Tuesday, June 10, 2014

“UFO”, Albanian University sërish në shkelje të ligjit

 

image 

Arsimi i lartë privat zakonisht sulmohet për infuencën politike që gëzojnë eksponentë të sektorit, por faktikisht pakkush e prek çështjen se institucionet më të mëdha privat janë në shkelje të ligjit për ndërtime pa leje, angazhime të institucionit në zgjedhje elektorale, mosrespektim të ligjit të arsimit të lartë për standardet e vendosura për numër pedagogësh dhe profesorësh etj. Kjo sepse shkelja e ligjit është sport publik, sikur edhe filozofimi tjerrës mbi të mirën publike.

Pronari i “Albanian University” dhe deputet i Partise Demokratike, Astrit Veliaj, shkel sërish ligjet dhe ndodhet në konflikt me pushtetin vendor. Në periudhën 2007-2012 ai ishte në konflikt me ndërtimin pa leje në Berat dhe Fierit të degës së universitetit. Tani ndodhet në konflikt me Drejtorinë e Ujësjellësit të Durrësit.

1. Ndërtime pa leje në Berat dhe Fier

Në vitin 2012 Berisha beri nje vizite ne Albanian University per perurimin e korpusit, ndertuar pa leje ndertimi nga Bashkia. Ky objekt pret ende vendimin e gjyqit. Gazeta Shqip njofton se sipas Bashkise Berat subjekti “UFO”, me pronar Astrit Veliajn si person juridik, ka shkelur ligjin nr. 1999 për ndërtimet pa leje dhe ligjin 150 për shkatërrim të pronës.

Prokuroria e Përgjithshme merr dosjen për rastin e godinës së Universitetit UFO në Fier

Hetimet paraprake u kryen në Fier, por për shkak të imunitetit të pronarit, dosja iu delegua Prokurorisë së Përgjithshme

E. Hoxhaj, Gazeta Shqip, 15 Shkurt, 2014

Denoncimi i disa qytetarëve të Fierit ka bërë që të nisë procedimi penal për ndërtimin pa leje të godinës së Universitetit UFO në qendër të këtij qyteti, për të cilin, Prokuroria e Fierit thotë se është pronë e deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Veliaj. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime pranë organit qendror të akuzës, të cilat pohuan se pasi janë kryer hetimet paraprake, dosja ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi administratori i godinës madhështore të Universitetit UFO që ka nisur të ndërtohet në qytetin e Fierit në vjeshtën e vitit 2012, gëzon imunitetin e deputetit. Burimet e sipërcituara pohojnë se dosja hetimore është përcjellë për kompetencë në Prokurorinë e Përgjithshme pak kohë më parë, pasi në kallëzimin e kryer prej disa qytetarëve janë vërejtur elementë të veprës penale. Mësohet se denoncimi për ndërtimin pa leje të godinës shumëkatëshe është kryer në Prokurorinë e Fierit në verën e vitit të kaluar. Denoncuesit pretendonin në kallëzimin penal se godina disakatëshe e mjaft luksoze e Universitetit UFO, po ndërtohej pa leje. Ndërkohë, nga verifikimet paraprake të materialeve kallëzuese hetuesit kanë konstatuar elementë të veprës penale dhe për këtë arsye ka nisur procedimi penal për rastin në fjalë. Mësohet se kjo strukturë kishte nisur të ngrihej pa pasur lejet përkatëse për ndërtim. Pritet që në ditët në vazhdim, Prokuroria e Përgjithshme të konkludojë zyrtarisht në faktin nëse ndërtimi i kësaj godine me përmasa dhe arkitekturë madhështore është kryer pa leje e të merret ose jo ndonjë person nën hetim. Ndërkohë janë duke u përfunduar punimet në godinën e këtij universiteti, e cila ngjan me Shtëpinë e Bardhë dhe ku në anë të shkallëve janë dy shtatore disa metra të larta. Në një kohë rekord kjo strukturë komplekse me mjaft salla e auditore priti studentët tetorin e kaluar, kur ata nisën vitin akademik 2013-2014.

