Showing posts with label pranimet. Show all posts
Showing posts with label pranimet. Show all posts

Saturday, November 19, 2016

Studetet aktiviste protestojne ndaj Ministres se Arsimit Lindita Nikolla

Dt. 16.11.2016

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Nikolla eshte akuzuar nga studentet si pergjegjesja kryesore e situates ne arsimin e larte. Studentet kane shprehur pakenaqesi dhe kane protestuar mbi reformen e arsimit te larte, rritjen e tarifave, situaten e krijuar me paligjshmerine e sistemit te pranimeve ne universitet etj.

Per kete nje studente aktiviste, Mirela Ruka, ka hedhur nje shishe me salce ndaj Ministres Nikolla ne nje organizim te Partise Socialiste.


Studentja eshte arrestuar dhe mbajtur ne komisiaratin e policise per 10 ore. Studente te tjere aktiviste kane kerkuar lirimin e saj menjehere pran komisiaratit.

Video: Zoom In.
https://www.youtube.com/watch?v=-tJZkOVVQXA

Friday, October 28, 2016

Ministria pranon problemet me sistemin e regjistrimit ne universitete

 

 
Reporter.al, Ivana Dervishi26 Oct 2016

Ministria e Arsimit pranon problemet e sistemit të regjistrimit në universitete

Pas anomalive të shfaqura gjatë javës së fundit në sistemin e regjistrimit në universitete, Ministria e Arsimit ka pranuar se ka hequr nga faqja e internetit informacionin mbi kuotat e lira në IAL-të private, por shtoi se përgjegjësia është e sekretarive të universitete.

http://www.reporter.al/ministria-e-arsimit-pranon-problemet-e-sistemit-te-regjistrimit-ne-universitete/

