Showing posts with label Arsimi privat. Show all posts
Showing posts with label Arsimi privat. Show all posts

Thursday, September 8, 2016

Protesta dhe panik ne aplikimet per programet e studimit, gusht 2016

Disa universitete, kryesisht ato publike, kane publikuar te dhenat mbi aplikimet e maturanteve per programet e studimit.

Ka pasur disa shqetesime dhe madje protesta per pakenaqesine ndaj procesit, por qeveria ka kerkuar durim deri ne perfundim te procesit.

 Birn, Ivana Dervishi, 7 Shtator 2016, http://www.reporter.al/kaosi-i-pranimeve-ne-universitete-fitojne-ne-gjermani-por-jo-ne-tirane/
Pas një vendimi të marrë nga ministra e Arsimit gjatë muajve të verës, mesatarja e notave e të dy 18 vjeçarëve u rivlerësua nga 9.8 dhe 10.15 në 9.2 dhe 9.44. Për çudinë e tyre, edhe pse nuk janë përzgjedhur në listën paraprake të fituesve në universitetet publike shqiptare, atë kanë fituar të drejtën e studimi për mjekësi dhe arkitekturë në Gjermani.
“Do të kishim dashur që mbi ne të aplikohej sistemi për të cilin ramë dakord kur filluam shkollën. Sistemi i ri është ndërtuar që të gjitha kuotat t’i jepen nxënësve me mesatare 9.8-10, por kriteret dolën pasi ne e mbaruam maturën,” shpjeguan ata për BIRN.
Dy maturantët, të cilët refuzuan të identifikoheshin me emër duke pasur frikë se mund të kenë pasoja nga autoritetet, ishin pesimistë që publikimi i raundit të dytë të listave të fituesve do ta zgjidhte problemin e tyre, duke nënvizuar që përsëri do t’i jepej mundësi zgjedhjeje një numri te vogël fituesish.
Publikimi i listave jopërfundimtare të fituesve në universitetet shqiptare në fillim të kësaj jave, u shoqërua nga paniku i mijëra maturantëve që nuk rezultuan fitues të asnjë dege, pavarësisht mesatares së lartë dhe notave të mira të tre viteve. [...]
Protestës së maturantëve iu bashkuan edhe prindërit e tyre. Duke folur për BIRN, nëna e një nxënëseje të gjimnazit “Ismail Qemali” u shpreh shumë e shqetësuar për dëmin psikologjik të dështimit të sistemit mbi vajzën e saj.
“Që prej daljes së listave, vajza ime është trishtuar aq shumë saqë nuk i pushojnë lotët. Disa nga shoqet e saj madje kanë filluar të përdorin ilaçe antidepresioni,” tha prindi i maturantes.
“Një vit më parë, vajza më e madhe fitoi pa asnjë problem degën që dëshironte, falë sistemit meritë-preferencë. Vajza e dytë sot, një nxënëse e shkëlqyer lihet jashtë çdo fakulteti,” shtoi ajo.
“Jam shumë e zhgënjyer nga arsimi në Shqipëri dhe i kërkoj institucioneve të ndërhyjnë për të mos lejuar shkatërrimin e ëndrrave të këtyre nxënësve që kanë mësuar për 12 vite në mënyrë të vazhdueshme” përfundoi ajo.
Të tjerë prindër i thanë BIRN se skema aktuale i detyron familjet shqiptare të shtrëngojnë rripin dhe t’i çojnë fëmijët drejt universiteteve private për të mos i privuar ata nga dega e tyre e ëndrrës, të cilën shteti nuk ia ofron.

Ministria ka sqaruar:

Na lejoni t'ju SQAROJMË se këto janë listat paraprake.
LISTA përfundimtare vetëm për fazën e parë do të publikohet më datë 20 Shtator nga çdo universitet.
Pas kësaj date secili prej jush do të informohet mbi kuotat e lira për të cilat do të mund të aplikoni sërish.
Konkurrenca në fazën e parë është shumë e lartë pasi maturantët me rezultatet më të larta mund të jenë fitues deri edhe në 10 programe.
Ndaj me zgjedhjen e vetëm një programi që një aplikant do të vendosë të ndjek, të 9-ta programet e tjera për të cilat është fitues, do të mbeten në dispozicion të raundit të dytë.
Disa nga tabelat e meposhtme japin nje panorame mbi aplikimet ne tre institucione relativisht te medha.

1. Universiteti Epoka

1367 aplikime

Programi Nr. Aplikimeve
Finance Banke 225
Administrim biznesi 146
Arkitekture 155
Inxhinieri ndertimi 64
Inxhinieri elektronike 149
Ekonomiks 89
Shkenca politike 122
Marketing Nderkombetar 151
Informatike ekonomike 174
Finance Banke (shqip) 92
Total 1367


2. Universiteti Evropian i Tiranes 

1489 studente te interesuar, 2374 Aplikime


Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë  së Informacionit 1207
Financë - Bankë 384
Informatikë  Ekonomike  me profil Financë dhe Bankë 250
Informatikë  Ekonomike  me profil Menaxhim  Biznesi 165
Menaxhim  Biznesi 408
Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit 860
Komunikim  - Marrëdhënie  Publike 197
Komunikim  Dizajn 103
Marrëdhënie  Ndërkombëtare 240
Psikologji 116
Shkenca Politike 169
Sociologji - Antropologji  Sociale 35
Fakulteti Juridik 307
Jurist i Përgjithshëm 307

3. Universiteti i Tiranes 

 19 000 aplikant, 19 000 Aplikime


3.1 Fakulteti i gjuheve e huaja, 9328 aplikime

Programe Numri aplikimeve Fitues
Anglisht (Tirane) 5446 200
Anglisht (Sarande) 34 34
Italisht 1552 120
Frengjisht 575 120
Gjermanisht 985 120
Spanjolle 419 75
Greke 203 65
Ruse 114 65

3.2 Fakulteti i shkencave te natyres

P.sh.

Biologji 1924 aplikime, 100 kuota
Informatike 3304 aplikime, 301 kuota





3.3 Fakulteti i mjekesise

 Mjekesi e pergjithshme*   3019 aplikime, 226 kuota
Mjekesi, 10 te paret
* kusht mesatarja 8.5; mesatarja e te gjithe aplikanteve 8.8; median 8.9.

 Farmaci                           2287 aplikime, 86 kuota

P.sh. mesataret e pergjithshme e fituesve ne mjekesi eshte 9.6. 10 te paret si me poshte:



3.4 Fakulteti i Ekonomise

Administrim Biznesi 6648 aplikime, 440 kuota

Finance  5012 aplikime, 440 kuota

















Sunday, November 15, 2015

“Fabrikat e diplomave” Në Kosovë dhe Shqipëri

 

http://www.reporter.al/fabrikat-e-diplomave-kosova-dhe-shqiperia-prodhojne-te-diplomuar-pa-perspektive/

“Fabrikat e diplomave:” Kosova dhe Shqipëria prodhojnë të diplomuar pa perspektivë
Gjithnjë e më shumë të rinj po marrin diploma universitare por shumë përfundojnë të papunë ose në punë të pakualifikuara.

Jeton Mehmeti | BIRN | Reporter.al; 15 Nentor 2015

Avni Avdiu ka një seri mbresëlënëse kualifikimesh akademike nga tri shtete të ndryshme. Dyzet e dy vjeçari ka tri diploma universitare nga universitetet e Kosovës; një diplomë masteri nga Universiteti i Tiranës; dhe një doktoraturë nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi nga Shkupi.

Por një gjë që Avdiu nuk e ka është një vend pune. Rasti i tij është një shembull ekstrem i një fenomeni në të tri shtetet ku ai ka studiuar si dhe në vende të tjera të Ballkanit – njerëzit po diplomohen nga universitetet në numra gjithnjë e më të mëdhenj por shumë prej tyre nuk gjejnë dot punë. Edhe nëse arrijnë të gjejnë punë, shpesh ajo nuk reflekton nivelin e tyre arsimor.

Nepotizmi në shpërndarjen e vendeve të punës në sektorin publik, politikat e përqendruara në rritjen e numrit të studentëve dhe jo në cilësinë e arsimit, gjendja e mjeruar e ekonomive të rajonit dhe dështimi për të dizenjuar kurse që plotësojnë nevojat e tregut të punës, janë ndër arsyet që ka identifikuar Rrjetit Ballkanik i Gazetarisë Investigative që kanë quar në këtë gjendje.

Ky shkrim special i BIRN, i cili bazohet në statistika zyrtare, intervista me të diplomuar, akademikë e analistë, eksploron gjithashtu edhe zgjidhjet e mundshme të këtij problemi, duke i bërë një vështrim sistemit arsimor të Austrisë, vendit që ka një nga normat më të ulëta të papunësisë së të rinjve në Evropë.

Avdiu është shqiptar i lindur në Kumanovë të Maqedonisë, por e ndan kohën e tij mes Maqedonisë dhe Kosovës. Ai është shtetas i të dyja vendeve. Tri diplomat e tij universitare janë në gazetari, sociologji dhe filozofi, kurse doktoratura e tij merret me evoluimin e partive politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga viti 1990 deri më 2010.

Me gjithë diplomat, e ardhura e tij e vetme e rregullt është asistenca sociale e papunësisë prej 45 eurosh në muaj që e merr nga shteti maqedonas.

“Shembulli im është diskurajues për të rinjtë,” thotë ai. “Këtu kot e ke nëse studiosh fort e mundohesh shumë.”

Historia e Avdiut vë në dukje një nga arsyet se pse shumë të diplomuar kanë vështirësi në gjetjen e punës – në sektorin publik punët jepen  në bazë të lidhjeve politike.

Ai ka aplikuar për një vende pune në universitetet e Prishtinës dhe të Tetovës disa herë. Në Tetovë, thotë ai, i është thënë në mënyrë të hapur se nuk ka shans të gjejë punë përderisa nuk anëtarësohet në ndonjë parti politike me ndikim.