Godina është ndërtuar në ambientet ku dikur ndodhej Komisariati dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, që tashmë janë transferuar në periferi. Kallëzimi për ndërtimin pa leje të këtij objekti erdhi në periudhën, kur Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla, shpërndau një qarkore në të gjitha prokuroritë e rretheve, ku kërkonte që të verifikoheshin në terren të gjitha objektet pa leje. Madje ai kërkoi edhe hetimin e strukturave kompetente të cilat kanë për detyrë që të evidentojnë e parandalojnë kryerjen e ndërtimeve pa leje. Kjo qarkore e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, erdhi pas hetimit të rreth 200 çështjeve për ndërtimet pa leje, ku vendorët kishin bashkëpunuar për 10% të tyre. Në më të shumtën e rasteve kallëzimet penale ishin kryer ose nga qytetarët ose nga Policia e Shtetit. Universiteti UFO ka si administrator deputetin e Partisë Demokratike, z. Astrit Veliaj. Një tjetër godinë e ngjashme me atë të Fierit është ngritur edhe në qendër të qytetit të Beratit, ku prej vitesh janë diplomuar qindra studentë.

2. Lidhje pa leje të ujit

Nga Gazeta Dita, 9 Qershor 2014.

Ujësjellësi i Durrësit ka gjobitur universitetin ‘Albanian College’, që është në pronësi të deputetit demokrat, Astrit Veliaj.

Shkak për këtë janë bërë lidhjet e paligjshme që kishte bërë ky universitet në ujësjellës.

Subjekti në fjalë nuk kishte bërë asnjë kërkesë tek ndërmarrja e ujësjellësit për të lidhur ujin e pijshëm, duke ndërhyrë në rrjet dhe duke bërë tri lidhje të paligjshme. Për këtë shkelje subjekti u gjobit me 50 mijë lekë të reja.

“Në kuadër të fushatës që kanë nisur Ujësjellës-Kanalizimet për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në qytetin e Durrësit kanë filluar ndërprerjet nga fshati në qytetin e Durrësit. Momentalisht ndodhemi tek lagja numër 1, ku na rezulton se subjekti “Albanian College” ka tre lidhje të paligjshme. Ndërprerja e ujit u bë e menjëhershme, ndërsa do të merren edhe masat administrative” thotë për A1 Report kryeinxhinieri Nikolla Simaku.

 

3. Përdorimi i Universitetit për të mobilizuar studentë në zgjedhje politike (në shkelje të ligjit të arsimit të lartë, neni 3).

Shqiptarja.com, 24 maj 2013

Artan Lame, kandidati i Partisë Socialiste, i renditur i 5-ti në qarkun e Beratit denoncon në facebook se studentëve të Universitetit të Beratit po u shpërndahet një formular ku u kërkohet të plotësohet si shenjë që mbështet Astrit Veliaj, i cili është i dyti në listën e kandidatëve të PD-së për këtë qark.


Shpërndarja e këtij formulari sipas Lames bëhet në ambientet e Universtetit ku është e ndaluar me ligj të bëhet propogandë.


“Ky formular po shpërndahet klasë më klasë në Universitetin e Beratit. Atje ku cdo propagande politike është e palejueshme. Ja lë në dorë çdo prindi të gjykoje se në c'duar e ka lënë djalin apo vajzën e vet.
Shendet,”- shkruan Lame në profilin e tij në facebook duke publikuar edhe kopje të këtij formulari.
formulari astrit veliaj
http://www.shqiptarja.com/politike/2732/berat-pd-formular-ne-universitet---per-kandidatin-astrit-veliaj-157679.html#sthash.y7SaJCwK.dpuf

