Showing posts with label Korrupsioni. Show all posts
Showing posts with label Korrupsioni. Show all posts

Wednesday, April 20, 2016

Mbi zgjedhjet ne Universitetin e Tiranes


Zgjedhjet ne UT kane marre nje kthese te cuditshme pas deklaratave te dekanit Koni se ishte kercenuar per tu terhequr, Fakulteti i Shkencave te Natyres, kandidati kryesor per rektor i UT.

Media ka treguar nje interes te vecante per te publikuar deklaratat e qeverise, pedagogeve me profil publik dhe te njohur si te angazhuar politikisht me PS-ne, si prof. Mimoza Hafizi apo kandidatja tjeter per rektor ne UT prof. Klodeta Dibra etj. Gjithashtu nuk kane munguar edhe deklaratat e disa deputeteve te PD-se, si p.sh. Astrit Patozi.

Ngjarja e kercenimit eshte ende e paqarte dhe ne kete situate ku as policia nuk eshte shprehur mbi vertetesine e deklaratave te Mynyr Konit dhe rektorit Dhori Kule, duket se cdo stisje eshte e nxituar. Megjithate asgje nuk i ka ndaluar te interesuarit te perfshihen me aludime, fantazi dhe qendrime ne kete debat.

Bashkelidhur gjendet nje dokument me disa shkrime kryesore mbi zgjedhjet ne teresi qe perfshijne deklaratat e qeverise, kritikeve te saj nder levizjet e fundit sociale brenda UT (Arlind Qorri), te kandidateve kryesore (Koni & Dibra), e te disa politikaneve apo gazetareve.

Shkarkoni dokumentin: Format EPUB & PDF

Perditesuar: 29 Prill 2014

Sipas Top Channel Dhori Kule, ish-rektori, dhe Mynyr Koni, rektori aktual i UT, kane deshmuar ne prokurori se nuk e kane kallezuar kercenimin pasi nuk i njihnin personat. Kuptohet qe ky justifikim eshte skandaloz, pasi me gjase te dy kane njoftuar Sali Berishen qe i ka identifikuar kercenuesit me Emiljano Shullazin.

Top Channel, 28 Prill 2014, Profesorët humbin kujtesën, Kule e Koni në prokurori: S'e mbajmë mend Shullazin
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=325305
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për t’u pyetur në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj Emiljano Shullazit, i dyshuar për kanosje për shkak të detyrës.
Për dy orë, rektori i zgjedhur pak ditë më parë dha dëshminë e tij, duke këmbëngulur sikurse ka deklaruar edhe para policisë së Tiranës se nuk i njihte personat që e kërcënuan për t’u tërhequr nga gara. 
“Nuk i fiksova fytyrat e tre personave që më urdhëruan të hipja në makinën e tyre, njëri prej atyre, ai që ishte në sediljen e pasme, më kërkoi të tërhiqesha nga gara e mandej me urdhëroi të zbrisja nga makina”. 
Ky është qëndrimi i profesor Mynyr Konit, i cili i ka lënë pa përgjigjje prokuorët nëse ndonjëri prej personave që e kishte kanosur ishte apo jo Emiljano Shullazi. Profesor Koni, thanë burime për Top Channel, është përgjigjur ‘nuk e mbaj mend pasi u tremba’. 
Prokuroria pyeti gjithashtu edhe ish-rektorin Dhori Kule, që është personi të cilit Koni i kishte treguar për kërcënimin. Gjithashtu, ish-rektori u pyet edhe për kërcënimin e kryer ndaj tij pranë një hoteli në Tiranë. 
Por edhe Kule, thanë burimet, ka deklaruar se nuk mbante mend kush e kërcënoi pasi nuk i kishte identifikuar dot autorët. “Më ndaluan tre djem dhe më thanë ‘mos e mbështet Konin në garë’. Unë nuk bëra kallëzim sepse nuk njoha asnjërin prej tyre”, ka rrëfyer profesor Kule. 
Prokruroia pritet të thërrasë edhe dy biznesmenë që sipas SHISH u është vendosur gjobë nga Shullazi. Ndërkohë që ende nuk e ka gjetur adresën e njeriut kyç në këtë dosje, shtetasit Jani Zaka, dëshmitarit që ka treguar konfliktet për një parking në Tiranë.

Sunday, October 25, 2015

Studim i Fondacionit Friedrich Ebert mbi te rinjte

 

Fondacioni Friedrich Ebert, i afiluar prane Partise Social-Demokrate ne Gjermani, i qendres se majte, ka publikuar se fundmi nje studim mbi gjendjen dhe perspektivat e te rinjve ne Shqiperi. Raporti per vitin 2015 titullohet “ALBANIAN YOUTH 2015: Slow change, Internet dependency and …EU trust!” (Rinia Shqiptare 2015: Ndryshim i ngadalte, varesi nga interneti dhe … besim tek BE!”

http://www.fes-tirana.org/media/publications/pdf-files/2015/t-150915-albanien-youth-eng.pdf

Popullata: Te rinjte 16-27 vjec.

Metoda: Sondazh (Intervista te strukturuara)

Kampionimi: 1200 individe. Metoda eshte Probability Proportion to Size. Stratifikim dhe perzgjedhje e individeve mbi bazen e qendrave te votimit dhe zones (rural/urban). U zgjodhen 120 qendra votimi me nga 10 intervista per qender. Perzgjedhja ne menyre rastesore dhe individet ishin te vendosur ne dy cluster (qender votimi dhe familje).

Grupmoshat 16-17 vjec 18-27 vjec
Shkolle (56.4%) 87.6% 38.6% (18-22 vjec)
- Universitet   23.9%
- Shkolle e mesme 27.5%  
- Master/PHD.   4.8%

Cela A., Kamberi G., Pici E. (2015) ALBANIAN YOUTH 2015: Slow change, Internet dependency and …EU trust! FES-Tirana, IDRA. Marre nga http://www.fes-tirana.org/media/publications/pdf-files/2015/t-150915-albanien-youth-eng.pdf

Gjetjet kryesore (fq. 69) ne lidhje me arsimin

- Pjesa me e madhe e te intervistuareve mendojne se kostoja e arsimit i pengon ata nga ndjekja e arsimit te larte.

image

- Pjesa me e madhe e te intervistuareve raportojne se korrupsioni ne arsim eshte evident ne institucionet e arsimit.

image

- Te rinjte e shohin arsimin e larte si nje mundesi per te rritur aftesite e tyre, megjithe nivelin e larte te papunesise nder te diplomuarit;

- Studentet jane me te qarte me zgjedhjen e programit te studimit.

image

- Rreth 60% e te rinjve te intervistuar shprehen se jane kryesisht te kenaqur me cilesine e arsimit ne Shqiperi, pakenaqesia eshte me e larte ne Tirane. Rreth 46% raportojne se do te deshironin nje institucion publik jashte vendit.

image

- Vetem 17% e te rinjve jane perfshire ne nje vend praktike, ndersa vetem 17% kane mundur te perdorin aftesite e tyre ne nje praktike per vitin 2014;

image

- Shumica e te rinjve jane optimist per te ardhmen, e se do te gjejne pune se shpejti.

image

- 22% jane aktualisht te punesuar (kohe te plote/te pjesshme), nje ulje qe prej vitit 2011, kur 35% ishin te punesuar.

image

- Mbi 40% nuk punojne ne fushen e kualifikimit/diplomimit. Vetem 30% munden.

image

- Gjysma deshirojne te punesohen ne sektorin publik, 1/3 ne sektorin privat.

image

image

- Pjesa me e madhe mendojne se puna gjendet nepermjet njohjeve e lidhjeve, ndjekur nga arsimimi, aftesite profesionale dhe lidhjet politike. Fati eshte me i fundit faktor.

image

- Studentet shpenzojne me pak kohe per te studiuar.

image

 

 http://www.fes-tirana.org/media/publications/pdf-files/2015/t-150915-albanien-youth-eng.pdf

Monday, October 19, 2015

Mbi publikimin e të dhënave personale për korrupsion


Portalit të arsimit të lartë i kanë ardhur disa kërkesa, nga disa pedagogë të akuzuar ose dënuar për korrupsion (Universiteti Politeknik, Universiteti Bujqësor i Tiranës), për heqjen e emrave nga lajmet e publikuara për korrupsionin në arsimin e lartë në Shqipëri.
Këto kërkesa i referohen ligjit të Mbrotjes së të dhënave personale, nr. 9887/2008 i ndryshuar.

Portali i kundërshton këto kërkesa dhe i konsideron të pabazta për këto arsye:

Së pari,portali eshte në jurispondencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e regjistruar në kompani amerikane.

Së dyti, ligji ka një tjetër fushë zbatimi. Është kryesisht për instancat e autorizuara shtetërore ose private që mbledhin të dhëna personale. Ky portal nuk mbledh të dhëna personale, i publikon ato sipas rastit kur janë shpallur në mediat kombëtare që janë të licencuara e veprojnë sipas ligjeve në fuqi.
Gjithashtu, ky portal është një faqe personale, personi fizik, sipas përcaktimit të ligjit. Kësisoj bie në atë kornizë të lejuar ligjore të parashikuar sipas nenit 4/4. Më tej, portali publikon informacion që ka të bëjë me funksionin e pedagogëve si persona publikë zyrtarë.
Ligji nr. 9887, Neni 4, Pika 4.
Ky ligj nuk zbatohet për përpunimin e të dhënave:
a) për persona fizikë, për qëllime thjesht familjare ose personale;
b) vetëm për rastet kur jepet informacion për persona publikë zyrtarë ose punonjës të administratës publike (shtetërore), nëpërmjet të cilit pasqyrohet aktiviteti publik, administratativ ose çështje lidhur me detyrën e tyre.
Së treti, në të gjithë botën publikohen këto informacione kur personi është figurë publike, sikur është një pedagog, i cili ka publikuar emrin e tij në studime shkencore dhe si intelektual ka detyre ti shërbejë komunitetit, jo vetëm akademik. Atëherë emri i pedagogut do të publikohet nëse është akuzuar qofë për shkelje të etikës (plagjiaturë, ngacmime seksuale etj.), apo për korrupsion (mitmarrje, shpërdorim detyre etj.).
Sidoqoftë, nisur nga problematikat që ka sistemi i drejtësisë dhe mungesa e profesionalizmit në mediat shqiptare, ne do të frenohemi nga publikimi i emrave të plotë në fazën e hetimeve dhe procesit gjyqësor, përveç kur ekzistojnë prova të forta (si filmime, apo regjistrime) për përfshirjen e pedagogëve ne veprimtari të pahijshme dhe korruptive.
Së katërti, nisur nga akuzat se publikimi i informacioneve kryhet për përfitime financiare, bëjmë me dijeni se ky portal personal nuk gjeneron asnjë të ardhur, siç edhe vërehet nga mungesa e reklamave në faqe.