“Ata tallen me mua. Me thonë se ‘pa u bashkuar me një parti, as 15 doktoratura nuk të ndihmojnë’,” thotë ai.

“Ky është çmimi që unë po paguaj pasi refuzoj që të jem konformist dhe servil i partive politike në Kosovë e Maqedoni.”

Bisedat e përgjuara të publikuara më herët këtë vit nga opozita në Maqedoni japin shembuj konkretë se si zyrtarët e partive në pushtet diskutojnë punësimin dhe promovimin e mbështetës të tyre në sektorin publikë.

Kamarierët me master të Kosovës

Që kur Kosova shpalli pavarësinë më 2008, numri i të diplomuarve të papunë është rritur me shpejtësi nga 2,953 në 6,840, sipas Ministrisë së Punës. Një numër i madh i këtyre të diplomuarve vjen nga Universiteti i Prishtinës, universiteti më i vjetër publik në vend, i cili jep rreth 5,200 diploma bachelor dhe mbi 900 diploma master në vit.

Në vitet e fundit, një lloj “mastermani” duket se ka mbërthyer Kosovën, ku studentët gjithnjë e më shumë besojnë se një diplomë pasuniversitare do t’u shtojë mundësitë për të gjetur punë. Por edhe diplomat master shpesh nuk janë të mjaftueshme për të gjetur punë dinjitoze.

lerim Cakolli, 30 vjeç, ka diplomën bachelor dhe atë master nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës. Që kur fitoi titullin master para tre viteve, ai po punon me orar të plotë  – jo si avokat, por si kamerier në një kafene.

Nivel i lartë i shkollimit të kamerierëve mund të shpjegojë arsyen pse një faqe interneti për udhëtimet vitin e kaluar pretendoi se banakierët e Kosovës bëjnë makiaton më të mirë në botë.

“Pasi përfundova studimet, unë aplikova për shumë vende pune të lidhura me profesionin tim, në qeveri, gjykata dhe institucione të tjera publike, por pa sukses,” thotë Cakolli.

Cakolli ka mbaruar edhe praktikën e punës për një vit në Gjykatën Themelore në Prishtinë si dhe ka marr pjesë në trajnime të ndryshme.

Kur ai pyet punëdhënësit se pse ai nuk është përzgjedhur për punë, përgjigjet më të zakonshme janë se ai nuk ka eksperiencë profesionale tre vjeçare. Por, njësoj si Avdiu, ai beson se arsyeja e vërtetë pse ai nuk gjen dot punë është nepotizmi i gjithëpërhapur.

“Është bërë praktikë që vendet e punës në sektorit publik reklamohen thjeshtë si formalitet,” thotë ai. “Personi që ata duan për punë veç ka filluar punën.”

Cakolli nuk është i vetmi që ka një perceptim të tillë. Sipas një sondazhi [pdf link] të publikuar më herët këtë vit nga Programi i OKB-së për Zhvillimin, 81 për qind e kosovarëve besojnë se lidhjet familjare, ryshfetet, përkatësia partiake dhe faktorë të tjerë që nuk kanë fare të bëjnë me meritën janë më të rëndësishme kur vjen puna për fitimin e një vendi pune në sektorin publik.

Vetëm rreth 15 për qind mendojnë se arsimimi, eksperienca profesionale dhe trajnimi profesional luajnë rol.

Sasi kundër cilësisë

Por analistët thonë se të diplomuarit po vuajnë për të gjetur vende pune edhe për shkak të politikave të këqija arsimore. Në dhjetë vitet e fundit, ministrat janë përqendruar në rritjen e numrit të studentëve në dëm të cilësisë së arsimit, thotë Dukagjin Pupovci, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Arsimim të Kosovës, një organizatë joqeveritare që synon të përmirësojë standardet në shkolla dhe universitete.

Që nga viti 2008, numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës është rritur nga 30,000 në më shumë se 53,000 – një numër shumë i madh për një qytet që ka popullsi prej 200 mijë banorësh, sipas censusit 2011. Qeveria ka hapur gjithashtu pesë universitete të tjera publike dhe ka akredituar mbi 25 kolegje private.

Universiteti i Prishtinës shihet si universiteti më i mirë publik në vend. Por në tetor 2015, ai u rendit në vend të 4,046 në një listë të universiteteve më të mira në botë – shumë më pas se sa universitetet e tjera të rajonit, përfshirë Universitetin e Ljubljanës (216) dhe Universitetin e Beogradit (431).

“Pothuajse asgjë nuk është bërë për të përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë, gjë që ka sjellë prodhimin e një numri të madh të diplomuarish të cilët nuk janë të përgatitur për tregun e punës,” thotë Pupovci.

“Megjithëse një diplomë universitare e rrit mundësinë për punësim, megjithatë , një numër kaq i madh  i të diplomuarve e bën punësimin më të vështirë.”

Gjithsesi, qeveria ka një incentivë për të nxitur sa më shumë njerëz të shkojnë në universitet. Sipas rregullave statistikore të Kosovës, studentët nuk llogariten në normën zyrtare të papunësisë, e cila edhe ashtu  është shumë e lartë, në rreth 35 për qind.

‘Fabrika diplomash’

Shqipëria ka parë gjithashtu një rritje të shpejtë të numrit të studentëve në universitete. Mes viteve 2008 dhe 2013, numri i studentëve në universitetet publike dhe private pothuajse është dyfishuar nga 93,000 në 173,000 sipas statistikave zyrtare.

Kjo ka rritur gjithashtu shqetësime mbi cilësinë. Vitin e kaluar, kryeministri Edi Rama urdhëroimbylljen e 18 universiteteve private pas një raporti inspektimi që zbuloi se ata po shpërndanin diploma me cilësi të dyshimtë. Përgjatë pak viteve, tha Rama, universitetet private dhanë 32,000 diploma – gjysma e të cilëve u dha nga një universitet i vetëm.

Para se të vinte në pushtet, Rama pati kritikuar kushtet e lehta të akreditimit të universiteteve private të cilat ai tha se janë kthyer në “fabrika diplomash”.

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, zyrtarët thonë se ata e kuptojnë se sistemi universitar ka nevojë për reformë.

Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami thotë se objektivi kryesor i politikës për arsimin e lartë deri tani ka qenë rritja e numrit të universiteteve publike, rritja e numrit të studentëve dhe afrimi i sistemit të Kosovës me atë të Bolonjës.

Por, thotë ai, “tani ne po zbatojmë një projekt që synon të studiojë nevojat e tregut të punës dhe ne do t’i kërkojmë universiteteve të rishikojnë programet e tyre në përputhje me rezultatet.”

“Ne po punojmë për një ligj të ri mbi arsimin e lartë që do të sjellë shumë ndryshime, të gjitha në frymën e rritjes së cilësisë së arsimit të lartë,” thotë ai.

Në anën tjetër, Qeveria e Ramës i ka kërkuar një grupi ekspertësh të udhëhequr nga Arjan Gjonca, një profesor demografie në Shkollën Ekonomike të Londrës, të hartojë reformën e arsimit të lartë.

“Ne kemi nevojë për institucione që të jenë të afta të krijojnë studentin e të ardhmes, një student të mirëarsimuar, i cili mund të gjejë një punë dhe që është i përgatitur për jetën,” deklaroi Gjonca.

Por ligji i bazuar në propozimin e komisionit u bllokua nga presidenti i Shqipërisë në gusht, duke treguar se sa vështirë është që të kthesh retorikën mbi reformën arsimore në realitet.

Ligji hyri në fuqi pasi u miratua nga parlamenti sërish, pavarësisht rezistencës së vazhdueshme të organizatave studentore dhe shumë akademikëve. Ata e shohin ligjin e ri si një përpjekje për të privatizuar arsimin e lartë dhe argumentojnë se ligji dhunon parimin e autonomisë universitare.

Deri sa ndryshimet të vijnë, disa kompani private do të duhet të përballen me mungesën e kuadrove të aftë për punë. Brickos është një kompani që prodhon tulla në komunën e vogël Ranillug, në lindje të Kosovës. Ajo punëson gati 90 njerëz por drejtuesit thonë se gjetja e punonjësve të mirëkualifikuar është një sfidë e madhe. Gjatë një shëtitjeje në fabrikë, një menaxher thotë se firmës iu desh të punësojë një inxhinier nga Serbia për të montuar makineritë për shkak se nuk gjetën dot askënd që ta bënte në Kosovë.

Megjithatë, vetëm nga Universiteti i Prishtinës, më shumë se 100 studentë diplomohen në inxhinieri mekanike çdo vit.

Lidhja e teorisë me praktikën është një sfidë madhore për universitetet e Kosovës, gjithsesi. Universiteti i Prishtinës, buxheti vjetor i të cilit është vetëm 30 milionë euro, nuk mund të përballojë krijimin e laboratorëve të fjalës së fundit. Por stafi thotë se ata përdorin atë që kanë për t’i dhënë studentëve të kuptojnë botën reale.

“Ne nuk mund të japim shumë punë praktike këtu, por së paku ne përpiqemi t’i bëjmë studentët të ndjejnë zhurmën e motorit, në mënyrë që ata të mos tmerrohen kur të shkojnë në punishte,” thotë Shaban Buza, një profesor i inxhinierisë mekanike në Prishtinë.

Buza, i cili u emërua në tetor si rektor i Universitetit publik të Gjakovës, thotë se çdo reformë në arsimin e lartë duhet të ecë paralelisht me një analizë të tregut të punës.

“Ne nuk mund të kemi një strategji arsimi pa një strategji punësimi, gjë që do të tregojë se cilat profile ne do të na nevojiten në të ardhmen,” thotë ai. “Sot ne kemi një numër të stërmadh të diplomuarish për ekonomi dhe juridik.”

Të rinjtë Evropianë

Një vit pasi Kosova shpalli pavarësinë, qeveria i pagoi miliona euro agjencisë së marketingut Saatchi & Saatchi për të prodhuar një film të shkurtër me titull “Kosova, të rinjtë Evropianë”, për të prezantuar një imazh pozitiv për vendin më të ri të Evropës dhe popullsinë e re të këtij vendi.

