Tuesday, November 4, 2014
Diagnostikimi në arsimin parauniversitar
Saturday, November 1, 2014
Universiteti i Vlorës feston 20 vjetorin
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka festuar sot 20 vjetorin e Universitetit të Vlorës. Në faqen e Ministrise gjendent disa rreshta mbi politika e qeverisë në të ardhmen dhe një historik i shkurtër.
Universiteti që ne duam, universiteti që do të ndërtojmë së bashku, duke filluar nga Reforma e Arsimit të Lartë, e cila tashmë është e mishëruar në një draft-ligj që do të prezantohet shumë shpejt e do të diskutohet në Kuvend, është një universitet si qendër prej së cilës marrin jetë të gjitha zhvillimet që prekin jetën ekonomike dhe sociale të vendit.
Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë hapi dyert për studentët në tetor të vitit 1994. Ky Universitet e filloi punën me vetëm dy doktorë shkencash, ndërsa sot janë 3 profesorë doktorë, 6 profesorë të asociuar dhe një numër i konsiderueshëm doktorësh shkencash, përafërsisht 200 profesorë, docentë dhe lektorë me kohë të plotë. Sot, ky universitet numëron 5 fakultete dhe 18 departamente me mbi 10.000 studentë në tre nivelet e studimit.
Asgjëkundi nuk përmenden arritjet e këtij universiteti në fushën e shkencës, kontributi në zhvillimin e rajonit apo të kombit etj. As problemet që ka pasur me menaxhimin, administrimin dhe trupën studentore.
1. Kontributi i universitetit. Së pari nuk ka ndonjë studim mbi ndikimin e universitetit në zhvillimin ekonomisë së qytetit (variabla profesorë të nderuar të Vlorës? I gjeni nëpër rrugë: qeratë, transporti publik, intervistë e dyqaneve përreth konviktit të studentëve, të ardhurat e universitetit dhe shpenzimet, numri i të punësuarëve në raport me studentët etj.).
2. Zhvillimi i Universitetit të Vlorës në shifra.
Universiteti ka rreth 10,000 studentë raporton MAS. Por nuk dimë sa e ka përqindjen e të diplomuarëve? Sa largohen pa u diplomuar? etj.
2. Numri i personelit sipas faqes së internetit. http://www.univlora.edu.al/?page_id=9116.
Total | Kohe te plote | Te pjeshme | Prof. | Prof. Asoc | Dr. | Lektore | Docent |
265 | 223 | 68 | 15 | 19 | 1 | 194 | 25 |
Përveç që shifrat që raportohen nga universiteti, janë ndryshe për çdo raportim, sikur çdo statistikë në këtë shtet, ato nuk përmbushin standardet shtetërore. D.m.th siç raportohet nga MAS, universiteti ka 5 fakultete dhe 18 departamente. Raporti i profesoreve per fakultet eshte afro 7, dhe ka 1.8 profesor për departament. Por duhet te kishte 3 per departament (pra 54 profesorë).
Sipas ligjit të arsimit të lartë (2007, neni 12) “Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj. Institucioneve të arsimit të lartë, të cilat funksionojnë, por nuk e plotësojnë këtë kriter, u lihet një afat 5-vjeçar.”
Gjithashtu, universiteti ka dubluar me dhjetra programe të Universitetit të Tiranës pa ndonjë strategji në lidhje me zhvillimin e rajonit (programe mësuesie, gjuhësie, juridik etj.).
Por vendimi i qeverisë së 2014 uli ndjeshëm numrin e programeve, nga 32 për ciklin e parë, ne 24; dhe numrin e kuotave me gati 50% nga 2014 në 2015. Kjo politikë është e drejtë për kufizimet që ka Vlora në burimet njerëzore dhe afërsinë me Tiranën (2 orë me furgon).
3. Lufta me rektorët
3.1 Fillimisht erdhi një rektor nga jashtë, Tanush Shaska, i cili e filloi seriozisht punën me universitetin. Më pas rektori u ndie i braktisur nga qeveria për përplasjet e pakëndshme dhe koston politike që sillnin vendimet e tij. Në një letër publike ai shprehet se:
Duke qënë se filozofia ime mbi Arsimin e Larte eshte totalisht e kundert me filozofine qe keni ndjekur, ju dhe qeveria qe ju perfaqsoni, duke qene se ju dhe qeveria ne menyre te ndergjegjshme punoni kunder arsimit publik, duke e pare se ju dhe kjo qeveri ne menyre sistematike keni mbeshtetur te paaftet, dhe duke patur bindjen e plote se arsimi ne Shqiperi nuk do te rregullohet ndonjehere me kete qeveri, une jap doreheqjen e nga detyra e Rektorit ne Universitetin e Vlores.
