur akoma më shumë në 2011-n në 2.8%. Duhet theksuar se buxheti arsimit ndaj PBB-së ka qenë vazhdimisht më i ulët se mesatarja e vendeve të OECD-së. Kështu, në vitin 2004, mesatarja e OECD-së shënonte 4.5%, ndërsa e Shqipërisë  3,4%. E njëjta situatë edhe në vitin 2007. Mesatarja e vendeve të OECD-së ishte 4.6%, ndërsa e Shqipërisë 3,2%.
Pesha e buxhetit për arsimin në Buxhetin e Shtetit
Përqindja e buxhetit për arsimin kundrejt totalit të shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit, flet për rëndësinë që i jep politika qeverisëse në vetvete arsimit. Nga grafiku vërehet se ka pasur shumë oshilacione në këto 16 vjet për “copën e tortës” që i është dhënë arsimit. Edhe ky tregues ka pësuar rënie në periudhën 1995-2001, si pasojë e krizës fiskale në vitet pas ’90-s dhe krizës së përgjithshme pas vitit 1997. Pas kësaj periudhe, Qeveria mori masa për të mbrojtur shpenzimet për arsimin nga luhatjet e të ardhurave fiskale. Dhe në fakt, që prej vitit 2001 vërehet një rritje e zërit të arsimit në Buxhetin e Shtetit. Viti 2003 shënon rritjen më të lartë, duke shkuar nga 11.3% që ishte në 2002-shin, në 15.5%. Ndërkohë që pas vitit 2007, vërehet një stagnacion në nivelin 15%.
Nga shikimi i përgjithshëm i grafikut, interesant është qëndrimi që është vendosur të mbahet ndaj buxhetit të arsimit pas krizës botërore. Ndërsa shumë shtete po i përgjigjen krizës nëpërmjet investimit në kapitalin human, si një mundësi për daljen dhe lehtësimin e pasojave të saj, buxheti i arsimit për vitin 2010 është tkurrur me 3%, krahasuar me vitin 2009. Ndërkohë, edhe pse për vitin 2011 është parashikuar një rritje e fondeve, duhet pritur ecuria e realizimit të të ardhurave në 6 mujorin e parë  për të parë qëndrimin që do mbahet kundrejt shpenzimeve të secilit sektor, përfshi këtu edhe arsimin e nëse ky i fundit do të shoqërohet më ulje të buxhetit.


Dataset-et në format excel : Dataset-et në format XML, N3 :
    Kontribues: Blerta Zilja

    1997-2002_Ethem_Ruka

     

        image     image

    Et’hem Ruka

    Lindur më 08.12.1947, Tepelenë

    Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Biologji-Kimi

    Studime pasuniversitare në Laboratorin e Fiziologjisë dhe Endikronologjisë të Universitetit "Pierre dhe Marie Curie"-Paris (Francë)

    Kandidat i Shkencave; Docent; Doktor i Shkencave; Profesor Dok

    Dekan i Fakultetit të Fiziologjisë dhe Bio-kimisë.

    Autor i kurrikulës së biologjisë, librave shkollor për arsimin parauniversitar dhe teksteve universitare (10 libra).

    Ka botuar mbi 20 artikuj shkencorë në revistat shkencore akademike dhe shkencore.

    Deputet i Partisë Socialiste që prej 1992.

    2002-2005_Luan_Memushi

    Ministri më kontrovers në historinë e arsimit shqiptar (akuzuar për korrupsion, keqmenaxhim, politizimin e skajshëm etj.)

    image         image

    DITËLINDJA: 11 Nëntor 1951, TEPELENË

    ARSIMI DHE EKSPERIENCA

    1969 Përfundoi studimet në shkollën e mesme të përgjithshme ‘A. Shehu’, Tepelenë.

    1969-1974 U diplomua në Universitetin e Tiranës në degën e Bio-Kimisë

    1974-1982 Mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithshme-Tepelenë

    1982-1987 Pedagog në Institutin e Lartë Bujqësor-Tiranë

    1987-1992 Drejtor në Drejtorinë e Programeve e Teksteve Shkollor ne Ministrinë e Arsimit si dhe Pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë Bujqësor

    1992-1997 Pedagog në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës:

    Pedagog i Biologjisë ne Fakultetin e Mjekësisë

    Pedagog i Antropologjisë në Degën e Biologjisë dhe Psikologjisë

    Pedagog i Biologjisë humane ne Fakultetin e Shkencave Sociale

    1997-2001 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë si dhe pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranes.

    2001-e në vazhdim Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe pedagog i jashtëm në

    Universitetin e Tiranës

    22 Shkurt 2002 – 2005 Ministër i Arsimit dhe Shkencës

    2009- Rektor/Administrator i Shkollës së Lartë Private “Planetar” - Tiranë

    KUALIFIKIME DHE AKTIVITETE SHKENCORE

    1986 Fiton gradë shkencor ‘Kandidat i Shkencave’

    1990 Fiton titullin shkencor ‘Docent’

    1993 Fiton graden shkencore ‘Doktor i shkencave’

    1994 Fiton Titullin Shkencor ‘Profesor i Asociuar’

    1999 Fiton Titullin ‘Profesor’

    1989 Vizitë Studimore në Greqi, Njohja me Sistemin Arsimor

    1990 Vizitë Studimore në Gjermani ‘Njohja me Sistemin Arsimor Gjerman’

    1987 Pjesëmarrës dhe referues në Konferencën Kombëtare ‘100 Vjetori i Shkollës së parë Shqipe’-Tiranë, 7 Mars 1987

    1988 Pjesëmarrës dhe Referues në Simpoziumin Kombëtar ‘Për një të mësuar aktiv dhe krijues’-Tiranë, Maj 1988.

    1991 Pjesëmarrës dhe Referues në Seminarin Ndërkombëtar ‘Lidershipi Ndërkombëtar në Arsim’-Oslo 28-30 Nëntor 1991 Norvegji

    1992 Pjesëmarrës dhe Referues në seminarin Ndërkombëtar ‘Mjedisi, 93’ Cita di Castello. Tetor, 1992, Itali.

    1994 Pjesëmarrës dhe Bashkëreferues në Konferencën Shkencore Kombëtare ‘Mjedisi ‘94’-Tiranë 20 Qershor, 1994.

    1995 Specializim afat shkurtër Laboratori i Antropo-Gjenetikës-Bruksel, Belgjikë.

    1996 Pjesëmarrës dhe Bashkëreferues në Kongresin e 10-te të Shoqatës Europiane të Antropologjisë, Bruksel, 19-22 Gusht, 1996. Belgjike.

    1998 Pjesëmarrës dhe Bashkëreferues në Konferencën e Parë Shqiptare të Antropologjisë. ‘Antropologjia e Shqiptarëve’ Tiranë, 24-26 Tetor 1998.

    2000 Pjesëmarrës dhe referues në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare

    ‘Dialog Ndërmjet Qytetërimeve’ Tiranë, 20-21 Prill 2000.

    2000 Pjesëmarrës dhe referues në Simpoziumin Kombëtar ‘Karakteri i qytetarit botëror’ Durrës, Dhjetor 2000.

    1975-1982 Drejtues i kualifikimit të mësuesve të Biologjisë në rrethin e Tepelenës

    1984-2002 Bashkëautor i Programeve dhe teksteve shkollor të Biologjisë për shkollat e mesme

    1987-2002 Anëtar i grupit Kombetar për Përmirësimin e teksteve të Biologjisë

    1988-1992 Anëtar i Bordit Kombëtar Special për dhënien e titujve dhe gradave shkencore në fushën e Biologjisë

    1991-2001 Anëtar i Komisionit Kombëtar të Biologjisë Shkollore

    1982-2001 Udheheqës Shkencor i dy dizertacioneve dhe 15 diplomave për studentë

    1985-2001 Bashkëudhëheqës i kualifikimit psikologjik-shkencor për mësuesit e

    Biologjisë në shkalle Kombëtare

    1982-2002 Autor i mbi 30 studimeve, oponencave dhe recensave studimore, per dizertacione dhe monografive

    BOTIMET

    1974-2002 Autor dhe Bashkëautor:

    -Në 50 artikuj problemor në shtypin e përditshëm

    -Në 15 artikuj shkencorë popullarizues në botimet periodike

    -Në 17 artikuj dhe referenca shkencore si brenda dhe jashtë vendit

    -Në 4 monografi

    -Në 4 tekste ndihmës për arsimin e mesëm dhe të lartë

    -Në 15 tekste shkollor për shkollat e mesme, si:

    Biologjia 9, 10, 11, 12.

    Biologjia 1, 2, 3A, 3B, 4A, 4B.

    -Autor i 5 teksteve të shkollës së lartë si:

    Botanika (Për Fakultetin e Veterinarisë-1985)

    Biologjia Humane (Për Fakultetin e Shkencave Shoqërore-1997)

    Antropologjia (Për Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Natyrore-2000)

    Angazhime politike

    1993-1999     Anëtar i Komisionit të përhershëm të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Partinë Socialiste

    1999-Shkurt 2002    Kryetar i Komisionit të Përhershëm për Shëndetin dhe Mjedisin në Partinë Socialiste

    1999-vazhdim       Anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste

    1997-Shkurt 2002       Kryetar i grupit Parlamentar për Miqësine Shqipëri-Gjermani

    1997-Shkurt 2002  Anëtar i Komisionit të Arsimit, Kultures, Shkencës, dhe Sporteve në        Parlamentin Shqiptar

    Shkurt 2002-vazhdim Ministër i Arsimit dhe Shkencës në dy Qeveri ( Qeveria Majko 2002 dhe Qeveria Nano 2002).

     

    Gjetje në Bibliotekën Kombëtare mbi akuzat për korrupsion ndaj Luan Memushit


    1

    Titulli
    Ja abuzimet e bëra me tenderin e librit shkollor" : Letër e hapur e ministrit
    " të Arsimit Luan Memushi mbi shkeljet e bëra

    Autorët
    Hilmi Braçe

    Botuar
    2002

    Shënime
    IX; XXI


    Gazeta shqiptare. - Nr. 2273, 6 shtator, 2002, f. 15


    2

    Titulli
    Letër tjetër z. Ministër të Arsimit! : [Debat për tekstet shkollore - historia]

    Autorët
    Ardian Klosi

    Botuar
    2003

    Shënime
    IV,3


    Shekulli. - Nr. 9, 12 janar, 2003, f. 1,15


    3

    Titulli
    Petovë, 10 milionë lekë të humbur në shkollën 8 - vjeçare

    Autorët
    Elda Spaho

    Botuar
    2004

    Shënime
    IX


    Shekulli. - Nr. 150, 3 qershor, 2004, f. 7.


    4

    Titulli
    Memushi, 67 milion lekë dëm buxhetit të shtetit : si është abuzuar në
    Ministrinë e Arsimit

    Botuar
    2004

    Shënime
    VI,1; IX; X,1,b


    Tema. - Nr. 1215, 29 maj, 2004, f. 8 - 9.