Por realiteti ka rezultuar shumë i ndryshëm. Papunësia mes të rinjve tashmë është rreth 60 për qind.

Shumë nga të rinjtë Evropianë të Kosovës kanë vendosur se e ardhmja e tyre gjendet  diku tjetër në kontinent.

Në muajt e parë të këtij viti, mes 50,000 dhe 100,000 njerëz ikën nga vendi, në kërkim të perspektivave më të mira ekonomike në vendet më të pasura të Bashkimit Evropian. Disa analistë argumentojnë se ministrat duhet ta pranojnë migrimin ekonomik si një fakt në jetën e Kosovës – dhe politika arsimore duhet të përshtatet me tregun e punës jo vetëm në shtëpi por edhe jashtë vendit.

“Migrimi është një mënyrë jetese e nevojshme për Kosovën, siç ka qenë për gjenerata,” thotë Besa Shahini, një nga autoret e raportit me titull ‘Pse Kosova ka nevojë për Emigrim’, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, një institut kërkimor me bazë në Berlin.

“Vendet e punës që kosovarët marrin jashtë vendit preken nga cilësia e arsimit në Kosovë,” thotë Shahini, duke shtuar se shumë të rinj studiojnë ekonominë dhe juridikun në vend që të mësojnë “aftësi për treg” të tilla punë si zdrukthëtaria, tekstili apo profesioni për përkujdesjeje.

“Një ripërqendrim te shkollat e arsimit profesional në Kosovë është i nevojshëm për të trajnuar të rinjtë për punë në Kosovë por edhe jashtë vendit,” thotë ajo.

Mes atyre profesioneve të kërkuara jashtë vendit janë mjekët. Përgjatë tri viteve të fundit, më shumë se 400 mjekë kanë ikur nga vendi, sipas Federatës Sindikale të Shëndetësisë në Kosovë. Paga mesatare e mjekut specialist në Kosovë është vetëm 600 euro – në rast se ata ia dalin ta gjejnë një vend pune.

Një mjek specialist që refuzoi të citohet me emër i tha BIRN se tani ai po punonte në një supermarket pasi u pushua nga puna në klinikë për shkak se mbështeti një parti politike që humbi pushtetin.

Karrierë në ‘Call Center’

Në Kosovë dhe në Shqipëri sot, sektorët që janë duke u zgjeruar dhe që po punësojnë njerëz nuk janë duke kërkuar posaçërisht të rinj me diploma universiteti.

Në një ditë me diell në qershor, Andi Fosa, menaxher i Tregi Kosovo, një kompani reklamash përmes telefonit me bazë në lagjen Pejton në qendër të Prishtinës, buzëqesh kur mikpret një kandidat të ri në një intervistë për punë. Çdo javë ai merr dhjetëra aplikime për punë. Kompania punëson rreth 70 njerëz, duke shitur produkte ushqimore italiane përmes telefonit në vendet gjermanishtfolëse dhe anglishfolëse.

Numri i të punësuarve në Tregi Kosovo — një degë e 3G Brothers Holding, një kompani ndërkombëtare me bazë në Lugano të Zvicrës – varion shumë në varësi të punës që ka qendra. Pak vite më parë, ajo ka pasur më shumë se 170 njerëz duke punuar me telefona.
Pasja e një diplome universiteti nuk është e nevojshme për të punuar në një ‘call center’ dhe nuk nënkupton një pagë më të lartë, megjithëse shumë nga të punësuarit e Fosa kanë më shumë se një diplomë.

“Njohuria e gjuhës, aftësitë bazë në kompjuter dhe të qenit një person pozitiv është gjithçka që duhet për të punuar këtu,” thotë Fosa.

Kristiana Gjoni thot se ka punuar te Tregi Kosovo prej gati tre vitesh. Paga bazë aty është 270 euro në muaj, por me mundësi edhe për komisione. Ajo ka dy diploma të nivelit bachelor nga Universiteti i Prishtinës, një për gjuhën gjermane dhe një për gazetari.

“Unë u regjistrova në dy fakultete të ndryshme në mënyrë që nëse një profesion nuk më ofronte mundësi për një punë, profesioni tjetër mundej,” thotë Gjoni. “Por në punën që po bëj, diploma universitare nuk ka asnjë rëndësi.”

Punëtorët në ‘call center’ Tregi Kosovo në qendër të Prishtinës. Foto: Jeton Mehmeti at the Tregi Kosovo call centre in central Pristina. Photo: Jeton Mehmeti

Kompania mëmë e Tregi Kosovo ka gjithashtu shtatë qendra në Shqipëri. Në fakt, ka 12 kompani ‘call center’ në mesin e 100 punëdhënësve më të mëdhenj në Shqipëri, duke punësuar në total 9,500 njerëz, sipas Ardian Hackaj, autor i një studimi mbi trendet e punësimit në Shqipëri i publikuar këtë vit.

Hackaj thotë se mes gjetjeve më befasuese të studimit të tij qe që më shumë se 80 për qind e kompanive të vrojtuara nuk kishin plane për të punësuar të diplomuar përgjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm.

“Ata kanë plane për të punësuar të rinj, por jo domosdoshmërish të diplomuar,” thotë ai. “Kjo tregon se pronarët nuk punësojnë më diploma dhe kualifikime por njerëz ‘që mund të bëjnë punën.”

Këndvështrimi austriak

Në Austri, ku norma e papunësisë është vetëm gjashtë për qind, mund të gjesh punë të mirëpaguar dhe të kualifikuar falë një arsimimi të mirë – pa shkuar në universitet.

Fevzi Hajra, 21 vjeç, përfundoi arsimin bazë në Kosovë por tashmë është në vit të fundit në një shkollë profesionale në qytetin jugor të Grazit në Austri, ndërkohë që punon në një kompani inxhinierike. Ai fiton rreth 1,400 euro në muaj dhe së shpejti do të bëhet një saldator i kualifikuar. Ai ka vendosur se nuk dëshiron më të shkojë në universitet. Austria ka një nga normat më të ulëta të papunësisë mes të rinjve në Bashkimin Evropian në rreth 10 për qind sipas të dhënave të qershorit 2015.

Në sistemin arsimor të Austrisë, nxënësit zgjedhin një nga dy rrugët – një arsim të përgjithshëm që të çon drejt universitetit, ose një opsion më profesional, që sjell kualifikim si punonjës i specializuar, i njohur si Arsimi dhe Trajnimi Profesional, VET. Rreth 80 për qind e fëmijëve të shkollave zgjedhin VET pas shkollës fillore [pdf link].

“Austria nuk është ekskluzivisht e përqendruar në arsimin e lartë, siç kanë bërë vendet e tjera Evropiane, për shkak se… ne kemi një sistem shumë të fortë VET, i cili i kualifikon njerëzit për vende pune të cilat janë aktualisht të kërkuara në tregun e punës,” thotë Thomas Mayr, drejtor i ibw Austria, një institucion kërkimor në Vjenë që përqendrohet te arsimi profesional.

“Mbi 90 për qind e atyre që marrin VET punësohen më vonë.”

Arsimi profesional nuk është një koncept i panjohur në Shqipëri dhe Kosovë. Ka shkolla publike profesionale në të dyja vendet, por me reputacion shumë të ulët – aspak i ngjashëm me shkollat si ajo e Grazit ku studion Fevzi Hajra.

Në këtë shkollë, studentët mund të bëhen inxhinierë të specializuar në prodhimin e çelikut apo në ndërtimin e makinerive e veglave. Ata mund të bëhen saldatorë, madje edhe instruktorë fitnesi.

Sistemi austriak përfshin bashkëpunim të ngushtë mes shkollave dhe kompanive, ku studentët përfundojnë praktikën e punës. Në kompaninë inxhinjerike të Siemens në Graz, e cila prodhon trena dhe vagonë, praktikantët trajnohen në fusha që përfshijnë mekatronikën, ndërtimet prej çeliku dhe drejtimin e makinerive.

“Çdo vit, 12 deri në 18 praktikantë rekrutohen këtu në Siemens. Ata praktikisht mësojnë gjithçka që një student i inxhinierisë mekanike e mëson në nivel universiteti,” thotë Martin Kahr, i cili mbikëqyr praktikantët në fabrikë.

Në Kosovë, dhjetëramijëra studentë të shkollës së mesme aplikojnë për një vend në universitet, duke shpresuar se një ditë nuk do të përfundojnë si mjekë që punojnë në një supermarket apo avokatë që shërbejnë në një lokal.

Fevzi Hajra, ndërkohë, ëndërron që një ditë të kthehet në Kosovë dhe me ndihmën e një partneri austriak, ta menaxhojë fabrikën për metal punues në vendlindjen e tij në Vushtrri.

Kjo mund të tingëllojë si tepër ambicioze, por së paku Hajra ka ende një ëndërr – ndryshe nga Avni Avdiu, i cili është tërësisht i zhgënjyer nga vitet në të cilat është përpjekur të gjejë punë me pesë diploma universitare.

“Në këtë rajon meritokracia ka vdekur prej kohësh,” thotë ai. “Ky është vendi ku lidhjet familjare, partitë politike dhe korrupsioni e bëjnë punën.”

http://www.reporter.al/fabrikat-e-diplomave-kosova-dhe-shqiperia-prodhojne-te-diplomuar-pa-perspektive/

Thursday, June 18, 2015

Diskutime mbi projektligjin në komisionin parlamentar të edukimit

 

Panorama, http://www.panorama.com.al/arsimi-i-larte-verejtjet-e-universiteteve-private/

11 Qershor 2015

Rektorët e universiteteve private në vend kanë shprehur rezerva ndaj ndryshimeve që do të pësojë arsimi i lartë me hyrjen në fuqi të projektligjit. Në dëgjesën e një ditë më parë në Komisionin e Medias, ata u shprehën se arsimi i lartë kishte nevojë të reformohej, por disa çështje si autonomia e universiteteve, kërkimi shkencor apo edukimi në distancë, duhen rishikuar.