Sunday, June 8, 2014

MAS – tjetër premtim për akreditim

Sonila Isaku, Shqiptarja.com, 8 qershor 2014

Akreditimi i universiteteve në fund të vitit

TIRANE- Akreditimi i të gjitha universiteteve, si ato publike dhe private në vendin tonë, do të përfundojë në fund të këtij viti kalendarik. Ky fakt është pohuar nga vetë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë një takimi që ka zhvilluar në qytetin e Vlorës, duke theksuar se agjencia e huaj anëtare e ENQA-s do të jetë ajo që do të zhvillojë procesin e akreditimit në vendin tonë. “Agjencia e huaj ndërkombëtare e akreditimit, anëtare e ENQA-s, do të mundësojë procesin e akreditimit të të gjithë IAL-ve publike dhe jopublike deri në fund të këtij viti”, ka pohuar Nikolla.
Sipas saj, agjencia do të japë rezultatet për universitet të cilat janë cilësore dhe do të akreditohen, të tjerëve do t’u lihet kohë për të përmirësuar punën, kurse ata që nuk plotësojnë parametrat për të ofruar diploma cilësore, nuk mund të jenë pjesë e reformës që po kryhet. Kjo do të thotë se në tetorin e 2014, kohë kur nis viti akademik sërish studentët nuk mund të kenë njohuri se cili universitet privat apo shtetëror është i akredituar apo jo, duke bërë që edhe ky vit akademik të nisë pa ndryshime.
Sipas afateve të përcaktuara, procesi i akreditimit do të vazhdojë paralel me reformën që po ndërmerret në arsimin e lartë, reformë e cila ka hapur një debat të gjerë publik si për fushën akademike ashtu edhe për vetë studentët. Kjo ka bërë që qeveria, të shtyjë afatin e miratimit të ligjit të ri, duke i lënë Komisionit të Arsimit të Lartë kohë për të bërë ndryshimet e duhura dhe për të dalë me një draft të ri. Kështu, miratimi i ligjit të ri për arsimin e lartë në sesionin e ardhshëm parlamentar, që përkon me vjeshtën e këtij viti dhe akreditimi i universiteteve në po të njëjtën periudhë do të bëjë të mundur që vitin e ardhshëm reforma e ndërmarrë në arsim të jetë plotësisht e zbatueshme.
Sa i përket reformës, ministrja Nikolla ka theksuar se ajo do të ndikojë në cilësinë e mësimdhënies por edhe në kërkim shkencor. “Reforma në arsimin e lartë dhe kërkimit shkencor lidhet me hapa konkrete në drejtim të përmirësimit të cilësor në organizimin e arsimit të lartë dhe funksionimin e IAL-ve. Fokusi dhe përpjekjet e kësaj reforme duhet të intensifikohen më tepër në cilësinë e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor”, ka theksuar Nikolla. Sipas saj, sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë është kryefjala e kësaj reforme.


(d.a/shqiptarja.com)
http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/reforma-nikolla-akreditimi-i-universiteteve-n--fund-t--vitit-218803.html#sthash.NGUYppnm.dpuf

Tuesday, June 3, 2014

Korrupsion në Universitetin e Shkodrës


http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=279064&ref=fp
31 Maj, 2014

100 Euro për një provim në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër
Top Channel në emisionin”Fiks Fare” ka filmuar momente nga procesi i mitmarrjes në Universitetin e Shkodrës.
Një provim kushton 100 euro!

Sipas Top Channle, “Investigimi është kryer në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, përmes teknikës së infiltrimit dhe kamerave të fshehta. Pedagogu i lëndës, pasi merr pagesën prej 100 eurosh nëpërmjet sekserit, firmos notën kaluese për studentin e vitit të dytë të masterit.”

