Saturday, October 18, 2014

Probleme me tekstet universitare në UT

Nga www.Peizazhe.com 

Para disa javësh një shkrim i Hysamedin Feraj në gazetën Panorama (9 shtator, 2014) kritikonte dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës për nepotizëm, mungesë profesionalizmi, instrumentalizim të postit drejtues për përfitime personale etj. Por Feraj nuk ndalej të analizonte performancën akademike të Fakultetit të Shkencave Sociale, si p.sh. numrin e botimeve, konferencave, të doktoratave, nivelin e  personelit me tituj të lartë akademik etj.

P.sh. niveli i librave universitarë hartuar nga pedagogët e këtij fakulteti është i varfër. Thashetheme të shumta gëlojnë nëpër qarqet universitare që pedagogët kopjojnë librat e tyre. Por pakkush ka dalë të dokumentojë këto zhurma, që në këto kohë të internetit mund të evidentohen shumë lehtë. Së fundmi një i akuzuar ndër të tjera edhe për plagjiaturë të një teksti mbi psikologjinë sociale, doli më në fund me një vepër origjinale, mbi hyperseksualitetin e tij fëmijëror.

Librat universitarë janë kopjuar rregullisht pa të drejtat e autorit nga pedagogë shqiptarë, të cilët i kanë përdorur këto botime për fitimin e titullit profesor e qëllime fitimprurëse, në disa raste në konflikt interesi pse kanë angazhuar studentët e tyre. Një pjesë e këtyre kopjove janë ndryshuar përtej mundësisë për tu dalluar, si pasojë e përkthimit të keq ose për të humbur gjurmët nga botuesit që kanë të drejtat e autorit. Por unë dua të përqendrohem tek dëmi që shkaktojnë këto libra si mungesë e cilësisë së garantuar nga botimet origjinale, sesa thjeshtë tek plagjiatura.

P.sh. po të krahasojmë librin  Metodologjie Mësimdhënies. (ISBN:99927-8222-2-6, Tiranë) me atë të Borich D. G. (1996) Effective Teaching Methods (Botimi III-të, ISBN: 0-02-312461-X, New Jersey) arrihet të dallohen mirë pjesët e kopjuara, dhe ato të munguara si njohuri bazë të mësuesit, në rolin e praktikantit apo të nxënësit për gjatë gjithë jetës.

Libri i Borich (1996) është organizuar në 15 kapituj, ai i M. (2003) në 8 kapituj, pasi janë përmbledhur kapitujt si p.sh. ato të vlerësimit të të nxënurit (në Borich 14+15, ndërsa në shqip 8 “Vlerësimi i përparimit të nxënësit”). Kapitulli i parë: “The effective teacher.” (Borich, 1996) është paraqitur si “Mësuesi, mësimdhënia dhe mjeshtëritë e saj” (M., 2003). Pyetjet në tekstin mësimor janë përkthyer fjalë për fjalë, ndërsa teksti i M. (1996) ka shumë pak referenca dhe pse lista e bibliografisë në libër është e gjatë.
Borich (1996, fq. 2):

 
M. (2003, fq. 11):

Ndërsa në fq. 19 autori e kopjon tërësisht pjesën mbi “Pesë karakteristikat kryesore që ndikojnë në mësimdhënien productive” (Borich, 1996 “Five key behaviors contributing to effective teaching”, fq. 10), edhe duke përmendur referencat e Borich që nuk figurojnë në bibliografinë e librit të M. (2003, fq.318-19). Më pas teksti i M. (2003) ndjek të njëjtën linjë dhe gjuhë të Borich (1996), por nuk përfshin pjesë të rëndësishme të tekstit. P.sh. në kapitullin 5 “Mjeshtëritë e të pyeturit”, M (2003, fq. 139-41) lë pas evidencën empirike të përdorimit të një metode didaktike dhe shpjegimin teorik të tyre nga Borich (1996, kapitulli 8, fq. 346-348).

Libri është zaptuar nga një narrativë që në dukje i përshtatet problemeve të sistemit shqiptar shkollor e me referenca nga tradita pedagogjike shqiptare. Por libri humb në njohjen e metodave bashkëkohore të mësimdhënies. 