    5

    Titulli
    Alkiministri Memushi dhe ari i shtetit : [korrupsion në Ministrinë e Arsimit]

    Autorët
    Edmond Tupja

    Botuar
    2004

    Shënime
    VI,1; XXI


    Shekulli. - Nr. 709, 19 shtator, 2004, f. 9.


    6

    Titulli
    Ministria e Arsimit traumatizon nxënësit : letër e hapur Luan Memushit

    Autorët
    Ali Eltari

    Botuar
    2004

    Shënime
    X,1,b


    Sot. - 21 tetor, 2004, f. 12 - 13.


    7

    Titulli
    Memushi - ministri që po heq anglishten nga shkollat : [intervistë me kryetarin
    e "Komisionit per Arsimin Kulturën, Shkencën dhe Sportin" në Kuvend]

    Autorët
    Bardhyl Londo
    Fejzi Braushi (bised.)

    Botuar
    2004

    Shënime
    X,1,b


    Albania. - Nr. 257, 3 nëntor, 2004, f. 5.

    Emrat e personave
    Memushi, Luan


    8

    Titulli
    Luani kundër Memushit : [protesta e pedagogëve]

    Autorët
    Edmond Tupja

    Botuar
    2004

    Shënime
    X,1,b


    Panorama. - Nr. 774, 21 nëntor, 2004, f. 1, 9.


    9

    Titulli
    Shkronjë pas shkronje" korrupsioni i Memushit

    Autorët
    Bahri Beci

    Botuar
    2005


    Arsimi sot dhe nesër. - Nr. 21, , shtator, 2005, f. 30.


    10

    Titulli
    Pedagogjia amerikane dhe reforma dritëshkurtër arsimore e Luan Memushit

    Autorët
    Bexhet Arbana

    Botuar
    2003

    Shënime
    X,1,b; XXI,3


    Arsimi sot dhe nesër. - Nr. 5, , nëntor, 2003, f. 6 - 8.


    11

    Titulli
    Gabimet e pajustifikueshme profesionale të zotit Luan Memushi : [Luan Memushi,
    "Reformimi i shkollës, proçes dhe strategji"]

    Autorët
    Bexhet Arbana

    Botuar
    2003

    Shënime
    X,1,b


    Arsimi sot dhe nesër. - Nr. 4, , shtator - tetor, 2003, f. 7 - 8.


    12

    Titulli
    Një ministër gabim : [ministri i Arsimit dhe Shkencës Luan Memushi]

    Autorët
    Fabian Morava

    Botuar
    2005

    Shënime
    V; X,1,b


    Klan. - Nr. 394, 5 shkurt, 2005, f. 12 - 15.

    2005-2008_Genc_Pollo

    clip_image001                          image

    Genc Pollo ka lindur në Tiranë në vitin 1963. Pasi u diplomua për studime historike në Universitetin e Tiranës në vitin 1986, ai punoi si studiues në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë  deri në vitin 1988 dhe më pas u largua në Austri për të ndjekur studimet pasuniversitare në Universitetin e Vjenës, në sajë të një burse të dhënë nga qeveria austriake.

    Z. Pollo, është një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e para parti pro-perëndimore shqiptare, e cila fitoi zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme, pas një sundimi të gjatë të komunistëve në vend. Nga viti 1992 deri ne vitin 1996, ai shërbeu si këshilltar pranë Presidentit të Shqipërisë z. Sali Berisha.

    Në vitin 1996 u zgjodh për herë të parë deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Nga viti 1996 deri në vitin 2001, Z. Pollo ka qenë anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Genc Pollo është aktualisht deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në zgjedhjet  legjislative të vitit 2009, të cilat rikonfirmuan Partinë Demokratike dhe koalicionin qeveritar, Genc Pollo u rizgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë.  Në qeverinë e re që doli nga këto zgjedhje u emërua Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.

    Në mandatin e Qeverisë Demokratike, të legjislaturës 2005-2009, z. Pollo ka mbajtur fillimisht postin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës (2005-2008) dhe më pas atë të Zëvendës-kryeministrit (2008-2009).

    Në angazhimet e tij brenda dhe jashtë vendit, Z. Pollo ka treguar një performancë të lartë në fushën e arsimit, në punët e jashtme dhe në integrimin evropian të Shqipërisë. Në qeverinë e dalë prej këtyre zgjedhjeve, z. Pollo mori portofolin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, duke shpallur arsimin si prioritet kryesor të shumicës së re qeverisëse dhe duke dyfishuar shpenzimet për arsimin. Në mandatin e tij si Ministër i Arsimit, z. Pollo realizoi reforma të thella në arsim, të cilat synuan rifitimin e besimit të humbur të publikut në sistemin e arsimit, duke rritur transparencën dhe korrektësinë në administratën arsimore dhe, në veçanti, modernizimin e programit mësimor, nga ulja e ngarkesës së të mësuarit automatik në mësimin e integruar me metoda bashkëkohore për të inkurajuar të menduarin kritik. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nën udhëheqjen e z. Pollo ka iniciuar reforma mjaft të rëndësishme, duke përfshirë zbatimin e suksesshëm të provimit kombëtar të shkollave të mesme (Matura Shtetërore – bazë për pranimin në universitet); në vitin 2006 u arrit të liberalizohej tregu i teksteve shkollore, si dhe u lançua një politikë e re në pagat e arsimtarëve bazuar në nevojat e tregut dhe të meritës së gjithsecilit. Të një rëndësie të veçantë kanë qënë dhe reformat e thella të ndërmarra në reformimin e arsimit të lartë.

    Nën nismën e Shqipërisë Digjitale, Ministria për Inovacionin dhe e Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit, nën drejtimin e Ministrit Pollo, ka pajisur të gjitha shkollat me laboratorë kompjuterikë, të lidhur në internet në të gjithë vendin. 550 zyra postare në Shqipëri ofrojnë aktualisht internet falas, kjo nismë do të vijojë gjatë vitit 2013 me hapjen dhe administrimin e 1250 zyrave të tjera në komuna, bashki, shkolla e universitete me internet falas.  Këto arritje e bëjnë Shqipërinë një nga të paktat vende në botë, që ofron internet falas, në mbarë territorin e vendit.

    2008-09_Fatos_Beja

    2008-09  Fatos Beja

    clip_image001

    Edukimi:

    Universiteti i Tiranës, dega Filologji - 1970; kurse specializimi për diplomaci, Gjenevë - 1992 dhe Uashington - 1993; për minoritetet, Budapest -1991 dhe Vjenë - 1995; për të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare, Pragë - 1991; për mediat televizive, Paris – 1996.

    Eksperienca profesionale:

    1971-1982: përkthyes e redaktor në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
    1982-1985: redaktor i revistës arkeologjike "Iliria"
    1985-1992: bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, Akademia e Shkencave.
    1978-1991: pedagog i jashtëm në UT.

    Veprimtaria politike:

    1992-1997: këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës.
    1996-1997: deputet i PD
    1997-2005: anëtar i Kryesisë së PD
    1997-1999: sekretar për organizimin e PD.
    1999-2001: sekretar për Zgjedhjet dhe Burimet Njerëzore i PD
    2001-2005, deputet, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve
    Shtator 2005 - prill 2006: anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
    Shtator 2005 - 25.07.2008: nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
    2006-2008: kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
    25.07.2008 –Shtator 2009: ministër i Arsimit dhe Shkencës.
    Deputet në legjislaturat XIV,XVI, XVII

    2009-2013_Myqerem_Tafaj




    image
    CURRICULUM VITAE
    Prof. Dr. Myqerem Tafaj
    Datëlindja: 1957




    Grada/tituj
    1997
    1996
    1988
    1982


    Fituar titullin ‘Profesor'
    Dr. sc., Universiteti i Stuttgartit-Hohenheim/Gjermani.
    Kandidat i shkencave
    Përfunduar studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Veterinarisë


    Kualifikime pasuniversitare jashtë vendit
    1990 – 1991 Kurs pasuniversitar 1-vjecar për politikat e zhvillimit, Fondacioni Gjerman i Zhvillimit Internacional, (DSE).
    1992 – 1995 Studime të doktoratës , Universiteti i Stuttgart- Hohenheim.
    1999- Gusht 2001 Profesor i ftuar në Universitetin e Stuttgart-Hohenheim, mbështetur nga Fondacioni ‘Alexander von Humboldt‘.
    Karriera profesionale
    1 Dhjetor 1982 Emëruar Pedagog në UBT
    Korrik 1996 – Shkurt 1997 Drejtori i Përgjithshëm i Shkencës, Ministria e Arsimit të Lartë
    Mars 1997 – Korrik 1997 Ministër i Arsimit të Lartë & Shkencës
    Shtator 1999 - Gusht 2005 Pedagog në Universitetin e Stuttgart-Hohenheim.
    Shtator 2005 - Gusht 2009 Këshilltar për arsimin dhe shkencën pranë Kryeministrit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave (2006-2007)
    Angazhime sociale e profesionale
    • Përzgjedhur si ekspert për politikat e arsimit në Ballkan, në  kuadrin e Paktit të Stabilitetit dhe programit PHARE, BE.
    • Anëtar i “Lidhjes se Humboldtianeve Shqiptar”.
    • Anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë & Shkencës.
    • Anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor.
    • Kryetar i Grupit të Ekspertëve për Reformën e Shkencës



    Veprimtaria Politike
    2009- Deputet i Kuvendit të Shqiperisë (Qarku Tiranë)
    2005 Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Anëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave Kandidat për Deputet, Zona Elektorale Nr. 26
    1997 Ministër i Arsimit të Lartë dhe Shkencës
    1991-1997 Anëtar i Partisë Demokratike
    Arritje në arsimin e lartë
    - Planifikimi dhe Zbatimi i reformës në sistemin e Kërkimit Shkencor në Shqipëri (2005-07)
    - Hartimi dhe miratimi i Ligjit të Arsimit të Lartë - 2007
    - Planifikimi i reformës në arsimin e lartë (2008-2013)
    -Rregullimi i profesionit të mësuesisë
    - Rritja e numrit të studentëve të regjistruar në arsimin e lartë 2009-2012 me 30%
    - Themelimi i dy institucioneve të arsimit të lartë (Universiteti Mjekësor dhe Akademia e Arteve Shkodër)
    Zbatimi i provimit të shtetit

    2013_Lindita_Nikolla

    image          image

    Znj. Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 Tetor 1965. 

    Znj. Nikolla, në Korrik 2010, ka kryer studimet Mas­ter në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzeku­tiv pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës.

    Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003. Gjatë viteve 2003 - 2006 është zgjedhur si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë. Është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007- 2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë. Në zgjed­hjet e 23 Qershorit 2013, zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës. Nga shtatori i vitit 2007 znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

    Në vitin 2006 ka përfunduar Akademinë për Udhëheqë­si dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në Qershor të vi­tit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Znj. Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifi­kimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në ven­dimmarrje.

    Znj. Nikolla zotëron gjuhën angleze dhe njeh gjuhën frënge e atë italiane.

    Thursday, April 24, 2014

    Kalendari vjetor i Projektakteve MAS_2014



    Dokumente: Vendimi i Qeverisë mbi kalendarin e projekt-akteve , Janar 2014
     
    Projekt-Akte të qeverisë për vitin 2014  për arsimin e lartë 





    PROJEKTAKTE OBJEKTI DHE QELLIMI I PROJEKTAKTIT MINISTRI PROPOZUES AFATI I PARAQITJES ne KM Drejtorite pergjegjese
    Projektvendim për kontraktimin e një Agjencie, Anëtarë te ENQA (The European Association For Quality Assurance In Higher Education) për Akreditimin e Institucioneve Te Arsimit Te Larte. Ne zbatim te neneve 26,34,75 te Ligjit nr. 9741 date 21.5.2007 "Për Arsimin e Larte ne RSH" i ndryshuar. Ministria e Arsimit dhe Sportit Katermujori i I-re DALKSH, DPBI
    Projektvendim "Për kategoritë e shërbimeve te enteve shtetërore qe do te përftojnë studentet nëpërmjet Kartës se Studentit". Studentet te pajisen me një karte qe i ndihmon ata ne veprimtarinë e tyre jetësore ne Institucionet e Arsimit te Larte, ne përputhje me nenin 56/4 te Ligjit te Arsimit te Larte . Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financës Katermujori i II-te DALKSh/DPBI
    Projektvendim "Për kuotat e pranimit ne studimet me kohe te pjesshme për ciklin e dyte te studimeve Master Profesional ne institucionet publike te arsimit te larte dhe tarifat e shkollimit ne vitin akademik 2014-2015". Ne zbatim te neneve 34,35,36,75 te Ligjit nr. 9741 date 21.5.2007 "Për Arsimin e Larte ne RSH" i ndryshuar. Ministria e Arsimit dhe Sportit Katermujori i II-te DALKSh -DPBI
    Projektvendim "Për kuotat e pranimit ne studimet me kohe te plote për ciklin e dyte te studimeve Master Profesional dhe Master Shkencor ne institucionet publike te arsimit te larte dhe tarifat e shkollimit ne vitin akademik 2014-2015". Ne zbatim te neneve 34,35,36,75 te Ligjit nr. 9741 date 21.5.2007 "Për Arsimin e Larte ne RSH" i ndryshuar. Ministria e Arsimit dhe Sportit Katermujori i II-te DALKSh -DPBI
    Projektvendim "Për kuotat e pranimit ne studimet me kohe te plote për ciklin e pare te studimeve. dhe tarifat e shkollimit ne vitin akademik 2014- 2015". Për te përgatitur një akt nënligjor ne funksion te pranimeve sa me cilësore duke i bazuar mbi treguesit kualitative te "Maturës Shtetërore" Ne zbatim te neneve 33,36,75 te Ligjit për Arsimin e Larte. Ministria e Arsimit dhe e Sportit Katermujori i II-te DALKSh-DPBI
    Projektvendim "Për kuotat financiare te ushqimit te nxënësve ne mensat e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve dhe studenteve, ne institucionet arsimore publike për vitin akademik 2014-2015". Përmirësimi i skemës se mbështetjes financiare te nxënësve dhe studenteve. Ministria e Arsimit dhe Sportit Katermujori i II-te DPBI
    Projektvendim "Për përcaktimin e numrit te praktikanteve për kryerjen e praktikes profesionale, me kontrate te përkohshme, për periudhën 1 janar-15 qershor 2014 dhe 10 shtator-31 dhjetor 2014, për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit." Ne zbatim te ligjit nr. 10 171, date 22.10.2009 "Për profesionet e rregulluara ne Republikën e Shqipërisë", te ndryshuar. Ministria e Arsimit dhe Sportit Katermujori i II-te DPBI
    Projektvendim "Për kuotat e pranimit ne studimet e ciklit te trete, te studimeve specializuese Afatgjata ne Fakultetin e Mjekësisë te Universitetit te Tiranes dhe tarifat e shkollimit ne vitin akademik 2014-2015". Ne zbatim te neneve 26,34,75 te Ligjit nr. 9741 date 21.5.2007 "Për Arsimin e Larte ne RSH" i ndryshuar. Ministria e Arsimit dhe e Sportit Katermujori i III-te DALKSh -DPBI
    Projektvendim "Për kuotat e pranimit ne studimet me kohe te pjesshme Cikli i Pare Bachelor ne institucionet publike te arsimit te larte ne vitin akademik 2014-2015". Ne zbatim te neneve 33,36,75 te Ligjit nr. 9741 date 21.5.2007 "Për Arsimin e Larte ne RSH" i ndryshuar. Ministria e Arsimit dhe e Sportit Katermujori i III-te DALKSh -DPBI
    Projektvendim "Për kuotat e pranimit ne studimet me kohe te plote për ciklin e trete te studimeve doktorate ne institucionet publike te arsimit te larte dhe tarifat e shkollimit ne vitin akademik 2014-2015". Ne zbatim te neneve 26,34,75 te Ligjit nr. 9741 date 21.5.2007 "Për Arsimin e Larte ne RSH" i ndryshuar. Ministria e Arsimit dhe e Sportit Katermujori i III-te DALKSh -DPBI

    Mbi Reformën - Selami Xhepa

    Të shpëtojmë arsimin publik

    SELAMI XHEPA
    Panorama, 24.04.2014


    Një nga të shumtat problematika shqetësuese të tranzicionit tonë dhe që kohët e fundit po bëhet lajmi kryesor që merr publiku, janë sfidat e sistemit tonë arsimor në të gjitha nivelet e veta. Frika, jo pa baza, është se ndërsa shoqëria jonë ia arriti të luftonte me sukses analfabetizmin në shekullin e kaluar, në këtë shekull po mbërthehemi në një “kurth të injorancës” që po prodhon sistemi ynë i edukimit. Thirrja për të shpëtuar sistemin nëpërmjet reformimit të tij është dëshpëruese. Shumë kolegë e profesionistë të fushave të ndryshme kanë shkruar gjerësisht për këtë temë, prandaj dhe unë mbase nuk po shtoj ndonjë gjë të re, por do doja të rreshtohesha ndër ata që e ngrenë zërin për këtë kanosje serioze të sistemit tonë arsimor. Qasja ime ndaj kësaj reforme është nevoja e dakordësimit më së pari me parimet, shtyllat mbi të cilat ajo ndërtohet dhe ku ankorohen politikat publike të ardhshme. Tri parimet që në gjykimin tim janë udhërrëfyes të reformës do të ishin:

    1. Konkurrencë dhe pluralizëm aktorësh në sistemin e ofrimit të shërbimit të edukimit.
    Shkollimi nga entet private prej kohësh është përballur me një përbaltje të pamerituar ndërsa entet publike kanë gëzuar një “reputacion” pozitiv të pamerituar. Eksperienca e fituar nga historia e shkuar e kombeve të tjera që mund të na shërbejnë si model, na tregon se përmirësimi i nivelit të arsimit arrihet kur tregu i ofruesve është pluralist dhe ku marrin pjesë aktorë të shumtë. Në këtë kuptim, lejimi i arsimit privat në Shqipëri ishte hapi i parë i rëndësishëm për të prodhuar konkurrencë në këtë shërbim. Nëse hapja e sistemit nuk do të ishte shoqëruar me masivizimin dhe “përmbytjen” e shkollave të larta duke shtuar kuotat pa asnjë kriter dhe tej çdo mundësie reale që përballonte sistemi, liberalizimi i sistemit arsimor do të kishte ndikuar në mënyrë substanciale në përmirësimin e cilësisë së shkollës. Por të presësh përmirësim të arsimit, pa e hapur garën e konkurrencës, do të ishte njëlloj siç thoshte Lenini, “të vdesësh duke pritur.”

    2. Standarde të përshtatshme për sistemin, dhe jo për ofruesit e shërbimit.
    Sa herë është folur për standardet e arsimit, veçanërisht atij të lartë, i referohemi vetëm universiteteve private, ndërkohë që për gati 95% të fëmijëve dhe studentëve që ndjekin sistemin e shkollimit publik, standardet kanë shkuar në shumë parametra drejt përkeqësimit. Nga ana tjetër, kriteret për shkollat private kanë qenë të natyrës formale ose janë ndjekur në mënyrë jorigoroze. Madje janë toleruar raste flagrante me rrezikun e dëmtimit të të gjithë sistemit. Megjithatë, i gjithë sistemi privat i shkollimit ofron, përgjithësisht, një infrastrukturë më të përmirësuar se sektori publik. Ndërsa sistemi i shkollës publike, veçanërisht i universiteteve, ka shkuar drejt degradimit të tij duke rritur barrën e sistemit përtej mundësive reale të tij. Pa e ekzagjeruar, mund të thuhet se universitetet publike u ngjajnë ish mapove të dikurshme të komunizmit, ku hynin e dilnin një lumë njerëzish, por pa mundur të blije ndonjë gjë me vlerë. Shpëtimi i sistemit duhet të vijë nga vendosja dhe respektimi i standardeve që ata duhet të ofrojnë. Dhe kur flitet për standardet, mendoj se duhet të reflektojmë me objektivitet. Vendosja e tyre nuk është një çështje dëshire, por mundësish që disponon sot shoqëria jonë. Të ndërtojmë një sistem sipas modelit të shkollës angleze kush nuk do ta dëshironte, por konteksti ynë i burimeve që disponojmë, i kontekstit kulturor dhe të trashëgimisë, na vendosin barriera të pakalueshme. Dhe kur flasim për burimet, nuk janë paratë mungesa më kritike se sa ajo e burimeve njerëzore, e trupës akademike dhe pedagogjike, një shqetësim shumë serioz i universiteteve tona. Fatkeqësisht, edhe sistemi i kualifikimit shkencor dhe i gradave duhet rishikuar në mënyrë serioze në mënyrë që të nxitet gara e përhershme në sistem dhe, nga ana tjetër, të mos krijohen privilegje për grupe “shkencëtarësh”, të cilët “i lodhim duke iu krijuar monopol mbi poste drejtuese dhe i shkëpusim nga hobi i tyre, kërkimi shkencor”. Do të ishte më shumë e dobishme nëse vendosim standarde realiste, të shoqëruar me një periudhë tranzitore të arritjes së standardeve më të larta brenda një periudhe 5-10-vjeçare. Kjo do të ishte realiste për shkollën publike, e meqë po flasim për standarde të barabarta, edhe për shkollën private. Fazimi dhe shtrirja në kohë e përmirësimit të standardeve është një praktikë që ndeshet në çdo industri, dhe nuk ka ndonjë arsye të veçantë që arsimi të jetë përjashtim nga rregulli.