Rektorët e universiteteve private kanë zhvilluar disa mbledhje me rëndësi duke konkluduar në disa çështje ku çalon reforma e nisur. Rektorja e “Albanian University”, Vera Ostreni, renditi disa prej kontestimeve, duke veçuar fryrjen e organizmave drejtues që nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të kufizojnë autonominë e vetë universiteteve.

“Një nga problemet që përbën shkelje të lirisë akademike dhe autonomisë universitare është ngritja e disa organizmave, siç është Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Kërkimit Shkencor etj. Mendojmë se ka një mbivendosje të kompetencave të tyre. Një shtim të burokracisë përmes këtyre organizmave, të cilat në një farë mënyre e mbysin qoftë njëra tjetrën, qoftë lirinë akademike”. Por, liria akademike, sipas universiteteve private, cenohet edhe në pamundësinë për të zgjedhur doktorantët.

“Qendra e Studimeve Arsimore ka ndër të tjera funksionin që: Të organizojë pranimin e studentëve në programet e studimit të ciklit të parë, të dytë duke përjashtuar doktoraturat. Mendojmë se ka njëlloj centralizimi relativisht të dukshëm në kompetencat e kësaj qendre”. Një tjetër problematikë në ligj, sipas rektorëve të universiteteve privatë, është centralizimi i kurrikulës dhe mundësia e ndryshimit të saj deri në masën 20%.

“Mendoj se do të ishte shumë më e vlefshme për universitetet që të kishin një pavarësi, një përqindje më të madhe të ndryshimit të kurrikulës, gjë që ndihmon shumë në lirinë akademike.” Në letrën drejtuar Komisionit të Medias ka pakënaqësi edhe për shkollat ‘part-time’ apo edukimi në distancë, të cilat nuk parashikohen në ligjin e ri. “Ka një argument, i cili thotë që ka mundësi më të mëdha të abuzimit, por për këtë arsye nuk mendoj se duhet hequr studimi në distancë sepse është shkelje e të drejtave të njeriut”, citoi Ostreni, duke shtruar si zgjidhje shtimin kontrollit ndaj kësaj forme mësimdhënieje.

Friday, October 31, 2014

Hiqet pezullimi disa institucioneve private



Në datë 29.10.2014, Ka dalë nga qeveria një VKM pa numër (!) që shfuqizon vendimin për pezullimin e disa institucioneve të arsimit të lartë.

Sunday, October 19, 2014

Kostoja e mbylljes se nje shkolle private

 

Home / Ekonomi / Kostoja e mbylljes së universiteteve në Shqipëri

http://zathur.net/kostoja-e-mbylljes-se-universiteteve-ne-shqiperi/

 

Kostoja e mbylljes së universiteteve në Shqipëri

Institucionet e arsimit të lartë në vitet e fundit kanë arritur përmasa të rëndësishme për numrin e studentëve të regjistruar, por edhe për vlerat monetare të qarkulluara.

Heqja e licencës dhe mbyllja e aktivitetit për disa nga shkollat e larta private do të ketë një efekt të konsiderueshëm edhe në këtë drejtim dhe do t’ju kushtojë këtyre subjekteve miliona euro.

Ndër shkollat e larta që u mbyllën nga Qeveria për mosplotësim të kritereve ligjore, më i madhi është Universiteti “Kristal”. Sipas deklarimit tatimor të subjektit, për vitin 2013 ai realizoi te hyra prej 496 milionë lekësh, ose rreth 3.5 milionë euro. Ndonëse kjo vlerë është e konsiderueshme, viti 2013 padyshim nuk ka qënë më i mbari për “Kristal”, pas goditjes nga skandali i diplomave të dhëna për individë që nuk kishin ndjekur studimet.

Të ardhurat e Kristal gjatë vitit 2013 pësuan një rënie me 17% krahasuar me vitin 2012. Për më tepër, në dy vitet e fundit financiarë “Kristal” ka deklaruar aktivitet me humbje, që në vitin 2013 kishte vlerën e afro 73 milionë lekëve, ndërsa në vitin 2012 humbja kishte qënë edhe më e madhe, 92 milionë lekë.

Sipas bilancit, arsyeja kryesore e humbjeve kanë qënë interesat e paguara për kreditë bankare dhe që në vitin 2013, ishin afro 80 milionë lekë. Kjo sjell në vëmendje një problem tjetër të lidhur me mbylljen e universiteteve dhe që janë kreditë e pashlyera në banka. Nëse paratë e humbura nga “Kristal” në një pjesë të madhe do të shpërndahen në universitetet e tjera, pas transferimit të studentëve, mbyllja e aktivitetit të universitetit do të sjellë pamundësinë e shlyerjes së kredive bankare.

Në fund të vitit 2013, vetëm universiteti “Kristal” kishte detyrime ndaj bankave, në formën e kredive afatshkurtra dhe afatgjata, për një vlerë totale 786 milionë lekë ose 5.6 milionë euro, të shpërndara në katër banka tregtare.

Rrjedhimisht, kjo situatë do të sjellë probleme edhe për bankat kreditore, duke krijuar kredi të këqija. Nëse këto shkolla të larta nuk plotësonin kriteret ligjore, papërgjegjshmëria e institucioneve në kontrollin dhe mbikëqyrjen e tyre ka dëmtuar edhe bankat. Ndonëse kanë kredituar institucione të licencuar ligjërisht, tani bankat duhet të përballen me pasojat e mbylljes së papritur të tyre.

http://zathur.net/kostoja-e-mbylljes-se-universiteteve-ne-shqiperi/

Saturday, September 20, 2014

Ministria kallzon për shkelje ndërmarrjen Vitrina

 

Dokumente: Raporti i shkeljeve MAS, 18.09.2014

Ndërmarrja Vitrina pasi humbi çështjen gjyqësore në Gjykatën Administrative kundër vendimit të qeverisë për revokimin e licencës, do të përballet me akuzat për shkelje të rënda ligjore.

Kjo ndërmarrje shtrembëroi tregun në mënyrë të skajshme me mashtrimin e studentëve nëpërmjet deklarimit të tarifave të ulëta, hapjes se programeve pa licencë, kërcënimit të studentëve dhe sistemit të këmbimit në natyrë. Ndërmarrja Vitrina ka një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit me Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit për vendimin me gjobë ndaj kësaj shkolle për reklama corientuese ndaj studentëve (Nr.Akti: 3828; Data e Regj: 21.06.2013; Objekti: Pavlefshmeri vendimi; Palet ne proces: Shoqëria “Vitrina” shpk . Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve.) Ka humbur vendimin e gjyqit ndaj ish-rektorit Lulzim Hana, që ilustron sesi trajtoheshin pedagogët në këtë ndërmarrje etj.

 

Njoftim për shtyp nga MAS 18.09.2014

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka depozituar sot, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzim penal  ndaj  Shoqërisë Tregtare “Vitrina” Sh.P.K. në cilësinë e personit juridik, Edmond Vlashaj, Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë “Vitrina”, Aldorin Braho, Administrator i shoqërisë “Vitrina” dhe Piro Cipo, Rektor i Shkollës së Lartë Private “Vitrina”.

MAS kërkon fillimin e procedimit penal në ngarkim të personit juridik, Shoqëria Tregtare “Vitrina” dhe shtetasve të lartpërmendur, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të kompetencave të personit juridik”, “Mashtrimit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vetëgjyqësisë” për më shumë se një herë dhe në dëm të shumë personave dhe sekuestros konservative ndaj pasurive të paluajtshme, parashikuar në nenet 143, 164, 248 dhe 277 të Kodit Penal, neni 270 të Kodit të Procedurës Penale dhe ligji nr.9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”.

Gjatë procesit të kontrollit të ligjshmërisë u konstatuan shkelje ligjore në veprimtarinë e institucioneve të arsimit të lartë, ku ndërmjet të cilave nga personi juridik Shoqëria Tregtare “Vitrina” Sh.P.K., dhe shtetasit që administrojnë veprimtarinë pranë saj, mendojmë se janë konsumuar element të veprave penale të kryera për më shumë se një herë dhe në dëm të shumë personave, dhe më konkretisht:

1. Regjistrimi i studentëve në kushtet e mashtrimit për më shumë se një herë dhe në dëm të shumë personave, pa pasur të drejtën e ushtrimit të aktivitetit përkatës.

2. Lëshimin e diplomave në kushtet e mashtrimit për më shumë se një herë dhe në dëm të shumë personave, pa pasur të drejtën e ushtrimit të aktivitetit përkatës.

3. Mos hartimin dhe mos mbajtjen e rregullt të regjistrave themeltar të studentëve sipas përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

4. Mos ndjekjen e procedurave ligjore, për pajisjen me numra matrikullimi të studentëve të regjistruar pranë IAL-së “Vitrina”.

5. Përdorimi i ambienteve në kundërshtim me destinacionin e tyre të përcaktuar ligjor.

6. Mosrespektimi i detyrimeve të Vendimit nr. 539, datë 06.08.2014 të Këshillit të Ministrave “Për heqjen e licencës disa institucioneve private të arsimit të lartë”.

Bazuar në sa më sipër MAS kërkon:

1. Fillimin e procedimit penal në ngarkim të personit juridik privat si më sipër dhe dënimin e tij me një dënim kryesor siç është mbarimi i tij si person juridik.

2. Fillimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur dhe dënimin e tyre sipas përcaktimeve ligjore.

3. Marrjen e masës së sigurimit pasuror, vendosjen e sekuestros konservative ndaj pasurive të paluajtshme të personit juridik, Shoqëria Tregtare “Vitrina” Sh.P.K.

Friday, August 8, 2014

Publikohen vendimet e qeverisë për heqjen dhe pezullimin e licencave

 

image

Në fletoren zyrtare të datës 7 gusht 2014 u botuan vendimet e qeverisë për heqjen dhe pezullimin e licencave të disa institucioneve private.