Pamje e aplikimit që paraqet kuota të lira "2000" për universitetet private, e kapur më 18 tetor 2016.
Pamje e aplikimit që paraqet kuota të lira “2000” për universitetet private, e kapur më 18 tetor 2016.
Më 18 tetor, BIRN u njoftua për një anomali të vërejtur në portalin e Ministrisë së Arsimit ku maturantët aplikojnë për t’u regjistruar në universitetet publike ose private. [Link]
Një printscreen i dërguar në redaksi nga një ekspert i arsimit të lartë, paraqet mundësitë që aplikanti ka për të zgjedhur për regjistrim. Të gjitha universitetet publike rezultojnë me të kuqe, që do të thotë se nuk ka mundësi regjistrimi në atë fazë, ndërsa tre universitete private regjistronin me të gjelbër dhe kishin mbi 2 mijë kuota bosh në secilën degë.
Pamja që shihte aplikanti ndryshoi dy ditë më pas, ku nuk kishte më 2 mijë kuota të lira por shumë më pak, por megjithatë universitetet private rezultonin përsëri se kishin më shumë kuota të lira nga sa kishin të shënuara kuota totale.
Lëvizja Për Universitetin, një grup të rinjsh aktivistë që kundërshtojnë reformën e arsimit të lartë të ndërmarra nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, gjithashtu e denoncoi anomalinë në faqen e vet në Facebook si dhe mblodhi printscreen të kuotave të universiteteve private, siç shfaqeshin në datën 20 tetor.
Një ditë më vonë, kuotat e universiteteve private u fshinë nga kjo faqe dhe tashmë ky portal nuk shfaq asnjë rezultat për kuotat në total dhe ato të lira te universitetet private.
Pamje e faqes së regjistrimit pas fshirjes së kuotave por që me të gjelbër rezulton vetëm një universitet privat.
Pamje e faqes së regjistrimit pas fshirjes së kuotave por që me të gjelbër rezulton vetëm një universitet privat.
Duke i konsideruar anomalitë e shifrave të kuotave në faqen zyrtare të aplikimit një favorizim të hapur të universiteteve private, Lëvizja Për Universitetin i tha BIRN se nëse mospërputhja e kuotave totale dhe të lira do të ishte një gabim në sistem, atëherë ai nuk do të shfaqej vetëm te universitetet private.
“Anomalia i sjell përfitime universiteteve private në dy aspekte. Së pari, universitetet private mund të regjistrojnë më shumë studentë nga sa kanë kuota të miratuara nga MAS dhe së dyti, duke shtuar kuotat totale lajmërimi se kanë rezultuar fitues në universitet private u shkon më shumë maturantëve”, deklaroi për BIRN Për Universitetin.
“Ndërsa në publik studentët presin radhën për t’u regjistruar, sistemi u ka ofruar mundësi privatëve të përshpejtojnë procesin e regjistrimit”, shtoi Lëvizja.
Ndërkohë, kuotat e universiteteve publike vijojnë të mbeten bosh në një përqindje të konsiderueshme.
Pyetur nga BIRN, Ministria e Arsimit dhe e Sportit mohoi që kuotat e lira të jenë më të mëdha se ato totale në universitetet private dhe sqaroi se procesi i monitorimit për kuotat e tyre, i ka kaluar sekretarive të Instituteve të Arsimit të Lartë private.
“Nuk është e saktë të thuhet që kuotat e lira janë më të mëdha se ato totale me IAL tek privati,” tha Ministria e Arsimit.
Pamje që tregon kuota më të larta të lira se sa kuota totale, kapur më 20 tetor 2016.
Pamje që tregon kuota më të larta të lira se sa kuota totale, kapur më 20 tetor 2016.
“Respektimi i kuotave të lira në proces monitorohet dhe është përgjegjësi primare e vetë sekretarive të IAL-ve, pas kalimit tek MAS. Urdhëri  numër 486 date 6/10/2016 ka vendosur pranë çdo sekretarie monitorim të procesit”, deklaroi të martën për BIRN Ministria e Arsimit.
“Për të shmangur çdo keqinterpretim përkundrejt institucioneve të prekura, ne e kemi hequr këtë informacion nga faqja e uebsajti, i cili është një portal rregjistrimi, jo portal kontrolli,” shtoi MAS duke iu përgjigjur pyetjes se për çfarë arsyeje, kuotat e privatëve u zhdukën pas publikimit të faktit nga Lëvizja Për Universitetin në Facebook.
Tema TV raportoi të martën se drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), Arjan Xhelaj tha për mediat se portali nuk ishte konceptuar për universitetet private.
“Kur keni parë kuotat dje që u janë dukur më shumë sesa kuotat e aplikimit, ajo ka qenë thjeshtë diferenca ndërmjet numrit të aplikantëve që kanë aplikuar për një degë në një program të caktuar minus numrin e të regjistruarve. Sepse universitetet private kanë pasur një metodologji tjetër të përzgjedhjes së studentëve, ku u kanë dhënë mundësi të gjithë aplikantëve të bëjnë një konkurs, të shikohet mesatarja,” tha Xhelaj për median.