Ne kushtet kur arsimi ne Shqiperi po shkaterrohet ne menyre te organizuar, kur cdo gje ne arsim kontrollohet nga nje kryeministër dhe nje minister te cilet s'e kane idene dhe jane plotesisht amatore ne arsimin e larte une kisha vetem dy alternativa; ose heshtjen per hir te Universitetit te Vlores, ose kundershtimin e hapur publik. Kjo e dyta, te cilen une kam kohe qe e kam zgjedhur, ka demtuar Univ. e Vlores pa mase gjate kesoj kohe.
3.2 Rektori u përball me pakënaqësinë e pedagogëve ndaj stilit të drejtimit dhe me ato të studentëve.
Një letër e një pedagogu, Lulka Fejzo (ndoshta edhe anonime), që i referohet luftës për pavarësi (!) i ankohet ministrit të arsimit për politikat e rektorti Shaska (letra). Ndërsa studentët u revoltuan për vendosjen e kriterit të pranimeve në bazë të notës, dhe më pas fituan ndaj kërkesës së rektorit Shaska (lajmi), çfarë cënoi ligjin e arsimit e lartë dhe autonominë e institucionit.
3.3 Luftë për zgjedhjen e rektorit (edhe luftë politike PD-PS-LSI)
Kur Shaska u largua, ai sugjeroi zv/rektorin Eustrat Zhupa dhe e kishte kuptuar se institucioni po përdorej për qëllime politike. Në letrën e tij ai shkruan:
Une nuk e quaj normale ambjentin ne te cilin une kam punuar ne Vlore. Para shume muajsh militantet e PD-se ne Vlore ne menyre te hapur deklaruan se plani i kreut te tyre zotit Kollozi per te dominuar jeten politike te qyteti ishte si me poshte
- eliminimi i Kryetarit te Qarkut zotot Agron Sharra
- eliminimi i Prefektit te qytetit zotit Hasan Halili
- eliminimi i Rektorit te Universitetit
Keto i kishte kerkuar zoti Kollozi Kryeministrit qe te merrte bashkine nga Shpetim Gjika. Strategjia ishte e qarte, dominim i institucioneve me te rendesishme te qytetit per ti perdoruar keto si mjete politike dhe fushate per interesat e PD-se, por me shume per interesat personale te zotit Kollozi.
Në dhjetor të 2010 zgjidhet Albert Qarri, i cili më vonë merr edhe titullin prof. për të plotësuar kushtin ligjor për rizgjedhjen e tij në 2012.
4. Akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim ndaj rektorit Albert Qarri
Prokuroria e qarkut Vlorë po heton rektorin Qarri që prej marsit të vitit 2014 për shkelje të ligjit dhe keqmenaxhim të financave publike (lajmi).
Gazeta Telegraf, Mars 2014, konfirmon se “nga janari i këtij viti, mbi bazën e një kallëzimi në organin e Akuzës, Prokuroria e Rrethit të Vlorës ka nisur hetimet përkatëse në këtë institucion. Mes të tjerave, sipas burimit në organin e akuzës, po hetohet dhe për pagesa të paligjshme pedagogësh që paguheshin rregullisht duke qenë me pushime jashtë shtetit, rekrutime jashtë kritereve, etj.”
5. Lexime të metejshme:
- Historiku i universitetit: http://www.akti.gov.al/kerkimishkencor/universitete/uvlore.html
- faqja e internetit të Universitetit Ismail Qemali Vlorë – www.univlora.edu.al
Friday, October 31, 2014
Hiqet pezullimi disa institucioneve private
Në datë 29.10.2014, Ka dalë nga qeveria një VKM pa numër (!) që shfuqizon vendimin për pezullimin e disa institucioneve të arsimit të lartë.
Wednesday, October 29, 2014
Diskutime mbi arsimin publik dhe rritjen e kuotave
Ndërsa krahasimi ndërmjet sektorëve nuk qëndron mbi këto premisa që ngren Erebara. Vendosja e kuotave është politikë e qeverisë për të rregulluar cilësinë e shërbimit dhe aspiratat e studentëve. Barazia ndërmjet sektorit privat dhe publik duhet të qëndrojë mbi kërkesat për cilësinë e shërbimit dhe jo patjetër aksesin në këtë shërbim, pasi arsimi është privilegj, sidomos ai i ciklit të dytë. Në këtë aspekt qeveria duhet gjithashtu të monitorojë kapacitetet e sektorit privat për të pritur studentët. Nëse ndodh kështu, edhe ata do të detyrohen të vendosin kritere pranimi, si p.sh. notat, esetë apo dosje aplikimi.
