Friday, May 23, 2014

Universiteti i Sporteve – Akuza për keqmenaxhim

Gazeta Shqip, 23.05.2014
Një grup pedagogësh të Universitetit të Sporteve, kanë kërkuar kryerjen e një auditi të dytë, këtë herë administrativ, për punën e rektorit të pezulluar Vesel Rizvanolli. Sipas tyre, nuk bëhet më fjalë për shkelje financiare, por për abuzime të mëdha me dhënie diplomash false dhe pranime doktoraturash plagjiature. Sipas pedagogëve, edhe pse rektori është pezulluar, bashkëpunëtorët e tij, të evidentuar edhe nga auditi i Ministrisë së Arsimit, vijojnë punën dhe shkeljet.
Ndërkohë, ish-rektori Rizvanolli hedh poshtë akuzat e kolegëve për diplomat false, ndërsa deklaron se do të ndjekë rrugën ligjore për të kundërshtuar auditin dhe vendimin për pezullim. Ky vendim u mor ditët e para të këtij muaji nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, bazuar mbi shkeljet e rënda gjatë ushtrimit të detyrës, që gjeti auditi i brendshëm i këtij institucioni.

 Gazeta Sporti Shqiptar, Gjergji Vysha, 17.05.2014, 
Nga Gjergj Vyshka
Universiteti i Sporteve në Tiranë që nga 6 maji ka mbetur pa rektor, ndërsa Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka pezulluar nga detyra Prof.Dr Vejsel Rizvanollin. Vendimi që është marrë një javë më parë nga kjo ministri është efekt i kontrollit audit, i cili ka monitoruar të gjithë veprimtarinë e këtij institucioni për periudhën janar 2012-nëntor 2013. Pezullimi nga detyra i rektorit Rizvanolli është bërë “Për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi gjatë ushtrimit të detyrës”. Më konkretisht, auditi i brendshëm i Ministrisë së Arsimit ka zbuluar se 7 punonjës nuk janë emëruar sipas rregullores, pasi në procedurën e konkursit nuk është vendosur kriteri i diplomës, ndërsa tre pedagogë janë paguar për “Doktor Shkencash”, edhe pse nuk e mbanin atë gradë.
Po ashtu, rektori Rizvanolli ka shkarkuar pa procedurë dekanin Mehmet Spahiu dhe zëvendësdekanin Ferdinand Mara. Madje, sipas audititit të Ministrisë së Arsimit, edhe vetë zgjedhja e tij në prill të 2013-ës, për të dytën herë, në krye të Universitetit të Sporteve është i pavlefshëm pasi e gjithë procedura e zgjedhjeve në këtë universitet është realizuar nga komisione të paligjshme, që kishin marrë “ok-un” e vetëm 4 anëtarëve të senatit nga 9 anëtarë që ka senati. Aktualisht universiteti i Sporteve po drejtohet nga zv.rektori Juel Jarani deri në zgjedhjet e reja në këtë universitet.
- See more at: http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/2014/05/17/ministria-e-arsimit-dhe-sportit-pezullon-rektorin-e-ust-se/#sthash.u7bNWTbU.dpuf

Balkanweb, 18.05.2014 , Interviste me Z. Rektor, Vejsel Rizvanolli.