Tuesday, May 27, 2014

Reforma në arsimin e lartë – Personeli Akademik (2.2)

 

Sipas Xhaferri and Brankovic (2013) personeli akademik i matur sipas FTE (full time equivalent) u rrit me 50% që prej vitit 2007 (nga 5 707 në vitin 2007, në 10 652 në 2012). Me këto shifra raporti student-pedagog në rang republike ka qëndruar i njëjtë (13:1), por ndryshon shumë ndër institucione. Numri i studentëve është rritur mesatarisht me 15% në vit ndërsa ai i personelit me 13%. Rritja e numrit të studentëve në universitetet publike është administruar kryesisht me rritjen e personelit me kohë të pjesshme, siç vërehet nga figura 1, që tregon numrin e personelit akademik për periudhën 2004-2011.

clip_image002

Në Universitetin e Tiranës gjatë 2009-10 vetëm 50% e personelit ishin me titullin akademik Dr. e sipër, ndërsa në 2012 ishin vetëm 36%, ku raporti më i ulët ishte në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (7%). Në 2012 mbi 54% e personelit akademik ishin punësuar me kohë të pjesshme (joefektiv). Bazuar mbi metodën e përllogaritjes në renditjen e universiteteve nga US News, raporti student-pedagog është më i larti në Fakultetin e Shkencave Sociale (rreth 48.5 :1) dhe në Fakultetin e Juridikut (43:1), ky ka edhe një raport shumë të lartë udhëheqës për doktorantë (12:1), në kundërshtim me kuadrin ligjor që e përcakton maksimumi 5:1. Vetëm Fakulteti i Mjekësisë, sot Universiteti Mjekësor, ka një raport të pranueshëm studentë-pedagog (10:1). Raporti student-pedagog ishte mbi 40 me 1 në universitetet e Shkodrës, Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit për vitin 2011-12.

clip_image004

Numri i personelit që rekrutohet në universitetet publike kontrollohet nga qeveria pasi ato operojnë në bazë të ligjit të buxhetit. Edhe përse universitetet publike nuk marrin fonde shtesë për programet e doktoratës, kuotat për këto programe vendosen nga qeveria. Ndërprerja e programeve të doktoratës dhe e procedimit të njohjes së titujve akademikë gjatë 2007-09 uli raportin e pedagogëve me titull në institucione, por që prej 2009 janë rreth 2600 studentë të regjistruar në programet e doktoratës, prej të cilëve 63% në UT.

Sa i përket promovimit, neni 47 i ligjit (2007) njeh pesë tituj akademik për personelin mësimdhënës dhe të kërkimit shkencor (profesor, prof. asociuar, docent, lektor dhe kërkues) dhe një titull për anëtarët e Akademisë së Shkencave (akademik). Autoriteti për administrimin e titujve i përket Këshillit të Profesorëve. Titulli “profesor” përfitohet pas vlerësimit të Këshillit të Profesorëve dhe më pas miratimit të komisionit ministror me anëtar të caktuar nga ministri dhe të njohur në komunitetin akademik (VKM, nr. 467-2007). Por kuadri aktual ligjor ka një problem sa i përket kompetencave të qeverisë për dhënien e titujve akademikë. Qeveria miraton pagat sipas titujve akademikë, por statusi ligjor i titullit është i paqartë, pasi ai nuk është i njësuar me “gradën”. Titulli akademik është një pozicion pune dhe jo medoemos “gradë”, siç përdoret në ushtrinë tonë ose gjetkë në komunitetin akademik. E nëse titulli “profesor” është i varur nga pozicioni i punës në institucion, atëherë është i pavlefshëm jashtë tij. P.sh. në Gjermani titulli “profesor” ka statusin ligjor të nëpunësit civil dhe përfshin edhe konceptin e gradës (pas Habilitation); një profesor cilësohet i tillë dhe paguhet respektivisht (W3 ose C3) edhe kur punësohet në një tjetër institucion apo është i jashtëm (Gesetz über die Hochschulen des Landes Nordrhein-Westfalen, 28.04.2004). Por në Shqipëri nuk ka ligj që shprehet për statusin ligjor të “profesorit” përveç atij të akademikut, të rregulluar me ligjin e Akademisë së Shkencave. Përveç që qeveria ndërhyn edhe në vendosjen e meritave akademike, një mbetje kjo nga periudha socialiste, tradicionalisht (por jo ligjërisht) interpretimi është që në Shqipëri “titulli” njësohet me “gradën” dhe mbartet edhe jashtë institucionit ku është përftuar. Sipas mendimit tim, udhëzimi i qeverisë për të rregulluar titujt akademikë edhe në institucionet private është i diskutueshëm, pasi titulli akademik është i lidhur me vendin e punës dhe jo “gradën”. Dikush duhet ta sqarojë këtë punë.