    3. Më shumë autonomi në burimet financiare dhe lirinë akademike.
    Autonomia financiare është parë shpeshherë shumë ngushtë – si një mundësi e disa drejtuesve universitetesh për të shpërndarë më shumë para nga thesi i parave të taksapaguesve, dhe jo të fituara për ndonjë meritë të veçantë, dhe mundësisht pa iu nënshtruar një mbikëqyrjeje publike. Edhe kur diskutohet për reformën financiare të arsimit, i gjithë debati dhe vëmendja fokusohet se si të shmangim aksesin e ofruesve privatë në burimet financiare që shoqëria kontribuon nëpërmjet taksave për “të ndërtuar mendjen e shëndoshë” të kombit. Liria akademike kërkon një ndryshim në perceptimin e rolit të ministrisë, si institucion që vendos standardet dhe kontrollon zbatimin e tyre, dhe jo në një institucion që kërkon të mbajë nën tutelë industrinë. Ka mjaft rregulla që kanë mbetur nga trashëgimia e hershme dhe që me sa duket iu shkon përshtat burokratëve publik. Pushtetin mbi aspektet akademike e kërkimore le ta kenë katedrat e departamentet, këshillat akademikë e senatet e universiteteve.

    Wednesday, April 23, 2014

    Diskutime-ligji-U-mjekesor


    Bajram Hysa, Dekani i Fakultetit të Mjeksisë, Universiteti Mjekësor

    Dokumente: Projektligji https://drive.google.com/file/d/0BwhcJg8NxarZbnZNemI5YTJoZTg/edit?usp=sharing

    Gazeta Panorama, 23.04.2014
     
    Në kuadër të përpjekjeve për të reformuar arsimin e lartë, ditët e fundit MAS dhe MSH kanë përgatitur dhe depozituar pranë Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit në Kuvend, një dokument në formën e një projektligji të ri për arsimin e lartë, që çuditërisht dhe paradoksalisht prek vetëm Universitetin Mjekësor të Tiranës, duke cenuar rëndë parimet e autonomisë universitare. Ky dokument, midis të tjerash, përmban absurditete të tilla, si: “Rektori i emëruar përzgjedh dekanët/drejtorët. Dekani/drejtori i emëruar përzgjedh përgjegjësin e departamentit/qendrës së kërkim-zhvillimit. Përgjegjësi i departamentit përzgjedh përgjegjësin e njësisë mësimore-kërkimore/përgjegjësin e shërbimit etj.”.

    Rama: Reforma në arsim do të bëhet me njerëzit e sistemit


    Shumëkush e mban mend se më 8 shkurt 2014, Kryeministri Edi Rama prezantoi piketat ku qeveria do të mbështetet për të realizuar reformën në sistemin e arsimit të lartë, një nga pikat kyçe të programit të “Aleancës së Shqipërisë Europiane”. Gjatë një tryeze të organizuar nga Ministria e Arsimit për reformën në arsimin e lartë, zoti Rama tha se për të kaluar në finalizimin e kësaj reforme duhet të ezaurohen një sërë etapash, në shërbim të një arritjeje me perspektivë afatgjatë. “Megjithëse erdhëm në qeverisje me një plan të qartë për reformimin e sistemit arsimor, nuk jemi ngutur, por kemi kërkuar në radhë të parë të bëjmë bashkë një grup ekspertësh sa më larg llogoreve të politikës, për të hapur një debat për reformën në arsimin e lartë, që duhet të jetë së pari debat i njerëzve të sistemit, i të gjithë atyre që brenda sistemit, nesër do të duhet të jetësojnë reformat”, theksoi Kryeministri. “Vetëm pasi ky debat të shterohet dhe të gjitha konsultimet të kryhen, ne do të ulemi në tavolinën e qeverisë për të vendosur mbi draftin e reformës që do ta përgatisë ky komision dhe me të cilin kemi marrë vendimin të jemi në raport po aq të barabartë sa ç’duhet të jenë edhe aktorët e tjerë, pa ushtruar asnjë imponim dritëshkurtër dhe me qëllime afatshkurtra”. Zoti Rama tha se edhe pasi të jenë konsumuar këto faza, drafti nuk do të kalojë në Parlament pa iu nënshtruar më parë një konsultimi të gjerë, ku do të dëgjohen objeksionet e të gjitha grupeve të interesit. Për Kryeministrin, qeveritë e deritanishme nuk kanë arritur t’i japin drejtimin e duhur sistemit arsimor për ta përputhur atë me sistemet e vendeve përreth apo vendeve të Europës ku duam të integrohemi. Sipas tij, pengesë për arritjen e këtij standardi ka qenë edhe udhëheqja e vendit nga diktati i politikës, prandaj shtroi si domosdoshmëri për përmbushjen e një procesi transformimi, vendosjen e një vije të qartë ndarëse mes sistemit dhe llogoreve të partizanërisë politike, siç u shpreh Kryeministri.
    Sipas tij: “Skema e re e financimit duhet të reflektojë një qasje të re mbi autonominë financiare dhe administrative dhe duhet të sigurojë konkurrencën e lirë dhe të drejtë brenda sistemit, pa vendosur asnjë bonus që privilegjon publikun mbi privatin dhe pa lejuar privatin që, të qenit subjekt privat ta kthejë në të qenit organizatë fitimprurëse. Na duhet një reformë që të na japë instrumentet për tregues të matshëm të cilësisë së mësimdhënies, volumit dhe cilësisë së punës shkencore dhe inovacionit brenda sistemit”, tha Kryeministri në tryezën e 8 shkurtit.

    Po shkelet Kushtetuta, injorohet Karta e Bolonjës!

    Atëherë çfarë po ndodh, zoti Kryeministër?! Ky projektligj, që rikthen diktaturën, është udhërrëfyesi për të arritur praktikat më të mira ndërkombëtare? Kjo është strategjia për rilindjen e arsimit të lartë në Shqipëri? Ky është vizioni afatgjatë që do të përcaktojë rrugën drejt arritjes së qëllimeve në përsosjen e arsimit kombëtar?! Ky s’është veçse një kurth tragjikomik! Është depersonalizim i dukshëm i demokracisë, i autonomisë universitare dhe i standardeve europiane të arritura në sistemin e arsimit të lartë. Legjislacioni arsimor kombëtar duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës së vendit (neni 100) dhe standardeve ndërkombëtare. Problemet në arsimin e lartë, veçanërisht në Universitetin e Mjekësisë, janë diagnostikuar prej kohësh, ndaj strategjia e re duhej të premtonte të përmirësonte problemet e dukshme. Politikat e arsimit mund të ndërtohen dhe zbatohen vetëm përmes pjesëmarrjes së të gjitha palëve të interesuara (qeverisë, studentëve, institucioneve të arsimit të lartë etj.). Ky duhej të ishte përforcimi bazal që duhej bërë në ligjin e ri. Dokumenti në fjalë duhej të theksonte nevojën për më shumë llogaridhënie dhe transparence, si fusha kryesore të identifikuara që kanë nevojë për përmirësim.

    Strategjia kombëtare për arsimin e lartë


    Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor në Shqipëri, me gjithë përpjekjet e të paktën 15 viteve të fundit, nuk janë akoma në standardet ndërkombëtare. Ligji i ri për arsimin e lartë (2007) ka qenë një hap i rëndësishëm përpara për përmirësimin e sistemit, por shënoi vetëm fillimin. Politikat për prioritetet strategjike të qeverisë së re duhet të ishin në pajtueshmëri me prirjet kryesore të zhvillimit të arsimit të lartë në Europë dhe në botë, dhe në veçanti, me procesin e Bolonjës; qëllimi i këtyre politikave duhej të ishte përmirësimi i arsimit të lartë, që Shqipëria të zërë vendin që i takon brenda Hapësirës Europiane të Arsimit të Lartë (HEAL). Strategjia duhet të pasqyronte vizionin e Qeverisë për politikat afatmesme dhe afatgjata. Në të duhet të ishin përfshirë sugjerimet e botës akademike dhe të grupeve të interesit brenda vendit, si dhe të ekspertëve dhe zyrtarëve të lartë të Këshillit të Europës. Projektligje të tilla, të përgatitura me inat e ngut, nuk u përgjigjen zhvillimeve të kohës. Duhet të pranohet se specialistët e angazhuar nga zonja ministre e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe aq me tepër personalisht ministri i Shëndetësisë (që angazhohet në një proces jo aq të justifikuar), kanë kapacitet të kufizuar analitik për të zhvilluar politikat strategjike për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Ndoshta ngaqë nuk e njohin mirë sistemin. Ndryshe nuk ka si shpjegohet përgatitja e një projektligji kaq zhgënjyes, i cili në vend të lirisë akademike, preferon tutelën dhe diktatin, në kushtet kur presim të marrim statusin e vendit kandidat në BE.

    Ligji aktual i arsimit të lartë


    Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri janë miratuar disa ligje për arsimin e lartë: ligji nr. 7810, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, datë 06.04.1994; ligji nr. 8461, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, datë 25.02.1999; ligji nr. 9120, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8461, datë 25.2.1999, ‘Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë’” datë 28.7.2003; ligji nr. 9576, datë 3.07.2006, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8461, datë 25.02.1999, ‘Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë’”. Të gjitha këto ligje u japin më shumë liri akademike, administrative dhe financiare universiteteve dhe garantojnë zgjedhje të lira për stafin drejtues.
    Ndër aspektet më të rëndësishme të përmbajtjes së ligjit për arsimin e lartë, ligji i viti 1999, nga i cili në ligjin në fuqi përfshihen mbi 40 nene, mund të veçohen: misioni i formimit të specialistëve të lartë dhe i përgatitjes së shkencëtarëve të rinj, liria akademike në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor. Liria akademike materializohet në respektimin e opinioneve, të ideve e të metodave dhe në garantimin e zhvillimit të lirë, kritik e krijues të mësimdhënies e të kërkimit shkencor, larg çdo ndikimi politik.