Vendimet nuk përmbajnë arsyet e heqjes apo pezullimit të licencës për secilin rast individual, por vetem parashtrojnë hapat që duhet të ndërmarrin institucionet në zbatim të vendimit të qeverisë.

I. Nr. 539, datë 6.8.2014, “PËR HEQJEN E LICENCËS DISA INSTITUCIONEVE PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË”

 

1 Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës
2 Akademia Pedagogjike, Tiranë
3 IALP "Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë", Mat
4 IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës"
5 IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës"
6 IPAL "Kolegji profesional i sporteve, Fier"
7 IPAL "Shkolla e Lartë "Illyria"
8 Kolegj profesional "Argent", Shkodër
9 Kolegjet Profesionale, private "Medicom"
10 Shkolla e Lartë Private e Edukimit
11 SHLP "Universiteti Elite"
12 SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës"
13 SHLUJ "Justiniani I"
14 SHLUJ "Medikadent"
15 SHLUJ "Universiteti Kristal"
16 SHLUP "Vitrina"
17 SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër
18 Akademia e Ndertimit, Tiranë

II. Nr. 540, datë 6.8.2014, “PËR PEZULLIMIN E VEPRIMTARISË SË DISA INSTITUCIONEVE PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË”

 

1 Akademia Profesionale  e Biznesit
2 IPAL "ISSAT"
3 Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent &Partners"
4 Kolegji Profesional privat "New Generation"
5 ShLAP "Pavarësia" Vlorë
6 SHLP "Hëna e plotë" (Bedër)
7 SHLP "Logos"
8 SHLUJ "Justicia"
9 ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
10 SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
11 SHLUP "Wisdom University"
12 Universiteti "Aldent"
13 Filial i Albanian University - Berat

Ka disa ndryshime nga informacioni i shpallur ne publik para disa ditësh nga MAS sa i perket pezullimit te veprimtarisë së Albanian University (ish-UFO). Në vendimin e kryeministrisë është përmendur vetëm filiali i Beratit.

Tuesday, August 5, 2014

Fillojnë përplasjet e sektorit privat ndaj nismës së qeverisë

 

Perditesuar 1: 07.08.2014

Përditësuar 2: 09.08.2014

Origjinal: 4.08.2014

Qeveria nxitoi me vendimin e saj për të propozuar mbylljen e disa institucioneve të arsimit të lartë, pasi reforma nuk është miratuar akoma dhe ligji i arsimit të lartë nuk lejon një ndërhyrje të tillë drastike, sidomos nga agjenci të huaja jo-anëtare të ENQA siç është British Accreditation Council. Sidoqoftë, institucione të arsimit të lartë si shkolla e lartë Vitrina kanë kërcënuar se do ti drejtohen institucioneve të ligjit për këtë nismë të qeverisë.

http://www.balkanweb.com/sociale/2776/pezullimi-vitrina-mas-kontroll-tendencioz-tek-ne-vazhdojme-betejen-204438.html

Vitrina është një institucion që historikisht ka vepruar kundra ligjit, është licencuar në 2008 por ka pranuar studentë që në 2007 duke mashtruar familjarët. Ka pranuar studentë në programe të pamiratuara dhe ka diplomuar në programe të paakredituara. Ka pasur konflikte me nepunësit civl të ministrisë, disa herë studentët janë ankuar për mashtrim dhe rrahje nga rojet personale të administratorit, është gjobitur nga Komisioni i Mbrotjes së Konsumatorit dhe ka pasur përplasje me komisiaritin e policisë së Kasharit.

Vitrina (Gazeta Express) ka filluar me shantazhin ndaj nepunesve te shtetit duke sulmuar inspektoren e arsimit te larte prane Inspektoriatit Kombetar te Arsimit, znj. Ejona Isufaj. Znj. Isufaj ka qene punesuar prane ketij institucioni per disa vite dhe Vitrina ka publikuar diplomat e saj te leshuara nga nje institucion i panjohur i arsimit te larte (Degree Mill).

Deri tani MAS nuk ka publikuar ndonjë raport të hollësishëm me fakte mbi gjetjet e grupit te kontrollit. Kryeministri ka rrëfyer anekdota dhe ministria ka folur në përgjithësi. Shpresojmë që gjetjet të shoqërojnë vendimet e qeverisë për heqjen apo pezullimin e licencave.

Sipas Shpresa Mezinit (Gazeta Shqip, 09.08.2014) studentë të shkollës së lartë private Vitrina janë informuar nga institucioni se duhet të paguajnë para për transferimin dhe dokumentacionin, në shkelje të vendimit të Këshillit të Ministrave. Kjo praktikë është ndjekur gjithmonë nga Vitrina për të vështirësuar transferimin dhe vjedhur studentët – në 2011 Komisioni i Mbrotjes së Konsumatorit pranë METE ka gjobitur dy herë këtë institucion për praktika corientuese dhe jashtëkontraktuale të vjedhjes së studentëve.

Tuesday, June 10, 2014

Dëshmi nga akademikë të punësuar në sektorin privat

 

Gazeta Dita, 9 qershor, 2014

 

Jam kthyer në Shqipëri me 28 euro në kuletë të mbetura nga bursa e muajit të fundit, pa bagazhe të pasurish, me të vetmin pishman të mbetur pas: tre kutitë me libra në shtëpinë e mikut tim lindor në perëndim. Kisha shpresë, gëzim, një PhD të mbaruar jashtë, dy prindër pensionistë që më donin afër dhe siç thashë, 28 euro në kuletë.

Tri javë më vonë më takuan me një personazh që nuk e njihja, i interesuar për prurjet e perëndimit, që premtonte punë të vërtetë akademike, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, ofronte rrogë të mirë dhe impresionohej shumë kur ti përdorje emra shkollash anglo-saxone, sidomos kur i thoje në anglisht. Më tha “mos u prenoto” në tjetër vend, shprehje që më tingëlloi e çuditshme, por unë bëra siç tha ai, nuk “u prenotova” në tjetër vend.

Akti 1, SOS-Plagjatura

Si “e prenotuar” tashmë zyrtarisht për institucionin universitaro-kërkimoro-perëndimor të tij, veprimi im i parë prej akademiku ka qenë konstatimi i plagjiarizmit në një temë diplome që m`u ofrua për vlerësim. Plagjiarizmi sipas rregullores së institucionit ku tashmë punoja vlerësohej me 0 pikë dhe rezultonte në përjashtimin e studentit. Unë kreva të parën dhe të dytën sigurisht ua lashë në dorë njësive përkatëse në institucion. Pa dalë ende nga sekretaria ku kisha dorëzuar vlerësimin tim, ndjeva  pështjellimin që formohej rreth emrit tim. Unë, ajo e ardhura që andej, e kisha dorën të shtrënguar, isha e sertë, mendjemadhe, dhe mbi të gjitha kisha bërë të pabërën: në një ditë kohë të lënë për vlerësimin e temës së diplomës, unë e kisha lexuar atë!!

Të nesërmen e veprimit tim të parë prej akademiku, më pyetën nëse i qëndroja procesverbalit që kisha firmosur për temën plagjiaturë apo kisha dëshirë ta ndryshoja. Sigurisht që i qëndroja, kisha argumentuar qëndrimin tim në 4 faqe vlerësim, me të cilin vetë kolegët e mi të rinj në komisionin e diplomave, ishin tallur ndërsa rrufisnin makiaton e porositur nga bari poshtë në sallën lart.

Veprimi im i dytë si akademik ishte të jepja mësim. E mbaj mend si sot leksionin e parë, fytyrat e studentëve të ulur në fillim dhe të atyre nga fundi, që nuk prisnin një femër relativisht të shkurtër të mbante pa pushuar një leksion relativisht të gjatë.

Akti 2- Tatëpjeta

Veprimi im i tretë si akademik ka qenë të sugjeroja një grup potencial temash doktorature, duke qenë se institucioni universitaro-kërkimoro-perëndimor ku unë punoja tashmë, ishte bërë djepi i studimeve doktorale. Edhe pse isha mësuar që një kandidat potencial doktorature sugjeron vetë temën e tij, duke qenë se ka parakusht të paktën njohjen e disiplinës ku dëshiron të kryejë kërkim shkencor, sugjerova rreth pesë tema në profilin tim.

Këtu filloi e tatëpjeta! Temat e mia ishin të pakta në numër, unë duhej të sugjeroja një nën-disiplinë, brenda një disipline, që bashkuar me nën-disiplinat e tjera brenda disiplinave, të krijonin një drejtim. Unë duhet të shkruaja për boshte, akse, drejtëza, grupe boshtesh, tufa boshtesh, stiva boshtesh, në mënyrë të tillë që për çdonjërin prej numrit modest, elitar, të 300 prurjeve të reja për vitin e parë doktoral, të kishim vendin përkatës në bosht, aks, drejtëz, grup boshti, tufë boshti, stivë boshti…Këtu, mbase dëshira ime për të evituar gjeometrinë, aftësia e limituar e njohjes spaciale, kombinuar me presionin që gjithçka të bëhej gjeometrikisht dhe ligjërisht në rregull brenda afateve rekord, unë fillova të shpërqendrohem.

Një “akademik” i shpërqendruar nuk shërben për shumë, sidomos kur për të është e rëndësishme të përditësohet për të rejat e fundit në fushën e tij, por nuk gjen kohën e nevojshme për shkak të mbledhjeve të vona për boshtet, akset, tufat e stivat doktorale, sidomos kur numri i atyre që duhet të akomodohen, rritet me çdo arkëtim të bërë poshtë, të pasuar me një takim urgjent europiano-shkencor të bërë lart,

Akti 3- Rrumbullakosje

Veprimi im i katërt si akademik ishte të pyesja çdo të thotë pranim me kusht në një cikël pasues studimesh. Pyetja m’u shkoqit shumë shpejt: pranim me kusht në master është pranimi i atij/ asaj që nuk ka mbaruar ende bachelorin, me kushtin që një ditë ai (sigurisht) do ta mbarojë bachelorin dhe do të ketë avancuar në të njëjtën kohë dhe në master. I njëjti rregull vlen për doktoraturat. Tek këto të fundit, rregulli aplikohet mutatis mutandis jo vetëm në lidhje me studimet e mëparshme, por edhe për kritere të tjera pranuese, si p.sh. mesatarja apo gjuha e huaj. Pra, edhe nëse nuk përmbushen kriteret paraprakisht, ato prezumohen se do të përmbushen gjatë studimeve dhe çdo dyshim shkon në favor të të dyshuarit.