Qeveria gjithashtu vendos edhe pagat e shpërblimet e pedagogëve, së bashku me ngarkesën mësimore (Nr. 748/2009 dhe Nr. 467/2007). Në tabelën e mëposhtme paraqitet ngarkesa mësimore dhe pagat sipas titullit akademik dhe funksionit administrativ. Minimumi i orëve të kontaktit (normës) në universitetet publike është 50% (~750 orë) dhe 70% (~1050 orë) e të gjithë orëve totale të mësimdhënies, në varësi të titullit akademik dhe pozicionit administrativ (Nr. 467/2007). Ka një kufi deri në 30% të ngarkesës maksimale për orët shtesë, në mënyrë që të kontrollohet pagesa dhe oreksi i disa akademikëve. Kufiri minimal në javë i orëve në mësimdhënie për vitin akademik është 6 orë në javë; vetëm 5% e personelit mund të përjashtohen nga ky kusht (Nr. 467/2007).

clip_image006

Sa i përket buxhetit të shpenzuar për personelin në universitetet publike ka dallime të mëdha ndërmjet UT dhe universiteteve rajonale. Në vitin 2012 UT planifikonte të shpenzonte rreth 93% të fondit të pakushtëzuar (shtetëror) për personelin akademik (paga dhe kontributet e sigurimeve shoqërore). Fondi i qeverisë në 2012 mbulonte vetëm 46% të të gjitha shpenzimeve. Në 2011 kostot e personelit në UT zinin mbi 35% të të gjitha shpenzimeve (për krahasim në Akademinë e Arteve dhe Universitetin e Gjirokastrës janë mbi 80%). Në vitin 2012 UT synonte të përdorte rreth 30% të të ardhurave për të mbuluar shpenzimet e personelit. UT ka rreth 1352 personel ekuivalent me kohë të plotë {FTE = 967 personeli me kohë të plotë + 1/3 (1156 personeli me kohë të pjesshme)}. Metodat e përllogaritjes së personelit “ekuivalent me kohë të plotë” janë të ndryshme, p.sh. një përllogaritje më e saktë do të ishte në bazë të ngarkesës së normuar vjetore dhe programit të studimit në kreditë (ECTS).

Shënim mbi të dhënat: Të dhënat janë nga Vjetari Statistikor i MAS 2009-10, 2010-11, plan-buxheti i UT-ës për vitin 2012 dhe INSTAT (2014). Statistikat e INSTAT (2014) me ato të Universitetit të Tiranës nuk korrespondojnë, p.sh. për periudhën 2011-12 INSTAT raporton 1671 studentë doktorate, ndërsa UT=1621. Mospërputhja dëshmon se INSTAT nuk ka ndërmarrë një analizë se sa korrespondojnë kuotat e miratuara nga qeveria me numrin faktik të studentëve të regjistruar në universitetet publike. Gjithashtu, përllogaritjet e paraqitura në plan-reformë mund të jenë të gabuara, p.sh. Gjonca (fq. 13) ka shifra ndryshe nga ato të INSTAT (2014) për vitet 2006-09 dhe 2010-12. Ose, në vitin 2010-11 qeveria (VKM, Nr.586-2010) miratoi 23,534 kuota për studime me kohë të plotë dhe 8,610 me kohë të pjesshme, ndërkohë që MAS në vjetarin statistikor 2010-11 ka raportuar 27,650 të regjistruar për vitin 2010-11. Sa i përket të dhënave financiare, në të gjitha universitetet publike mungon transparenca e shpenzimeve për vitet e kaluara. Të dhënat e mia janë siguruar jo zyrtarisht pasi nuk ka asgjë publike për shpenzimet në detaje si koston për student, koston për kredit, kostot e personelit akademik, investimet kapitale etj.)