    Shkollat e larta publike civile janë institucione autonome


    Politikëbërësit dhe legjislatorët, përpara se të ndërmarrin iniciativa të tilla, duhet të këshillohen me drejtuesit universitarë, pedagogët dhe studentët, duke respektuar sovranitetin unik të secilit. Duke vepruar në favor të interesave të përbashkëta. Universiteti është institucioni më i përparuar, i cili u paraprin çështjeve demokratike e kombëtare. Ai shtron kritika dhe analiza të paanshme ndaj shoqërisë. Si i tillë, ai duhet të jetë patjetër autonom. Ndër aspektet më të rëndësishme të kësaj autonomie është që personeli akademik ka të drejtë të zgjedhë në mënyrë të pavarur e të zgjidhet në organet drejtuese të shkollës së lartë. Arsimi i lartë, kjo pasuri e madhe kombëtare, duhet të mbështetet në devizën “të mësojmë të ndërmarrim iniciativa”. Ndryshe, fatet e demokracisë nuk mund të jenë të qëndrueshme. Autonomia universitare edhe kështu siç është duket e pamjaftueshme, jo më të rrudhet e zhduket fare.
    Rritja e saj duhet të balancohet me më shumë llogaridhënie ndaj faktorëve të jashtëm; me një menaxhim të brendshëm më të mirë dhe më transparent. Ajo duhet të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit, nëpërmjet njerëzve të kualifikuar dhe njëkohësisht të ndihmojë edhe zhvillimin e rretheve të vendit. Të plotësojë aspiratat e të rinjve për arsimim, duke u siguruar atyre mundësinë e shanseve për të gjithë.
    Ndër sfidat më të rëndësishme, për gjithë sistemin e arsimit të lartë, duhet të jenë: përfshirja sa më e shpejtë dhe e suksesshme në ritmet e reformimit të këtij sistemi, sipas modelit të shkollave europiane, duke ndjekur procesin e Bolonjës; përfshirja e tyre në konkurrencën rajonale dhe europiane për cilësinë.

    Qëllimi dhe arritjet e Fakultetit të Mjekësisë

    Prej 2 vjetësh në drejtimin e Fakultetit të Mjekësisë ka qenë një nga objektivat e mi liria sa më e gjerë akademike, përfshirja aktive e të gjithëve, e Profesoratit të nderuar, e të gjithë trupës pedagogjike, studentëve të të gjitha cikleve, stafit administrativ dhe mbështetës, në vendimmarrje dhe projektet zhvillimore. Qëllimin që Fakulteti i Mjekësisë të shërbejë si një qendër e përhershme e kërkimit shkencor, e formimit mjekësor dhe intelektual, e kemi realizuar bashkërisht, sepse thuajse të gjithë pedagogët janë pjesë e bordeve, komisioneve, këshillave, Redaksisë së Buletinit dhe Këshillit të Fakultetit. Ishin këta profesorë dhe pedagogë të nderuar që më besuan me votë plebishitare drejtimin e Fakultetit të Mjekësisë, me një mandat të qartë – ndryshimin – dhe jam krenar të deklaroj se ndryshimi tashmë ka ndodhur! Kushdo e shikon këtë ndryshim cilësor shumëdimensional sapo kalon pragun e godinës së Fakultetit të Mjekësisë; sapo hyn në Sekretarinë e Dixhitalizuar Mësimore, kur frekuenton mjediset e informatizuara të bibliotekës; sallat bashkëkohore në Godinën e Lëndëve Paraklinike, e mbi të gjitha e ndien në fytyrat dhe sytë e studentëve tanë, të cilët, falë rritjes së bashkëpunimit ndëruniversitar me vendet perëndimore, e gjejnë veten tashmë studentë të Europës.
    Sot shoqëria moderne, më shumë se individët, vlerëson programet e tyre. Kjo përbën një sfidë strukturore për institucionet universitare. Programi zhvillimor i Fakultetit të Mjekësisë është përmbushur me kryefjalë cilësinë. Pasurimi, rifreskimi dhe ristrukturimi i kurrikulës universitare mjekësore ka hyrë në rrugë të mbarë dhe ndryshimet janë konkretizuar. Projektet me universitetet e Versajës, Novarës, Romës, Roterdamit, Mynihut etj. kanë mundësuar shkëmbimet universitare të dhjetëra studentëve, mjekëve dhe pedagogëve me standardet e Bashkimit Europian.
    Fakulteti i Mjekësisë përpiqet të zbatojë një politikë të përcaktuar mirë, sidomos lidhur me vlerësimin e personelit universitar, me formimin e tyre akademik e pedagogjik dhe me mundësitë e lëvizjes së tyre për specializime të herëpashershme jashtë vendit dhe efektet janë të dukshme. Rreth 150 punime dhe artikuj shkencorë të stafit tonë janë botuar në 75 revista dhe periodikë shkencorë ndërkombëtarë me faktorë impakti. Lajtmotivi ynë shkencor akademik mbetet niveli i lartë cilësor i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor dhe transformimi i Fakultetit të Mjekësisë në një qendër akademike ekselence, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë hapësirën shqipfolëse në Ballkan.

    Tuesday, April 22, 2014

    Universiteti-mjekësor



    Dokumente: Projekt-ligji për arsimin e lartë, Mars, 2014.

    Një ligj për Universitetin Mjekësor


    A.Ç, Gazeta Shqiptarja.com, 21 Prill, 2014 “Ndryshojnë kriteret për zgjidhjen e shefave të shërbimeve spitalor”

    TIRANE - Ndryshojnë procedurat se si do të zgjidhen shefat e shërbimeve në qendrat spitalore universitare. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla, kanë shpjeguar në Komisionin e Medias, ku u paraqit projektligji i ri i arsimit të lartë, se pas kaosit që kanë gjetur, tashmë po synohet të futet në hulli edhe kriteret e atyre që do të përzgjidhen në krye të shërbimeve spitalore. Drafti i ri parashikon që tashmë një shërbim i ri nuk do të krijohet vetëm në bazë të numrit të shtretërve, por edhe numrit të operacioneve dhe vizitave. "Është keqkuptuar apo me dëshirë në disa raste abuzohet për faktin pse emërime dhe jo zgjedhje. Sigurisht nuk prekin parimin e zgjedhjeve, padyshim edhe ndryshimet në projektligj. Kjo pra ka të bëjë me një faze tranzitore me përgatitjen e rregullores së zgjedhjeve dhe kalimin në procedura zgjedhore për të gjithë njësitë e reja që krijohen në bazë tëndryshimeve të këtij projektligji. Kushtet e shërbimit në qendrën spitalore “Nënë Tereza” bëjnë që kjo qeveri të mos presë asnjë ditë për të përmirësuar apo ndërhyrë në mënyrë urgjente edhe në këtë fazë tranzitore qoftë në përsosjen e cilësisë në universitetin mjekësor, po ashtu e lidhur ngushtë me cilësinë e shërbimit në qendrën spitalore “Nënë Tereza." tha ministrja Nikolla Ndërkohë ministri i SHëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë të ditur po ashtu se nuk bëhet fjalë për ndërprerje të mandateve për të zgjedhurit aktuale, por poer departamentet e reja qe do krijohen. Për herë të parë ministri i Beqaj, ka folur edhe për çështjen e universitetit të mjekësisë, duke e konsideruar atë të nxituar.

    Analizë nga TRITAN SHEHU

    Panorama, 14 Prill, 2014
    Këto ditë do të fillojë diskutimi në komisionet e Kuvendit të projektligjit për disa ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, e lidhur kjo vetëm me pjesën mjekësore të tij. Ndodh ky zhvillim mbas rikonsolidimit të mendimit mbi vazhdimin e ekzistencës së Universitetit Mjekësor, element ky pozitiv. Është ky konfirmim që u pasua me emërimin e rektorit të ri, i cili tashmë duhet ta çojë atë institucion ne procesin e brendshëm zgjedhor për atë post.
    Për hir të së vërtetës dëshiroj të theksoj se ky proces zgjedhor duhej të ishte realizuar disa muaj përpara, sipas afateve kohore të përcaktuara në vitin 2013. Sistemi ynë universitar nuk ka pse të afektohet dhe të kondicionojë ecurinë e tij nga evenimentet politike në vend, qofshin këto dhe zgjedhje parlamentare. Megjithatë, ky tashmë është një realitet i kryer. Ndërsa e porsafilluar është pikërisht procedura për miratimin e atyre ndryshimeve ligjore të kërkuara nga Këshilli i Ministrave.
    Dhe mbi këto unë do të dëshiroja të nxisja një diskutim të domosdoshëm këto ditë nga kolegët, profesorati ynë, drejtuesit e atij Universiteti, fakulteteve të tij, nga të gjithë ata që njohin funksionimin e atij mekanizmi, ku ndërthuret didaktika me klinikën, kërkimin shkencor me organizimin shëndetësor, për të përgatitur specialistë e rrezatuar më tej në tërë shërbimin shëndetësor shqiptar.

    Një Universitet Mjekësor dhe Qendra Spitalore Universitare ndryshojnë në shumë kolona nga fakultetet e tjera apo nga spitalet e zakonshme. Në këtë rast janë ndërthurjet e mësipërme midis tyre, të veçanta këto, të komplikuara, por dhe të domosdoshme, që duhet të pasqyrohen qartë e fortë në format e organizimit, kriteret e zgjedhjes së personelit, statutet e tyre, ligjet për ato etj. Dhe pikërisht kjo imponon diskutime të gjera për ndryshimet që propozohen.

    Së pari, unë do të mendoja se këto ndryshime nuk ka pse të kryhen kështu me shpejtësi. Ato mund të përgatiteshin qoftë dhe paralelisht me rishikimin e elementeve të ndryshëm të Arsimit të Lartë, pa dyshim e përforcuar kjo me diskutime e ballafaqime midis specialistëve më të mirë të fushës universitare mjekësore.

    Së dyti, duke lexuar draftin e ndryshimeve të kërkuara, konstaton se aty kërkohet të ndërhyhet edhe në çështje thelbësore, pa qëndruar vetëm te ndonjë “urgjence”. P.sh., dhe unë këtë e konsideroj pozitive si koncept, kërkohet të kthehemi përsëri të struktura e “departamentit”, siç ka qenë në ligjin e vitit 2007. Por, nga ana tjetër, në këtë rikthim racional, ndoshta nga “nxitimi”, harrohet se kjo është një strukturë që ka ekzistuar pak vite më përpara me modalitet e saj. Këto fillonin që nga mënyra e zgjedhjes nga e gjithë trupa didaktike me votim të fshehtë e drejtuesit, e bazuar kjo mbi kritere profesionale të qarta, konform kërkesave të risive të Bolonjës. Këtu unë dëshiroj të theksoj se në Universitetin Mjekësor në tërësi janë të gjitha konditat dhe kapacitetet që riaktivizimi i drejtë i departamenteve, kurdoherë që të bëhet kjo, të shoqërohet që në fillim dhe menjëherë me zgjedhjen e drejtuesve të tyre dhe jo me emërime, pra jo me cungime të cilësisë e demokracisë universitare.