Wednesday, October 14, 2015

Mitmarrje në Universitetin e Shkodrës


Sipas Gazetës Shqip, Top Channel ka filmuar një pedagog të Universitetit të Shkodrës duke marrë para kundrejt notës kaluese. Ky pedagog ka qenë i arrestuar më parë për të njëjtin veprim, por çështja penale është pushuar nga prokuroria.

Ministria e Arsimit ne deklaraten e saj per shtyp [15 Tetor 2015] ka njoftuar se ka dorezuar kerkese per ndjekje penale.

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/deklarate-per-shtyp-per-rastin-e-denoncimit-ne-top-channel-emisioni-fiks-fare

Menjëherë pas transmetimit në emisionin Fiks Fare të këtij skandali të ndodhur pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, MAS ka kontaktuar me Rektoratin e këtij Universiti, që ky institucion të marrë masat e duhura administrative për këtë rast. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit ka nisur procedurat për kallëzim penal ndaj pedagogut pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.


Gazeta Shqip, 14 tetor 2015
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/14/fiks-fare-pedagogu-i-drejtesise-kerkon-500-euro-per-dy-provime/
Fiks Fare Fran QafaFiks Fare Fran Qafa
 
Fiks Fare Fran QafaFiks Fare Fran Qafa
 
Shkodër
Tekstet në celular të sekserit që kërkonte para për Fran Qafën
Pazari për marrjen e notës kaluese në të dyja lëndët bëhet me biseda të shkruara në celular
“Fiks Fare” solli dje fakte sesi funksionon skema e marrjes së provimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës. Një student i këtij fakulteti, i cili duhej të hynte në provimin e diplomës, detyrohet të paguajë 500 euro për të marrë notë kaluese në dy provime të mbartura, “E drejtë penale” dhe “E drejtë e procedurës penale”.
“Fiks Fare” tregoi dje dhe do të vazhdojë denoncimin në ditët në vazhdim sesi studenti merr notë kaluese në të dyja provimet, pasi paguan 500 euro. Studenti i Drejtësisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, rrezikonte të mos ngelte përfundimisht në dy lëndët e mësipërme për të kaluar më pas në provimin përfundimtar të marrjes së diplomës. Ai iu drejtua emisionit “Fiks Fare”, pasi e kishte të pamundur që të merrte notë kaluese në dy lëndët e pedagogut Fran Qafa.
Studenti pretendonte se kishte dhënë disa muaj më parë provimin, por pedagogu nuk i kishte dhënë notën kaluese që studenti pretendonte se e meritonte. Duke mos pasur mundësinë e sigurimit të të hollave, studenti kërkoi ndihmën e emisionit investigativ në “Top Channel”, gazetarët e të cilit nisën edhe mbledhjen e informacioneve mbi këtë rast. Bisedën e parave studenti pretendonte se e kishte bërë më parë me pedagogun, por për ta vërtetuar një gjë të tillë, studenti i kërkoi takim para provimit pedagogut Fran Qafa.
Gjatë bisedës telefonike që studenti bën me pedagogun Fran Qafa, ky i fundit i lë takim në një lokal, pranë universitetit. Me të mbërritur te lokali, studenti e gjen pedagogun së bashku me disa persona të tjerë.
Një nga personat që qëndronte me pedagogun ngrihet nga tavolina, duke u ulur dhe biseduar me studentin, ku i kërkon arsyen se përse kërkonte takimin me pedagogun. Në këto rrethana, studenti i tregon këtij personi, i cili më pas duket se luan rolin e sekserit, se pedagogu i kishte kërkuar 500 mijë lekë (të vjetra) për dy provimet dhe se i kishte paratë me vete dhe ishte i gatshëm për të bërë pagesën.
Në këtë moment, personi që hyn si sekser mes studentit dhe pedagogut, takohet me pedagogun Fran Qafa dhe pas bisedës me të, fillon pazari me studentin. Pazari për marrjen e notës kaluese në të dyja lëndët bëhet mes sekserit dhe studentit me biseda të shkruara në aparatin telefonik celular.
Sekseri i tregon duke i shkruar në telefon se pedagogu i ka kërkuar 500 euro për dy provimet dhe jo 50 mijë lekë të reja. I ndodhur para kësaj situate, studenti i kërkon sekserit që të ulej pazari, që ai të paguante më pak. Por përgjigjja e sekserit ka qenë e prerë se as që bëhet fjalë për të dhënë më pak se 500 euro.
Në këto kushte, studenti detyrohet të pranojë dhënien e lekëve. Pasi mëson këtë fakt, pedagogu afrohet dhe nis bisedën me studentin. Pedagogu Fran Qafa i drejtohet studentit se provimi ka qenë në orën 11:00, por ai mund të hynte në provim edhe në orën 14:00 të po asaj dite. Por, më parë duhej të nxitonte të regjistrohej te sekretaria. Ndërkohë që studenti i kërkoi pedagogut Qafa që t’i jepte paratë në dorë, pedagogu shprehet se “nuk ke punë me mua, ik e tako atë (sekserin)”. Në këto kushte, studenti takon sekserin dhe në makinën e tij i dorëzon 500 mijë lekët (e vjetra) sekserit, ndërsa për diferencën e lekëve të tjera, studenti i premton se do të vinte të takonte pedagogun pas dy ditësh, para se të dilnin edhe notat e provimeve, ndërkohë që po atë ditë do të hynte në provim.
Precedenti
Fran Qafa, i arrestuar më parë për korrupsion
Pedagogu i Universitetit të Shkodrës, Fran Qafa, është arrestuar edhe para tri vitesh për vepra penale që lidhen me korrupsionin, por ai u lirua dy ditë pas prangosjes dhe u hetua në gjendje të lirë. Në qershor të vitit 2012, policia tha se Qafa, pedagog në Fakultetin Juridik të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, është arrestuar në flagrancë, duke marrë para nga një student, në këmbim të notës kaluese në provim. Sipas deklaratës së asaj kohe, pedagogu ishte nën hetim prej disa kohësh, pas denoncimeve të shumta të bërë nga studentët e tij. Pedagogu Fran Qafa u dyshua për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike, por dy ditë më vonë u lirua nga prokuroria. Burime nga Policia e Shkodrës bënë me dije në atë kohë, se Qafa do të hetohej në gjendje të lirë me urdhër të organit kryesor të akuzës. Më vonë, çështja ndaj tij është pushuar, ndërkohë që Qafa është rikthyer në punë.
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/14/fiks-fare-pedagogu-i-drejtesise-kerkon-500-euro-per-dy-provime/















Sunday, October 4, 2015

150 Euro për një çertifikatë të gjuhës angleze

 

Pas Universitetit te Gjirokastres qe shiste certifikata te TOEIC, edhe certifikatat e Cambridge (IELTS) per gjuhen angleze ofrohen per 150 Euro ne nivelin A2. Certifikata e gjuhes angleze, ne nivelin A2, eshte kusht per marrjen e diplomes se Masterit Profesional apo atij Shkencor, si edhe per doktoraturen.

Keto mashtrime jane tashme te zakonshme edhe per TOEFL nga studentet kineze. Sipas The Guardian (Alan Yuhas, 28 Maj, 2015)

Fifteen Chinese nationals have been charged with impersonating students in order to defraud colleges through standardized tests, the justice department said on Thursday... [Departamenti i Drejtesise deklaroi te enjten se, pesembedhjete shtetas kineze jane akuzuar se kane mashtruar kolegjet nepermjet zevendesimit te personave qe duhet te kryenin provimin e standardizuar.]

Ne Shqiperi Top Channel ka deshmuar se per 150 euro mund te zoterohet nje certifikate e gjuhes angleze, IELTS, ne nivelin A2. Ne kete mashtrim eshte perfshire Dhoma Britanike e Tregtise dhe Industrise.

Top Channel, Emisioni Fiks Fare, 29.09.2015

“Fiks Fare”, certifikatë mbrojtjeje pa ditur asnjë fjalë anglisht...me 150 euro

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=309651

Sot nuk është fare e vështirë të sigurosh një certifikatë të gjuhës angleze, diçka që duhet patjetër të shoqërohet me diplomën për të vazhduar studimet pasuniversitare, ose për ata që kanë profesione të veçanta.
Por, edhe pse dikush nuk e njeh fare anglishten, nuk di as edhe një fjalë të vetme, ka ende shpresë për të marrë certifikatën që do t’i japë një vlerë edhe më të madhe diplomës.
Emisioni investigues i “Fiks Fare”, në puntatën e radhës të kësaj të marte, zbulon se çfarë procedurash duhet të ndjekësh për të marrë një certifikatë të gjuhës angleze, një dëshmi anglishteje të përhershme, e cila mban logon e Universitetit të Kembrixhit.
Të gjithë shikuesit kanë ndjekur se çfarë “duhet të kesh” kur e di anglishten, por edhe nëse nuk e di ta flasësh atë. Ajo që ndodh konkretisht është pajisja e të interesuarve me certifikata anglishteje kundrejt pagesës prej 150 eurosh...


Pamje nga British Chamber of Commerce and Industry, Albania
Fiksi: më duhet një certifikatë. Tani, unë jam i interesuar, e kam për një kushërirën time.
Punonjësja: Po.
Fiksi: Edhe ajo është tek Infermieria, por e ka mbaruar shkollën dhe i duhet. Tani...
Punonjësja: A2 i duhet?
Fiksi: Ajo është me pushime. Mund t’ia marr dot unë?
Punonjësja: E ka dhënë ajo?
Fiksi: Jo, moj, jo. Me e marrë kështu... Të bëj pagesën dhe ta marr.
Punonjësja: Të vijë vetë këtu, të paguajë dhe 150 euro edhe...
Fiksi: Por, po nuk doli mirë ajo pastaj?
Punonjësja: Po ç’ke more, asaj A2 i duhet.
Fiksi: Tani, a e rregullojmë dot që të dalë mirë?
Punonjësja: Që ta marrë, jo të dalë mirë.
Fiksi: Po pra, që të marrë pikët maksimale.
Punonjësja: Po prandaj po them.
Fiksi: Tani sa lekë shkon?
Punonjësja: Po të thashë unë, e di ajo. 150 euro.
Fiksi: 150 euro?
Punonjësja: Po. Mos fol për çmime e kështu gjërash në telefon.
Fiksi: Po jo moj, çfarë telefonash...
Punonjësja: Po ta japë vetë, ta marrë vetë kushton 95 euro. Unë ta jap...
Fiksi: Tani që ta marrë, ta ketë garant?
Punonjësja: Garant e ka.
Fiksi: Me 150 euro. Është e mbaruar?
Punonjësja: Po e di ajo... për ta bërë brenda ditës, brenda ditës, dhe për ta marrë për dy javë. Edhe duke e ndihmuar që ta marrë... është 150 euro.