Xhaferri, E., & Brankovic, J. (2013). Country Report: Albania NORGLOBAL Programme: Norwegian Research Council.

Friday, May 23, 2014

Universiteti i Sporteve – Akuza për keqmenaxhim




Gazeta Shqip, 23.05.2014
Një grup pedagogësh të Universitetit të Sporteve, kanë kërkuar kryerjen e një auditi të dytë, këtë herë administrativ, për punën e rektorit të pezulluar Vesel Rizvanolli. Sipas tyre, nuk bëhet më fjalë për shkelje financiare, por për abuzime të mëdha me dhënie diplomash false dhe pranime doktoraturash plagjiature. Sipas pedagogëve, edhe pse rektori është pezulluar, bashkëpunëtorët e tij, të evidentuar edhe nga auditi i Ministrisë së Arsimit, vijojnë punën dhe shkeljet.
Ndërkohë, ish-rektori Rizvanolli hedh poshtë akuzat e kolegëve për diplomat false, ndërsa deklaron se do të ndjekë rrugën ligjore për të kundërshtuar auditin dhe vendimin për pezullim. Ky vendim u mor ditët e para të këtij muaji nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, bazuar mbi shkeljet e rënda gjatë ushtrimit të detyrës, që gjeti auditi i brendshëm i këtij institucioni.

 Gazeta Sporti Shqiptar, Gjergji Vysha, 17.05.2014, 
Nga Gjergj Vyshka
Universiteti i Sporteve në Tiranë që nga 6 maji ka mbetur pa rektor, ndërsa Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka pezulluar nga detyra Prof.Dr Vejsel Rizvanollin. Vendimi që është marrë një javë më parë nga kjo ministri është efekt i kontrollit audit, i cili ka monitoruar të gjithë veprimtarinë e këtij institucioni për periudhën janar 2012-nëntor 2013. Pezullimi nga detyra i rektorit Rizvanolli është bërë “Për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi gjatë ushtrimit të detyrës”. Më konkretisht, auditi i brendshëm i Ministrisë së Arsimit ka zbuluar se 7 punonjës nuk janë emëruar sipas rregullores, pasi në procedurën e konkursit nuk është vendosur kriteri i diplomës, ndërsa tre pedagogë janë paguar për “Doktor Shkencash”, edhe pse nuk e mbanin atë gradë.
Po ashtu, rektori Rizvanolli ka shkarkuar pa procedurë dekanin Mehmet Spahiu dhe zëvendësdekanin Ferdinand Mara. Madje, sipas audititit të Ministrisë së Arsimit, edhe vetë zgjedhja e tij në prill të 2013-ës, për të dytën herë, në krye të Universitetit të Sporteve është i pavlefshëm pasi e gjithë procedura e zgjedhjeve në këtë universitet është realizuar nga komisione të paligjshme, që kishin marrë “ok-un” e vetëm 4 anëtarëve të senatit nga 9 anëtarë që ka senati. Aktualisht universiteti i Sporteve po drejtohet nga zv.rektori Juel Jarani deri në zgjedhjet e reja në këtë universitet.
- See more at: http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/2014/05/17/ministria-e-arsimit-dhe-sportit-pezullon-rektorin-e-ust-se/#sthash.u7bNWTbU.dpuf

 
Universiteti i Sporteve në Tiranë që nga 6 maji ka mbetur pa rektor, ndërsa Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka pezulluar nga detyra Prof.Dr Vejsel Rizvanollin. Vendimi që është marrë një javë më parë nga kjo ministri është efekt i kontrollit audit, i cili ka monitoruar të gjithë veprimtarinë e këtij institucioni për periudhën janar 2012-nëntor 2013. Pezullimi nga detyra i rektorit Rizvanolli është bërë “Për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi gjatë ushtrimit të detyrës”. Më konkretisht, auditi i brendshëm i Ministrisë së Arsimit ka zbuluar se 7 punonjës nuk janë emëruar sipas rregullores, pasi në procedurën e konkursit nuk është vendosur kriteri i diplomës, ndërsa tre pedagogë janë paguar për “Doktor Shkencash”, edhe pse nuk e mbanin atë gradë.