    Në fakt, këto cungime nuk janë vetëm për këtë pjesë, por siç duket, përbëjnë një “nuancë” në këtë projektligj tiparin e tretë të tij. Kjo gjë shprehet dhe në mënyrën e përzgjedhjes së shefave të shërbimeve mjekësore. Në draft mungojnë kriteret për këtë proces, që ishin të vendosura në ligjin ekzistues. Këto dhe mund të përmirësohen, por duhet të vendosen në ligj. Po kështu, projektligji eliminon sanksionimin e të drejtës së aplikimit të lirë të konkurrentëve mbi këto kritere, e drejtë që prej vitesh po aplikohet te ne. Në të vërtetë, ky orientim jo zhvillues spikat dhe në ndryshimet e mëtejshme, që kërkon të bëjë ky draft ligjor. Ai heq gjithashtu dhe komisionet e konkurrimit së bashku me të gjitha proceset e konkurrimit për të gjitha nivelet e drejtimit. Qartësisht, diçka e tillë nuk mund të sjellë asgjë të mirë, përkundrazi. Unë do ta konsideroja këtë një hap të dukshëm prapa për këtë pjesë të sistemit tonë universitar e klinik, qoftë për sa i përket rritjes së cilësisë, lirisë e autonomisë së institucionit.

    Dhe jo vetëm kaq, së katërti këto mënyra perceptimi të organizimit të atyre njësive, së bashku me ndryshimet e disa funksioneve të propozuara për ato, i largojnë shërbimet mjekësore në fjalë nga fusha didaktike. Të mos harrojmë se në një qendër universitare-mjekuese kolonat didaktike e ato klinike janë të ndërthurura ngushtë me njëra-tjetrën, lidhja Universitet – Spital Universitar është e pandashme.

    Së pesti, janë ndryshimet që i bëhen në projektligj ndërtimit të Bordit të QSUT, që e deformojnë dhe më shumë atë në funksion. Bordi është aktualisht një strukturë qendrore e thelbësore rregulluese për proceset mjekësore, shkencore, përzgjedhjes së drejtuesve të specialiteteve etj., pra edhe të mësimdhënies. Ky Bord sot lë për të dëshiruar në nivelin struktural të tij përballë detyrave komplekse që ka. Jam krejt dakord që kjo duhet përmirësuar. Por fatkeqësisht, modeli i përbërjes strukturale dhe ndryshimi i disa funksioneve të tij të vendosura në këtë projekt nuk e çojnë në drejtimin e duhur. Këto e largojnë nga shtrati i tij universitar e didaktik, pa u përmirësuar qoftë dhe ekspertiza klinike apo shkencore në këtë strukturë. Nga ana tjetër, abrogimi i funksionit përzgjedhës përfundimtar të Bordit ndaj shefave të shërbimeve, zbeh së tepërmi dhe rolin e Ministrisë së Shëndetësisë në Qendrën Universitare Spitalore, duke krijuar kështu një amulli të pakuptimtë. I gjithë ky devijim në ndërtimin e këtij Bordi fryn erë populizmi, e mund të krijojë dëmtime të mëtejshme të veprimtarisë së kësaj Qendre kaq të rëndësishme, të një niveli shumë të lartë mësimor, mjekues, shkencor e organizativ, në rrafsh vendi në tërësi. Një qendër e tillë universitare mund e duhet të ketë dhe struktura të tjera ligjore, të pajtueshme këto për përfaqësime më të gjera, të dobishme, ashtu si mendoj që kërkohet të arrihet.

    Për parantezë dua të theksoj me këtë rast se gjithashtu me duket shumë i çuditshëm zëvendësimi i nxituar i emrit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në atë Bord me një term, që me vështirësi mund të deshifrohet. Të mos harrojmë se ky Fond akoma fatmirësisht vazhdon të ekzistojë me sukses në vendin tonë! (“Sigurimet” nuk janë “herezi”)!!!

    Dhe së fundmi dëshiroj të evidentoj veçanërisht një përbërës konkluziv të këtij drafti, pasojë ky e asaj “nuance” shqetësuese që e përshkon atë dokument. Universiteti Mjekësor përbëhet pothuaj krejtësisht nga bashkimi i disa fakulteteve ekzistuese me tradita të shkëlqyera dhjetëravjeçare. Aktualisht aty dhe në strukturat e tij spitalore ka dekanë të zgjedhur me votim të përgjithshëm të fshehtë, shefa shërbimesh mjekësorë e deri të n/drejtorë të QSUT të përzgjedhur mbi bazën e një konkurrimi (pavarësisht nga objeksionet praktike që dikush mund të ketë). Të gjithë këta janë të mbrojtur në ligjin ekzistues. Ndërsa drafti ligjor i propozuar pa bërë asnjë specifikim konfirmon që rektori “përzgjedh” dekanët, ata “përzgjedhin” shefat e departamenteve, të cilët më tej “përzgjedhin” drejtuesit e shërbimeve. Kjo të krijon ndjesinë revolucionare, sikur sot të ishim në “vitin zero”! Nga ana tjetër, në këtë mënyrë hapet rruga ligjore që mund të çojë në një piramidë drejtuese akademike, shkencore, klinike e administrative krejtësisht të emëruar, ndërprerje arbitrare të mandatit te atyre që janë zgjedhur, largim në përgjithësi nga procesi zgjedhor, duke krijuar kështu një precedencë të rrezikshme dhe një goditje për atë institucion, për sistemin universitar në tërësi dhe për vetë procesin tonë të Bolonjës.

    Këto ishin arsyet që më shtynë mua të mendoj se do të ishte më dobiprurëse që miratimi i këtij projektligji aktualisht të shtyhej. Ai të realizohej pas një diskutimi të gjerë, profesional, të hapur, gjithëpërfshirës. Kjo gjë mund të bëhet qoftë dhe pa u ndarë ky nga diskutimi e përpunimi i ndryshimeve të mundshme e të përgjithshme në Ligjin për Arsimin e Lartë në tërësi. Pa dyshim kjo në bashkëpunim të ngushtë me specialistë të shquar të strukturave shëndetësore

    Politizimi

    image

    Politika në universitete publike.

    (publikuar tek Peizazhe.com, nga autori)

    Rektori i Universitetit të Prishtinës dha dorëheqje nën trysninë e revoltave studentore. Në hapësirën shqiptare është hera e parë që studentët të revoltohen ndaj politizimit të drejtuesve në institucionet e arsimit dhe pasojave që kanë sjellë ndërhyrjet mbi cilësinë.

    Zakonisht në Shqipëri problemi ka qenë mobilizimi i studentëve për qëllimet politike të dy partive kryesore, derisa të dyja partitë ranë dakord ta depolitizojnë universitetin me ndërhyrjet në ligjin e arsimit të lartë (2007). Në ligj u ndalua angazhimi politik i Këshillave Studentorë (Neni 55) dhe morri fund tradita e pas-dhjetorit të viteve ’90 ku studentët mobilizoheshin në greva urie me porosi të dy kampeve.

    Por ndërhyrja e pushtetit politik u përqëndrua në drejtimin e universiteteve publike. Nëse do të bënim një shkrepje të momentit për situatën aktuale në Shqipëri vërejmë se në 14 institucione publike (shih tabelën), vetëm në katër prej tyre nuk mund të evidentohet ndërhyrja politike në zgjedhjen e rektorit apo drejtuesit.

    Rektorët janë figura të rëndësishme publike dhe për partitë politike mishërojnë një kapital social që gjeneron vota të konsiderueshme. Por ndërhyrjet politike në zgjedhjen e rektorëve kufizojnë autoritetin dhe kapacitetet e drejtuesve për të drejtuar në mënyrë efikase dhe konform ligjit. Ndërhyrja e politikës krijon varësira, të cilat kushtëzojnë ndjeshëm funksionimin e rektoratit në procedurat e rekrutimit dhe të promovimit të akademikëve (ndikimet joformale në vendimmarrje). Gjithashtu, ndërrimet e pushtetit qëndror politik mund të ndëshkojnë rektorin dhe rrjedhimisht universitetin, duke ja përcjellur koston studentëve.

    Nga ana tjetër universiteteve u përshtatet një rektor që ka marrëdhënie positive me qeverinë e që mundëson rritjen e fondeve për investime kapitale (rritjen e hapësirave fizike të universitetit), në burime njerëzore (rritjen e numrit të pedagogëve). Personeli akademik gjendet në një pozicion më të volitshëm nëse ka një rektor të favorizuar nga politika (p.sh. në një qytet bastion të një partie apo të kontestueshëm).

    Sidoqoftë, në tërësi ky ndikim nuk ka rezultuar pozitiv, sidomos kur sapo u ndërrua pushteti, disa rektorë, kandidatë për deputetë të PD-së, janë përballur me akuza nga mediat dhe policia.

    Më poshtë paraqiten disa prej akuzave ndaj drejtuesve aktualë:

    1. U-Elbasanit: Ndjekje penale ndaj Prof. Dr. Liman Varoshit për favorizim të një subjekti në procedurat e prokurimit të shërbimeve jo-akademike.

    2. U- Tiranës : Akuza ndaj rektorit Prof. Dr. Dhori Kule nga gazeta Panorama për abuzime me financat e universitetit bazuar mbi raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Profesor Hysamedin Feraj akuzon Dhori Kulen për tejkalim kompetencash dhe paaftësi për drejtimin e institucionit, duke vërejtur se shkak për këtë janë edhe lidhjet e tij politike.

    3. U - Gjirokastrës: Rektori Prof. Dr. Gëzim Sala është nën hetim për “shpërdorim detyre” dhe “falsfikim dokumentash”, por kjo çështje u pushua më vonë nga prokuroria.

    4. U – Vlore: Rektorit Prof. Asoc. Albert Qarri i digjen dy makinat.

    5. U- Sporteve: I vidhet zyra, shkak luftërat e brendshme pasi zgjedhja e tij si rektor ishte perceptuar si e paligjshme.

    6. U-Arteve: Rektori akuzohet për parregullsi në procedurat e rekrutimit.

    7. Akademia e Shkencave: Akuza nga anëtarët Jorgaq Kacani, Dëfrim Shkupi etj. se ish-Kryeministri Berisha ka ndërhyrë në zgjedhjen e tij si kryetar.

    8. Në vitin 2012 u ndryshua ligji i arsimit të lartë me nismë të LSI për të lejuar rektorët aktualë të kandidonin një mandate të dytë. Përfituan nga ky ndryshim universitetet e Tiranës, Gjirokastrës, Korçës dhe Elbasanit.

     

     

    Universiteti

    Rektori/Kryetari

    Partia

    Funksioni partiak

    USH

    Artan Haxhi

    PD

    Kryetar i Bashkisë Shkodër 2003

    U-Tiranë

    Dhori Kule

    PD

    Anëtar i Këshillit Kombëtar / Kandidat per Deputet

    U-Elbasan

    Liman Varoshi

    PD

    Kandidat për deputet 2013

    U – Gjirokastër

    Gezim Sala

    X

    -

    U-Durrës

    Mit’hat Mema

    X

    -

    U-Vlorë

    Albert Qarri

    X (LSI?)