TIRANE - Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pezulluar nga detyra rektorin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, Vejsel Rizvanolli, me motivacionin e "shpërdorimit të detyrës". Sipas shkresës që mban datën 6 maj, shkak për këtë masë janë "shkeljet e rënda të ligjit dhe akteve nënligjore të konstatuara gjatë kryerjes së detyrës, bazuar në rekomandimet e dhëna nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit". Pas kësaj mase, ka reaguar rektori, i cili fajëson Drejtorinë e Auditit që ka kryer auditimin e institucionit që ai drejtonte. Sipas tij, ai është i njëanshëm dhe me të dhëna jo të sakta. Ndërkaq, përmes kësaj interviste, dhënë për "Gazeta Shqiptare", Rizvanolli shpjegon në detaje situatën e krijuar.
Z. Rizvanolli, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ju ka pezulluar nga detyra, pasi sipas Drejtorisë së Auditit pranë MAS, keni kryer shkelje të rënda ligjore. A jeni dakord me përfundimin e kësaj drejtorie?
Është bërë një auditim. Rezultatet e tij janë dhënë 5 muaj e 9 ditë pas kryerjes së auditimit, në shkelje të hapur, të rëndë dhe flagrante të procedurës ligjore të auditimit, pavarësisht rezultateve dhe konkluzioneve. E dyta është se procedura e auditimit nënkupton një fazë të rëndësishme që është ballafaqimi me observimin. Në qoftë se auditimi ka përfunduar në 20 dhjetor, ligjërisht ne pas dy javësh duhet të japim me shkrim kontestimin. Unë e kam dorëzuar më 3 janar, sipas protokollit të ministrisë. Së bashku me 6 anëtarë, profesorë, nuk kemi qenë dakord me rezultatet pjesore, pra secili për pjesën e tij. Po ashtu kemi dorëzuar edhe një kontestim të zyrës juridike të Universitetit të Sporteve. Kjo është në datën 3 janar, ndërkohë që përgjigjen e këtij kontestimi, pa bërë ballafaqimin, ne e marrim në 12 maj dhe shohim që absolutisht këto kontestime nuk janë marrë në konsideratë.
Në këto kushte, cili ishte reagimi juaj?
Unë i jam drejtuar ministres me një shkresë, ku i kam kërkuar një takim, sepse kam përshtypjen dhe jam i sigurt që Drejtoria e Auditit i ka sugjeruar fakte të paqena dhe, sipas meje, ministrja ka marrë një masë që nuk justifikohet nga rezultatet e auditit, jo më nga realiteti. Megjithatë, për të qenë korrekt, unë kam biseduar në telefon me znj. ministre, e cila e ka pritur shumë mirë telefonatën dhe jam në pritje të telefonatës së saj për takimin, pasi e ka quajtur shumë të arsyeshëm. Shpresoj dhe jam i predispozuar kundër polemizimit dhe politizimit të kësaj çështjeje.
Mendoni se fshihet diçka politike pas kësaj?
Në qoftë se je rektor, pas 45 vitesh punë në shtet, punëtor i shtetit, 10 muaj para daljes në pension merr këtë akuzë (shkelje të rënda të ligjit dhe të akteve nënligjore), çdokush që nuk është aty i vë epitetin 'hajdut'. Konkluzioni i auditit nuk ka një qindarkë abuzim. Unë besoj se do zgjidhet, por sigurisht, nuk mund të mbaj një damkë të tillë, sepse është e turpshme për mua.
Mendoni se auditi ka gabuar qëllimisht dhe si e shpjegoni vonesën e përgjigjes për kontestimin tuaj?
Unë personalisht, ministres i kam sugjeruar për t'u takuar e për të lënë të lirë institucionin të ecë në rrugën e tij, sepse ka një rrugë super të suksesshme dhe këto janë ndërhyrje vetëm për t'i vënë pengesa. Unë kam bindjen që ky audit, jo vetëm është i anësuar ekstremisht, por edhe ka denatyruar faktet dhe interpretimet. Në këtë pikëpamje, unë pa dashje justifikoj edhe vendimin që ka marrë ministrja, por kam përshtypjen që edhe ajo është në dyshim për këtë punë. Shpresoj që javën tjetër të zgjidhet.
Diçka tjetër për të shtuar?
Unë do të lutesha që gazetarët të vijnë dhe të shikojnë se çfarë ndodh në këtë universitet. Ditën që ka ardhur vendimi, për herë të parë në 60 vjet të këtij universiteti përfundoi një konferencë ndërkombëtare me mbi 40 të huaj. E dyta, Komisioni i Reformës së Arsimit të Lartë në draftin që na dha në dorë, shkruante fjalët më të mira për reformimin e këtij institucioni. E treta, më datë 6 studentët e mi kthehen nga Mali i Zi me projektin e parë të rojeve bregdetare të financuar nga shkolla. E katërta, sapo filloi pas 21 vitesh rikonstruksioni në vlerën 1 milion dollarë i konviktit për të siguruar logjistikën e shkollës. Tani, pikërisht në këto ditë, Drejtoria e Auditit vjen me një tendencë të caktuar. E turpshme, por s'kemi ç'ti bëjmë.

0 comments:

Post a Comment