Veprimi im i pestë si akademik ishte të luaja pak me një urdhër për rrumbullakosje pikësh. Kisha vendosur një vlerësim jo kalues, i cili nëse do të rrumbullakosej do të shndërrohej në kalues, por kjo nënkupton sigurisht rrumbullakosjen në vlerën pasuese më të lartë. Vetëm se urdhri që më ish dhënë me firmën e atij që “prenotonte” akademikë, nuk specifikonte se çfarë rrumbullakosje duhej kryer, kështu që duke injoruar “common sensin” e institucionit perëndimoro-shkencoro-kërkimoro-doktoral ku punoja, unë e kryeva rrumbullakosjen, por në vlerën paraprijëse më të afërt! Pak dija që rrumbullakosje të tilla drejt së vërtetës së hidhur, do të bëheshin një ditë makthi i institucionit ku unë punoja!

Akti 4- Vari teneqen

Veprimi im i gjashtë si akademik ishte të korrigjoja provime, tashmë provimet formuese të doktoraturës: Fjalë e madhe, peshë e madhe, shaka e madhe! Urdhri i parë që morëm të gjithë ne të prenotuarit si akademikë, ishte që pyetjet e këtij provimi të madh të ishin brenda librave të pakët që dispononim realisht dhe jo brenda atyre që kishim deklaruar si tituj liderë për çdo drejtim, tufë boshti, apo rrënjë aksesh të doktoraturës. Problemi ishte që pavarësisht se institucioni kishte premtuar se titujt do të bliheshin, nga lart na vinte mesazhi se ata nuk ishin blerë, edhe pse nga poshtë kishte zëra se numri i atyre që ishin arkëtuar kalonte disa herë numrin e librave që duheshin blerë.  Urdhri i dytë i lidhur me veprimin tim të gjashtë prej akademiku, ishte që për të gjithë ata që nuk kishin kaluar provimin e madh të doktoraturës, t’u jepnim mundësinë të bënin një esse, me temë të lirë, që mund të varionte nga ciklet e udhëtimeve të shpendëve migruese, deri tek neo-liberalizimi i arsimit të lartë në Shqipëri. Vlerësimi i essesë më pas do të mblidhej me pikët e provimit, por të gjithë ne akademikët e prenotuar, kishim një problem të përbashkët: nuk na kishin thënë me sa pikë do të vlerësohej ky punim origjinal i kandidatëve doktoralë.

Këtu erdhi veprimi im i shtatë si akademik. artikulimi i pyetjes se përse duhej të dilte një rregull i tillë, se përse potencialisht dikush mund të merrte notën 12, në një provim që maksimalisht vlerësohet me 10 dhe përse duhej domsodoshmërisht të jepej një mundësi e trembëdhjetë për ata që nuk kishin njohuri kaluese. Përgjigja që mora ishte mishërim i njërës prej teorive më përparimtare në procesin mësimdhënës e mësimnxënës: Ne nuk kemi rregulla të qarta sepse i gjithë sistemi operon sipas parimit “learning by doing”, thënë shqip, ne mësojmë duke i bërë gjërat, ose thënë akoma më shqip “vari teneqen”! Prej veprimit tim të shtatë si akademik erdhi ai momenti që psikologët e quajnë “breakthrough”, ai casti ku muret që të kanë penguar të kuptosh, shëmben tërësisht. Prej veprimit tim të shtatë si akademik unë kuptova qartazi çdo të thoshte “prenotimi im”, atë frazën që më ish dukur e cuditshme dikur, tani e ndjeva të më rëndojë me gjithë qartësinë e saj mbi kokë. Qëllimi i institucionit ku unë isha “akademikja e prenotuar”, ishte larg nga të ofruarit e dijes, larg debatimit të ideve shkencore apo kryerjes së kërkimeve origjinale, qëllimi i tij ishte të përjetësonte brenda mureve të tij, krijesën që arkëtonte pa pushim nga cikli i parë i studimeve deri në infinit. Qëllimi i vërtetë i atij vendi ishte të fshihte numrin e vërtetë të klientëve, të shtonte radhët e tabelave ku ata listoheshin, dhe mbi të gjitha t`i vizatonte e reklamonte bukur konturet e këtyre tabelave: me ngjyrë të bardhë, transparente, të padukshme, numrat shtesë që nuk duhej kurrsesi të ishin, me ngjyrë blu, të fortë, të thellë, ata që mund të deklaroheshin. Qëllimi i institucionit po shndërrohej në institucionalizim të qëllimit dhe këtu, pashmangshmërisht, erdhi edhe veprimi im i tetë dhe i fundit prej akademiku: Dorëheqja!

Kam ikur prej andej pa bagazhe të pasurish, me dy rroga të kursyera e 28 euro në kuletë, me të vetmin pishman të mbetur pas: harresën e pafalshme që u kisha bërë tre kutive me libra në shtëpinë e mikut tim lindor në perëndim!

*P.S. Këtë shënim e kam pjesë të ditarit tim personal. Vendosa t’ua dërgoj pasi lexova në gazetën tuaj, artikullin: “Kur ta bën Çili inventarin… “. Kërkoj anonimat nëse vendosni ta botoni, sepse nuk dua të duket si betejë personale, ndaj me kast nuk kam pasqyruar në shënim dhe emrin e universitetit.

“UFO”, Albanian University sërish në shkelje të ligjit

 

image 

Arsimi i lartë privat zakonisht sulmohet për infuencën politike që gëzojnë eksponentë të sektorit, por faktikisht pakkush e prek çështjen se institucionet më të mëdha privat janë në shkelje të ligjit për ndërtime pa leje, angazhime të institucionit në zgjedhje elektorale, mosrespektim të ligjit të arsimit të lartë për standardet e vendosura për numër pedagogësh dhe profesorësh etj. Kjo sepse shkelja e ligjit është sport publik, sikur edhe filozofimi tjerrës mbi të mirën publike.

Pronari i “Albanian University” dhe deputet i Partise Demokratike, Astrit Veliaj, shkel sërish ligjet dhe ndodhet në konflikt me pushtetin vendor. Në periudhën 2007-2012 ai ishte në konflikt me ndërtimin pa leje në Berat dhe Fierit të degës së universitetit. Tani ndodhet në konflikt me Drejtorinë e Ujësjellësit të Durrësit.

1. Ndërtime pa leje në Berat dhe Fier

Në vitin 2012 Berisha beri nje vizite ne Albanian University per perurimin e korpusit, ndertuar pa leje ndertimi nga Bashkia. Ky objekt pret ende vendimin e gjyqit. Gazeta Shqip njofton se sipas Bashkise Berat subjekti “UFO”, me pronar Astrit Veliajn si person juridik, ka shkelur ligjin nr. 1999 për ndërtimet pa leje dhe ligjin 150 për shkatërrim të pronës.

Prokuroria e Përgjithshme merr dosjen për rastin e godinës së Universitetit UFO në Fier

Hetimet paraprake u kryen në Fier, por për shkak të imunitetit të pronarit, dosja iu delegua Prokurorisë së Përgjithshme

E. Hoxhaj, Gazeta Shqip, 15 Shkurt, 2014

Denoncimi i disa qytetarëve të Fierit ka bërë që të nisë procedimi penal për ndërtimin pa leje të godinës së Universitetit UFO në qendër të këtij qyteti, për të cilin, Prokuroria e Fierit thotë se është pronë e deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Veliaj. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime pranë organit qendror të akuzës, të cilat pohuan se pasi janë kryer hetimet paraprake, dosja ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi administratori i godinës madhështore të Universitetit UFO që ka nisur të ndërtohet në qytetin e Fierit në vjeshtën e vitit 2012, gëzon imunitetin e deputetit. Burimet e sipërcituara pohojnë se dosja hetimore është përcjellë për kompetencë në Prokurorinë e Përgjithshme pak kohë më parë, pasi në kallëzimin e kryer prej disa qytetarëve janë vërejtur elementë të veprës penale. Mësohet se denoncimi për ndërtimin pa leje të godinës shumëkatëshe është kryer në Prokurorinë e Fierit në verën e vitit të kaluar. Denoncuesit pretendonin në kallëzimin penal se godina disakatëshe e mjaft luksoze e Universitetit UFO, po ndërtohej pa leje. Ndërkohë, nga verifikimet paraprake të materialeve kallëzuese hetuesit kanë konstatuar elementë të veprës penale dhe për këtë arsye ka nisur procedimi penal për rastin në fjalë. Mësohet se kjo strukturë kishte nisur të ngrihej pa pasur lejet përkatëse për ndërtim. Pritet që në ditët në vazhdim, Prokuroria e Përgjithshme të konkludojë zyrtarisht në faktin nëse ndërtimi i kësaj godine me përmasa dhe arkitekturë madhështore është kryer pa leje e të merret ose jo ndonjë person nën hetim. Ndërkohë janë duke u përfunduar punimet në godinën e këtij universiteti, e cila ngjan me Shtëpinë e Bardhë dhe ku në anë të shkallëve janë dy shtatore disa metra të larta. Në një kohë rekord kjo strukturë komplekse me mjaft salla e auditore priti studentët tetorin e kaluar, kur ata nisën vitin akademik 2013-2014.

