• FacebookGoogle PlusRSS FeedEmail

Portal për Informimin mbi Arsimin e Lartë

Portali Për Informimin mbi Arsimin e Lartë përmban informacion mbi çështjet e arsimit të lartë në Shqipëri.

  • Home
  • Diskutime
  • Reforma
  • Financimi
  • Statistika
  • Arsimi Privat
  • Histori
  • Ish- dhe Ministra
  • Korrupsioni
    • Diploma
      • Shitje Diplomash
      • Diploma Falso
      • Degree Mills
    • Keqmenaxhim
    • Mitmarrje
    • Politizim
    • Plagjiatura
  • Student
  • Kuadri Rregullator

Saturday, April 16, 2016

0

Kercenohet kandidati per rektor i UT

Qendra per Zhvillimin e Arsimit  10:56 PM  Korrupsion, UT, zgjedhjet
Panorama,

Kërcënoi kandidatin për rektor të UT, shoqërohet Emiljano Shullazi

Apr 16, 2016, Panorama, 
http://www.panorama.com.al/kercenoi-kandidatin-per-rektor-te-ut-shoqerohet-emiljano-shullazi/
http://www.panorama.com.al/berisha-tha-se-u-kercenua-nga-shullazi-reagon-kandidati-per-rektor-te-ut/
Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Emiljano Shullazin, pas deklaratave të ish-Kryeministrit Berisha se kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Koni.
Sipas Berishës, Shullazi ka kërcënuar Konin që të tërhiqej nga gara për llogari të kryeministrit Rama. Deklaratën e bëri publikë në një konferencë për mediat.
Por burime nga Policia raportojnë se Shullazi është shoqëruar nga forca të Komisariatit nr. 2, teksa efektivë policie janë parë në zonën e “21 Dhjetorit” ku banon ai.
Sipas burimeve ai është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku do të merret në pyetje për kërcënimin në fjalë.
Vetë kandidati për rektor, Mynyr Koni deklaroi se ai do të vazhdojë garën, por nuk përmendi kërcënimet e Shullazit.
“Unë, kandidati Mynyr Koni,  deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.
I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që së bashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”, thotë Koni në një deklaratë për mediat.

