Sunday, April 27, 2014

Tatimet godasin arsimin privat

 

Dokumente:
  1. Lista e subjekteve të amnistuara nga detyrimet tatimore dhe gjobat (Gazeta Panorama)
  2. Vendim i gjykatës së Apelit për rastin Vitrina paditur nga ish-rektori Lulzim Hana.
  3. Procesverbal i Komisionit të Medias Dhe Edukimit në Parlament, datë 28 Maj 2012

Në 2012-13 Drejtoria e Tatimeve u vendosi gjoba disa subjekteve të arsimit privat për mos-deklarim të të ardhurave dhe pagesat për kontributet sociale për personelin akademik e të shërbimit.
Këto gjoba iu falën disa subjekteve me amnistinë e radhës se qeverisë së radhës (shih listën e subjekteve të amnistuara nga Gazeta Panorama) por shume pak shkollave të larta private (shih p.sh. shkollës së lartë “Universiteti Amerikan” dhe Turgut Ozal Education.)

Shkollat e larta private kanë  probleme me pagesat e pedagogëve dhe zbatimin e kuadrit ligjor. Vitrina p.sh. është hedhur në gjyq nga ish-rektori i shkollës, z. Lulzim Hana, për mospagim, ndërprerje të kontratës (shih vendimin e gjykatës së Apelit). Siç dëshmon gjyqi, marrëveshja ndërmjet rektorit dhe administratorit ishte informale përsa i përket masës së pagesës (deklaruar 250 000 lekë/muaj dhe jepej 2500 euro/muaj).

Sipas Deputetes Enkelejda Shkreli: “Kur shikon referencat tatimore, një pjesë e mirë e AL-ve private, për shkak të numrit të pakët të studentëve që kanë, nuk arrijnë dot ta mbyllin bilancin, të paktën kështu deklarojnë. Deklarimet te tatimet për këto shoqëri janë krejt të ndryshme nga realiteti. Sigurimet shoqërore të rektorëve dhe dekanëve janë baras me ato të punonjësve sanitarë.” (Procesverbal i Komisionit të Medias Dhe Edukimit në Parlament, datë 28 Maj 2012).
Më poshtë paraqitet rasti i shkollës së lartë Ndërkombëtare të Tiranës në konfliktin me tatimet.

Gazeta Rilindja Demokratike, 26.04.2014

Policia rrethon Universitetin, mbi 400 studentë pa mësim
image
Rreth 400 studentë të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës nuk u lejuan dje nga policia që të futen në ambjentet e tij për të zhvilluar mësim. Forcat e policisë të Komisariatit Nr.1 dhe forcat tatimore rrethuan godinën e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës pranë zonës së njohur si Vilat gjermane, duke mos lejuar studentët dhe stafin akademik të zhvillojnë orët e mësimit.
Inspektorët e Hetimit Tatimor bënë të ditur se, bllokimi i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës është bërë për arsye se nuk është shlyer një detyrim prej 40 milionë lekësh. Dhjetëra forca policore kanë rrethuar universitetin dhe nuk lejuan asnjë student që të futej në ambientet e marrjes së dijes. Studentët protestuan, duke hedhur parulla të ndryshme si: “Duam mësim”, “Shtet policor”, etj.

Drejtuesit e Universitetit bënë të ditur se, detyrimet financiare janë paguar në masën që parashikon ligji dhe për këtë kishte një marrëveshje me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve të Tiranës, e cila nuk e respektoi marrëveshjen për negocimin e borxhit (interesa dhe gjoba), duke bllokuar godinën dhe ndërprerë mësimin.
“Në mënyrë të çuditshme jemi njohur me një borxh, sikur shoqëria që financon universitetin ka një borxh ndaj shtetit, rreth 40 milionë lekë të reja. Ne dje kemi paguar në mënyrë të plotë vlerën e detyrimit tatimor.
Në vend që të negociojmë dhe të paguajmë, sipas ligjit tatimor, pjesën tjetër me këste, ku afati i kësaj pagese është deri në dhjetor të vitit 2015, Drejtoria Rajonale e Tatimeve të Tiranës së bashku me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, zonjën Briseida Shehaj, vendosën të sekuestrojnë pasuritë e luajtshme të Universitetit, të cilat nuk kalojnë 10 për qind të borxhit që pretendojnë. Dua të theksoj se, detyrimi që pretendojnë Tatimet nuk është i mbështetur me të ardhurat reale të UNT-së”, deklaroi Presidenti i UNT-së Vladimir Mulaj.