Sistemi në vetvete nuk ka bërë renditje apo pikësim, sistemi vetëm ka koordinuar klasifikimet që kanë bërë vetë universitetet, pra ka marrë ato databaza që kanë pasur vetë universitetet”, shtoi ai.
Presion mbi maturantët
Pamje e faqes së aplikimit kapur më 25 tetor 2016, ku shihet se kuotat e një universiteti privat janë fshirë.
Pamje e faqes së aplikimit kapur më 25 tetor 2016, ku shihet se kuotat e një universiteti privat janë fshirë.
Sa herë që një maturant hyn te faqja e aplikimit duke përdorur kodin unik të identifikimit të tij si aplikant, një mesazh kërcënues i del përpara.
Sot, mesazhi shkruante: “KUJDES: Nëse ju nuk regjistroheni nga data 25/10/2016 deri në 26/10/2016 në programet me ngjyrën e gjelbërt në të cilat jeni shpallur fitues, atëherë do të humbisni përfundimisht të drejtën për t’u regjistruar në ato degë”.
Problemi është se, ndonëse universitetet publike kanë ende shumë kuota të lira, në shumicën e rasteve aplikantëve u del me ngjyrë të gjelbër vetëm mundësia e regjistrimit në universitetet private.
Shkaku për këtë është se, ndërsa sistemi mbart kritere të shumta pranimi te universitetet publike, te aplikantët që rezultuan fitues te universitetet private seksioni “llogaritja e pikëve” rezulton pa asnjë kriter aplikimi; përveç pagesës së parave.
Aktualisht, Ministria e Arsimit thotë se sistemi nuk po i favorizon privatët, të cilët ankohen se janë dëmtuar po aq shumë nga eksperimenti i këtij viti me aplikimet në universitet.
“Deri më sot (25 tetor) nuk kemi asnjë IAL private që të ketë plotësuar kuotat e shpallura,” tha Ministria e Arsimit.
Gjithsesi, një kontroll në seksionin e statistikave të portalit të aplikimit, [link], tregon se shumë universitete private i kanë mbushur kuotat e shpallura si “të lira” në fazën e parë, ndërkohë që në universitetet publike, një pjesë e mirë e kuotave mbeten të paplotësuara.
Një shkrim i mëparshëm i BIRN bazuar në statistikat e aplikimeve, më 20 tetor, dita e parë e shkollës, mbi 40 për qind e kuotave të universiteteve publike vijonin të ishin bosh. Më 25 tetor, 5163 kuota ose 23 për qind e të gjitha kuotave të universiteteve publike mbeteshin të paplotësuara.
Qeveria shqiptare e ndryshoi ligjin për arsimin e lartë vitin e kaluar duke krijuar një platformë të përbashkët për universitetet publike dhe ato private, me supozimin që në vitet e ardhshme, universitetet private do të mund të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit.
Paralelisht me këtë, qeveria ndryshoi këtë vit sistemin e përzgjedhjes së maturantëve që kërkojnë të ndjekin studime universitare duke hequr sistemin e mëparshëm të njohur si “meritë-preferencë” dhe duke vendosur një sistem të ri, në të cilin, universitetet përcaktojnë kriteret e pranimit ndërsa maturantët aplikojnë në deri dhjetë degë.
Sipas sistemit të ri, maturantët me mesatare nga 9.8 deri në 10.15 shpallen fitues në deri në dhjetë degë njëkohësisht ndërsa studentët e tjerë nën këtë mesatare duhet të presin fazë pas faze lirimin e kuotave pas përzgjedhjes së të parëve.
Ndonëse në fillim të procesit Ministria deklaroi se regjistrimet do të përfundonin me dy faza, procesi është zvarritur në gjashtë faza dhe shumë nënraunde derisa kuotat të zihen.
I prezantuar si një sistem i suksesshëm që favorizon më të mirë, sistemi i këtij viti  kritikohet gjithashtu për kaosin dhe panikun që shkaktoi të maturantët.
Mijëra maturantë me mesatare të larta rezultuan humbës në universitetet publike, duke ngritur kështu dyshime dhe akuza se skema është bërë për t’i shtyrë ata të regjistroheshin në universitetet private.
Të përballur me kaosin, një pjesë e maturantëve organizuan protesta në shtator 2016 dhe kërkuan rikthimin e sistemit të vjetër. Studentët u ankuan se në shumë raste qenë penalizuar nga fakti i thjeshtë që kriteret e përcaktuara nga universitetet publike për vlerësimin e lëndëve me zgjedhje në shkurt të këtij viti, qenë të ndryshme nga kriteret që Ministria e Arsimit pati lajmëruar në fillim të vitit shkollor.
Kjo do të thotë se ndërsa nxënësit, sipas rekomandimeve të ministrisë, mësuan një lëndë të caktuar me shpresë se kjo lëndë do t’i rriste shanset për të kapur më shumë pikë në degën e tyre të parapëlqyer, ata në shtator mësuan se në fakt, kjo lëndë qe konsideruar e barazvlefshme me lëndë të tjera më të thjeshta ose nuk merrej fare parasysh nga universiteti i caktuar.
Lëvizja Për Universitetin ka përsëritur përmes një videoje më 22 tetor kërkesën për dorëheqjen e ministres së arsimit, Lindita Nikolla ndërsa theksoi se skema ka dështuar.
 