    -

    U-Korçë

    Gjergji Mero

    PD

    Kandidat Kryetar Bashkie – 2013

    U-Politeknik

    Jorgaq Kacani

    X

    -

    U-Arteve

    Petrit Malaj

    PS

    Anëtar i Asamblesë

    U-Mjeksisë

    Jera Kruja

    PD

    Kandidate për deputete

    U – Bujqësi

    Fatos Harizaj

    X

    -

    U – Sporteve

    Vesel Rizvanolli

    PD

    Anëtar i Këshillit Bashkiak – 2011

    Qendra e Studimeve Albanologjike

    Ardian Marashi

    ?

    -

    Akademia e Shkencave

    Myzafer Korkuti

    X (PD?)

    -

    Universiteti-Mjekësor-II

    Ledjana Saliu, Gazeta Telegraf, 21 Prill 2014

    Protesta e studenteve kundër cenimit të autonomisë universitare


    Protesta e studenteve kundër cenimit të autonomisë universitare

    Rreth 5000 studentë të fakulteteve të Mjekësisë dhe Shkencave Mjekësore Teknike sot do të bojkotojnë mësimin në formë proteste për të kundërshtuar projektligjin e ri që do të fillojë të diskutohet, po sot në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Në fakt studentët e mjekësisë e kanë parashtruar përshkallëzimin e revoltës së tyre në protesta, në një letër dërguar Kryeministrit z. Edi Rama, nëse nuk do të merrnin asnjë përgjigje pozitive për kërkesat e tyre. Në letrën dërguar Kryeministrit, studentët e mjekësisë kishin parashtruar problematikat e Universitetit të Mjekësisë, sipas të cilëve “më shumë po krijon burokraci se sa i zvogëlon. Më shumë po rrit fondet e shpërdorimit të taksave tona se sa këto të ardhura vihen në dobí. Më shumë po rriten numrat e dekanëve dhe zv/dekanëve artificialë dhe nuk po rritet numri i pedagogëve, laboratorëve, klasave”. Studentët i kanë kujtuar Kryeministrit premtimin e tij: “Ne përgëzuam iniciativën tuaj në zgjedhje, atë të rikthimit të Universitetit të Mjekësisë, aty ku ishte më parë, në atë traditë e histori 60-vjeçare. Mos harroni se ky premtim i juaji sugjestionoi votën e shumë studentëve të mjekësisë, dhe ky është një detyrim edhe më i madh që ju bie të zgjidhni”.

    Kjo protestë vjen sot, më shumë se një vit nga krijimi i Universitetit të ri të Mjekësisë. Po sot nis diskutimi në komisionet e Kuvendit të projektligjit për disa ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, e lidhur kjo vetëm me pjesën mjekësore të tij. Ky projektligj parashikon emërime të drejtuesve të tyre dhe jo zgjedhje të tyre me votë, pra kemi të bëjmë me cungime të demokracisë universitare. Ky është një hap prapa për këtë pjesë të arsimit të lartë, përsa i përket lirisë e autonomisë së institucionit. Universiteti Mjekësor përbëhet nga bashkimi i disa fakulteteve ekzistuese me tradita të shkëlqyera në Universitetin e Tiranës. Aktualisht, aty ka dekanë të zgjedhur me votim të fshehtë, shefa shërbimesh mjekësorë të QSUT të përzgjedhur mbi bazën e një konkurrimi, të cilët janë të mbrojtur në ligjin ekzistues. Ndërsa drafti i ri parashikon që rektori “përzgjedh” dekanët, ata “përzgjedhin” shefat e departamenteve, të cilët më tej “përzgjedhin” drejtuesit e shërbimeve. Në këtë mënyrë krijohet një precedent për emërime të drejtuesve në arsimin e lartë si dhe ndërprerje arbitrare të mandatit te atyre që janë zgjedhur me votë të fshehtë e të lirë, duke goditur në këtë mënyrë lirinë e sistemit universitar.

    Njoftimi

    Rreth 5000 studentë të fakulteteve të Mjekësisë dhe Shkencave Mjekësore Teknike sot do të bojkotojnë mësimin në formë proteste për të kundërshtuar fortësisht projektligjin e ri që do të fillojë të diskutohet, po sot në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Këshilli Studentor si organizator i kësaj proteste bën të ditur se projektligji i ri për arsimin e lartë prek vetëm Universitetin Mjekësor Tiranë duke cenuar rëndë autonominë universitare. E pabesueshme sesi guxohet sërish të cenohet autonomia e Universiteteve duke rikthyer politikën e emërimeve si ne kohën e “shokëve të Partisë së Punës” që me terma më të moderuara mund ta quajmë koha e “miqve me interesa te përbashkëta”. Duam t’iu kujtojmë se me këto emërime po na prekni drejtpërdrejtë edhe ne studentet ku “profesorët e emëruar” automatikisht do të jenë përgjegjës të lëndëve dhe vlerësuesit e performancës tonë akademike, madje edhe më tepër siç janë komisione të ndryshme si ato të specializimeve dhe dhënieve të titujve në të ardhmen. Për ne është e papranueshme ajo që synon projektligji i ri, sipas të cilit: “Rektori i emëruar përzgjedh dekanët/drejtorët. Dekani/drejtori i emëruar përzgjedh përgjegjësin e departamentit/qendrës së kërkim zhvillimit. Përgjegjësi i departamentit përzgjedh përgjegjësin e njësisë mësimore-kërkimore/ përgjegjësin e shërbimit”. Diktaturë !!! Ku në mënyrën më të turpshme, edhe njëherë tjetër, që nga momenti i krijimit të këtij institucioni dhunohet në mënyrë barbare e drejta dhe e vetmja forcë që studentet kanë, VOTA, duke na shmangur nga vendimmarrja dhe duke deformuar rëndë demokracinë në Universitet! Kjo që këta hartues të këtij projektligji duan të bëjnë, është më tepër se një gabim, ky është një KRIM që po i bëhet sistemit arsimor shëndetësor dhe atij mjekësor Shqiptar duke zëvendësuar si koncept “meritokracinë” me “servilizmin” dhe sahanlëpirjen ndaj eprorit që ka në dorë emërimin. Ne si studentë i lutemi këtij komisioni që ta shqyrtojë këtë projektligj me shumë përgjegjësi dhe maturi, duke respektuar në radhë të parë autonominë universitare dhe dinjitetin e studentëve të këtij Universiteti dhe të shmangë një precedent, jashtëzakonisht negativ që nuk e ka parë historia e pas viteve ‘90 në asnjë Universitet të Shqipërisë. Këtij Bojkoti do t’i bashkohen dhe një pjesë e madhe e pedagogëve tanë. Të reagojmë të gjithë! Disa nga kërkesat që duam të shqyrtohen nga institucionet përkatëse janë si më poshtë. Ajo që ne kërkojmë është:

    1-Autonomia Universitare
    2-Të pajisemi me diplomat tona, të cilat na mohohen prej një viti, duke na mbajtur me premtime të kota që do zgjidhet ky problem
    3-Të mos zëvendësohen të Mandatuarit me të Komanduar: Një e drejtë Demokratike e fituar nga Studentët e Dhjetorit nuk mund të zëvendësohet me emërime
    4-Kërkesat klienteliste duhet t’i plotësoni në vende të tjera dhe JO në ambiente edukimi universitar
    5-Të shkojmë në Europë me Demokraci dhe Liri Akademike dhe jo me emërime si Venezuela dhe të tjera vende të botës së tretë
    Fakti është që Ligji i Arsimit të Lartë do të kalojë për një muaj në Parlament; atëherë pse nxitohet të bëhen ndryshime në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës?!
    Këto kërkesa ua kemi bërë të ditur: Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik; Ministres së Arsimit, Znj. Lindita Nikolla; Rektorit të Universitetit të Mjekësisë dhe Dekanëve të Fakulteteve përkatëse si dhe të gjithë trupës pedagogjike.

    Jonel Ngjelina, Senator i vitit 6, Fakulteti i Mjekësisë
    Taulant Basha, Kryetar i Këshillit studentor të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike

    Kërkesat e studentëve
    1-Autonomia Universitare
    2-Të pajisemi me diplomat tona, të cilat na mohohen prej një viti, duke na mbajtur me premtime të kota që do zgjidhet ky problem
    3-Të mos zëvendësohen të Mandatuarit me të Komanduar: Një e drejtë Demokratike e fituar nga Studentët e Dhjetorit nuk mund të zëvendësohet me emërime
    4-Kërkesat klienteliste duhet t’i plotësoni në vende të tjera dhe JO në ambiente edukimi universitar
    5-Të shkojmë në Europë me Demokraci dhe Liri Akademike dhe jo me emërime si Venezuela dhe të tjera vende të botës së tretë

    Prof.dr. Dhori Kule: E drejta zgjedhore nuk mund të cenohet, ndryshe universitetet ndikohen nga politika
    Një nga elementët që po hasin më shumë diskutim në grupin e punës të ngritur për reformën në Arsimin e Lartë është pikërisht procedura e emërimit apo ajo e zgjedhjeve të organeve që drejtojnë strukturat e universiteteve. Rektori i Universitetit të Tiranës, prof.dr. Dhori Kule shpreh bindjen se në Shqipëri e ka fituar të drejtën e qytetarisë absolute procedura zgjedhore. Sipas prof Dhorit, ajo nuk mund dhe nuk duhet të cenohet. Për të sqaruar problematikën e cenimit të procedurës zgjedhore, prof Kule citoi modelin e Prishtinës si universiteti që kishte në funksionimin e vet ndikimin e politikës. “Fatmirësisht në Shqipëri Kushtetuta, ndryshe nga vendet e tjera, i ka dhënë autonomi universiteteve dhe procedura zgjedhore e çliron nga ndikimi politik, pavarësisht preferencave politike që mund të kenë individët” shprehet rektori i9 UT-së. Ndërsa porsa i përket trupës zgjedhore, prof. Kule mendon se ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse. “Edhe pse ka mendime që të mos jenë studentët, unë jam i mendimit që studentët duhet të jenë si pjesë e trupës zgjedhore për autoritetet e organeve drejtuese, sepse nuk janë konsumatorë të thjeshtë, studenti nuk është votues i rëndomtë, është një votues përzgjedhës”, shprehet prof. Kule.

    Rektori i Universitetit të Mjekësisë, sërish me emërim

    “Përsa i përket emërimit të rektorit, natyrshëm, unë nuk jam për emërime drejtuesish. Vetë autoritetet drejtuese duhet të kërkojnë vetëbesimin. Ligji me të vërtetë e parashikon emërimin në një universitet të ri, por në gjykimin tim ajo nuk është strukturë e re, është strukturë që ishte, që funksiononte. Pra zgjedhja në vetvete dhe marrja e votëbesimit është fuqi drejtimi, është fuqi besimi nga ata që ti do të drejtosh” shprehet prof. Kule. Megjithatë, rektori i UT-së dëshiron që në Universitetin e Mjekësisë të funksionojë çdo gjë mirë, pasi sipas tij është universiteti, ku përgatiten specialistë tek të cilët do të trokasim të gjithë.