BIRN hap projekt per korrupsionin ne arsim
BIRN
Thirrje për artikuj investigativë në fushën e edukimit
- Korrupsioni dhe shkeljet ligjore në arsimin parashkollor dhe/ose parauniversitar;
- Keqmenaxhimi i fondeve në fushën e arsimit nga institucionet lokale dhe ato qendrore;
- Mosfunksionimi i mekanizmave publik të monitorimit dhe kontrollit të cilësisë së arsimit në nivele të ndryshme të tij;
- Mosbarazia në akses dhe cilësi në arsim për grupe të ndryshme vulnerabël (aftësi e kufizuar, komuniteti rom, familje në nevojë, etj);
- Problematika e burimeve njerëzore në arsim (kualifikimet e stafit arsimor, shpërndarja dhe mënyra e përzgjedhjes);
- Keqmenaxhimi i buxhetit në arsim për infrastrukturë, materiale didaktike dhe tekste shkollore;
- Kostot, tarifat studentore dhe menaxhimi i fondeve në arsimin universitar dhe pasuniversitar publik dhe privat;
- Demokracia dhe vendimmarrja në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat.
Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar apo në profesion të lirë.
Studentet ne protesta
27.10.2014
20.10.2014
Mariglen Mertiri, Balkanweb
Këtë vit akademik pritet të miratohet reforma e arsimit të lartë, reformë kjo e shume dëbatuar. Ndaj një grup studentësh nuk preferuan të vijonin mësimin por të protestonin duke kundërshtuar rritjen e tarfiave të studimit dhe mohuar reformën e arsimit të lartë e cila i heq të ardhura publikut.
“Studentët janë ata që e formësojë universitetin por po shikohen si një kartëmonedhë apo si një shumësi kartëmonedhash dhe vetëm kaq. Një oligarki universitetesh private po duan të marrin pjesë nga fondet publike, kjo sigurisht është në dëm të publikut”, tha një prej studenteve që protestonte.
Ndërsa një tjetër student, uy shpreh se, “Ky vit po nis me qëndresë sikur nisi sot me deklaratën që mbajtëm dhe do vazhdojmë me protesta që kjo reformë të mos kalojë”.
Ministrja e arsimit në këtë ditë të parë të vitit të ri akademik uroi studentët nga auditorët e universitetit të mjekësisë. Nikolla parashtroi suksesin për mbylljen e 18 universiteteve por paralajmëroi se akreditimi që do të ndodhë në dhjetor do të ketë të tjera shtrengime. Për ministren reforma do të rrisë cilësinë dhe shtoj kërkimin shkencor.
“Të gjitha auditoret të gjitha insitucinet e arsimit të lartë i janë kthyer binarëve të ligjshmëruisë për shkak të realizimit të një reforme parësore që ishte ajo e verifikimit të kritereve të ligjshmërisë. Po draftojmë ligjin e arsimit të lartë”, tha ajo më tej./
Ky vit akademik sërish nisi me problematikë si mungesa e aditorëve, laboratoreve dhe zhvillimi i mësimit me turne deri në orën 20 të darkës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
Tuesday, October 28, 2014
Ligji mbi informimin e publikut - 2014
KREU I: DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
2. Rregullat e parashikuara në këtë ligj kanë për qëllim garantimin e njohjes së publikut me informacion, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe të formimit të pikëpamjeve për gjendjen e shtetit e të shoqërisë.
3. Ky ligj ka për qëllim edhe nxitjen e integritetit, të transparencës e të përgjegjshmërisë së autoriteteve publike.
a) është çdo organ administrativ i parashikuar në legjislacionin në fuqi për procedurat administrative, organet ligjvënëse, gjyqësore dhe ato të prokurorisë së çdo niveli, organet e njësive të qeverisjes vendore të çdo niveli, organet shtetërore dhe entet publike, të krijuara me Kushtetutë ose me ligj;
b) janë shoqëritë tregtare ku:
i) shteti zotëron shumicën e aksioneve;
ii) ushtrohen funksione publike, sipas parashikimit të shkronjës “c” të kësaj pike;
c) çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.
2. “Informacion publik” është çdo e dhënë e regjistruar në çfarëdo lloj forme dhe formati, gjatë ushtrimit të funksionit publik, pavarësisht nëse është përpiluar ose jo nga autoriteti publik.