http://www.reporter.al/ministria-e-arsimit-pranon-problemet-e-sistemit-te-regjistrimit-ne-universitete/

Friday, October 21, 2016

Viti i ri akademik 2016-17 vjen me pakenaqesi tek studentet

Ivana Dervishi, Tetor 20, 2016. Reporter.al 
http://www.reporter.al/levizja-per-universitetin-viti-i-ri-akademik-nisi-me-kaos-dhe-mungese-transparence/

Lëvizja Për Universitetin: Viti i ri akademik nisi me kaos dhe mungesë transparence

Lëvizja studentore “Për Universitetin” e shënoi ditën e parë të vitit të ri akademik duke denoncuar si të dështuar skemën e regjistrimeve që vazhdon ende, ndërsa Ministria e Arsimit këmbënguli se procesi është bazuar te merita.

Studentët protestojnë gjatë ditë së parë të shkollës | Foto nga : Ivana Dervishi
Studentët protestojnë gjatë ditë së parë të shkollës | Foto nga : Ivana Dervishi
Fillimi i vitit të ri akademik të enjten (20 tetor) pa mijëra studentë që iu kthyen auditorëve të universiteteve në Shqipëri, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur ende pezull në pritje të përfundimit të skemës së shumëkundërshtuar të pranimeve.
Në një tubim para Korpusit të Universitetit të Tiranës, lëvizja studentore “Për Universitetin” shpalosi banerin “Studim, Revoltë #rezistencavazhdon”.
Lëvizja e quajti këtë “vitin akademik më të çuditshëm dhe më problematik në historinë e Shqipërisë” dhe deklaroi se rezistenca kundër reformës aktuale të arsimit të lartë do të vazhdojë.
“Mijëra studentë janë akoma duke pritur të regjistrohen në universitetet publike. Mijëra kuota të këtyre të fundit janë akoma bosh… Kaosi u ngjiz me udhëzimin nr. 13 të MAS në korrik 2016,” deklaroi Lëvizja për Universitetin.
“Nga njëra anë u futën universitetet private në listën e preferencave të maturantëve dhe nga ana tjetër u ndërtua një skemë e koklavitur aplikimi dhe regjistrimi, efekti imediat i të cilës ishte paniku i maturantëve se do të mbesnin pa shkollë,” shtuan aktivistët.
Lëvizja Për Universitetin e akuzoi qeverinë se ka krijuar panik te maturantët për t’i shtyrë ata drejt universiteteve private ndërsa dënuan mungesën e transprancës nga institucionet publike dhe private të arsimit të lartë për të regjistruarit dhe kuotat e mbetura bosh.
Klaudina Kuçi, 18 vjeçe ndihet e lehtësuar që peripercitë e regjistrimit në universitet morën fund për të në post-raundin e parë të regjistrimeve.
“Skema e pranimit në çastin e parë na bëri të humbim shpresat [se do të pranoheshim në universitet] dhe na krijoi ndjesinë se ishim të pavlerë, ndërsa lodhja e 12 viteve u duk se humbi për një ditë”, tha ajo për BIRN.
“U regjistrova të hënën në universitet dhe sot u ndesha me radhë në sekretari, paqartësi për oraret dhe sallat, si dhe shumë pasiguri për mënyrën se si do të rregullohen punët në vijim”, shtoi Kuçi për BIRN.
Ministria e Arsimit e shtyu afatin e aplikimeve dhe regjistrimeve për fazat e tjera të pranimeve deri më 27 tetor, kohë kur mendohet se do të plotësohen kuotat e mbetura bosh – veprim të cilin Lëvizja Për Universitetin e konsideroi si pranim të dështimit të skemës.
“Sistemi sa vjen e po degradon. Tarifat rriten vit për vit dhe po bëhen të papërballueshme për studentët, duke detyruar disa të ndërpresin studimet që të punojnë,” tha për BIRN Jonis Metaj, aktivist i Lëvizjes dhe student i masterit në fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit.
“Studenti shihet si klient pa të drejtë vendimmarrjeje, ndërsa diploma e ka humbur vlerën. Ne kërkojmë një sistem që i mundëson studentit të përqendrohet të mësimet në vend të shqetësimit se ku do t’i gjejë paratë për t’u arsimuar”, përfundoi ai.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla mbrojti skemën e ndryshuar të regjistrimeve si “më pranë meritës se vitet e mëparshme”, por pranoi se procesi nuk është perfekt.
“Skema e re e pranimeve në universitet është e duhura. Ju garantoj që në përmbylljen e procesit do të kemi të gjithë raportimet mbi treguesit e përmirësuar dhe dëshmitë që pas ndjekjes me rigorozitet të hapave, gjithçka do të jetë në rregull dhe ata me rezultate më të larta do të regjistrohen në universitet”, deklaroi Nikolla.
Sipas ministres deri tani janë regjistruar 19,165 studentë – 15,022 prej të cilëve në institucione publike.
Lëvizja Për Universitetin e quajti këtë proces si kalvar torturues për studentët dhe u bëri thirrje atyre të bashkohen me përpjekjen saj për ndërtimin e një universiteti publik të ri.
“…Një universiteti ku dyert do të jenë të hapura sipas meritës, arsimimi nuk do të kushtojë para por vetëm përpjekje studentore, studentët dhe pedagogët do të jenë rithemeluesit e universitetit dhe dija do të ketë karakter kritik e universal… duke i shërbyer zhvillimit dhe emancipimit të të gjithë shoqërisë”, deklaroi Lëvizja.
MAS e ndryshoi procesin e pranimeve në universitet në çastin e fundit, duke ndryshuar kështu peshën e lëndëve në fakultetet përkatëse dhe duke krijuar sistemin me faza që favorizoi vetëm maturantët ekselentë.
Ndryshimet u pritën me protesta nga qindra maturantë të shqetësuar që kërkuan rikthimin e sistemit të vjetër ku një maturant shpallej fitues në vetëm një degë.
http://www.reporter.al/levizja-per-universitetin-viti-i-ri-akademik-nisi-me-kaos-dhe-mungese-transparence/ 