Godina është ndërtuar në ambientet ku dikur ndodhej Komisariati dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, që tashmë janë transferuar në periferi. Kallëzimi për ndërtimin pa leje të këtij objekti erdhi në periudhën, kur Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla, shpërndau një qarkore në të gjitha prokuroritë e rretheve, ku kërkonte që të verifikoheshin në terren të gjitha objektet pa leje. Madje ai kërkoi edhe hetimin e strukturave kompetente të cilat kanë për detyrë që të evidentojnë e parandalojnë kryerjen e ndërtimeve pa leje. Kjo qarkore e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, erdhi pas hetimit të rreth 200 çështjeve për ndërtimet pa leje, ku vendorët kishin bashkëpunuar për 10% të tyre. Në më të shumtën e rasteve kallëzimet penale ishin kryer ose nga qytetarët ose nga Policia e Shtetit. Universiteti UFO ka si administrator deputetin e Partisë Demokratike, z. Astrit Veliaj. Një tjetër godinë e ngjashme me atë të Fierit është ngritur edhe në qendër të qytetit të Beratit, ku prej vitesh janë diplomuar qindra studentë.

2. Lidhje pa leje të ujit

Nga Gazeta Dita, 9 Qershor 2014.

Ujësjellësi i Durrësit ka gjobitur universitetin ‘Albanian College’, që është në pronësi të deputetit demokrat, Astrit Veliaj.

Shkak për këtë janë bërë lidhjet e paligjshme që kishte bërë ky universitet në ujësjellës.

Subjekti në fjalë nuk kishte bërë asnjë kërkesë tek ndërmarrja e ujësjellësit për të lidhur ujin e pijshëm, duke ndërhyrë në rrjet dhe duke bërë tri lidhje të paligjshme. Për këtë shkelje subjekti u gjobit me 50 mijë lekë të reja.

“Në kuadër të fushatës që kanë nisur Ujësjellës-Kanalizimet për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në qytetin e Durrësit kanë filluar ndërprerjet nga fshati në qytetin e Durrësit. Momentalisht ndodhemi tek lagja numër 1, ku na rezulton se subjekti “Albanian College” ka tre lidhje të paligjshme. Ndërprerja e ujit u bë e menjëhershme, ndërsa do të merren edhe masat administrative” thotë për A1 Report kryeinxhinieri Nikolla Simaku.

 

3. Përdorimi i Universitetit për të mobilizuar studentë në zgjedhje politike (në shkelje të ligjit të arsimit të lartë, neni 3).

Shqiptarja.com, 24 maj 2013

Artan Lame, kandidati i Partisë Socialiste, i renditur i 5-ti në qarkun e Beratit denoncon në facebook se studentëve të Universitetit të Beratit po u shpërndahet një formular ku u kërkohet të plotësohet si shenjë që mbështet Astrit Veliaj, i cili është i dyti në listën e kandidatëve të PD-së për këtë qark.


Shpërndarja e këtij formulari sipas Lames bëhet në ambientet e Universtetit ku është e ndaluar me ligj të bëhet propogandë.


“Ky formular po shpërndahet klasë më klasë në Universitetin e Beratit. Atje ku cdo propagande politike është e palejueshme. Ja lë në dorë çdo prindi të gjykoje se në c'duar e ka lënë djalin apo vajzën e vet.
Shendet,”- shkruan Lame në profilin e tij në facebook duke publikuar edhe kopje të këtij formulari.
formulari astrit veliaj
http://www.shqiptarja.com/politike/2732/berat-pd-formular-ne-universitet---per-kandidatin-astrit-veliaj-157679.html#sthash.y7SaJCwK.dpuf

Sunday, April 27, 2014

Situata në arsimin privat - 2012

 

tafaj[1] 

Dokument: Procesverbal i Komisionit të Medias Dhe Edukimit në Parlament, datë 28 Maj 2012

Prof. Dr. Myqerem Tafaj, 28 Maj 2012

Të nderuar kolegë deputetë, falemnderit për ftesën që më keni bërë në lidhje me gjendjen e arsimit të lartë privat në Shqipëri!

Shqipëria trashëgoi një prapambetje të madhe në arsimin e lartë. Dekada e parë e tranzicionit në vendin tonë ishte shumë e vështirë. Mijëra të rinj në moshën e shkollimit të lartë u detyruan të braktisnin vendin dhe të emigronin për të bërë punë më të vështira në vendet fqinje, ato të Europës dhe përtej saj. Kjo bëri që numri i studentëve në vitet e para të tranzicionit të pësojë një ulje të jashtëzakonshme. Mbaj mend që në vitin 1997 numri i studentëve që ne pranonim në shkollën e lartë ishte më pak se 4 mijë, ndërkohë që këtë vit akademik në vazhdim ne kemi pranuar, vetëm në shkollat e larta publike, 52 mijë studentë, aq sa kishte Shqipëria në vitin akademik 2004-2005.

Sot Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me kërkesë shumë të lartë për arsimin e lartë dhe me një numër studentësh krejtësisht të krahasueshëm me atë të vendeve të BE-së, çka do të thotë se ne e kemi e përmbushur objektivin kryesor të strategjisë kombëtare të zhvillimit të arsimit të lartë 2008-2013, liberalizimin e arsimit të lartë dhe të aksesit. Ndërsa tani cilësia është shpallur si sfida kryesore dhe afatgjatë për sistemin tonë të arsimit të lartë.

Sistemi i arsimit të lartë është zgjeruar gati tri herë në dekadën e fundit dhe është pothuajse krejtësisht i pakrahasueshëm me atë të para një dekade. Përveç arsimit të lartë publik, i cili mbetet kryesor dhe zë pjesën dërmuese të sistemit, është zhvilluar me shpejtësi arsimi i lartë privat, i cili akoma është një pjesë plotësuese e sistemit të arsimit të lartë.

Në historinë e zhvillimit të arsimit të lartë shqiptar, arsimi i lartë privat është, nëse mund të themi kështu, ende në fazën fillestare të zhvillimit të tij. Por, ajo që duhet të theksojmë që në fillim është se ky sektor u ka dhënë mundësi aksesit të shumë vajzave dhe djemve në arsimin e lartë, ka krijuar një infrastrukturë moderne, me auditorë, klasa, laboratorë, biblioteka, botime, si dhe ka punësuar një numër të konsiderueshëm pedagogësh të rinj dhe me përvojë. Sipas statistikave tona janë rreth 4 mijë pedagogë të punësuar në arsimin e lartë privat, prej të cilëve 1600 janë me kohë të plotë. Sipas disa vlerësimeve të përafërta rezulton se investimi i bërë në arsimin e lartë privat është 0.4% i GDP-së.

Institucioni i parë i arsimit të lartë privat është hapur në vitin 2002. Sot numri i institucioneve të arsimit të lartë privat, që zhvillojnë veprimtarinë mësimore, është 40, ku studiojnë rreth 20 % e numrit total të studentëve në sistemin e arsimit të lartë. Ka pasur një ulje në dy vjetët e fundit, në mënyrë të veçantë, në ciklin e parë të studimeve. 8 institucione të arsimit të lartë privat kanë mbi 1000 studentë dhe zënë 82 % të numrit total të studentëve të arsimit të lartë privat, së bashku me 5 të tjerë, pra gjithsej janë 13 institucione, që kanë nga 500 deri në 1000 studentë dhe zënë 93 % të numrit total të studentëve.

Pjesa dërrmuese e institucioneve të arsimit të lartë privat ka një periudhë aktiviteti deri në 5 vjet. Deri tani 22 institucione të arsimit të lartë kanë lëshuar diploma dhe janë akredituar.

Institucionet e arsimit të lartë privat janë kryesisht shkolla të larta dhe kolegje profesionale. Vetëm tri prej tyre kanë statusin e universitetit. Në vitin 2011 janë licencuar vetëm institucione të arsimit të lartë profesional, akademi dhe kolegje profesionale ose shkolla të larta me profile të qarta profesionale, çka përputhet edhe me strategjinë e qeverisë për zhvillimin e arsimit të lartë, orientimin dhe përafrimin me kërkesat e tregut vendas.

Regjistrimet në arsimin e lartë privat kanë ardhur duke u rritur. Vetëm në vitin 2011-2012, për herë të parë, është ulur numri i të regjistruarve.

Si paraqitet struktura e fushave të shkencës në arsimin e lartë privat? Në sektorin e arsimit të lartë privat mbizotërojnë programet që përfshijnë shkencat sociale, ekonomi dhe drejtësi, ku përfshihen programet: drejtësia, ekonomia, biznesi, menaxhimi, shkencat politike, sociologjia, psikologjia, gazetaria, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe disa programe të tjera. Ky grup zë rreth 63-64% të numrit total të studentëve në arsimin e lartë privat. Fushat e shkencave teknike dhe teknologjia e informacionit zënë 8.6%; shëndetësia, ku bëjnë pjesë: infermieria, farmacia, stomatologjia, laboratorët dhe teknikët, zë rreth 23%; shkencat e edukimit zënë 1,5%, ndërsa turizmi dhe shërbimet zënë rreth 4%.

Kriteret e pranimeve në shkollat larta private, në ciklin e parë, janë të njëjta me ato që ndiqen për studentët me kohë të pjesshme në shkollat e larta publike. Domethënë, përfundimi i shkollës së mesme dhe i 2 provimeve të maturës shtetërore. Maturantët që përfunduan shkollën e mesme në vitin 2011 dhe kanë vijuar studimet universitare në vitin akademik 2011-2012 janë pajisur me diplomë të maturës shtetërore dhe kanë përfunduar me sukses provimet e maturës shtetërore në 4 lëndë. Përfundimi i arsimit të mesëm me diplomë të maturës, me 4 provime të suksesshme, ishte një hap shumë i rëndësishëm për heqjen e dy standardeve në pranime midis arsimit publik dhe privat, si dhe i studimeve me kohë të plotë dhe të pjesshme. Këtë vit do të pranohen në arsimin e lartë vetëm studentët që kanë diplomë të maturës shtetërore, pra kanë përfunduar me sukses 4 provimet e maturës shtetërore. Nga ana tjetër, kjo do t’i shërbejë drejtpërdrejt rritjes së cilësisë së studentëve që pranohen dhe në arsimin e lartë privat, dhe në studimet me kohë të pjesshme në arsimin publik.

