Tuesday, April 1, 2014

1955-58_Ramiz_Alia

image
Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe vdiq më 7 tetor 2011 në Tiranë.
- 1949-1955 Sekretar i Parë i KQBRPSH
- 1954 u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë.
- 1955-1958 Ministër i Arsimit dhe Kulturës
- 1961-1985 anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë
- 1982-1990 deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor
- 1985-1991 Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së
- 1991 kryetar i Këshillit Presidencial
- 1992 President
 

Arritjet

1. Themelimi i Universitetit Shtetëror të Tiranës (USHT) 10 qershor 1957.
- Misioni i USHT sipas Ramiz Alisë është: “Së pari, ai do të përgatitë kuadrot e larta të nevojshme…Së dyti, do t’i japë një zhvillim më të madh punës shkencore dhe mendimit shkencor në Shqipëri në të gjitha fushat. Së treti, do të luajë një rol vendimtar për rritjen e kuadrove ekzistuese.” (Cambo, 2004, fq. 165, cituar sipas Duro, 2012, fq. 85).
- Objektivat e USHT sipas statusit: “Të përgatisë për degët e rëndësishme të ekonomisë popullore, të shkencës, kulturës, teknikës dhe shëndetësisë, specialistë me profil të gjerë dhe kualifikim të lartë, të aftë për të përvetësuar në mënyrë të plotë realizimet e reja të shkencës {…}përparimtare të të gjithë botës, për të lidhur teorinë me praktikën e ndërtimit të shoqërisë socialiste dhe të gatshëm, për të mbrojtur me besnikëri atdheun socialist.” (Duro, 2012, fq. 86).
2. Themelimi i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës (prej 1991 - Universiteti i Shkodrës).
- Institut i Lartë Pedagogjik me afat studimi 2 – vjeçar (1957 – 1970).  Kishte  dy degë : Gjuhë shqipe - Letërsi - Histori dhe Matematikë - Fizikë.  Në vitin akademik 1962 - 1963 u hap edhe dega Biologji – Gjeografi. Ishte i vetmi institucion që përgatiste kuadrin mësues për arsimin 8 - vjeçar për të gjithë Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe u diplomuan 4 505 mësues në të dy sistemet (me dhe pa shkëputje nga puna).
Burimet:
Wikipedia: http://sq.wikipedia.org/wiki/Ramiz_Alia
Duro, Çlirim (2012) Historia e Arsimit të Lartë në Shqipëri 1946-1968. Disertacion në Kuadër të Doktoraturës. Marrë nga Baza e të Dhënave në Universitetin e Tiranës (16 Gusht, 2013).
Historiku i Universitetit të Shkodrës, http://www.unishk.edu.al/sq/node/35