Sunday, September 18, 2016

PD kritikon zbatimin e ligjit te arsimit te larte


Ish-Ministri i Arsimit dhe Shkences, Prof. Dr. Myqerem Tafaj, kritikon vendimin e qeverise per te zbatuar kete vit kriterin e gjuhes se huaj ne programet master. 
Udhezimi Nr. 52/2016 vendos kriterin ndermjet nivelit B1 dhe C1 per gjuhen e huaj dhe kjo mund te dekurajoje shume studente per te hyre ne programet e masterit. Disa studente e kane kundershtuar kete kriter dhe modalitetet e dhenies se prodhimit. Sidomos periudha dy-vjecare e njohjes se certifikates se gjuhes eshte skandaloze. Kriteri per gjuhen e huaj u vendos nga qeveria Berisha dhe modalitet per njohjen e gjuhes gjithashtu ishin te ngjashme kete udhezim.

 

Myqerem Tafaj, Facebook, 18 Shtator 2016

Rreth 15 mijë studentë rrezikojnë pranimin në studimet “Master i Shkencave” për shkak të gjuhës së huaj. Zbatimi i kriterit të gjuhës së huaj në pranim duhet shtyrë për dy vjet.
Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të arsimit të lartë, është parashikuar si kusht, për pranimin në studimet e ciklit të dytë “Master i Shkencave”, njohja e një prej pesë gjuhëve të huaja, përkatësisht anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. Neni 76, pika 4, thotë: “4. Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave” është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjish. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri. Niveli i njohjes së gjuhës së huaj përcaktohet me akt nënligjor të ministrisë përgjegjëse të arsimit të lartë”.
Udhëzimi i MAS ka përcaktuar si nivel të njohjes s së gjuhës së huaj atë “C1”, i cili është një nivel i lartë i zotërimit të një gjuhe të huaj. 
Ky kusht pranimi është jo vetëm i pa zbatueshëm, por edhe i papranueshëm nga këndvështrimi i praktikave normale të hyrjes në fuqi dhe zbatimit të ligjeve të reja. Si i tillë, ai do të penalizoj këtë vit rreth 15 mijë studentë të universiteteve publike dhe private, të cilët, për pamundësi të dhënies së provimit të gjuhës së huaj në një nivel kaq të lartë, nuk mund të fillojnë studimet e ciklit të dytë “Master i Shkencave” në këtë vit akademik, edhe po të kenë përfunduar shkëlqyer studimet e ciklit të parë.
Ligji ka hyrë në fuqi në tetor të vitit 2015, kur studentët e nivelit të parë ishin në vitin e fundit të studimeve. 
Sipas praktikave normale ligjore, ndryshime të tilla hyjnë në fuqi për studentët që fillojnë studimet universitare të ciklit të parë, mbi bazën e të cilit ndërtohet cikli i dytë i studimeve. Përse e them këtë? Sepse, jo vetëm studentët por edhe universitetet duhet të kenë kohë të mjaftueshme për të përgatitur studentët, për përmbushjen e këtij kriteri të ri jo të lehtë. Pra, ky nen mund të hynte në fuqi vetëm për studentët që filluan studimet e ciklit të parë në vitin e kaluar akademik, të cilëve u takon të fillojnë studimet “Master i shkencave” në vitin akademik 2018/19. 
Të pretendosh që ky kriter të zbatohet që këtë vit akademik është arrogancë e pastër që tregon qeveria ndaj të rinjve. Ne nuk e kemi votuar këtë ligj, por dhënia e kohës së nevojshme për hyrjen në fuqi të këtij neni ka qenë një nga ndryshimet që kemi propozuar në Komision, i cili, si shumë e shumë të tjera, u hodh poshtë me arrogancë nga maxhoranca.
Habitem që universitetet nuk po e shtrojnë këtë shqetësim, i cili dëmton mbi 15 mijë studentë. Universitetet nuk mund të jenë indiferentë ndaj kritereve të tilla jo realiste dhe arrogante të qeverisë. 
Eshtë plotësisht e mundur dhe e bazuar juridikisht që ky kriter të filloj të zbatohet pas dy vitesh dhe studentët të vazhdojnë të japin provimin e gjuhës së huaj, sipas standardeve internacionale, përpara diplomimit në studimet Master.
Madje, vetë ligji është jo logjik. Ky kriter nuk zbatohet për Studimet e Integruara të Nivelit të Dytë (DIND) në fushën e mjeksisë, veterinarisë, arkitekturës, etj. Eshtë diplomë krejtësisht e njëjtë me Master I Shkencave dhe kështu quhet edhe në titull. Përse dy standarde të ndryshme?
MAS duhet të tërhiqet nga ky kriter dhe të ndryshoj nenet 76 dhe 135 të ligjit, për të respektuar të drejtat e studentëve. Ka raste konkrete konkrete kur MAS nuk ka zbatuar kritere të ngjashme. P.sh. nuk e zbatoi kërkesën e ligjit të arsimit parauniversitar për dhënine e gjuhës së huaj si provim i detyruar në Maturën 2015, por e shtyu me një vit.
Nëse MAS nuk tërhiqet, atëherë ne si opozitë do të prozojmë një amendament ligjor, dhe, maxhoranca le ta hedh poshtë, nëse do të shkelë mbi të drejtat e mbi 15 mijë studentëve.