[Top Channel TV has investigated how the British Chamber of Commerce and Industry in Albania was involved in a conspiracy to defraud Albanian universities and employers by handing out undeserved English language certificates (IELTS) in exchange for 150 Euro. This is the second time that the media has revealed how English standardized tests have been compromised in Albania, the first being TOEIC at University of Gjirokastra.] 

Thursday, October 1, 2015

Dokumente mbi keqmenaxhimin dhe korrupsionin në arsimin e lartë


Informacione mbi korrupsionin dhe keqmenaxhimin në arsimin e lartë në Shqipëri

 2015 

Fondacioni Friedrich Ebert ka publikuar se fundmi nje studim mbi gjendjen dhe perspektivat e te rinjve ne Shqiperi. Raporti per vitin 2015 titullohet “ALBANIAN YOUTH 2015: Slow change, Internet dependency and …EU trust!” (Rinia Shqiptare 2015: Ndryshim i ngadalte, varesi nga interneti dhe … besim tek BE!” ku permban edhe informacion mbi perceptimin e te rinjve per korrupsionin ne arsim. [ndiq postimin]
http://www.fes-tirana.org/media/publications/pdf-files/2015/t-150915-albanien-youth-eng.pdf

2014

Projekt i Regional Research Promotion Program (Ballkanit Perendimor) nga qeveria zviceranerezultate fillestare - Edvin Zhllima
Raport i Ministrisë së Arsimit  për kontrollin e ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe masat e marra – Shtator 2014
Dëmi financiar i shkaktuar nga keqmenaxhimi i buxhetit të shtetit (përllogaritur nga Opendata.al 2014).
Raport i Kontrollit te Larte te Shtetit ne Institutit e Shendetit Publik – 2014
Raport i KLSH në Universitetin Bujqësor të Tiranës – 2014
Raport i KLSH për Universitetin Politeknik të Tiranës - 2014

2013


2012

Raport i Kontrolli të Lartë të Shtetit në Universitetin e Gjirokastrës – 2012.
Raport i Kontrolli të Lartë të Shtetit në Institutin e Kujdesit Shëndetësor – 2012
Raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës – 2012
Raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Universitetin e Shkodrës – 2012
Raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Ndërmarrjen e Kujdesit të Studentëve – 2012
Raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Spitalin Universitar (Universiteti i Mjeksisë) Nënë Tereza – 2012

 

2010

 

Raport i Projektit kundër Korrupsionit (PACA, Këshilli i Evropës) nga Pëllumb Karameta – 2010 (anglisht)
Raport i përgjithshëm nga Projekti kundër Korrupsionit (PACA) – 2012 (anglisht)

2005

Një studim i SOROS (2005) mbi korrupsionin në arsimin e lartë në Shqipëri.

Tuesday, September 22, 2015

Shitje diplomash ne Universitetin e Elbasanit

Panorama, 22 Qershor, Skandali i diplomave, në pranga 3 pedagogë dhe kreu i Ujësjellësit

Policia e Elbasanit ka kryer një operacion të gjërë ditën e sotme, të quajtur “Diploma”. Operacioni është finalizuar me arrestimin e 6 personave, të cilët akuzohen se kanë qenë të përfshirë në një skandal të shitjes së notave në Universitetin e Elbasanit.

Kreu i Ujësjellesit ne Elbasan, Altin Cenolli

Kreu i Ujësjellesit ne Elbasan, Altin Cenolli

Sipas Policisë, janë arrestuar Altin Cenolli, 37 vjeç, drejtor i Ujësjellsit në Elbasan. Gjithashtu, është arrestuar edhe Jani Muslli, 22 vjeç, shofer i Drejtorisë së Ujësjellësit. Ky shtetas akuzohet për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike në Elbasan.

Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre pedagogë, të cilët janë:

A.Gj, vjeç 38 banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan. Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

R.T, vjeç 38, banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan. Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Me Urdhër të Prokurorit u ndalua shtetasja: Manjola Tavanxhi, vjeç 31, banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan.

Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Veç tyre është arrestuar edhe Gazmend Laloshi, administrator i një firme private, i akuzuar gjithashtu për korrupsion.

SKEMA

Shtetasi Altin Cenolli, dhe Gazmend Laloshi, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndërhyrë tek pedagoget e Universitetit “Aleksander Xhuvani”, Fakulteti i “Ekonomikut” Manjola Tavanxhi, A.Gj dhe R.T, për të marrë nota kaluese në disa lendë dhe për të siguruar kredite të mjaftushme për mbrojtjen e diplomës për shtetasin Jani Muslli, i cili ishte student pranë këtij fakulteti, duke paguar për çdo provim nga 200 Euro. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

http://www.panorama.com.al/skandali-i-diplomave-ne-pranga-3-pedagoge-kreu-i-ujesjellesit-dhe-shoferi-i-tij/

Tuesday, September 8, 2015

Letër e hapur nga një aplikant pune në Agjencinë e Akreditimit

 

Edmond Çata, pedagog i jashtëm në Universitetin e Durrësit, ka aplikuar për një vend pune si specialist pranë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë. Zotit Çata (PhD.) i është refuzuar aplikimi për arsye jo transparente. Për këtë zoti Çata ka publikuar një letër të hapur për ministren e arsimit znj. L. Nikolla.

Më poshtë letra e tij me disa shkurtime. Letrën e poshtë e gjeni të botuar tek Gazeta Dita, 8 qershor 2015 dhe këtu: xxxx.

Kjo letër denoncon publikisht Agjencinë e Vlerësimit dhe Akreditimit, e drejtuar nga Dhurata Bozo, dhe nën varësinë tuaj direkte. Në bisedën tonë telefonike datë 3 Shtator 2015, ju më thatë tju dërgoja një letër. Unë letrën po ua dërgoj, por PUBLIKISHT! Për tre arsye: prej rëndësisë që i keni dhënë ju si Ministre, bashkë me Kryeministrin Rama, akreditimit; prej rëndësisë që ka për reformën Agjencia e Akreditimit; dhe, prej faktit që kjo agjenci varet direkt prej jush. Shtysë për këtë letër janë praktikat e rekrutimit të Agjencisë.

….

Në Buletinin e Prokurimeve Publike, Nr. 9, datë 9 Mars 2015, faqe 380-383, Agjencia shpalli rekrutim për dy specialistë “për Promocionin dhe Vlerësimin e Cilësisë” më kritere arsim i lartë, 3 vjet punë, njohuri në anglisht, legjislacionin mbi arsimin, dhe akreditimin, aftësi të shkruari dhe aftësi të punuarit në grup. Aplikimet kërkohej të paraqiteshin brënda datës 16 mars 2015. Ndaj në 15 Mars unë paraqita dosjen time e cila përmbante: CV-në, Diplomat me Notat në PhD, Master, dhe Bachelor, eksperiencën time të punës, si dhe një listë me artikuj të mi për çështjet e reformës, universiteve, dhe arsimit të lartë në Shqipëri.

Ajo që ka ndodhur nga Prill deri në Shtator minimalisht mund të quhet tallje, ndërsa në një vlerësim më radikal, mund të konsiderohet një praktikë e dyshimtë dhe e ndëshkueshme. Deri në mes të Prillit, 4 javë pas aplikimit, agjencia nuk u bë e gjallë të njoftonte si po procedonte. Dy herë tentova të merrja vesh çpo ndodhte, duke shkuar vetë në Agjenci. Në zyrat e saj askush nuk jepte sqarim as për aplikimin, as për vetë Drejtoren Dhurata Bozo. Të cilën sa herë kam shkuar, asnjëherë nuk e kam gjetur në zyrë.

Agjencia u bë “e gjallë” vetëm në datë 22 Prill me një telefonate në numrin 224-3423. Por telefonata kishte dy paradokse: 1) me personin dhe 2) logjikën që përçonte në emër të Agjencisë. Telefonuesja, kur e pyeta me ç’kapacitet më fliste, më tha…  se procesi është anulluar sepse vetëm ti ke paraqitur aplikim! “Anullim?” ia ktheva i çuditur! I bie të jem fitues direkt! Jo vetëm si kandidat i vetëm por edhe sepse përmbush dhe tejkaloj gjithë kriteret. … Me këtë logjikë, në 27 Prill 2015 Agjencia e Akreditimit përsëriti shpalljen, me të njëjtat kritere, në Buletinin e Prokurimeve Publike, Nr. 16, faqe 573-574.

Si një njeri i cili ka shkruar që nga viti 2002 mbi 30 artikuj për reformimin e Arsimit të Lartë dhe Universiteteve shqiptare; si një njeri direkt i interesuar për rezultatet e reformës suaj, padyshim që kam ndjekur me vëmëndje çdo veprim apo mosveprim tuajin në arsimin e lartë dhe ndaj universiteteve; kam ndjekur me vëmëndje çdo premtim të tuajin, çdo mënyrë që ju shpallni se do të ndiqni në kryerjen e reformës, dhe çdo hap që ju si qeveri keni hedhur konkretisht deri tani. Por cilësinë dhe rezultatet e reformës suaj unë nuk i “mas” me deklaratat që bëni ju; Nuk i mas as me të treguarit se sa të fortë jeni ju dhe argumentet tuaj në debatet me përfaqësuesit e universiteteve. Cilësinë dhe progresin e reformës suaj unë i “mas” me “fatin” tim: Sa do të ndryshojë ai nga një person i papunë, në një person ju do ti lejoni të japë kontributin e tij në universitetet apo agjencitë qeveritare që operojnë në fushën e arsimit të lartë. Ju nuk mundeni që në njërën anë të bëni deklarata në publik të tipit “do të bëjmë këtë, e do të bëjmë atë”- që po ti marrësh ashtu siç bëhen do ti binte që unë të mos kisha mbetur sot i papunë – dhe nga ana tjetër, në sjelljen tuaj në realitetin praktik, të silleni krejt kundër nga sa thoni në deklaratat tuaja! Ndaj meqë “zyrtarisht” më kërkove të të dërgoja më postë një “letër zyrtare” por praktikisht as nuk dëshëroja të dëgjoje atë çfarë unë kisha për të të thënë, letrën time po ua dërgoj PUBLIKISHT! Në këtë letër, përveç informacionit që ka të bëjë specifikisht me Agjencinë e Akreditimit po ju kumtoj edhe disa gjëra që ju si Ministre nuk treguat ndonjë dëshirë për ti dëgjuar.