    Monday, April 21, 2014

    UT-konflikt-media

     Universiteti i Tiranës fiton betejën

    Dokumente: Grumbull artikujsh të cituar

    5 Dhjetor, 2013, Shqiptarja.com
    Sipas Gazetës Shqiptarja.com “Ministri Arben Ahmetaj ka anuluar kontratën e lidhur në gusht të këtij viti nga qeveria Berisha në ikje, me të cilën i jepej një universiteti privat konvikti i Gjuhëve të Huaja në kryeqytet, duke ja hequr atë Universitetit të Tiranës.”

    Dhori Kule, Rektori i UT në sulm frontal nga institucionet private

    (nga Peshkupauje, 10 Korrik 2012, shkruar nga arsimi.info/bulkthi)
     
    Kur rektori i Universitetit të Tiranës këmbënguli të merrte godinën e ish-konviktit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, e cila i ishte premtuar për qira shkollës së lartë private “Universitetit Luarasi” nëpërmjet një procedure të dyshimtë tenderimi, ndaj rektorit filloi një sulm mediatik.
    Shkolla e lartë private “Luarasi” është në pronësi të Focus Group (pronar të gazetës “Panorama“, portalit “BalkanWeb” dhe kanalit televiziv “News24”). Edhe biznesi i arsimit në Shqipëri ndjek gjurmët historike të sipërmarrësve shqiptarë, ku cdo biznes duhet të ketë median e tij për të mbrojtur dhe nxitur investimet. Universiteti Europian i Tiranës ka gazetën “MAPO”, shkolla e lartë private “Kristal” ka televizionin “Planetar”, Albanian University= UTV, “Vitrina” ka nxjerrë një pacavure rrugëve falas “77” etj.

    Më poshtë paraqitet konflikti ndërmjet Dhori Kules dhe mediave.

    1. Kule, i rrahur me sulmet e tërthorta ndaj qeverisë, jo gjithmonë për interes personal, por kryesisht po, nisi një konflikt me Focus Group duke u prishur pazarin, sic raporton gazeta Shqiptarja.com.
    “Universiteti i Tiranës i ka dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit Berisha, që t'i kalojë nën administrim godinën e konviktit të Gjuhëve të Huaja. Senati vendosi t'i drejtohet kreut të qeverisë, pasi vetë bashkia u ka dhënë një përgjigje negative për këtë kërkesë, ndërkohë që ka nisur procedurat për t'ia dhënë me qira universitetit privat "Luarasi".”

    2. Focus Group u hodh në sulm duke akuzuar Kulen se kishte mashtruar pedagogët e fakultetit të gjuhës angleze, të cilët do të transferoheshin. Ky ishte faktikisht një konflikt i hershëm i rektoratit me dekanatin e fakultetit, ku edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ishte shprehur:

    Gazeta Panorama: “Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, mashtron publikisht lidhur me propozimin e tij, për të shkurtuar 28 pedagogë të Fakultetit të Gjuhës Anglezë dhe transferimin e tyre pranë 7 Fakulteteve të tjera me qëllim shkatërrimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ndërsa, Kule deklaron se në këtë Fakultet do të shtohen pedagogët, dekania Klodeta Dibra ka në duar të saj vendimin për shkurtimin e stafit.”

    3. Dhori Kule u bë më pas edhe shënjestër e sulmeve të opozitës, të cilët gjatë zgjedhjeve të rektoratit kishin synuar vendin e rektorit nëpërmjet Mimoza Hafizit.

    “Largimi i 28 pedagogëve nga Departamenti i Gjuhës Angleze përbën shkelje të ligjit për arsimin e lartë. Dje, në Komisionin e Medias dhe Edukimit, vendimi i propozuar nga rektori Dhori Kule është shoqëruar me akuza të forta nga deputetët e opozitës.”

    4. Pas problematikave me maturën shtetërore Dhori Kule hap një front tjetër sulmi dhe lëshon një batare ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës duke iu përgjigjur kështu elektoratit të tij. Ai kërkon që provimet e pranimit të studentëve të kryhen pranë universiteteve. Matura shtetërore është vendosur në 2006 për të organizuar pranimin e studentëve në programet përkatëse të studimit. Më parë sistemi i shpërndarjes organizohej nga universitetet që kryenin provime hyrëse sipas profilit. Procesi karakterizohej nga korrupsioni i pamatë, shitje tezash dhe kërkesa deri në 20 000 $ për pranim në Fakultetin e Mjekësisë.

    “Matura Shtetërore ka dështuar plotësisht ndaj nevojiten modele si ato të universiteteve evropiane. Ky është qëndrimi i shkollave të larta publike, veçanërisht pas skandalit të daljes së tezes së provimeve me zgjedhje. Kreu i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, duke përjashtuar rikthimin e konkurseve, i kërkon Ministrit të Arsimit aplikimin e modeleve të reja për pranimet në universitete. Sipas Kules provimet e Maturës duhet të jenë si vite më parë, kusht për të marrë shkollën e mesme, raporton Vizion Plus.”

    5. Dhori Kule sulmohet më pas edhe nga Ndricim Kulla në gazetën “Panorama”.
    “Atëherë kemi gjithë të drejtën të pyesim: po cilat janë vallë kredencialet akademike të zotit Kule? Mos vallë koniunkturat?! Profili i tij në vite ravijëzon një rektor më se partiak, në një kohë që rektori i Universitetit të Tiranës duhej të ishe një njeri i depolitizuar dhe me një aktivitet të qartë akademik. Historia e tij është pothuajse partiake, ish-anëtar i Partisë së Punës, drejtues i lartë i Partisë Social-Demokrate dhe tani pjesëmarrës në strukturat e larta të PD-së. Pra, nga një parti në tjetrën në kërkim të postit, dhe jo të ngjitjes dhe kultivimit akademik.”

    6. Dhori Kule sulmohet edhe për administrimin e financave të universitetit. Këtë radhë publikohet një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për keqmenaxhim të fondeve të universitetit, për të cilin Kule shprehet se nuk është në dijeni. Në fakt UT nuk ka bërë asnjëherë transparente përdorimin e të ardhurave nga studentët, për të cilat është i detyruar me ligj. Grupimet e studentëve nuk i kërkojnë ose nuk i dëgjon kush në pretendimet e tyre. Gjithsesi me poshtë sulmi nga "Gazeta Jone"

    “Bëhen komente në emër të një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Unë nuk kam parë asnjë prononcim deri tani që ky institucion të jetë shprehur, për ndonjë lloj qëndrimi, për ndonjë lloj akuze. Kontrollet nuk janë kontrollet për rektorin, raporti i KLSH-së nuk bën fajtor Dhori Kulen për asgjë dhe këto janë vetëm shpifje”,- u shpreh sot rektori Kule.

    Gazeta me tej pretendon se: ”Në këtë dokument zyrtar të KLSH-së të hartuar nga përfaqësuesit e autorizuar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulohen abuzimet e Universitetit të Tiranës të përfaqësuar nga Dhori Kule, me tenderat [… ,] abuzimet me shitjen e karburantit, […] vjedhjen e fondeve me blerjet e makinave të përdorura, ku vetëm një makinë e përdorur është blerë me shumën reth 30 mijë euro.”

    7. Mero Baze merr nje tjeter kthese ne kete diskutim dhe e sheh kete konflikt ndermjet Kules dhe Focus Group si nje lufte ndermjet Klan dhe Focus Group, apo me gjere, ndermjet Klan dhe cdo sipermarresi konkurrent ne plackitjen e te mires publike ku qeveria eshte e pafuqishme te krijoje balanca ne orekset e tyre.

    Mero Baze: Anulimi i vendimit në kushte të tjera duhej përshëndetur, por në këto rrethana është një lajm tjetër i keq i pafuqisë që ka qeveria për të kundërshtuar tashmë orekset e klientëve të saj në biznes. Historia është e thjeshtë. Kundër këtij vendimi, i cili po bëhej realitet, u ngrit grupi mediatik Klan, biles më saktë sponsori në hije i këtij grupi, biznesmeni Samir Mane, i cili nuk e pranonte dot që përveç tij dhe bizneseve të tij, Berisha të fuste në oborr dhe një klient tjetër. Profili i Hysenbelliut në raport me grupin Klan, pas të cilit qëndron Mane, natyrisht që është më larg Berishës.

    8. Dhori pergjigjet se ky eshte nje sulm nga Irfan Hysenbelliu dhe se raporti i KLSH-es nuk e ben ate pergjegjes direkt. Ai kerkon nga Kontrolli i Larte i Shtetit te mbaj qendrim ne lidhje me akuzat e leshuara ne media ndaj personit te tij. Eshte interesante se ku jane gjetur keto raporte te KLSH-s kur dihet se ato nuk publikohen, por mbahen te kycyra si nga KLSH-ja qe i perdor per shantazh dhe zhvatje parash, edhe nga institucionet e prekura.

    Dhori: ”I gjithë problemi është i një biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Unë i kam thënë gjatë takimit me të që kjo godinë ishte kërkuar prej nesh, pasi më herët më kishin thënë që ka pak nxënës dhe e kam bërë një kërkesë verbale në Bashki. Unë e kam marrë vesh nga media që po ndodh procesi i privatizimit, më pas i bëmë një kërkesë Kryeministrit që godinën ta marrë UT.”

    9. Panorama permbledh burimet e te ardhurave te Dhori Kules duke e gjetur ate ne 7 borde, prej te cilave ai perfiton thuajse tre-fishin e rroges se vete si rektor. Nuk ngrihet asnje aludim ndaj ngarkeses se tij mesimore (me thuajse 800 000 leke ne vit, dicka tek 150 ore mesimore - ku jane?), por hidhen dyshime mbi aftesite e tij dhe kohen per t'u angazhuar me detyrat e percaktuara ne borde. Gjithashtu Panorama boton edhe deklarimin e pasurise se rektorit dhe te gjithe listen e pasurive te patundshme (asnjehere ndodhur kjo gje me pare, as me politikane!).

    Panorama: Dhori Kule duhet të hyjë në rekordet “Guiness” të aftësive. Gazeta zbardh sot deklaratat e pasurisë së rektorit të Universitetit të Tiranës dhe zbulon se Kule, krahas pagës si rektor dhe pedagog, paguhet nga paratë e qytetarëve shqiptarë si anëtar në shtatë borde. Nuk janë pak. Vetëm në deklaratën e vitit 2012, nga pagesat e bordeve Kule ka marrë 1 840 430 lekë, ose rreth 18 mijë USD.
    Pas goditjes nga Kryeministri, i cili qëndroi dukshëm pas pretendimeve te Irfan Hysenbelliut per marrjen e konviktit, Kule ka treguar pavarësi në vendimmarrje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.