Thursday, September 8, 2016

Protesta dhe panik ne aplikimet per programet e studimit, gusht 2016

Disa universitete, kryesisht ato publike, kane publikuar te dhenat mbi aplikimet e maturanteve per programet e studimit.

Ka pasur disa shqetesime dhe madje protesta per pakenaqesine ndaj procesit, por qeveria ka kerkuar durim deri ne perfundim te procesit.

 Birn, Ivana Dervishi, 7 Shtator 2016, http://www.reporter.al/kaosi-i-pranimeve-ne-universitete-fitojne-ne-gjermani-por-jo-ne-tirane/
Pas një vendimi të marrë nga ministra e Arsimit gjatë muajve të verës, mesatarja e notave e të dy 18 vjeçarëve u rivlerësua nga 9.8 dhe 10.15 në 9.2 dhe 9.44. Për çudinë e tyre, edhe pse nuk janë përzgjedhur në listën paraprake të fituesve në universitetet publike shqiptare, atë kanë fituar të drejtën e studimi për mjekësi dhe arkitekturë në Gjermani.
“Do të kishim dashur që mbi ne të aplikohej sistemi për të cilin ramë dakord kur filluam shkollën. Sistemi i ri është ndërtuar që të gjitha kuotat t’i jepen nxënësve me mesatare 9.8-10, por kriteret dolën pasi ne e mbaruam maturën,” shpjeguan ata për BIRN.
Dy maturantët, të cilët refuzuan të identifikoheshin me emër duke pasur frikë se mund të kenë pasoja nga autoritetet, ishin pesimistë që publikimi i raundit të dytë të listave të fituesve do ta zgjidhte problemin e tyre, duke nënvizuar që përsëri do t’i jepej mundësi zgjedhjeje një numri te vogël fituesish.
Publikimi i listave jopërfundimtare të fituesve në universitetet shqiptare në fillim të kësaj jave, u shoqërua nga paniku i mijëra maturantëve që nuk rezultuan fitues të asnjë dege, pavarësisht mesatares së lartë dhe notave të mira të tre viteve. [...]
Protestës së maturantëve iu bashkuan edhe prindërit e tyre. Duke folur për BIRN, nëna e një nxënëseje të gjimnazit “Ismail Qemali” u shpreh shumë e shqetësuar për dëmin psikologjik të dështimit të sistemit mbi vajzën e saj.
“Që prej daljes së listave, vajza ime është trishtuar aq shumë saqë nuk i pushojnë lotët. Disa nga shoqet e saj madje kanë filluar të përdorin ilaçe antidepresioni,” tha prindi i maturantes.
“Një vit më parë, vajza më e madhe fitoi pa asnjë problem degën që dëshironte, falë sistemit meritë-preferencë. Vajza e dytë sot, një nxënëse e shkëlqyer lihet jashtë çdo fakulteti,” shtoi ajo.
“Jam shumë e zhgënjyer nga arsimi në Shqipëri dhe i kërkoj institucioneve të ndërhyjnë për të mos lejuar shkatërrimin e ëndrrave të këtyre nxënësve që kanë mësuar për 12 vite në mënyrë të vazhdueshme” përfundoi ajo.
Të tjerë prindër i thanë BIRN se skema aktuale i detyron familjet shqiptare të shtrëngojnë rripin dhe t’i çojnë fëmijët drejt universiteteve private për të mos i privuar ata nga dega e tyre e ëndrrës, të cilën shteti nuk ia ofron.