Agjencia që ju keni aktualisht, çdo gjë mund të konsiderohet por vetëm një instrument efikas nuk mund të quhet. Që nga drejtoresha e deri tek “specialistët” që e popullojnë atë mund të thuhet se kanë bërë pallë me paratë e taksapaguesve por vetëm për rezultate nuk mund të pretendojnë. Ca më pak mund të pretendojë vetë Drejtorja e agjencisë, apo ju si Ministre, se agjencia ka qënë ndihmuese e fuqishme në reformën tuaj! Kush thotë të kundërtën gënjen! Kush thotë se agjencia ka bërë punën e vet, nuk dëshëron të shohë të vërtetën në sy: Që tregu akademik është mbushur me universitete që kanë programe skandaloze dhe profesorat pa një historik, axhendë, dhe interes specifik në kërkimin shkencor! Agjencia aktuale e Akreditimit, të cilën ju e keni në varësi, është e populluar jo me profesionistë por me klientë; është e populluar jo me njerëz të ditur dhe eksperiencë mësimdhënëse, drejtuese, kërkimore në akademi por me djem dhe vajza të miqve partiakë apo familjarë; është e populluar jo me njerëz që kanë doktorata por me “bachelorista” dhe “masterista” të fituar universiteteve shqiptare; është e populluar jo me njerëz me eksperiencë dhe doktorata serioze nga nga universitete serioze por me njerëz me eksperiencë dhe doktorata “leshi”! Mjafton të verifikoni CV-të dhe eksperiencën e tyre jetësore, profesionale, akademike, dhe pastaj dilni dhe i thoni publikut dhe mua që këto që them në këto rreshta nuk janë të vërteta!

Që Agjencia e Akreditimit ka nevojë të reformohet, të ndryshojë drejtor, të popullohet me staf cilësor, kjo nuk ka pikë dyshimi. Ky imperativ konfirmohet nga dy fakte: 1) rezultatet e munguara të Agjencisë dhe 2) thirrja nga ju e Agjencisë Angleze të Akreditimit. Agjencia shqiptare e Akreditimit nuk është krijuar sot, ajo ka qënë edhe në kohë e dyshes Berisha-Tafaj. Por kur ju flisni për universitete, standarte, dhe cilësi të DYSHUESHME kjo tregon që kjo Agjenci, kështu siç është aktualisht, me këtë drejtore, staf, dhe mendësi, KA DËSHTUAR të kryejë misionin dhe detyrën për të cilën taksapaguesit shqiptarë e paguajnë dhe e mbajnë në këmbë: Agjencia ka dështuar të vlerësojë dhe akreditojë tamam, realisht, vërtetësisht universitetet shqiptare, programet e tyre, cilësinë dhe kredibilitetin e profesoratit të tyre! Agjencia ka dështuar të vërë gishtin dhe tregojë cilat universitete shqiptare nuk vlejnë dhe cilat universitete vlejnë dhe sa vlejnë. Është pikërisht mungesa e rezultateve konkrete arsyeja përse sot ne kemi universitete që, siç keni deklaruar ju dhe kryeministri Rama, kanë programe, kanë profesorat, dhe lëshojnë diploma, por diplomave të tyre nuk mund tju zihet besë, profesoratit i mungon kërkimi shkencor, dhe vetë qeveria nuk mund ti drejtohet asnjë universiteti për ndihmë konkrete apo know-how për çështje të qeverisjes së këtij vendi! Po ashtu, thirrja dhe pagimi nga ana juaj i Agjencisë Britanike të Akreditimit është treguesi tjetër i dështimit të Agjencisë Shqiptare të Akreditimit. Përse do të duhej që qeveria shqiptare të punësonte një agjenci të huaj akreditimi kur ajo ka një agjenci të vetën dhe paguan për mbajtjen e saj? Shpjegimi mund të ish vetëm një: Agjencia ose ka dështuar, ose nuk është në gjëndje, pra nuk ka KAPACITETE dhe KNOW-HOW të kryejë akreditimin e universiteteve shqiptare! Ndonëse ky është misioni dhe puna për të cilën mbahet në këmbë dhe paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë!!!!

Gjëja e dytë që duaj tju kujtoj ka të bëjë me qëndrimin tuaj ndaj njerzve si puna ime, me kualifikime mëse të vlefshme si për universitetet, ashtu edhe për qeverinë shqiptare dhe agjencitë e saj. Në disa raste kryeministri Rama nuk ka munguar të shprehë “interesin” për kontributin e atyre shqiptarëve që kanë studiuar jashtë. Unë jam një ndër ta, i kthyer në Shqipëri në 2009, por që ka mbetur jo vetëm i papunë, por edhe është përballur me refuzimin tuaj për të më bërë pjesë të përpjekjeve tuaja në procesin reformues të arsimit të lartë dhe universiteteve shqiptare. Nëse kjo është filozofia juaj reale, përtej llafeve të bukura që artikuloni konferencave madhështore punë për ju kjo! Dhe mbase mendoni se e keni edhe luksin për të mënjanuar dhe mos angazhuar njerëz si unë! Por luksi juaj po shëndrrohet në mizerje po të shohim faktet dhe realitetin e reformës në arsimin e lartë!

Kjo mospërfillje e juaj, ky hendek i madh i veprave tuaja në raport me deklaratat që keni bërë, duket në dy drejtime. Së pari duket në paaftësinë tuaj për të na hapur njerzve si unë rrugët dhe dyert e universiteteve shqiptare. Është pikërisht kjo gjë që nuk e bën fare të çuditshme zbythjen tuaj në raste si ai i debatit tuaj me titullarë të universiteteve, specifikisht, rasti me rektorin mediokër të Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, Mithat Mema, një njeri të katapultuar aty nga Myqerem tafaj. Zbythje e juaj, sepse nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur vihesh të mbrosh një kauzë që nuk është kauzë; kur vihesh në mbrojtje të njerzve të currufjapsur si ai dekani i UAMD-së që ju kërkonit ta rivendosnit në detyrë; kur në vënd të merreni me dhe tu jepni fund luftërat meskine për pushtet qqë ndodhin brënda universiteteve shqiptare mes forfesorëfve të rreështuar në klane, ju bëheni palë me njërën palë kundër tjetrës.

Në ndërtesën që quhet Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë hyrë dhe kanë dalë si ministra shumë emra. Të pyesësh shqiptarët në mbajnë mënd emrin e ndonjërit prej tyre, vështirë se do të kujtojnë ndonjë. Kjo sepse ata që janë bërë ministra, kanë hyrë në atë Ministrinë e Arsimit jo për të bërë një gjë për arsimin shqiptar që vërtet të mbahen mënd edhe pasi të mos jenë më ministra, por për ti shërbyer partisë dhe interesave klienteliste. Ndaj kanë hyrë dhe ulur në zyrën e Ministrit si ministri i rradhës, kanë “sunduar” stafin e Ministrisë, kanë kënaqur egoizmin e tyre sipas logjikës “hej, jam Ministri unë,” janë sjellë si Ministra tepër të “zënë,” të pakapshëm, të padisponueshëm, për njerzit! Kur nuk kanë qënë më ministra, janë harruar që ditën e nesërme! Ose janë edhe për ndjekje neale – ju parardhësin tuaj e keni paditur edhe penalisht, apo jo?!?!? Ka ndodhur kështu sepse asnjëri prej tyre kur ka hyrë në Ministrinë e Arsimit as ka patur ndonjë vizion për arsimin, as ka patur njohuri të mjaftueshme për çështje të arsimit, as ka deshur të bëjë vërtet diçka për të mbetur, dhe as ka bëri realisht ndonjë gjë për njerzit, shoqërinë, vetë arsimin! Madje edhe nëse mbahet mënd ndonjë emër, mbahet mënd për idiotësi ose pazarllëqe!

Cili do të rezultojë i vërtëtë, pretendimi juaj për kontribut, apo supozimi im dyshues, mbetet për tu parë, ditët e provës përpara i kemi! Por siç thonrë një fjalë e urtë, “dielli duket që me mëngjez”. Dhe deri tani, në dy vjetët e qeverisjes tuaj, nuk po duket kurfarrë dielli por vetëm llafe! Kështu si e keni nisur dhe po vazhdoni, e keni te garantuar që sado të qëndroni si ministre, do të përfundoni njësoj si të gjithë paraardhësit tuaj të djathtë apo të majtë! Ndryshimi është në dorën tuaj. Një rast për ta treguar këtë e keni jo vetëm me mua si person, por edhe me Agjencinë e Akreditimit.

Wednesday, July 15, 2015

Kontrolli i Lartë i Shtetit çon për ndjekje penale sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit

 

Kontroll i Lartë i Shtetit ka vërejtur një sërë parregullsish dhe shkelje të kuadrit ligjor me dëm të konsiderueshëm financiar nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, z. Plarent Ndreca, dhe ka kërkuar ndjekjen penale të tij.

Gjithashtu KLSH ka hedhur dyshime se vendimi i Ministrisë për të ndërprerë kuotat e ciklit të tretë ka favorizuar universitetet private, si edhe i ka shkaktuar dem financiar në të ardhurat e mundshme universiteteve publike.

Më tej KLSH ka vërejtur parregullsi në emërimin e një drejtori të zyrës arsimore, si edhe keqmenaxhim të fondeve publike në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.

Sidoqofte, duhet ditur se KLSH ka nje tufe burokratesh qe jane te perfolur per pazare. Akuzat e tyre duhen vleresuar me dyshim, sidomos kur ne raportin final nuk pershihen veretjet e vete institucionit, te cilat ndoshta nuk jane marre parasysh, sic ngjet zakonisht.

Njoftimi për shtyp i KLSH.

Njoftim për Shtyp

Korrik 14, 2014

KLSH KALLËZON NË PROKURORI SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM, DREJTORIN E DREJTORISË SË SHËRBIMEVE JURIDIKE DHE PËRGJEGJËSIN E FINANCËS NË MAS

Kanë kryer shkelje në procedurat e prokurimit duke shkaktuar dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në masën 108 milion lekë (771,000 euro)

Bllokimi i kuotave për doktoraturat në IAL publike, ka sjellë orientimin e fondeve vetëm në një universitet privat

Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin me temë “Për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko - financiare” të ushtruar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për periudhën 16.09.2013 deri më 31.12.2014. Raporti Përfundimtar i Auditimit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr. 84, datë 30.06.2015, i është përcjellë me shkresën nr. 1217/13, date 08.07.2015 Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Vendimi ka inkurajuar arritjet dhe politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe në veçanti të Ministres znj. Lindita Nikolla në drejtim të standardizimit dhe formalizimit të veprimtarisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë që veprojnë në Shqipëri, të konkretizuar me VKM nr. 540, datë 06.08.2014 “Për pezullimin e veprimtarisë së disa institucioneve private të arsimit të lartë”, me anë të të cilit është vendosur me objektivitet dhe integritet pezullimi për një periudhë deri dy vjeçare të regjistrimit të studentëve të rinj në Institucionet private të Arsimit të Lartë, deri në plotësimin e kritereve ligjore e nënligjore të përcaktuara në Ligjin “Për arsimin e lartë në RSH” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, por nga ana tjetër janë evidentuar shkelje dhe mangësi të lidhura me procesin e plotësimit të objektivave të këtij institucioni në kushtet e mirëadministrimit të aktivitetit. Kështu:

1. Nga auditimi u konstatuan se aspektet rregullative ligjore të hapjes së ciklit të tretë të studimeve i janë nënshtruar ndryshimeve të herë pas hershme drejt një tregu të liberalizuar si për institucionet që ofrojnë këtë cikël studimi ashtu edhe për numrin e studentëve që hyjnë në to, duke mos e shoqëruar këtë proces me instrumente të fortë monitoruese. Nga ana tjetër megjithëse në kërkesat e Ligjit 9741 datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” misioni i Arsimit të Lartë lidhet edhe me kërkesat e përgatitjes së shkencëtarëve dhe kërkueseve të rinj, përmes mundësive të barabarta për t’u arsimuar, duke ndihmuar e asistuar në zhvillimin ekonomik e social, nëpërmjet konsolidimit të vlerave demokratike e qytetare, konstatohet se ky objektiv nuk është plotësuar në përputhje me kërkesat e specifikuara. Pavarësisht se vlerësojmë si ndërhyrje të domosdoshme bllokimin e regjistrimeve në ciklin e tretë të studimeve për sa kohë që nuk është bërë akreditimi institucional, bllokimi pjesor i kuotave vetëm për universitete publike ka çuar efektivisht në orientimin e kërkesës vetëm drejt një Institucioni privat të Arsimit të Lartë në vend.