3. “Person” është çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, si dhe personat pa shtetësi.
4. “Të dhëna personale” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, të ndryshuar.
5. “Programe transparence” është tërësia e informacionit dhe mënyrat e bërjes publike të tij nga autoriteti publik, sipas përcaktimeve të neneve 4 dhe 7 të këtij ligji.
6. “Koordinator për të drejtën e informimit” është nëpunësi civil i përcaktuar në nenin 10 të këtij ligji.
KREU II :E DREJTA E INFORMIMIT DHE TRANSPARENCA
2. Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.
3. Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
4. Informacioni publik që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit, në përputhje me nenin 17 të këtij ligji.
2. Në përgatitjen e projektprogramit të transparencës, autoriteti publik mban parasysh interesin më të mirë të publikut dhe sidomos:
a) garantimin e njohjes maksimale me informacionin publik;
b) vënien në dispozicion pa kërkesë të sa më shumë informacioneve, në mënyrë që të pakësohet nevoja për kërkesa individuale për informacion;
c) modelet e miratuara për kategorinë e autoritetit publik nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sipas nenit 6 të këtij ligji.
2. Afatet për rishikimin e programit të transparencës mund të ndryshojnë në varësi të natyrës së çdo autoriteti publik, por, në asnjë rast, nuk mund të jenë më të gjata se 5 vjet.
a) një përshkrim të strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik;
b) tekstet e plota:
i) të konventave që janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë;
ii) të ligjeve;
iii) të akteve nënligjore;
iv) të kodeve të sjelljes;
v) të çdo dokumenti politikash;
vi) të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik dhe që prek publikun e gjerë;
c) informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
ç) të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
d) të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
dh) mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
e) të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
ë) informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. ç643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:
i) listën e kontratave të lidhura;
ii) shumën e kontraktuar;
iii) palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara;
iv) informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
f) informacion për shërbimet që autoriteti publik i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit;
g) çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik;
gj) çdo mekanizëm apo procedurë, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik;
h) një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
i) regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligji;
j) një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato;
k) informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh;
l) çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.
2. Autoriteti publik, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.
3. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga autoritetet publike.
2. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vendos standarde për formatin dhe përmbajtjen e regjistrit.
2. Kërkesat për informim për informacione të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve plotësohen jo më vonë se 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së kërkesës.
2. Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:
a) i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji;
c) bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj;
ç) regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
d) dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
dh) verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji;
e) kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
KREU III: NJOHJA ME INFORMACIONIN PUBLIK
2. Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim.
3. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.
4. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet; ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
2. Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin. Arsyeja e vetme që justifikon dërgimin e kërkesës një autoriteti tjetër është mungesa e informacionit të kërkuar.
3. Autoriteti publik, të cilit i është drejtuar kërkesa për informim, njofton kërkuesin se kërkesa e tij i është dërguar një autoriteti tjetër, si dhe e informon atë për kontaktet e autoritetit ku është dërguar kërkesa.
2. Kostoja e riprodhimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja reale e materialit, mbi të cilin riprodhohet informacioni. Kostoja e dërgimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja mesatare e të njëjtit shërbim në treg.
3. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shqyrton periodikisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, tarifat e bëra publike nga autoritetet publike dhe, sipas rastit, urdhëron ndryshimin e tyre.
4. Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.
5. Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Financave me udhëzim të përbashkët përcaktojnë numrin e faqeve, për të cilat informacioni përfitohet falas, sipas pikës 4, të këtij neni, si dhe rastet e përjashtimit nga pagesa e tarifës.
2. Kërkesat, që lidhen me dokumente të shkruara, trajtohen duke vënë në dispozicion të kërkuesit:
a) një kopje të plotë, në format të njëjtë me atë të përdorur nga autoriteti publik, përveç rasteve të veçanta;
b) një kopje të plotë të informacionit nëpërmjet postës elektronike, kur informacioni gjendet në një formë të tillë ose mund të konvertohet.
3. Lidhur me kërkesat që lidhen me forma të tjera, informacioni jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
4. Në çdo rast, vendimi i refuzimit për formën e kërkuar jepet me shkrim dhe i arsyetuar.
2. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
3. Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
4. Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të konsiderohet refuzim.
5. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji.
këtij ligji, autoriteti publik njofton menjëherë për këtë kërkuesin dhe i propozon mundësinë e ndryshimit të kërkesës së tij.