Ministria ka sqaruar:

Na lejoni t'ju SQAROJMË se këto janë listat paraprake.
LISTA përfundimtare vetëm për fazën e parë do të publikohet më datë 20 Shtator nga çdo universitet.
Pas kësaj date secili prej jush do të informohet mbi kuotat e lira për të cilat do të mund të aplikoni sërish.
Konkurrenca në fazën e parë është shumë e lartë pasi maturantët me rezultatet më të larta mund të jenë fitues deri edhe në 10 programe.
Ndaj me zgjedhjen e vetëm një programi që një aplikant do të vendosë të ndjek, të 9-ta programet e tjera për të cilat është fitues, do të mbeten në dispozicion të raundit të dytë.
Disa nga tabelat e meposhtme japin nje panorame mbi aplikimet ne tre institucione relativisht te medha.

1. Universiteti Epoka

1367 aplikime

Programi Nr. Aplikimeve
Finance Banke 225
Administrim biznesi 146
Arkitekture 155
Inxhinieri ndertimi 64
Inxhinieri elektronike 149
Ekonomiks 89
Shkenca politike 122
Marketing Nderkombetar 151
Informatike ekonomike 174
Finance Banke (shqip) 92
Total 1367


2. Universiteti Evropian i Tiranes 

1489 studente te interesuar, 2374 Aplikime


Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë  së Informacionit 1207
Financë - Bankë 384
Informatikë  Ekonomike  me profil Financë dhe Bankë 250
Informatikë  Ekonomike  me profil Menaxhim  Biznesi 165
Menaxhim  Biznesi 408
Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit 860
Komunikim  - Marrëdhënie  Publike 197
Komunikim  Dizajn 103
Marrëdhënie  Ndërkombëtare 240
Psikologji 116
Shkenca Politike 169
Sociologji - Antropologji  Sociale 35
Fakulteti Juridik 307
Jurist i Përgjithshëm 307

3. Universiteti i Tiranes 

 19 000 aplikant, 19 000 Aplikime


3.1 Fakulteti i gjuheve e huaja, 9328 aplikime

Programe Numri aplikimeve Fitues
Anglisht (Tirane) 5446 200
Anglisht (Sarande) 34 34
Italisht 1552 120
Frengjisht 575 120
Gjermanisht 985 120
Spanjolle 419 75
Greke 203 65
Ruse 114 65

3.2 Fakulteti i shkencave te natyres

P.sh.

Biologji 1924 aplikime, 100 kuota
Informatike 3304 aplikime, 301 kuota





3.3 Fakulteti i mjekesise

 Mjekesi e pergjithshme*   3019 aplikime, 226 kuota
Mjekesi, 10 te paret
* kusht mesatarja 8.5; mesatarja e te gjithe aplikanteve 8.8; median 8.9.

 Farmaci                           2287 aplikime, 86 kuota

P.sh. mesataret e pergjithshme e fituesve ne mjekesi eshte 9.6. 10 te paret si me poshte:



3.4 Fakulteti i Ekonomise

Administrim Biznesi 6648 aplikime, 440 kuota

Finance  5012 aplikime, 440 kuota

















Saturday, August 13, 2016

Programet e studimit per vitin 2016

Nisur nga te dhenat per regjistrimet ne arsimin e larte te publikuara nga MAS paraqitet edhe nje tablo mbi sistemin e arsimit te larte ne vend.

