Fiks Fare, ja si shiten temat e diplomës në Shqipëri

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/25/fiks-fare-ja-si-shiten-temat-e-diplomes-ne-shqiperi/

   
Si shumëçka në Shqipëri, edhe temat e diplomës janë objekt tregtie. Fiks Fare solli këtë të hënë në investigimin e radhës, shembullin sesi mund të shesësh apo të blesh një temë diplome, si dhe çmimet përkatëse.
Zakonisht të tilla punimet gjenden nëpër fotokopje apo kancelari pranë universiteteve në Tiranë. Pikërisht në një të tillë u ndal kamera e fshehtë e Fiks Fare, duke iu paraqitur punonjësve si “studente të ekonomikut në një universitet privat të interesuar për blerjen e një punimi diplome”.
Më poshtë dialogu i zhvilluar në një fotokopje në afërsi të Fakultetit Ekonomik, Tiranë:
Fiksi – Kemi nevojë për pak ndihmë!
Djali (punonjës i fotokopjes) – Po.
Fiksi – Ne nuk jemi studentë të ekonomikut. Jemi studente në ekonomik privat, financë dhe kemi nevojë të blejmë një punim diplome. Nëse njihni ndonjë person që bën punime kundrejt pagesës…meqë jeni fotokopje këtu afër shkollës.
Djali – S’e di, ja të pyes një gocë dhe të them.
Fiksi – Ok. Nuk është vajza këtu?
Djali – Ka punë dhe duhet ta gjejë që të tregojë. A kupton?
Fiksi – Dmth duhet të gjejë ajo temën?
Djali – Pak më vonë do të të marr në telefon dhe të them e kam gjetur dhe sa kushton. A kupton? Janë tema të këtij fakulteti, që janë dhënë këtu.
Fiksi – Ok. Unë e kam edhe problem se pedagogët që japin këtu, japin edhe atje. Kupton?
Djali – Po ku mban mend ai? P.Sh. ajo diplomë që është këtu, është dorëzuar ose këtë vit që kaloi, ose vitin tjetër. Kur jep temën, Financë Bankë, ato shumë gjëra janë të përbashkëta, thjesht ndryshime kështu janë…
Fiks Fare rikthehet një ditë më vonë për të marrë diplomën, ja biseda:
Fiksi – Unë jam Ela. Kam ardhur dje këtu dhe kam folur me një djalë për një temë diplome. Ju jeni vajza?
Vajza e fotokopjes – Po. Kjo (tema e diplomës) është e kësaj shkolle, domethënë e Fakultetit Ekonomik.
Fiksi – Ai djali më tha që e keni bërë edhe herë të tjera, s’është se i kanë kapur. E njëjta mund të bëhet, e kupton?
Vajza – Për të kapur, s’besoj se ajo që e ka bërë këtu do ja japë edhe dikujt tjetër.
Fiksi – Kam frikë mos janë në një sistem që mund të dallohet se…
Vajza – Jo. Nuk ekziston. E kam marrë edhe timen, domethënë vitin e tretë. Nuk është se zbuluan gjë. Unë jam në Durrës.
Fiksi – Je në Durrës dhe e ke marrë nga këtu?
Vajza – Madje aq lekë sa ta la ai…janë shumë pak. Unë pyeta një shoqe që faktikisht tha 150 deri në 300 euro…
Pas kësaj bisede, bëhet gati tema e diplomës…
Vajza e fotokopjes – Çfarë do të bësh?
Fiksi – Do ta marr. Të thashë që do ta marr.
Vajza – Kë do marrësh?
Fiksi – Atë të masterit.
Vajza – Do ta kalosh me e-mail apo ke marrë USB? Si të ta jap?
Fiksi – Ma jep të printuar. Tani e lamë 80 mijë lekë (të vjetra) ëëë?
Vajza – 80. Po.
Por diplomat nuk shiten vetëm në fotokopje, ato i gjen lehtësisht edhe në internet, mjafton të dish ku të kërkosh dhe të paguash për të.
Djali – Ne kemi afërsisht 5000 tema diplome.
Fiksi – Sa keni?
Djali – 5 mijë.
Fiksi – Po mirë pak a shumë shifrën më të lartë të diplomës që një student mund ta blejë?
Djali – Kur e nis nga zero, domethënë ajo e shet 200 mijë. Nëse e merr te “Matrix” (faqe online) nga 50 në 100 (mijë lekë) shkon më e shumta. Ndërsa kur e bën vetë ajo vete 200 mijë.
Fiksi – Po këto temat në çfarë viti janë bërë?
Djali – 2012. Këto që të tregova ty po
Fiksi – Nuk ka fjalë që profesori im…ata që janë në komision aty të marrin një fjalë ta klikojnë në internet dhe ta gjejnë si temë
Djali – Jo
Fiksi – Është e bërë vetë nga një person?
Djali – Po, po vet. Le që ne i kemi hequr nga Google, ne i kishim më para dhe i kemi hequr. I kishim vjet në 2012 thjesht përmbajtje, tani i kemi hequr fare sepse kemi marrë licencë dhe normal që nuk mund japin licencë ata e të thuash që unë shes tema diplome.
Fiksi – Pse këtë faqen Matrix e ke të licensuar?
Djali – Po, është aktivitet i mirëfilltë.
Fiksi – Po çfarë fitoni nga kjo faqja?
Djali – Për momentin harxhojmë lekët.
Fiksi – Ju personat që i kanë punuar i mbani mend apo thjesht i keni marr këto dhe…?
Djali – I mbaj mend se i kemi dhënë lekët dhe na ka dhënë temat. Pastaj kjo që është shumë e madhe që kemi blerë rreth 15 mijë tema, këtë ja kemi marr një personi. Ka një internet kafe në Qytetin Studenti dhe atij ja ka shitur një pedagog. Ia ka shitur pedagogu me qëllim për t’ia shitur studentëve.
Fiksi – Po ky që ja ke blerë ka qenë student?
Djali – Ka mbaruar atje.
Fiksi – Dhe pedagogu i ka shitur temat e diplomës këtij?
Djali – Janë njerëz të ndryshëm që u kemi blerë temat. Temat që të kam treguar ty janë të këtij personi që ka mbaruar ekonomik po punonte në një bankë. Por përveç kësaj thashë kemi një database prej 5 mijë temash diplome. (Nuk ja kemi blerë këtij po i kemi blerë në Qytetin Studenti.) Aty ku i blemë ne vetëm pedagogu ua ka shitur këtyre. Urdhëro kemi kaq tema na shiti meqë kërkojnë studentët.
(Tregon temën e diplomës nga celulari sepse nuk hapej interneti në laptop)
Djali – Nëse ty s’të vret ndërgjegjja ne s’ka pse të na vrasi se e bëjmë për biznes. Meqë sistemi që është këtu është mavri kështu që….s’bëhet nami. Në varësi të buxhetit unë të ofroj edhe shërbimin. Me Matrix.al pretendojmë që të sjellim shumë ndryshim në komplet arsimin shqiptar.
25 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)/TCH
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/25/fiks-fare-ja-si-shiten-temat-e-diplomes-ne-shqiperi/