2. Kur informacioni kërkohet në format elektronik dhe ai gjendet në internet, autoriteti publik i tregon menjëherë kërkuesit adresën e saktë të faqes se ku mund të gjendet informacioni. Kur informacioni nuk kërkohet në format elektronik, autoriteti publik nuk mund t’i përgjigjet kërkesës, duke i treguar kërkuesit adresën e saktë të faqes ku informacioni gjendet në formë elektronike.
3. Pas marrjes së kërkesës për informim, autoriteti publik llogarit shumën që duhet paguar për riprodhimin dhe, sipas rastit, për dërgimin e informacionit dhe njofton menjëherë kërkuesin. Rregullat për mënyrën e kryerjes së pagesës përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave.
KREU IV: KUFIZIMI I SË DREJTËS PËR INFORMIM
a) të drejtën për një jetë private;
b) sekretin tregtar;
c) të drejtën e autorit;
ç) patentat.
Kufizimi i së drejtës së informimit, për shkak të interesave të parashikuar në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të kësaj pike, nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Pavarësisht nga sa parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij.
2. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm:
a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar;
b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale;
c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor;
ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike;
d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit;
dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor;
e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e politikave publike;
ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërkombëtare ose ndërqeveritare.
Pavarësisht nga sa parashikohet në paragrafin e parë, të pikës 2, të këtij neni, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij.
Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “c” dhe “ç”, të këtij neni, nuk zbatohet kur hetimi administrativ, në kuadër të një procedimi disiplinor, dhe procedurat e inspektimit e të auditimit të autoriteteve publike kanë përfunduar.
Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “d” dhe “dh”, të këtij neni, nuk zbatohet kur të dhënat përkatëse janë fakte, analiza të fakteve, të dhëna teknike ose të dhëna statistikore.
Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronja “e”, të këtij neni, nuk zbatohet pasi politikat janë bërë publike.
3. E drejta e informimit kufizohet, nëse është e domosdoshme, proporcionale dhe në qoftë se përhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji.
4. E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.
5. E drejta e informimit nuk refuzohet automatikisht kur informacioni i kërkuar gjendet në dokumente të klasifikuara “sekret shtetëror”. Në këtë rast, autoriteti publik, të cilit i është dërguar kërkesa për informim, fillon menjëherë procedurën e rishikimit të klasifikimit pranë autoritetit publik që ka urdhëruar klasifikimin, sipas ligjit nr. 8457, datë 11.2.1ççç, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar. Autoriteti publik njofton menjëherë kërkuesin për fillimin e procedurës për rishikimin e klasifikimit, sipas ligjit, dhe vendos shtyrjen e afatit për dhënien e informacionit brenda 30 ditëve pune. Në çdo rast, vendimi për trajtimin ose jo të kërkesës për informim merret dhe arsyetohet në bazë të kritereve të këtij neni.
6. Nëse kufizimi prek vetëm një pjesë të informacionit të kërkuar, pjesa tjetër nuk i refuzohet kërkuesit. Autoriteti publik tregon qartë pjesët e dokumentacionit përkatës që janë refuzuar, si dhe në bazë të cilës pikë të këtij neni është bërë ky refuzim.
7. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji,
pavarësisht nga parashikimet e ligjit për arkivat.