Dokumenti excel: ketu 

Shenim: Nje pjese e mire e programeve ende nuk jane unifikuar, as me kodet perkatese sipas standardeve te UNESCO. Cdo program ne liste ka nje kod te vetin, edhe pse jane programe te ngjashme ose te njejta. Ka emertime programesh te cuditshme, te cilat jane njesoj per nga natyra e profilit ose permbajne gabime gramatikore (p.sh. "Mesuesi per arsimin fillor", ose "Mesuesi arsim fillor", "inxhnieri" etj).  Me poshte jane paraqitur te unifikuara. 

Disa institucione private ende mbartin emertimin universitet, ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte. 


1. Institucionet e arsimit te larte qe kane hapur programe studimi per vitin 2016 jane:






Programe    Fakultete  Institucione
Total 443 443 35
Publik 291 291 12
Privat 152 152 23
Programe 2-vjecare 22

2




2. Programet qe ofrohen me shpesh nga institucionet e arsimit te larte (pa ato 2 -vjecare, >4 programe) 




Programe Sasia Perqindja
Gjuhesi 39 8.80%
Administrim biznesi 23 5.19%
Informatike 21 4.74%
Finance 19 4.29%
Infermieri 19 4.29%
Mesuesi 19 4.29%
Juridik 18 4.06%
Shkenca politike 14 3.16%
Menaxhim biznesi 13 2.93%
Ekonomi 12 2.71%
Psikologji 11 2.48%
Matematike 10 2.26%
Histori 9 2.03%
Arkitekture 8 1.81%
Menaxhim turizmi 8 1.81%
Biologji 7 1.58%
Fizioterapi 7 1.58%
Informatike ekonomike 7 1.58%
Sociologji 6 1.35%
Farmaci 5 1.13%
Fizike 5 1.13%
Inxhinieri ndertimi 5 1.13%
Teknologji informacioni 5 1.13%
Administrim publik 4 0.90%
Ekonomiks 4 0.90%
Film 4 0.90%
Gazetari 4 0.90%
Inxhinieri elektrike 4 0.90%
Kimi 4 0.90%
Stomatologji 4 0.90%
Laborant dentar 4 0.90%


3. Institucionet qe hapin programe studimi per kete vit jane si me poshte: 




Nr.  Universiteti Prog Fak. Privat/publik
1 Universiteti "Aleksander  Moisiu" Durres 44 44 PU
2 Universiteti  “Aleksandër Xhuvani” Elbasan 39 39 PU
3 Universiteti i Tiranës 36 36 PU
4 Univ. “Ismail Qemali” Vlorë 27 27 PU
5 Universiteti i Arteve 27 27 PU
6 Universiteti "Luigj Gurakuqi",  Shkodrës 26 26 PU
7 Universiteti "Fan S. Noli", Korce 22 22 PU
8 Universiteti Politeknik i Tiranes 22 22 PU
9 Universiteti Bujqësor i Tiranës 19 19 PU
10 Universiteti Privat Albanian University 19 19 PR
11 Universiteti "Eqrem Çabej" Gjirokaster 18 18 PU
12 Universiteti Europian i Tiranës 11 11 PR
13 Universiteti Privat Epoka 11 11 PR
14 University of New York Tirana 10 10 PR
15 Kolegji Profesional i Tiranës 9 9 PR
16 SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" 9 9 PR
17 SHLP "Mesdhetare e Shqipërisë" 9 9 PR
18 Universiteti I Mjekësisë, Tiranës 9 9 PU
19 Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" 9 9 PR
20 Shkolla e Lartë Private "Hëna e Plotë" (Bedër) 7 7 PR
21 Akademia "Reald", Vlore 6 6 PR
22 Universiteti Aldent 6 6 PR
23 Universiteti Polis 6 6 PR
24 Akademia Profesionale e Biznesit 5 5 PR
25 Shkolla e Lartë Private "Logos" 5 5 PR
26 Shkolla Private e Arsimit të Lartë "Pavaresia" 5 5 PR
27 Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi 4 4 PR
28 Instituti Kanadez i Teknologjise", Tiranë 4 4 PR
29 Wisdom University 4 4 PR
30 Universiteti Metropolitan Tirana 4 4 PR
31 Tirana Business University (TBU) 4 4 PR
32 Shkolla e Lartë Universitare Private "Luarasi" 3 3 PR
33 Universiteti i Sporteve të Tiranës 2 2 PU
34 Kolegji Profesional Privat  "Ivoclar Vivadent &
Partners"
1 1 PR
35 Shkolla e Larte "Nehemiah Gateway" 1 1 PR
Total 443 443 35