Në strukturat e mbikëqyrjes së arsimit të lartë privat, përveç Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që në janar të vitit 2010 është krijuar Drejtoria për Arsimin Privat Parauniversitar dhe Universitar. Kjo drejtori është përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit të financimit të institucioneve të arsimit parauniversitar, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Licencimit. Gjithashtu, kjo drejtori shqyrton dhe shoqëron procesin e licencimit të institucioneve apo hapjen e programeve të reja, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Akreditimit dhe komisionet e brendshme të ngritura për këtë qëllim. Drejtoria, bashkë me grupet e ngritura, me urdhër të ministrit ushtron kontrollet periodike dhe mbikëqyrjen e arsimit të lartë. Duke u nisur nga përmasat e sistemit dhe vëllimi i punës që ka kjo drejtori, ne po bashkëpunojmë me ekspertë të huaj për fuqizimin e strukturave të mirëfillta inspektuese për arsimin e lartë privat brenda ministrisë ose jashtë saj, që funksionojnë sipas ligjit të inspektoratit. Strukturat inspektuese do të jenë të tilla, që të inspektojnë edhe në auditorë, përveç vizitave që bëjnë ekspertët e vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit.

Agjencia Kombëtare e Provimeve, e krijuar në vitin 2011 mbi bazën e Agjencisë së Maturës dhe Agjencisë së Pranimeve dhe e pasuruar me një drejtori të provimeve të shtetit dhe një njësi për bazën e të dhënave, është përgjegjëse për administrimin në bazë të të dhënave të arsimit dhe për lëshimin e numrit individual të regjistrit në Regjistrin Kombëtar të Studentëve. Secili student, i regjistruar në vitin akademik 2011-2012 në institucionet e arsimit të lartë privat dhe publik, merr numrin e matrikulimit nga Agjencia dhe jo nga institucioni.

Baza e të dhënave të arsimit të lartë do të përfshijë edhe të dhënat e të gjithë studentëve që janë në sistemin e arsimit të lartë në të gjitha ciklet dhe format e studimeve, si dhe arkivën dixhitale të diplomave të lëshuara që nga viti 2000, në të gjithë sistemin, deri në 2011-ën. Ky projekt është në proces dhe përfundon brenda muajit korrik 2012. Pra, deri në fund të këtij viti ne do të kemi të krijuar bazën e të dhënave të të gjithë sistemit arsimor.

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë është një agjenci e krijuar që në vitin 1999 dhe misioni i saj kryesor është vlerësimi i jashtëm, mbështetja e institucioneve të arsimit të lartë për zhvillimin e strukturave të vlerësimit të brendshëm dhe akreditimi. Agjencia ka organ vendimmarrës Këshillin e Akreditimit. Procesi i akreditimit mbështetet në vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm. Vlerësimi realizohet në përputhje me standardet shtetërore të cilësisë së akreditimit institucional, të miratuara për të tre ciklet e studimeve në mars të vitit 2011.

Licencimi i institucioneve të arsimit të lartë rregullohet me ligjin “Për arsimin e lartë” dhe urdhrat në zbatim të tij. Ky proces ndahet në dy faza. Në fazën e parë institucioni aplikon për licencim pranë ministrisë. Më pas, drejtoria përkatëse e ministrisë bashkëpunon me agjencinë për të gjitha hapat për shqyrtimin e programeve të studimit deri në dhënien e rekomandimit nga Këshilli i Akreditimit dhe miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Në fazën e dytë institucioni aplikon për leje të veprimtarisë. Kjo fazë zbatohet për t’i dhënë kohë institucionit të ndërtojë kapacitetet e duhura për fillimin e procesit mësimor.

Në lidhje me sigurimin e cilësisë, vlerësimi i jashtëm i cilësisë dhe akreditimi janë dy mekanizmat më të rëndësishëm në të gjithë sistemin e arsimit të lartë.

Në vitet 2010-2012 agjencia, në kuadër të një projekti me BB-në dhe në bashkëpunim me disa ekspertë të huaj, është përfshirë në disa projekte të rëndësishme, që kanë synuar:

Së pari, trajnimin e personelit të vetë agjencisë.

Së dyti, trajnimin e personelit të institucioneve të arsimit të lartë, që janë përgjegjës për vlerësimin e brendshëm.

Së treti, krijimin e eksperiencës së parë për renditjen e programeve të studimit.

Vlerësimi i jashtëm kryhet nga ekspertët e jashtëm, të cilët zgjidhen nga Këshilli i Akreditimit. Ata duhet të kenë përvojë në fushën që vlerësohet. Ky vlerësim është ai që prodhon raportin që shkon në Këshillin e Akreditimit, i cili merr vendimin përfundimtar. Urdhri i ministrit mbështetet në rekomandimin e Këshillit të Akreditimit, sipas ndryshimeve që janë bërë në ligjin “Për arsimin e lartë” në vitin 2010.

Çfarë kemi bërë për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë privat? Është forcuar roli i Agjencisë së Akreditimit dhe i Këshillit të Akreditimit nëpërmjet pjesëmarrjes së ekspertëve ndërkombëtarë në vlerësimin e jashtëm institucional dhe në përbërje të Këshillit të Akreditimit. Kanë filluar procedurat e aplikimit, të cilat bëhen në gjuhën angleze. Agjencia ka filluar në tri institucione të angazhojë ekspertë të huaj për vlerësimin institucional. Në grupin e ekspertëve të vlerësimit të institucionit, të paktën, njëri prej tyre duhet të jetë i huaj. Po ashtu, në përbërje të Këshillit të Akreditimit janë dy ekspertë të huaj, që janë emëruar dhe do të fillojnë të marrin pjesë në mbledhjet e këshillit. Një ndër hapat e rëndësishëm që është realizuar për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë privat, por edhe në atë publik, është futja e praktikës së provimit të shtetit. Tashmë kanë përfunduar dy sesionet e provimit të shtetit. Siç dihet, janë 28 specialitete, që përfshihen në grupin e institucioneve të rregulluara. Nga ana tjetër, politikat e qeverisë për të rritur çdo vit kuotat e studentëve në arsimin publik, kjo rritje ka qenë nga 8-12%, u ka mundësuar shtresave në nevojë të ndjekin arsimin e lartë në institucionet e arsimit publik.

Kontrolli i zbatimit të ligjshmërisë në institucionet private realizohet nga strukturat që përmenda më lart dhe nga grupet e ngritura ad-hoc, që përbëhen nga specialistë të drejtorisë, si dhe specialistë të Agjencisë së Akreditimit. Objekti i kontrollit është zbatimi i ligjshmërisë. Këtu nuk bëhet fjalë për investimin e jashtëm, që realizohet nga ekspertët nëpërmjet vizitave në terren. Synimi i kontrolleve ka qenë që të vëzhgohet sistematikisht progresi i institucioneve në arritjen e standardeve shtetërore të cilësisë dhe të zbatimit të ligjshmërisë, që të sigurohet që institucionet i përmbushin këto standarde afatgjata.

Gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit janë realizuar kontrolle pothuajse në të gjitha institucionet private të arsimit të lartë, nëpërmjet grupeve të përbashkëta të ministrisë dhe të Agjencisë së Akreditimit, për të gjitha tematikat që i përmenda më lart. Grupet e kontrollit në praktikën e tyre për të gjitha gjetjet u kërkojnë institucioneve që të bëjnë përmirësimet e duhura, për t’i verifikuar edhe njëherë në vizitën pasardhëse.

Ministria në bashkëpunim me ekspertët e huaj, në kuadër të projektit të BB-së, ka përgatitur një paketë të amendamenteve të ligjit “Për arsimin e lartë”, që u referohet sektorëve të arsimit të lartë privat. Kjo paketë synon një përcaktim më të saktë të formës së institucioneve të arsimit të lartë privat, në kuptimin e subjekteve fitimprurëse ose jo; fuqizimin e vendimmarrjes së organeve dhe autoriteteve drejtuese akademike, në raport me ato administrative dhe aksionere; rritjen e rolit të shtetit në krijimin e funksionimit të strukturave akademike; qartësimin e marrëdhënieve financiare midis institucioneve të arsimit të lartë privat dhe studentëve; përmirësimin e sistemit të sigurimit dhe të monitorimit të cilësisë dhe krijimin e strukturave më efikase të mbikëqyrjes së institucioneve të arsimit të lartë privat, pa përjashtuar këtu edhe një strukturë të një inspektorati të arsimit të lartë, që funksionon sipas ligjit të inspektoratit.

Në përfundim, dëshiroj të them se arsimi i lartë privat tashmë futet në fazën e konsolidimit të tij. Ai është një investim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e burimeve njerëzore të vendit. Arsimi i lartë privat ka të ardhme në hapësirën e arsimit të lartë shqiptar vetëm nëse ofron cilësi. E thënë ndryshe, vetëm shkollat e larta që ofrojnë cilësi dhe programe studimi afër kërkesave dhe tregut të punës do të përballojnë garën me arsimin publik, që po zhvillohet me shpejtësi.

Zhvillimi i këtij sektori ka mobilizuar resurse të mëdha kombëtare për arsimin tretësor të të rinjve, si dhe për zhvillimin profesional të të rriturve. Sfida kryesore e arsimit të lartë privat është cilësia. Garën në këtë sfidë do ta fitojnë vetëm shkollat e larta private, që do të investojnë për të krijuar një profesorat me kualifikim të lartë.

Shqipëria ka burime të konsiderueshme njerëzore të mirëshkolluara, që mund të bëhen bartëse të një arsimi të lartë privat cilësor.

Shteti do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej arsimin e lartë privat për krijimin e profesoratit të kualifikuar nëpërmjet programeve të studimit të doktoratës, të kthimit të të shkolluarve, si dhe të mbështetjes së projekteve të kërkimit shkencor.

Falemnderit!