Po ashtu, rektori Rizvanolli ka shkarkuar pa procedurë dekanin Mehmet Spahiu dhe zëvendësdekanin Ferdinand Mara. Madje, sipas audititit të Ministrisë së Arsimit, edhe vetë zgjedhja e tij në prill të 2013-ës, për të dytën herë, në krye të Universitetit të Sporteve është i pavlefshëm pasi e gjithë procedura e zgjedhjeve në këtë universitet është realizuar nga komisione të paligjshme, që kishin marrë “ok-un” e vetëm 4 anëtarëve të senatit nga 9 anëtarë që ka senati. Aktualisht universiteti i Sporteve po drejtohet nga zv.rektori Juel Jarani deri në zgjedhjet e reja në këtë universitet.

Reforma në arsimin e lartë (2) – personeli akademik

 
 
Reformat për autonominë deri më tani kanë qenë të pjesshme dhe të realizuara me gjysmë zemre, sidomos për sa i përket çështjeve të personelit akademik. Ligji i arsimit të lartë në 2007 ishte një risi e mirëpritur për ndryshimet që solli në rritjen e autonomisë së institucioneve, sidomos në atë financiare me vënien në dispozicion të buxhetit të pakushtëzuar (edhe përse pjesërisht, pasi rregullat për shpenzimin vendoseshin në ligjin e buxhetit). Por autonomia ishte e pjesshme për aspekte të rekrutimit të personelit (në numër), të promovimit (për titullin profesor) dhe të shpërblimit. Universitetet ende nuk e kanë lirinë të rekrutojnë dhe menaxhojnë burimet e tyre njerëzore në mënyrën që e shohin më të përshtatshme.

Sidoqoftë, kuadri ligjor aktual, por edhe ai i propozuar në plan-reformë, ende nuk përputhen me “Agjendën e Modernizimit” të BE-së (2006) dhe praktikat më të mira evropiane, siç vërehen në studimin mbi autonominë e personelit akademik të Shoqatës Universitare Evropiane (EUA, 2011). P.sh. ndër objektivat e “Agjendës së Modernizimit” Komisioni Evropian rendit (1) “Synimin për të ulur përmasat e përfshirjes së drejtpërdrejtë të qeverisë në arsimin e lartë dhe të rrisë respektivisht autonominë” dhe (2) “Profesionalizimin e udhëheqjes institucionale dhe të menaxhimit, dhe rrjedhimisht përshtatjen e strukturave institucionale qeverisëse” (Maassen, 2009).
Por në vend të vijojë me rritjen e autonomisë së institucioneve, komisioni i reformës propozon autorizimin e një agjencie shtetërore (Agjencia Kombëtare për Kërkimin Shkencor) që merr edhe kompetencat aktuale të një komisioni ministror për çështjen e promovimit të personelit akademik (fq. 29). Sipas plan-reformës (4.4.2) kjo agjenci i propozon ministrisë së arsimit (kritere?) për “promovimin e karrierës akademike dhe kërkimore, si dhe kontrollon zbatimin e këtyre kritereve me anë të mekanizmave të saj të brendshme”. Më tej kjo agjenci propozohet të ndërhyjë në veprimtarinë akademike të institucioneve (4.4.3) “AKKSH ka përgjegjësi direkte për organizimin, vlerësimin dhe listimin e punës kërkimore shkencore të IAL për çdo departament. .. ku çdo 4-vjetë, çdo akademik duhet të paraqesë në mënyrë të rregullt disa nga punimet e tij shkencore.” Më pas ndër rreshta plan-reforma shpreh se ky vlerësim mund të përdoret edhe për renditjen e institucioneve dhe për shpërndarjen e fondeve konkurruese për projekte shkencore. Por fjalët e zgjedhura në fillim të paragrafit “përgjegjësi direkte për organizimin ...” lënë hapësirë për më shumë kompetenca dhe kundërshtojnë qëndrimin e komisionit në pikën 5.3.8, ku e quajnë komisionin e ministrisë për njohjen dhe vlerësimin e titujve akademikë “rudimentar” dhe se “anashkalonte” fakultetin. Ndërkohë që plan-reforma propozon rregullimin me ligj të numrit minimal të personelit akademik për departament (5.4.8) dhe një administratë pranë departamentit të varur nga kancelari dhe emërimin e personelit akademik nga një komision akademikësh i caktuar nga personeli menaxherial (5.4.24).
Gjithashtu, komisioni kërkon të kontrollohet dy-punësimi i pedagogëve. Edhe pse kjo mund të realizohet nga vetë institucioni nëpërmjet kontratave të bazuara mbi kodin e punës, ligjit për konkurrencën e lire dhe ligjit për të drejtat e autorit. Universitetet publike janë ende të pavullnetshme të pretendojnë pronësinë intelektuale mbi dijen që prodhon një pedagoge apo të marrin masa kur ajo është në konflikt interesi nëse i shërben konkurrentit.