Mund të diskutohet sesa e dëshirueshme është të përkthehen libra metodologjikë që janë ndërtuar mbi kontekste të ndryshme shoqërore e historike, sidomos kur kemi mangësi të theksuara të teksteve të mira mësimore në universitet. Por materiali në fjalë, i reduktuar ndjeshëm, nga 711 fq. në Borich (1996) në 317 fq. në M. (2003), nuk besoj se plotëson këto mangësi. 

Universitetet shqiptare, që përbëjnë një treg shumë të vogël, mund të bien në ujdi me shtëpitë botuese (shih rastin e Indisë) ose të botojnë nëpërmjet shoqatave, ku botimi do ti nënshtrohej shqyrtimit të një grupi profesionistësh.

Gjithashtu, M. (2003) i imponon tekstit të Borich (1996) agjendën e tij për të hartuar një doracak a udhëzues mbi teknikat e mësimdhënies, pa arsyetimin teorik dhe evidencat për suksesin e metodave. Në këtë mënyrë, libri që i ofrohet mësuesit të ardhshëm është i cungët, pasi nuk argumenton bindshëm epërsinë e metodave të reja didaktike ndaj atyre të vjetra. Për më tepër, nëpërmjet këtyre librave, pa citime e referenca të besueshme, është e pamundur të mësohen teknikat e shkrimit akademik apo të kultivohet mendësia e njohjes së meritave të tjetrit. 

Shpresojmë që reforma e premtuar e qeverisë të merret edhe me cilësinë e librave universitar, ndërkohë urojmë që Biblioteka Kombëtare të publikojë të gjitha punimet e doktoratave online, punime që i zotëron në bazë të ligjit, e që do të ofronin ushqim për ndjekësit e plagjiaturave. 

Shpallen kuotat dhe tarifat për programet e ciklit të dytë

Qeveria ka shpallur kuotat dhe tarifat për programet e ciklit të dytë për vitin akademik 2014-15. Si përherë, për të vështirësuar analizën, publikimi bëhet në format pdf. të skanuar.



Qeveria ka ulur ndjeshëm kuotat për programet e ciklit të dytë në masterin profesional (60-90 ECTS) dhe atë shkencor apo të arteve (120 ECTS). Kuotat janë reduktuar rreth  40% në masterin profesional dhe 30% në masterin e shkencave.

Programi
Kuotat
2013-14
2014-15
Diferenca
Perqindje
Master Profesional
10860
6393
-4467
-41%
Verberit
20
15
-5
-25%
Romet
20
15
-5
-25%
Trojet
400
250
-150
-38%
Huaj
50
30
-20
-40%
Grupe tjera
x
30


Ish-perndjekurit

110
110

 Transferime (2x)
200
120
-80
-40%
Master Shkencor
9492
6547
-2945
-31%
Verberit
20
15
-5
-25%
Romet
20
15
-5
-25%
Trojet
400
250
-150
-38%
Huaj
50
30
-20
-40%
Grupe tj.
x
30


Transferime (2x)
200
120
-80
-40%

Tarifat për vitin akademik 2014-15 janë rritur nga deri në 30-20% , sikur edhe për programet e ciklit të parë. Sidomos për programet e Universiteti Politeknik. Programet e masterit profesional variojnë nga 60 000 lekë (60 kredite) deri në 90 000 lekë (90 kredite).

Master Profesional
2014-15
2013-4
Diferenca
Kuota
Lek/Ects
Kuota
Lek/ECTS
Kuota
Lek
UT
Mesuesi
330
1000
390
832
-60
20%
Teknologji informacioni
60
1100
55
832
5
32%
Administrim Biznesi
40
1200
40
1040
0
15%
Juridik
250
1000
400
832
-150
20%
UMT
Shendet Publik
30
1200
30
1040
0
15%
UBT
Arkitekture P.
15
1200
-
-
-

Korce
Mesuesi
240
1000
460
832
-220
20%
Durres
Ekonomi
155
1000
660
832
-505
20%
UPT
Transport
15
1100
20
936
-5
18%
Shkoder
Mesuesi
222
1000
460
832
-238
20%
Elbasan
Mesuesi
460
1000
900
832
-440
20%
Artet
Total
20
1420
19
1248
1
14%
Sportet
Mesuesi
110
1000
150
832
-40
20%

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/lajme/kuotat-e-programeve-te-studimit-ne-ial-te-publike-cikli-i-dyte-me-kohe-te-plote