Thursday, January 19, 2012

Protesta kundër kritereve të qeverisë për masterat

 

HOXHAJ, E. (18 Janar, 2012)  “Masteri, studentët protestë kundër provimit të Toefl-it”, Balkanweb. marrë nga http://www.balkanweb.com/m/kryesore/masteri-studentet-proteste-kunder-provimit-te-toefl-it-79381.html

TIRANE - Studentët e universitetit shtetëror kanë zhvilluar ditën e djeshme protesta kundër stazhit të detyruar pas përfundimit të studimeve, testit të Toefl-it dhe financimet e universiteteve private me para publike. Protestat janë zhvilluar para çdo fakulteti gjatë pasdites së Masteri, studentët protestë kundër provimit të Toefl-itsotme. Studentët paralajmërojnë protesta të tjera në ditët e ardhshme. Sipas ligjit të arsimit të lartë, të gjithë ata që kanë përfunduar studimet për master profesional në vitin akademik 2010-2011 nuk mund të marrin diplomën që u njeh këtë kualifikim, pa iu nënshtruar më parë provimit të zotërimit të gjuhës angleze. Këtij detyrimi duhet t’i nënshtrohen edhe ata që do të përfundojnë studimet për master shkencor në vitin akademik 2011-2012.
Protesta
Qindra studentë të Universitetit të Tiranës kanë protestuar pasditen e djeshme në lidhje me disa çështje. Ata kanë kundërshtuar stazhin si punë e papaguar, mbrojtjen e anglishtes si kusht diplomimi dhe reforma e pritshme financiare. Studentët kanë bërë të ditur se protesta e tyre do të vijojnë. “Është një çmenduri që universitetet private të financohen me paratë e taksapaguesve, me paratë tona, në një kohë kur shtetasit nuk përfitojnë asnjë benefit nga këto pseudouniveristete”, - shprehet Meritan Elezi, një nga studentët e përfshirë në protestë. “Me sa duket universitetet private kanë gjetur një mënyrë të lehtë për të fryrë fitimet e tyre të ekzagjeruara”, - ka thënë studentja. Pankartat që ata mbanin në duar ishin më të ashpra në lidhje me provimin e detyruar të anglishtes. Sipas tyre, dhënia e provimit të Toefl-it jo vetëm që është një procedurë mjaft e kushtueshme për ta, por duke e bërë anglishten të detyrueshme, diskriminohen gjuhët e tjera. Ata thonë që së paku të rinjtë të kishin mundësi të zgjidhnin një nga gjuhët që duan të japin në përfundim të këtij cikli studimesh, siç është italishtja, frëngjishtja apo gjermanishtja. Ndërkohë ata pretendojnë se vendosja e kriterit të detyrueshëm për t’iu nënshtruar Toefl-it, ka të bëjë edhe me favorizime të subjekteve private të ndryshme. Aktualisht Universiteti i Tiranës është i vetmi universitet në vend që ka marrë të drejtën për administrimin e këtij testi që njihet ndërkombëtarisht. Por, nëse testi kushton në total 66 euro, kurset parapërgatitore për këtë testim kushtojnë nga 400 deri në 500 euro. Ndërsa drejtuesit e universiteteve ashtu si kanë thënë edhe në protestat e mëparshme që kanë bërë studentët kanë sqaruar se nënshtrimi i testit të TOEFL-i është një detyrim i përcaktuar me ligj. Ligji ka hyrë në fuqi në 2010 dhe i detyron të gjithë të rinjtë që nisin studimet për master shkencor apo profesional se nuk mund ta marrin diplomën, nëse më parë nuk marrin një notë kaluese në testin e TOEFL-it.