Përndryshe plan-reforma nuk përmend asgjë tjetër në lidhje me autonominë e institucionit për qeverisjen e çështjeve të personelit akademik.

Thursday, May 22, 2014

Letër mbështetëse pro reformës


akademia
Një listë personash të njohur publik, jo medoemos për përvojën në sistemin e arsimit të lartë, por me interes të madh në politikat e arsimit e të organizuar në një shoqatë jofitimprurëse me emërtimin e çuditshëm “Akademi” (karshillëk monopolit të Akademisë së Shkencave?) kanë shprehur aprovimin e tyre për plan-reformën. Shkrimi është botuar në Gazetën Mapo, pranë Universitetit Evropian të Tiranës, që së fundmi është angazhuar në një diskutim shterpë mbi “reformën ideale” (edhe pse reforma nuk mund të jetë ideale, se është një instrument politik dhe si vegël gjykohet në bazë të punës që synon të kryejë, objektivave që synon të arrijë, e si referencë ka veç veten, si çekiçi çekiçin).
Çështjet që trajton letra mbështetëse, si një referencë për plan-reformën janë të përgjithshme:
1. Një prezantimi i akademisë shqiptare të arteve dhe shkencave dhe angazhimit të tyre në diskutimet mbi politikat e arsimit të lartë.
2. Reforma vëzhgohet si një projekt i inxhinierisë sociale për ndryshimet kulturore dhe strukturore që do të sjelle. Edhe pse ky term “socialist” ka vite që ka dalë nga qarkullimi që kur kibernetika dhe teoria e sistemeve dështuan në praktikimin e tyre, e madje p.sh. Tea Party në SHBA e ka përdorur si term pegjorativ për të cilësuar politikat shtet-ndërhyrëse të administratës Obama. Me këtë qasje akademi konfirmon qëndrimin e saj për një rol të madh të shtetit në sistemin e lartë.
3. Mbështetjen për modelin e reformës, por në mënyrë të vagëllt. P.sh. flitet për modelin e reformës, por autorët, rezervuar rreshtat prezantimit të akademisë, nuk paraqesin një perceptim të tyrin, si e kanë kuptuar ata këtë model.
4. Autorët mendojnë se reforma duhet të prekë edhe çështjet përmbajtësore, sikur ajo të mos ketë shkuar faktikisht më larg se çfarë lejon autonomia akademike (futjen e një master ekzekutiv, përcaktimin e ngarkesës mësimore të personelit akademik, detyrimin për harmonizimin e kurrikulave me 70-80% në kurriz të zhvillimit të misioneve të veçanta të institucioneve publike e private).
Më poshtë shkrimi në një formatim më të tretshëm për syrin e lexuesit.