Friday, October 31, 2014

Hiqet pezullimi disa institucioneve private



Në datë 29.10.2014, Ka dalë nga qeveria një VKM pa numër (!) që shfuqizon vendimin për pezullimin e disa institucioneve të arsimit të lartë.










1. Heqjen e masës së pezullimit të veprimtarisë disa institucioneve private të arsimit të lartë:
a) Shkolla e Lartë “Instituti Kanadez i Teknologjisë”;
b) Universiteti “Aldent”;
c) Akademia Profesionale e Biznesit;
ç) Shkolla private e arsimit të lartë “Pavarësia”;
d) “ISSAT”;
dh) Shkolla e Lartë “Wisdom University”.

Me parë pezullimi ishte shfuqizuar për Bedër dhe Logos. "BEDËR"  dhe "Logos" janë jofitimprurës, dhe, sikur edhe "Instituti Kanadez i Teknologjisë", ato kanë lidhje me institucione të arsimit të lartë jashtë vendit. Ndërsa të gjitha të tjerat janë private fitimprurëse.

Agjencia e Akreditimit, në kundërshtim me ligjin, ka hequr nga faqja e internetit dhe nuk ka publikuar, vendimet e Këshillit të Akreditimit dhe Raportet e Vlerësimit të Jashtëm. Gjithashtu VKM-ja nuk shoqërohet me një raport për publikun ku të paraqiten arsyet për shfuqizim të vendimit për pezullim.

A ka dyshime se këtu kemi një rast korruptiv? 

Qeveria pretendoi se i dha fund piramidave në arsim. Në këto raste vërehet se heqja e pezullimit ka lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin aktual të disa individëve, të punësuar kryesisht në administratën publike. 

- Akademia Profesionale e Biznesit i përket Ylber Bezos, nëpunës i lartë në Ministrinë e Financave gjatë drejtimit të shumë ministrave. Kjo ministri është akuzuar për politika klienteliste, korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike. Vetë Ylber Bezo është akuzuar për korrupsion gjatë licencimit të ekspertëve kontabël. Ndërsa Instituti i Ekspertëve Kontabël ka qenë historikisht pjesë e mbulimit të vjedhjeve në plackitjen e financave publike. Pushteti i z. Bezo qendron tek Instituti i Ekspertëve Kontabël. Për akademinë ka dyshime se ai shërben vetëm si "front face". Z. Bezo ka qenë bashkëthemelues i shkollës së lartë "Stevasti dhe Parashqevi Qiriazi", e cila u mbyll me vendim të qeverisë. 

- ISSAT i përket Jorge Jehas, aka Xhorxh Libanezi, i njohur për biznese të shumta dhe i lidhur me ish-kryetarin e Partisë së PD-së. ISSAT ka pasur vetëm programe të ciklit të dytë. Institucioni ndodhet në një pallat në rrugën e Kavajës, dy dhoma e guzhinë.

basha1

- Universiteti Aldent, i përket Prof. Dr. Adem Alushit, një pedagogu të Universitetit Mjekësor. Është ndër institucionet e para private në fushën e stomatologjisë dhe infermierisë.

- Universiteti Wisdom - drejtohet nga Brunilda Paskali, eksponente e lartë ne partinë e LSI-së dhe zv. Ministre e Ekonomisë.  Vendimi i Këshillit të Akreditimit (2010) refuzon akreditimin e disa programeve për mungesë të personelit akademik. Kjo situatë nuk ka ndryshuar deri në 2013, siç u paraqit në vendimin për pezullim.

- Pavarësia - është e para shkollë e lartë në jug të Shqipërisë. Në faqen e internetit është e pamundur të merret vesh se kush e drejton këtë institucion. Dikur rektore ka qenë Dr. Arta Musaraj. Gjithashtu, në vendimet e licencimit nuk paraqiten informacione mbi administratorët, aksionerët etj. Dyshime hidhen se pronar i vërtetë është një gjykatës në Gjykatën e Apelit të Tiranës ose në Gjykatën e Lartë.

0 comments:

Post a Comment