Më tej, Mulaj theksoi se DPT e shkeli ligjin tatimor Nr.9920 në mënyrë të hapur, shkeli ligjin e Arsimit të Lartë, shkel Kushtetutën dhe një serë ligjesh të tjera. “Objekti i punës së DPT-së është vjelja e tatimeve dhe mbushja e buxhetit të shtetit me para, por pa shkelur parimin e shenjtë në ekonominë e tregut partner me biznesin. Në këtë rast DPT-ja nuk e trajton UNT-në si partner, por me dhunë kërkon ta mbysë. Me këtë rast, po përmend shprehjen e Çurçillit ku thotë që, Qeveria nuk duhet ta trajtojë biznesin si një lopë që vetëm duhet ta mjelë, por duhet trajtuar si një kalë që mezi tërheq karrocën e ngarkuar”, përfundoi Mulaj.
Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, Agron Lamaj, është shprehur se vlera e detyrimit tatimor është shlyer në mënyrë të plotë, ndërsa theksoi se pas kësaj, normalisht duhej të negociohej për pagezën tjetër siç e ka ligji tatimor. “Me mua nuk ka pasur asnjë komunikim. S’kemi dijeni për këtë punë, vetëm kur gjetëm sot derën e mbyllur. Organi tatimor në mënyrë të njënashme ka ndërprerë negociatat”, deklaroi për mediat Rektori Lamaj.

“Nuk mundet kurrsesi policia, tatimorët, çdo lloj organi tjetër të venë dorë në institucione që kanë karakter akademik. Autoritetet respektive të mos ngatërrojnë aspektet tatimore-fiskale me funksionimin e pandërprerë akademik të institucioneve universitare”, u shpreh Lisen Bashkurti, zëvendësrektor i UNT-së.
Drejtuesit e Univesitetit dhe studentët deklaruan se, protesta do të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës, pasi bllokimi i godinës është bërë në kundërshtim me ligjin.


Vladimir Mulaj
President i UNT
Në mënyrë të çuditshme jemi njohur me një borxh, sikur shoqëria që financon universitetin ka një borxh ndaj shtetit, rreth 40 milionë lekë të reja. Ne dje kemi paguar në mënyrë të plotë vlerën e detyrimit tatimor. Në vend që të negociojmë dhe të paguajmë, sipas ligjit tatimor, pjesën tjetër me këste, ku afati i kësaj pagese është deri në dhjetor të vitit 2015, Drejtoria e Rajonale e Tatimeve të Tiranës së bashku me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, zonjën Briseida Shehaj, vendosën të sekuestrojnë pasuritë e luajtshme të Universitetit, të cilat nuk kalojnë 10 për qind të borxhit që pretendojnë. Dua të theksoj se, detyrimi që pretendojnë Tatimet nuk është i mbështetur me të ardhurat reale të UNT-së.
Agron Lamaj
Rektor i UNT
Vlera e detyrimit tatimor është shlyer në mënyrë të plotë. Normalisht duhej të negociohej për pagesën tjetër siç e ka ligji tatimor. Me mua nuk ka pasur asnjë komunikim. S’kemi dijeni për këtë punë, vetëm kur gjetëm sot derën e mbyllur. Organi tatimor në mënyrë të njënashme ka ndërprerë negociatat.
Lisen Bashkurti
Zëvendësrektor i UNT
Nuk mundet kurrsesi policia, tatimorët, çdo lloj organi tjetër të venë dorë në institucione që kanë karakter akademik. Autoritet respektive të mos ngatërrojnë aspektet tatimore-fiskale me funksionimin e pandërprerë akademik të institucioneve universitare.
Apollon Baçe
Kryetar i Senatit Akademmik i UNT
Në fillim u filluan tratativat që do të bëhej pagesa e një pejese të tatimit, pastaj u la që do të paguhej një e treta ose gjysma e saj. Faktikisht është paguar gjysma dhe duhej të vazhdonte mësimi. Vijnë studentët, por nuk mund të vazhdojnë ngaqë kanë sjellë policët. Më thoni këtë gjë, këta që kanë studiuar dy vjet, tre vjet, çfarë do të bëjnë? A do hidhen në rrugë, do t’u këputet mësimi këtyre?

0 comments:

Post a Comment