Në këtë konteks kemi kërkuar që në kohën kur është duke u punuar për të bërë ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë duhet të rivlerësohet roli që ky Institucion duhet të ketë në vendosjen, plotësimin dhe mbajtjen e standardeve të larta dhe unifikuese për këtë cikël studimi në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në vend. Përcaktimi i qartë i kompetencave monitoruese të Ministrisë, duke forcuar rolin në mbarëvajtjen e programeve të ciklit të tretë të studimeve, i cili në gjykimin tonë, vlerësuar me situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhet ky cikël studimesh në Shqipëri, duhet të jetë cikël studimi me kohë të plotë.

Ligji duhet të ketë instrumente kontrolli publik të shoqëruara me identifikim/përcaktim përgjegjësie individuale dhe institucionale për proceset e fitimit/miratimit të titujve akademik, duke synuar rregullimin e plotë dhe afatgjatë të kërkimit shkencor dhe etapave/kushteve të përparimit në karrierën akademike. Në ligj dhe në aktet nënligjore të përcaktohen kompetencat kufizuese të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, në të gjitha rastet kur konstatohen parregullsi apo nivel i ulët i plotësimit të standardeve të përcaktuara apo kritereve të detyrueshme të vendosura për çdo Institucion Publik apo Privat të Arsimit të Lartë, duke specifikuar qartë për çdo fazë të monitorimit llojin e kufizimit dhe masën e tij.

2. Bllokimi dhe mos miratimi i kuotave për studime doktorale për tri vjet me radhë, ka akumuluar artificialisht në rritje kërkesën për këtë lloj të mire publike, që i është drejtuar sektorit privat dhe që është pasuar edhe me drejtim të fluksit të të ardhurave drejt tyre duke shkaktuar të ardhura të munguara për IAL-të publike në shuma të konsiderueshme dhe me efekte në nivelet e investimeve dhe mbulimit të kostove të këtyre institucioneve. Kështu nga një llogaritje e thjeshtë (nisur nga një tarifë minimale prej 204,000 lekë, me një numër minimal kuotash 300), buxhetit të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë i mungojnë 61,200 mijë lekë, fonde të cilat, si rrjedhojë e bllokimit të fondeve publike, kanë kaluar në financimin e institucioneve private. Për këtë KLSH i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, që të përcaktojë dhe publikojë kalendarin e akreditimit dhe rankimit të IAL-ve dhe programeve të tyre në të gjitha ciklet, të bashkëpunojë me strukturat drejtuese në IAL-të publike për zhbllokimin e situatës në ciklin e tretë të studimeve dhe të nxjerrë të gjithat aktet nënligjore e rregullative të nevojshme për të liberalizuar filtrin hyrës dhe forcuar filtrin dalës të doktorantëve potencialë. Ministria të marrë të gjitha masat, që në asnjë rast të mos ketë bllokim të përgjithshëm të kuotave të pranimit për programet e doktoraturës në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë dhe orientim të kuotave për Institucionet private të Arsimit të Lartë.

3. Nga auditimi i përdorimit të buxhetit të vitit 2014, u konstatua se për likuidimin e blerjeve apo ndërtimeve në zërin e investimeve është përdorur instrumenti Letër Kredisë në shumën 595,128,320 lekë, nëpërmjet ngurtësimit të fondeve në llogari të klientit në një nga bankat e nivelit të dytë. Konstatuam se, procedura e përdorimit të Letër Kreditit (LC) është kryer me miratim në kohë të Ministrisë së Financave, por kjo formë është përdorur në kundërshtim me Udhëzimin e Përhershëm të Ministrisë së Financës nr. 2, datë 06.02.2012 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit” dhe kërkesave të Ligjit për Manaxhimin Financiar dhe Kontrollin, por me rëndësi është fakti se kontrata ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe Operatorit Ekonomik fitues për objektin “Ndërtimi e objektit Tirana Olimpic Park”, është lidhur para miratimit të Letër Kreditit nga Ministri i Financave. Për këtë i kemi kërkuar institucionit të eliminohen praktika të tilla në realizimin e shpenzimeve buxhetore, sidomos në fund të vitit. Në raste të veçanta (të përcaktuara qartësisht me akte normative), të ketë formate ku specifikohen qartë kushtet e përdorimit të LC, në veçanti për masën e komisioneve dhe mënyrën e pagesës së tyre, pasi të sigurohet dakordësia me Ministrinë e Financave si dhe të nxirret përgjegjësia institucionale për raportimin e buxhetit në kundërshtim me rregullat dhe parimet bazë buxhetore, lidhur me deklarimin e investimeve/shpenzimeve të pa kryera si të realizuara.

4. Mangësi dhe shkelje të rëndësishme konstatuam në procedurat e prokurimeve publike duke veçuar procedurën e prokurimit të zhvilluar me objekt “Ndërtimi i objektit “Tirana Olimpik Park”. Kështu nga auditimi konstatuam se Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) ka dërguar në Këshillin e Ministrave një projektvendim “Për miratimin e fondit limit për kompleksin sportiv Tirana Olimpik Park” se bashku me relacionin shpjegues dhe me VKM nr. 560, datë 29.08.2014 “Për miratimin e preventivit paraprak për kompleksin sportiv “Tirana Olimpik Park”, është bërë miratimi i preventivit paraprak për efekt të llogaritjes së fondit limit.

Është prokuruar projekti i hartuar nga një shoqëri, që nuk rezulton të jetë kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor apo njësitë e varësisë për kryerjen e këtij shërbimi.

Kriteret e veçanta të kualifikimit janë diskriminuese dhe të hartuara nga një grup pune që nuk është ngarkuar për kryerjen e këtij shërbimi dhe janë miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MAS, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20/11/2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 1, pika 2 dhe nenin 20, pika 1.

Në vlerësimin e ofertave konstatohet se kanë marrë pjesë 8 Operatorë Ekonomikë (OE), nga të cilët janë KVO ka skualifikuar 7 Operatorë Ekonomikë dhe ka kualifikuar Operatorin Ekonomik me ofertën ekonomike më të lartë (99.2% e fondit limit). Janë skualifikuar padrejtësisht 2 nga OE pjesëmarrës, me ofertë ekonomike më të ulët se oferta e OE fitues.

Si pasojë e shkeljeve të mësipërme, është shkaktuar dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në masën 78,745,737 lekë (562,000 Euro).

Po kështu, nga vlerësimi i ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje mobilierie për shkollat e sistemit arsimor pasuniversitar” konstatohet se kanë marrë pjesë 8 Operatorë Ekonomikë, nga të cilët janë skualifikuar 5 dhe janë kualifikuar 3 Operatorë Ekonomikë. Pas ankesës në Autoritetin Kontraktor të një Operatori Ekonomik të skualifikuar, është rrëzuar ankesa dhe është bërë rivlerësim i procedurës. Ky operator ka bërë ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), i cili e ka pranuar këtë ankesë dhe ka marrë vendim për shpalljen fitues të këtij operatori. Edhe pas këtij vendimi, në përgjigje të ankesës së paraqitur në Autoritetin Kontraktor të një operatori tjetër ekonomik, zyrtari i autorizuar rekomandon pranimin e ankesës dhe lidhjen e kontratës, në kundërshtim me vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik

Si pasojë e shkeljes të mësipërme, është shkaktuar dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në masën 29,275,390 lekë (209,000 euro).

Për shkeljet e mësipërme, KLSH ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal me nr. 1217/6, datë 27.03.2015 për P.N., me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i MAS, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe E.K., Përgjegjës i Sektorit të Financës i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, sepse gjatë zbatimit te procedurës se prokurimit me objekt “Ndërtimi i objektit Tirana Olimpik Park”, kanë kryer veprime të kundërligjshme të cilat, referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 248 dhe neni 258 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publikë”.

Po ashtu, KLSH ka depozituar kallëzimin penal me nr. 1217/14, datë 10.07.2015, për E.T., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, me cilësinë e zyrtarit të autorizuar për shqyrtimin e ankesës, sepse gjatë zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje pajisje mobilierie për shkollat e sistemit arsimor pasuniversitar”, ka kryer veprime të kundërligjshme, të cilat, referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 248 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

5. Nga verifikimi i bërë rezultoi se, drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier me shkresën nr. 1341, datë 06.12.2013 ka bërë emërimin e znj Liza Tabaku si përgjegjëse e Zyrës Arsimore Lushnjë Në dosjen e personale të Znj.Liza Tabaku disponohet vetëm fotokopje diplome e nivelit Bachelor me drejtimin “Punonjës Social” e lëshuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan dhe fotokopje të librezës së punës sipas të cilës rezulton se znj. Liza Tabaku pas mbarimit të shkollës së mesme bujqësore ka punuar në ish ndërmarrjen bujqësore frutore si punëtore dhe deri në vitin 2011 ka punuar si punonjëse shërbimi në filialin e postës në Lushnjë. Sa sipër rezulton se Znj.Liza Tabaku nuk ka asnjë përvojë në fushën e arsimit dhe është emëruar në kundërshtim me Urdhrin e MAS nr. 57, datë 12.11.2013 "Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të Institucionit Publik të Arsimit Parauniversitar". Për shkeljen e konstatuar, KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit masën disiplinore “Largim nga shërbimi civil” për Drejtorin e DAR Qarku Fier z. Sh.A. për emërimin e znj. Liza Tabaku dhe të marrë masa që për emërimet në kundërshtim me Urdhrin e MAS, të nxjerrë përgjegjësitë, për të ndalur frymën e mosndëshkueshmërisë dhe rritjes së papërgjegjshmërisë institucionale të personelit

Për përmirësimin e gjendjes, KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit 17 masa organizative, 2 masa për shpërblim të dëmit të shkaktuar në vlerën totale 108,021,127 lekë, si dhe ka rekomanduar 10 masa disiplinore, nga të cilat “Largim nga shërbimi civil” për 5 punonjësit P.N, E.K, B.D, E.T dhe Sh.A. të MAS dhe “Vërejtje” deri në “Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë” për 5 punonjësit A.K, D.S, E.B, A.T dhe L.S.