KREU V: SHKELJET DHE SANKSIONET ADMINISTRATIVE
2. Veprimet dhe mosveprimet, në përputhje me këtë ligj dhe për aq sa nuk përbëjnë vepër penale, konsiderohen kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:
a) refuzimi i dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
b) mosvënia në zbatim e programit institucional të transparencës, brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 4, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
c) mosrishikimi i programit institucional të transparencës, brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 5, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
ç) mosndjekja e procedurave për rishikimin e programit institucional të transparencës, sipas parashikimit të pikës 2, të nenit 5, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
d) moskrijimi, mosmbajtja, mospublikimi apo mospërditësimi i Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
dh) mosplotësimi i kërkesave për informacione, të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit dhe sipas mënyrës së parashikuar në nenin ç, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
e) mosregjistrimi i kërkesës për informim, moscaktimi i një numri rendor për të dhe mosdhënia e të dhënave të kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
ë) mosdërgimi i kërkesës për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afatit të parashikuar në pikën 2, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
f) dërgimi i kërkesës për informim tek një autoritet tjetër publik kur autoriteti që ka marrë kërkesën e ka informacionin e kërkuar, në kundërshtim me kërkesën e pikës 2, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
g) mosnjoftimi i kërkuesit se kërkesa e tij i është dërguar një autoriteti tjetër dhe kontaktet e nevojshme i janë dërguar autoritetit tjetër, në kundërshtim me parashikimet e pikës 3, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
gj) mospërcaktimi paraprakisht i një tarife, mospublikimi, ose caktimi i tarifave abuzive për riprodhimin dhe dërgimin e informacionit, në kundërshtim me kërkesat e nenit 13, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
h) mosrespektimi i kërkesave të pikës 4, të nenit 13, të këtij ligji, për dhënien falas të informacionit, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
i) refuzimi i paarsyetuar i preferencës së kërkuesit për mënyrën e dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e pikës 4, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me 25 000 deri në 50 000 lekë;
j) mosnjoftimi i kërkuesit për vendimin për zgjatjen e afatit për plotësimin e kërkesës për informim, sipas parashikimeve të pikës 3, të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
k) moskryerja e njoftimeve paraprake, sipas parashikimeve të nenit 16, të këtij ligji, dënohet me 25 000 deri në 50 000 lekë;
l) dëmtimi ose shkatërrimi i dokumenteve zyrtare, me qëllim shmangien e së drejtës për informim, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
ll) moszbardhja e dokumenteve zyrtare, në kundërshtim me rregullat në fuqi, me qëllim pengimin e ushtrimit të së drejtës për informim, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë.
3. Procedurat e konstatimit, shqyrtimit, ankimit dhe ekzekutimit të kundërvajtjeve administrative janë ato të parashikuara në ligjin për kundërvajtjet administrative.
2. Në përputhje me parashikimet përkatëse të legjislacionit në fuqi që rregullon procedurën administrative, titullari i autoritetit publik e delegon kompetencën e tij për ushtrimin e funksioneve të parashikuara në pikën 1, të nenit 4, pikat 1 dhe 2, të nenit 5, pikat 1 dhe 2, të nenit 13, te nëpunësi më i lartë civil i autoritetit publik, sipas klasifikimit të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”. Në këtë rast, nëpunësi më i lartë civil mban përgjegjësi ligjore për shkeljet administrative të parashikuara në shkronjat “b”, “c”, “ç” dhe “gj”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji.
3. Koordinatori për të drejtën e informimit ka përgjegjësi administrative, sipas parashikimeve të këtij ligji, për kundërvajtjet administrative të parashikuara në shkronjat “a”, “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “h”, “i”, “j” dhe “k”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji.
4. Qdo nëpunës i autoritetit publik ka përgjegjësi administrative për shkeljet administrative të parashikuara në shkronjat “l” dhe “ll”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji.
2. Nuk lejohet njoftimi për çështje konkrete, me përjashtim të çështjeve të kërkuara me vendim të Kuvendit.
3. Gjatë përpilimit të raportit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mbledh të dhëna nga autoritetet publike dhe nga organizatat jofitimprurëse që kanë për mision mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke evidentuar komunikimet përkatëse.
2. Këstet mujore caktohen në një masë të tillë që nëpunësit dhe familjes së tij t’i garantohet jetesa, të paktën në nivelin e pagës minimale, të caktuar me vendimin e Këshillit të Ministrave.
3. Për shkelje të parashikuara në shkronjat “l” dhe “ll”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mund të propozojë marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës.
2. Gjobat ekzekutohen nga zyra e financës së autoritetit publik, për të cilin punon kundërvajtësi, brenda 6 muajve nga data e njoftimit të tyre. Me kalimin e këtij afati, vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga zyra e përmbarimit me kërkesë të komisionerit.
3. Gjobat arkëtohen në Buxhetin e Shtetit.
KREU VI: KOMPETENCAT DHE PROCEDURAT PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE
2. Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
3. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
4. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
5. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vendos:
a) mospranimin e ankesës kur:
i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;
iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;
b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;
c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
ç) afatin, brenda të cilit autoriteti publik duhet të zbatojë urdhrin.
6. Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
7. Procedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cenon kompetencat e Avokatit të Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë 4.2.1ççç, “Për Avokatin e Popullit”.
Neni 26
Shpërblimi i dëmit
Qdo person, që ka pësuar një dëm, për shkak të shkeljes së dispozitave të këtij ligji, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar, në përputhje me ligjin nr. 7850, datë 2ç.7.1çç4, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”.
K R Y E T A R I Ilir META
Miratuar në datën 18.9.2014
Format pdf: http://www.parlament.al/web/pub/ligj_nr_119_dt_18_9_2014_19327_1.pdf