Wednesday, July 8, 2015

Hetohet një pedagog për korrupsion në Universitetin e Vlorës

 

TV Klan, 8 Korrik 2015

Sipas burimeve zyrtare mesohet se A. Xhaferri, pedagog në universitetin “Ismail Qemali” dhe E. Memaj, 23 vjeçe nga Vlora, studente, janë në hetim pas kallëzimit të bërë nga disa studentë.

Studentja Memaj, kushërirë me pedagogunu merrte studentëve një sasi prej 15 mijë lekësh të reja, në mënyrë që Xhaferri t’u jepte notë kaluese në provim.

Ndaj pedagogut rëndon akuza e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Ndërsa ndaj studentes, E. Memaj, rëndon akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Studentë tregojnë mbi përvojën e shkollimit të tyre

 

image

Sa herë përflitet që cilësia e mësimdhënies në programet master në universitetet publike (apo në disa private) është e dobët. Pedagogët janë të papërgatitur, librat përmbajnë kopje ose sharlatanizma, silabuset janë thuajse të njëjtë për nga niveli me ato të programeve Bachelor etj.

Një student i programit Master në Institutin Evropian të Studimeve, pranë Universitetit të Tiranës, Alban Pira, dëshmon se ky perceptim mbi cilësinë e programit, është i vlefshëm edhe nga këndvështrimi i studentëve.

Alban Pira (Facebook, 7 Korrik, 2015)

….

Duke qenë se kam lirinë e plotë për ta thënë atë që di dhe atë që mendoj, po e marr përsiper të them shumë shkurt diçka në lidhje me programin e studimit Master në Studime Europiane pranë Institutit të Studimeve Europiane, dhe disa fakte në lidhje me disa nga pedagogët që zhvillojnë leksione aty.

Si fillim dua të them krejt shkoqur se ky program është një dështim total, ashtu si edhe shumica e programeve master në çdo universitet në Shqipëri; publik e privat. Kam studiuar një vit pranë Institutit të Studimeve Europiane dhe e vetmja gjë që kam marrë është një kosto financiare prej më shumë se 700 mijë lekësh. Pra më shumë se 700 mijë lekë të shkuara dem!

Mirëpo ky program studimi, ashtu siç na thanë ditën e parë të fillimit të leksioneve, konsiderohet një 'program elitar'. Kjo pasi aty japin leksione disa nga figurat akademike më në zë, si përshembull Paskal Milo apo Llambro Filo. Duke mos iu futur gjykimit mbi meritat e tyre akademike, dua të them se nuk kam kurrëfarë vlerësimi për asnjërin prej tyre. Përse? Sepse më shumë sesa shpërndarës dijesh këta janë tregtar librash, pra shesin libra, librat e tyre. Botojnë çdo gjashtë muaj nga një libër dhe jua shesin studentëve. Edhe vetë e kam bërë këtë gabim të pashlyeshëm: kam blerë librin e Paskal Milos 'Integrimi Europian'! Në mos gaboj çmimi është 15 mije lekë për libër. Siç thuhej dhe siç behej; pasi ta blesh librin duhet të shkosh dhe të marrësh një autograf nga 'profesori', në mënyrë që të kuptohet se e ke blerë librin dhe kështu nga kjo anë nuk ke telashe. Fatmirësisht çmenduria ime nuk arriti deri ketu, por e gjitha kjo për mua është e papërtypshme; kjo është elita akademike përpara të cilëve ne na kërkohet të përulemi?

Ne refuzojmë të përulemi përpara tyre. Kemi vite që angazhohemi kundër monopolizimit të dijes, kundër 'intelektualëve', 'profesorëve' e 'pedagogëve' pa asnjë vlerë publike; kundër militantëve të partive në botën akademike; kundër shtrëngimit të studentëve për të blerë libra me qëllim përfitimin e shkruesit të tij; kundër zhvatjes; kundër degjenerimit të universiteteve; kundër masakrimit të të gjithë idesë së arsimimit.


…….

Friday, April 24, 2015

Kritika ndaj dekanit të fakultetit të shkencave social - UT

 

HYSAMEDIN FERAJ “Pagjumësia e Dekan Dhorit”

Panorama, 8 Prill 2015

I kërkoj ndjesë lexuesit për serinë e shkrimeve me Theodhori Karaj, dekanin e FSHS, por, siç thoshte Deleuze, ai më shumë është personazh social dhe koncept, sesa thjesht individ. Si fenomen social dhe si koncept ka rëndësi për mendimin publik shqiptar, nëse ky dëshiron të reflektojë për shoqërinë që kemi ndërtuar. Kësaj here për të reflektuar mbi marrëdhëniet ndërmjet “punës” dhe “ligjit”.
Dekani Karaj del se është për vite të tëra pa gjumë, i lodhur dhe dërrmuar nga puna e tejligjshme. Aktet ligjore e nënligjore i kërkojnë të bëjë 1.500 orë pune në vit, aq sa të plotësohet norma prej tetë orësh pune në ditë, normë të cilën dekani e realizon dhe madje e tejkalon. Mirëpo, tej e përkundër akteve ligjore e nënligjore, dekani bën edhe 1.800 orë pune shtesë në vit: dekani udhëheq njëkohësisht ndoshta mbi njëzet, por, po e lëmë njëzet doktorantë për tezën e doktoratës; nga financa publike secila i llogaritet dhe i paguhet për 90 orë pune (20×90=1.800), rreth 9 orë në ditë përgjatë vitit, që bashkë me normën si pedagog dhe dekan i bëhen mbi 17 orë pune në ditë (8+9=17). As kjo llogari nuk është e plotë: dekani ka një OJF, e cila i merr afërsisht edhe 3-4 orë pune në ditë, duke e çuar punën ditore në 21 orë. I mbeten tri orë gjumë në njëzet e katër orë. Ndoshta nuk është pak, pasi thuhet se të majtë e të djathtë, Marksi ose Theatcher, gjeni dhe talente të tjera, flinin vetëm tri-katër orë në njëzetekatër. Mirëpo, dekani jep mësim edhe në universitetet publike nëpër rrethe, edhe në universitetet private, duke punuar kështu së paku rreth 30 ose më shumë orë në 24.
Kjo punë sigurisht që i shpërblehet: përtej pagës së përmuajshme, në fund të vitit vetëm për udhëheqje doktoratash i firmos vetes një pagesë prej 20 milionë lekësh të vjetër e të bërë copë-copë në fakultetin ku është dekan, njëlloj siç i firmosin pagesa universitetet e tjera publike e private, nëpër rrethe e në kryeqytet. Për rrjedhojë, gjithnjë ankohet se është i lodhur, se po e vuan postin që mban dhe vazhdueshëm i delegon kompetencat te të tjerët gjatë kohës që është në fakultet (jo në gjumë).
Gjithnjë kam menduar se shumë prej ligjeve dhe akteve që kanë pasuar prej tyre, e pengojnë punën dhe punëtorin të punojë e të japë aq sa mundet. Duke pasur parasysh se Dhori punon shumë më tepër sesa i kërkon dhe lejon ligji, na jepet mundësia të reflektojmë për këtë marrëdhënie të supozuar ndërmjet punës dhe ligjit në vendin tonë. Këta nuk lejojnë që një udhëheqës shkencor të drejtojë më shumë se pesë punime doktorale njëkohësisht, mirëpo Dhori ka provuar se mund të udhëhiqen mbi njëzet të tillë, duke realizuar paralel edhe punën si dekan dhe pedagog. Kush ka të drejtë?
Me sa duket, ligji dhe aktet e nxjerra në vijim të tij kanë pasur parasysh njeriun mesatar dhe jo gjenitë ose talentet që mund të punojnë mbi 24 në 24 orë. Me sa duket, ligji ka pasur parasysh se pa qenë gjeni njeriu mesatar, nuk mundet të mbajë mend as titujt e njëzet temave doktorale dhe aq më pak të zotërojë literaturën që ekziston për secilën, ta konsultojë me studentin që udhëheq, të rrahë mendimet me të, t’i këshillojë autorë dhe përvijime të reja argumentimesh etj. Pra, ligji duket se ka pasur parasysh cilësinë e udhëheqjes dhe të punimeve doktorale e jo vetëm sasinë (as të parave që jepen nga studentët ose merren nga udhëheqësit). Rasti i Dhorit tregon se ligji e pengon këtë sasi, dhe madje kërkon cilësi në vend të sasisë (!), duke penguar prodhimin e sa më shumë doktoratave… pa cilësi. Çka nuk kujtohet ai dreq ligji!
Këtu nis kontributi origjinal shqiptar në filozofinë botërore, jo vetëm në filozofinë e ligjit, por të vetë konceptit të kohës. Mbas ligjit ka pasuar një vendim të ministrit të Arsimit, që nuk lejon të udhëhiqen nga një person më shumë se pesë doktorata njëkohësisht. Njerëzit e etur për punë, si Dhori, konceptin e njëkohësisë e kanë interpretuar “para e mbas vendimit”: nëse para vendimit kishte tashmë njëzet udhëheqje, pas vendimit merr edhe pesë të tjera, vazhdon të udhëheqë njëzetepesë doktorata, por këto udhëheqje nuk janë më të njëkohshme! Në këtë interpretim, vendimi bëhet ndarësi absolut i kohësisë: kohësia nuk ka më asnjë dëftim te koha fizike, as të matur me orë që i duhen udhëheqësit për të bërë punën. Ndërsa vendimi mund të ketë pasur parasysh këto të fundit, se në një matje njëzetekatërorëshe të kohës, udhëheqësit nuk i del koha fizike të udhëheqë aq punime doktorale sa Dhori dhe njëkohësisht të realizojë punët e tjera si dekan, pedagog etj. Mirëpo, në relativizimin e kohës nga “Dhori” është parashtruar problemi i ngjeshjes kohore: cilado qoftë njësia e matjes, njësia më e madhe është më e vogël dhe e tkurrshme brenda kësaj – mbi njëzetekatër (orë) mund të tkurret në më pak se aq dhe të dalë kohë edhe për gjumë; mbi njëzet e pesë udhëheqje njëkohësisht mund të tkurren në më pak se pesë njëkohësisht etj.
Në këtë interpretim “punëdashës”, meqenëse ligjet dhe vendimet nuk kanë fuqi prapavepruese, koncepti “njëkohësisht” i vendimit nuk mund të ketë asnjë realitet tjetër, siç mund të jetë udhëheqja “njëkohësisht” e jo më shumë se pesë punimeve doktorale, pavarësisht para apo pas vendimit, duke vendosur njëkohësinë e numrit të udhëheqjeve dhe jo pikën e ndarjes kohore. Duke vendosur në qendër njëkohësinë e udhëheqjeve, vendimi mund të ketë pasur parasysh vijimësinë kohore: pavarësisht se njëzet udhëheqje ishin marrë para dhe pesë mbas vendimit, i njëjti person vijon të udhëheqë njëzet e pesë të tilla. Ndërsa nga “Dhori” vendimi është lexuar e zbatuar sipas konceptit të mosvijimësisë kohore: e kaluara nuk ka vijimësi dhe asnjë ndikim mbi kohën e tashme ose të ardhme – udhëheqjet e mëparshme dhe të tashme nuk mundet të jenë, as të vendosin njëkohësinë e kohës së vet.
Më tej, vendimi mund të ketë pasur parasysh lidhjen ndërmjet kohës dhe cilësisë së punimeve doktorale, mirëpo sipas “Dhorit” kjo as nuk mundet të ketë qenë, sepse në interpretimin e tij njëkohësia ka të bëjë vetëm me sasinë para e pas vendimit: pas vendimit nuk do të marrë më shumë se pesë njëherësh, por pesë e nga pesë në çdo rast, prandaj, edhe nëse për tri vite, sa parashikohet të zgjasë punimi, i grumbullohen pesëdhjetë udhëheqje, këto nuk janë të njëkohshme, sepse nuk janë marrë në të njëjtin çast kohor. Madje, në këtë interpretim, as vetë çasti kohor i matur me konvencione të tilla si orë, ditë, vite etj., nuk kanë kuptim, sepse është matje e kohës fizike dhe e supozon udhëheqësin edhe si trup fizik. Mirëpo, siç e pamë në fillim, ky soj i njeriut del përtej konvencioneve të matjes kohore dhe udhëheqësi nuk ka trup fizik: mund të punojë më shumë se njëzetekatër orë në njëzet e katër orët e ditës e të natës. Pa gjumë.
Siç shihet, ndonëse si shumë shqiptarë Dhori e urren filozofinë, duke na shtruar probleme ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në filozofinë botërore, madje në një prej fushave më të vështira, atë të kohësisë: të kohës fizike dhe afizike, kohës dhe trupit, vijimësisë kohore, njëkohësisë, kohës dhe punës, ligjit dhe kohës, sasisë kohore dhe parave që merr në kohë etj., pavarësisht se gjithë këtë kontribut të spërdredhur teorik mund ta ketë dhënë për hir të këtyre të fundit në konkretësinë e tyre. Pavarësisht se i gjithi duket në shërbim të udhëheqjes, njëkohësisht të sa më shumë punimeve doktorale prej tij dhe që i paguhen mirë nga të tjerët, megjithatë ky interpretim na kontribuon si shoqëri që të shohim efektet e sjelljes së tillë po të jetë masive. Në fund të fundit, sjellja thotë se ligjet nuk janë asgjë, interpretimet në favorizim të vetes ose të tij janë gjithçka. Ja pse është kaq interesant si personazh publik dhe ia vlen të mbetet si ilustrim në debatin serioz mediatik.

Shitje diplomash tek ish-universiteti Kristal

 

Gazeta Shqip, 24 Prill 2015

http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/04/24/dergohen-per-gjykim-6-persona-shperndanin-diploma-false/

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim këtë të premte 5 ish-zyrtarë dhe një shtetase, të cilët akuzohen për shpërndarje të diplomave false kundrejt shumave të konsiderueshme.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme bënë të ditur se, hetimi ka nisur në bazë të materialit referues nga Drejtoria Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave. Në përfundim të hetimeve, prokuroria ka ngritur akuzat ndaj 6 personave: Afete Koka dhe Gramoz Shehu, ish-punonjës pranë Universitetit Jopublik “Kristal”, në Tiranë; Arbër Pelo, mësues në Fier; Andrea Haxha, drejtor i një gjimnazi publik në Fier; Aleksia Troka, sekretare në të njëjtin gjimnaz, si dhe për shtetasen Belita Zeqiri.

Saturday, November 1, 2014

Universiteti i Vlorës feston 20 vjetorin

 

image

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka festuar sot 20 vjetorin e Universitetit të Vlorës. Në faqen e Ministrise gjendent disa rreshta mbi politika e qeverisë në të ardhmen dhe një historik i shkurtër.

Universiteti që ne duam, universiteti që do të ndërtojmë së bashku, duke filluar nga Reforma e Arsimit të Lartë, e cila tashmë është e mishëruar në një draft-ligj që do të prezantohet shumë shpejt e do të diskutohet në Kuvend, është një universitet si qendër prej së cilës marrin jetë të gjitha zhvillimet që prekin jetën ekonomike dhe sociale të vendit.

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë hapi dyert për studentët në tetor të vitit 1994. Ky Universitet e filloi punën me vetëm dy doktorë shkencash, ndërsa sot janë 3 profesorë doktorë, 6 profesorë të asociuar dhe një numër i konsiderueshëm doktorësh shkencash, përafërsisht 200 profesorë, docentë dhe lektorë me kohë të plotë. Sot, ky universitet numëron 5 fakultete dhe 18 departamente me mbi 10.000 studentë në tre nivelet e studimit.

Asgjëkundi nuk përmenden arritjet e këtij universiteti në fushën  e shkencës, kontributi në zhvillimin e rajonit apo të kombit etj. As problemet që ka pasur me menaxhimin, administrimin dhe trupën studentore.

1. Kontributi i universitetit. Së pari nuk ka ndonjë studim mbi ndikimin e universitetit  në zhvillimin ekonomisë së qytetit (variabla profesorë të nderuar të Vlorës? I gjeni nëpër rrugë: qeratë, transporti publik, intervistë e dyqaneve përreth konviktit të studentëve, të ardhurat e universitetit dhe shpenzimet, numri i të punësuarëve në raport me studentët etj.).

https://www.youtube.com/watch?v=k00UqdLm7N4

2. Zhvillimi i Universitetit të Vlorës në shifra.

image

Universiteti ka rreth 10,000 studentë raporton MAS. Por nuk dimë sa e ka përqindjen e të diplomuarëve? Sa largohen pa u diplomuar? etj.

2. Numri i personelit sipas faqes së internetit. http://www.univlora.edu.al/?page_id=9116.

Total Kohe te plote Te pjeshme Prof. Prof. Asoc Dr. Lektore Docent
265 223 68 15 19 1 194 25

Përveç që shifrat që raportohen nga universiteti, janë ndryshe për çdo raportim, sikur çdo statistikë në këtë shtet, ato nuk përmbushin standardet shtetërore. D.m.th siç raportohet nga MAS, universiteti ka 5 fakultete dhe 18 departamente. Raporti i profesoreve per fakultet eshte afro 7, dhe ka 1.8 profesor për departament. Por duhet te kishte 3 per departament (pra 54 profesorë).

Sipas ligjit të arsimit të lartë (2007, neni 12) “Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj. Institucioneve të arsimit të lartë, të cilat funksionojnë, por nuk e plotësojnë këtë kriter, u lihet një afat 5-vjeçar.”

Gjithashtu, universiteti ka dubluar me dhjetra programe të Universitetit të Tiranës pa ndonjë strategji në lidhje me zhvillimin e rajonit (programe mësuesie, gjuhësie, juridik etj.).

Por vendimi i qeverisë së 2014 uli ndjeshëm numrin e programeve, nga 32 për ciklin e parë, ne 24; dhe numrin e kuotave me gati 50% nga 2014 në 2015. Kjo politikë është e drejtë për kufizimet që ka Vlora në burimet njerëzore dhe afërsinë me Tiranën (2 orë me furgon).

3. Lufta me rektorët

3.1  Fillimisht erdhi një rektor nga jashtë, Tanush Shaska, i cili e filloi seriozisht punën me universitetin. Më pas rektori u ndie i braktisur nga qeveria për përplasjet e pakëndshme dhe koston politike që sillnin vendimet e tij. Në një letër publike ai shprehet se:

Duke qënë se filozofia ime mbi Arsimin e Larte eshte totalisht e kundert me filozofine qe keni ndjekur, ju dhe qeveria qe ju perfaqsoni, duke qene se ju dhe qeveria ne menyre te ndergjegjshme punoni kunder arsimit publik, duke e pare se ju dhe kjo qeveri ne menyre sistematike keni mbeshtetur te paaftet, dhe duke patur bindjen e plote se arsimi ne Shqiperi nuk do te rregullohet ndonjehere me kete qeveri, une jap doreheqjen e nga detyra e Rektorit ne Universitetin e Vlores.

Ne kushtet kur arsimi ne Shqiperi po shkaterrohet ne menyre te organizuar, kur cdo gje ne arsim kontrollohet nga nje kryeministër dhe nje minister te cilet s'e kane idene dhe jane plotesisht amatore ne arsimin e larte une kisha vetem dy alternativa; ose heshtjen per hir te Universitetit te Vlores, ose kundershtimin e hapur publik. Kjo e dyta, te cilen une kam kohe qe e kam zgjedhur, ka demtuar Univ. e Vlores pa mase gjate kesoj kohe.

3.2 Rektori u përball me pakënaqësinë e pedagogëve ndaj stilit të drejtimit dhe me ato të studentëve.

Një letër e një pedagogu, Lulka Fejzo (ndoshta edhe anonime), që i referohet luftës për pavarësi (!) i ankohet ministrit të arsimit për politikat e rektorti Shaska (letra). Ndërsa studentët u revoltuan për vendosjen e kriterit të pranimeve në bazë të notës, dhe më pas fituan ndaj kërkesës së rektorit Shaska (lajmi), çfarë cënoi ligjin e arsimit e lartë dhe autonominë e institucionit.

3.3 Luftë për zgjedhjen e rektorit (edhe luftë politike PD-PS-LSI)

Kur Shaska u largua, ai sugjeroi  zv/rektorin Eustrat Zhupa dhe e kishte kuptuar se institucioni po përdorej për qëllime politike. Në letrën e tij ai shkruan:

Une nuk e quaj normale ambjentin ne te cilin une kam punuar ne Vlore. Para shume muajsh militantet e PD-se ne Vlore ne menyre te hapur deklaruan se plani i kreut te tyre zotit Kollozi per te dominuar jeten politike te qyteti ishte si me poshte

- eliminimi i Kryetarit te Qarkut zotot Agron Sharra

- eliminimi i Prefektit te qytetit zotit Hasan Halili

- eliminimi i Rektorit te Universitetit

Keto i kishte kerkuar zoti Kollozi Kryeministrit qe te merrte bashkine nga Shpetim Gjika. Strategjia ishte e qarte, dominim i institucioneve me te rendesishme te qytetit per ti perdoruar keto si mjete politike dhe fushate per interesat e PD-se, por me shume per interesat personale te zotit Kollozi.

Në dhjetor të 2010 zgjidhet Albert Qarri, i cili më vonë merr edhe titullin prof. për të plotësuar kushtin ligjor për rizgjedhjen e tij në 2012.

4. Akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim ndaj rektorit Albert Qarri

Prokuroria e qarkut Vlorë po heton rektorin Qarri që prej marsit të vitit 2014 për shkelje të ligjit dhe keqmenaxhim të financave publike (lajmi).

Gazeta Telegraf, Mars 2014, konfirmon se “nga janari i këtij viti, mbi bazën e një kallëzimi në organin e Akuzës, Prokuroria e Rrethit të Vlorës ka nisur hetimet përkatëse në këtë institucion. Mes të tjerave, sipas burimit në organin e akuzës, po hetohet dhe për pagesa të paligjshme pedagogësh që paguheshin rregullisht duke qenë me pushime jashtë shtetit, rekrutime jashtë kritereve, etj.”

5. Lexime të metejshme:

- Historiku i universitetit: http://www.akti.gov.al/kerkimishkencor/universitete/uvlore.html 

- faqja e internetit të Universitetit Ismail Qemali Vlorë – www.univlora.edu.al

Wednesday, October 29, 2014

BIRN hap projekt per korrupsionin ne arsim

BIRN

Edhe pse vete thirrja vjen ere korrupsion, pasi eshte publikuar ne date 24 tetor dhe afati eshte 31 tetor per pranimin e projekteve. 


Thirrje për artikuj investigativë në fushën e edukimit

Thirrja organizohet nga Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania), me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shipërinë, Balkan Trust for Democracy dhe National Endowment for Democracy.2014-10-24
Nëpërmjet këtij konkursi tre (3) gazetarë investigativë do të përzgjidhen për të prodhuar artikuj investigativë në fushën e edukimit, në bashkpunim me shoqërinë civile. Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e pavarur e përbërë nga gazetarë me eksperiencë dhe ekspertë në fushën e edukimit.
Aplikantët e përzgjedhur, të cilët do marrin një bursë prej 1,200 USD ($1,080 + $120 taksë të ardhurash personale), do kenë në dispozicion një periudhë dy-mujore për të përfunduar investigimin e tyre dhe përgatitjen e artikullit për publikim.
Kandidatët fitues pritet që të angazhohen dhe të përmbushin të gjitha detyrimet në lidhje me investigimin, siç janë: takimet e shpeshta (javore) me redaktorin, publikimi i tekstit në faqen e BIRN Albania Reporter.al dhe gjithashtu në BalkanInsight.com, si dhe respektimin e standardeve të gazetarisë investigative dhe etikës profesionale.
Kandidatët duhet të formulojnë një propozim të detajuar për konkursin. Propozimet duhet të kenë për qëllim ekspozimin e korrupsionit, abuzimit me pushtetin, pandëshkueshmërisë dhe mungesës së zbatimit të ligjit në fushë e arsimit.
Prioritet në përzgjedhje do i kushtohet propozimeve të cilat përfshijnë një nga temat e mëposhtme, të sygjeruara si prioritare gjatë një tryeze të rrumbullakët midis gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në fushën e edukimit të organizuar nga BIRN Albania:
  • Korrupsioni dhe shkeljet ligjore në arsimin parashkollor dhe/ose parauniversitar;
  • Keqmenaxhimi i fondeve në fushën e arsimit nga institucionet lokale dhe ato qendrore;
  • Mosfunksionimi i mekanizmave publik të monitorimit dhe kontrollit të cilësisë së arsimit në nivele të ndryshme të tij;
  • Mosbarazia në akses dhe cilësi në arsim për grupe të ndryshme vulnerabël (aftësi e kufizuar, komuniteti rom, familje në nevojë, etj);
  • Problematika e burimeve njerëzore në arsim (kualifikimet e stafit arsimor, shpërndarja dhe mënyra e përzgjedhjes);
  • Keqmenaxhimi i buxhetit në arsim për infrastrukturë, materiale didaktike dhe tekste shkollore;
  • Kostot, tarifat studentore dhe menaxhimi i fondeve në arsimin universitar dhe pasuniversitar publik dhe privat;
  • Demokracia dhe vendimmarrja në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat.
Aplikantët mund të dërgojnë më shumë se një aplikim, por vetëm një propozim për kandidat do të përzgjidhet.
Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar apo në profesion të lirë.
Afati i Aplikimit: 31 Tetor, 2014
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më datë: 5 Nëntor, 2014
- See more at: http://birn.eu.com/en/news-and-events/thirrje-per-artikuj-investigative-ne-fushen-e-edukimit#sthash.rTaMYJXR.dpuf

Saturday, October 18, 2014

Probleme me tekstet universitare në UT

Nga www.Peizazhe.com 

Para disa javësh një shkrim i Hysamedin Feraj në gazetën Panorama (9 shtator, 2014) kritikonte dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës për nepotizëm, mungesë profesionalizmi, instrumentalizim të postit drejtues për përfitime personale etj. Por Feraj nuk ndalej të analizonte performancën akademike të Fakultetit të Shkencave Sociale, si p.sh. numrin e botimeve, konferencave, të doktoratave, nivelin e  personelit me tituj të lartë akademik etj.

P.sh. niveli i librave universitarë hartuar nga pedagogët e këtij fakulteti është i varfër. Thashetheme të shumta gëlojnë nëpër qarqet universitare që pedagogët kopjojnë librat e tyre. Por pakkush ka dalë të dokumentojë këto zhurma, që në këto kohë të internetit mund të evidentohen shumë lehtë. Së fundmi një i akuzuar ndër të tjera edhe për plagjiaturë të një teksti mbi psikologjinë sociale, doli më në fund me një vepër origjinale, mbi hyperseksualitetin e tij fëmijëror.

Librat universitarë janë kopjuar rregullisht pa të drejtat e autorit nga pedagogë shqiptarë, të cilët i kanë përdorur këto botime për fitimin e titullit profesor e qëllime fitimprurëse, në disa raste në konflikt interesi pse kanë angazhuar studentët e tyre. Një pjesë e këtyre kopjove janë ndryshuar përtej mundësisë për tu dalluar, si pasojë e përkthimit të keq ose për të humbur gjurmët nga botuesit që kanë të drejtat e autorit. Por unë dua të përqendrohem tek dëmi që shkaktojnë këto libra si mungesë e cilësisë së garantuar nga botimet origjinale, sesa thjeshtë tek plagjiatura.

P.sh. po të krahasojmë librin  Metodologjie Mësimdhënies. (ISBN:99927-8222-2-6, Tiranë) me atë të Borich D. G. (1996) Effective Teaching Methods (Botimi III-të, ISBN: 0-02-312461-X, New Jersey) arrihet të dallohen mirë pjesët e kopjuara, dhe ato të munguara si njohuri bazë të mësuesit, në rolin e praktikantit apo të nxënësit për gjatë gjithë jetës.

Libri i Borich (1996) është organizuar në 15 kapituj, ai i M. (2003) në 8 kapituj, pasi janë përmbledhur kapitujt si p.sh. ato të vlerësimit të të nxënurit (në Borich 14+15, ndërsa në shqip 8 “Vlerësimi i përparimit të nxënësit”). Kapitulli i parë: “The effective teacher.” (Borich, 1996) është paraqitur si “Mësuesi, mësimdhënia dhe mjeshtëritë e saj” (M., 2003). Pyetjet në tekstin mësimor janë përkthyer fjalë për fjalë, ndërsa teksti i M. (1996) ka shumë pak referenca dhe pse lista e bibliografisë në libër është e gjatë.
Borich (1996, fq. 2):

 
M. (2003, fq. 11):

Ndërsa në fq. 19 autori e kopjon tërësisht pjesën mbi “Pesë karakteristikat kryesore që ndikojnë në mësimdhënien productive” (Borich, 1996 “Five key behaviors contributing to effective teaching”, fq. 10), edhe duke përmendur referencat e Borich që nuk figurojnë në bibliografinë e librit të M. (2003, fq.318-19). Më pas teksti i M. (2003) ndjek të njëjtën linjë dhe gjuhë të Borich (1996), por nuk përfshin pjesë të rëndësishme të tekstit. P.sh. në kapitullin 5 “Mjeshtëritë e të pyeturit”, M (2003, fq. 139-41) lë pas evidencën empirike të përdorimit të një metode didaktike dhe shpjegimin teorik të tyre nga Borich (1996, kapitulli 8, fq. 346-348).

Libri është zaptuar nga një narrativë që në dukje i përshtatet problemeve të sistemit shqiptar shkollor e me referenca nga tradita pedagogjike shqiptare. Por libri humb në njohjen e metodave bashkëkohore të mësimdhënies. 

Mund të diskutohet sesa e dëshirueshme është të përkthehen libra metodologjikë që janë ndërtuar mbi kontekste të ndryshme shoqërore e historike, sidomos kur kemi mangësi të theksuara të teksteve të mira mësimore në universitet. Por materiali në fjalë, i reduktuar ndjeshëm, nga 711 fq. në Borich (1996) në 317 fq. në M. (2003), nuk besoj se plotëson këto mangësi. 

Universitetet shqiptare, që përbëjnë një treg shumë të vogël, mund të bien në ujdi me shtëpitë botuese (shih rastin e Indisë) ose të botojnë nëpërmjet shoqatave, ku botimi do ti nënshtrohej shqyrtimit të një grupi profesionistësh.

Gjithashtu, M. (2003) i imponon tekstit të Borich (1996) agjendën e tij për të hartuar një doracak a udhëzues mbi teknikat e mësimdhënies, pa arsyetimin teorik dhe evidencat për suksesin e metodave. Në këtë mënyrë, libri që i ofrohet mësuesit të ardhshëm është i cungët, pasi nuk argumenton bindshëm epërsinë e metodave të reja didaktike ndaj atyre të vjetra. Për më tepër, nëpërmjet këtyre librave, pa citime e referenca të besueshme, është e pamundur të mësohen teknikat e shkrimit akademik apo të kultivohet mendësia e njohjes së meritave të tjetrit. 

Shpresojmë që reforma e premtuar e qeverisë të merret edhe me cilësinë e librave universitar, ndërkohë urojmë që Biblioteka Kombëtare të publikojë të gjitha punimet e doktoratave online, punime që i zotëron në bazë të ligjit, e që do të ofronin ushqim për ndjekësit e plagjiaturave.