Read More
0

Ku eshte QSA - L. Boci

Qendra per Zhvillimin e Arsimit  10:53 PM  Luciano Boci, QSA, Shkenca

Panorama, Apr 16, 2016

http://www.panorama.com.al/ku-eshte-qsa/
luciano-bociLUÇIANO BOÇI
Bëhet fjalë për Qendrën e Studimeve Albanologjike, institucioni kërkimorshkencor ndëruniversitar unik në hapësirën mbarëshqiptare, e mbarsur me një histori suksesi, me gjithë kohën e shkurtër të krijimit të saj më 2008.
E gjitha falë stafit elitar dhe drejtimit profesionist. Ajo realizon jo thjesht kërkim shkencor në fushat e historisë, antropologjisë, arkeologjisë, gjuhësisë dhe të letërsisë, por dhe merret në shumë plane me çështjet e fushat që lidhen drejtpërdrejt me identitetin shqiptar.
Për pasojë jo vetëm puna e prekshme e bërë nga ky institucion ka vlerë të papërsëritshme, por dhe cilësia e punimeve të nivelit master e doktor të dala prej saj reflektojnë nivel shkencor të kënaqshëm.
Titujt e bibliotekës së saj, si dhe materialet arkivore që ajo disponon janë të një rëndësie të veçantë. Po çfarë po ndodh me këtë institucion kaq të rëndësishëm, në situatën e re të krijuar, ku të paktën mund të themi, pa pretenduar që posedojmë të vërtetën, se realizohet shkencë? Shkencë që reflekton në një hapësirë përtej Shqipërisë?!!! Çfarë bëhet me kërkimin shkencor në përgjithësi?!!
Tollovia e zgjedhjeve ka mbërthyer këto ditë Universitetet publike, të cilat nuk do të jenë më të tilla pas dy vitesh, siç e përcakton dhe ligji i ri AL, pas daljes së një rregulloreje kinse për të katapultuar në drejtime njerëz politikë afër kësaj maxhorance. Përpos kësaj “Qeveria”, në qoftë se ende mund të quhet e tillë, ka hapur një tjetër front lufte, të cilin e ka avancuar dhe me këtë rregullore.
Pasi dështoi arsimin e lartë, me një ligj e vendime rokamboleske me doza të larta papërgjegjshmërie, ajo po proçeson me shpejtësi funeralin e asaj pak shkence që ende ka mbetur në këmbë pas këtyre tre viteve.
Nuk dua ta besoj që kjo është refleksion i kompleksit personal të atyre që sot na drejtojnë dhe që nuk e kanë haberin e bërjes së një studimi të mirëfilltë shkencor. Megjithatë, nuk më shqitet nga mendja ngazëllimi i Ramës në foltoren e Parlamentit tek tallej e përqeshte, si ai njeriu “që i ka ardhur dita”, çdo temë albanologjie që ia kishin raportuar rishtarët e vet.
Ndoshta atë ditë ka qenë më “i pafajshëm” se kurrë, për të mos thënë i paditur, pasi nuk mund të harxhojmë këtu frymë, duke i argumentuar që “Veshjet popullore të zonës së Lunxhërisë” kanë vlerë shkencore dhe qëndron si temë. Që “Muzikaliteti i Eposit të kreshnikëve” apo tema të ngjashme me këto, bëjnë sens dhe konsiderohen kërkime. Më shumë më duket një gërshetim i paaftësisë, mungesës së vizionit e ideve, të përzier me një lloj përçmimi të pakthyeshëm të përfaqësuesve pikantë të politikëbërjes arsimore-shkencore.
Jo rastësisht sot pothuaj të gjitha institucionet kërkimore-shkencore janë rrudhur, lëvizur ose eliminuar. Në artikulimet e deritanishme të kilometrave fjalë boshe të Kryeministrit, ku më shumë ka batuta me “pjeshka” e “gomerë”, nuk gjej asgjëkund preokupacion për kërkimin shkencor. Goditjen e parë e mori QSA.
Ajo nuk u konsiderua aspak në Ligjin e arsimit të lartë si qendër ndëruniversitare. Kërkohet të degjenerohet në një departament të thjeshtë. Me gjithë insistencën tonë dhe ndonjë kolegu të maxhorancës, nuk u pranua nga përfaqësuesit e qeverisë që ajo të kishte status të veçantë. Pretendimi i atëhershëm ishte parashikimi i rregullimit të QSA-së, brenda një ligji për shkencën, i cili ende nuk po duket në horizont.
Ndërkohë, në mënyrë krejtësisht arbitrare, asaj, me një VKM absurde, pa pyetur fare të zotët e shtëpisë, i kafshohet një pjesë e madhe e godinës dhe i kalohet një prej ministrive të shumta të qeverisë, asokohe të re ende. Drejtuesit e saj kërkuan disa herë institucionalisht zgjidhjen, por nuk morën asnjëherë përgjigje qoftë dhe për një pritje zyrtare nga zyrtarët kolltukrëndë që drejtojnë Ministrinë e Qeverinë.
Me status të paqartë dhe me një financim pjesor të dhënë me shpinën e dorës, QSA vazhdoi për disa kohë aktivitetin e saj në një klimë armiqësie të instaluar arbitrarisht. Qeveria nuk u mjaftua me kaq. Tentoi pas kësaj zhbërjen e AKTI-t (Agjencia e kërkimit, teknologjisë e Inovacionit), duke e transferuar me VKM, nga varësia ndërinstitucionale, pranë Kryeministrisë drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe duke shkurtuar personelin.
Për ta inkuadruar në mënyrë absurde brenda AKKSH (Agjencisë Kombëtare e Kërkimit Shkencor), e cila me gjithë parashikimin në ligjin e ri, ende nuk ka një formatim e funksion të plotë. Më pas e riktheu siç e përzuri, brenda një loje pa kuptim e pa logjikë, por tani duke e lënë pa fonde dhe pa personel të mjaftueshëm. Në këto kushte asnjë qeveritar sot nuk mund të japë përgjigje se çfarë po ndodh me financimin e mbështetjen për kërkimin shkencor.
Dështimi është më se spektakolar. Ai vazhdon, përpos shkatërrimit, të trajtohet me forma përqeshjeje nga më të papranueshmet, si pjesë e fobisë Kryeministrore. Në këtë kontekst, pa pritur e pa kujtuar, rregullorja e zgjedhjeve në Universitete arrin një ditë të bukur dhe pranë personelit të QSA. U duk sikur kalvari i tyre kishte marrë fund dhe kjo qendër e rëndësishme do të trajtohej siç e meritonte në fakt, si qendër ndëruniversitare, me hierarki akademike që realizon zgjedhjet në rend të barabartë me universitetet publike.
Personeli seriozisht punoi mbi draftin dhe zyrtarisht shprehu qëndrimin e tij për rregulloren duke ia nisur me shumë dëshirë ministrisë. Megjithatë, pas draftit, rregullorja që sanksiononte dhe hapjen e procesit zgjedhor në QSA, nuk mbërriti kurrë dhe sot profesorët, kërkuesit shkencorë të saj, kanë mbetur të pagojë. Dikush nga ministria e famshme, siç duket u kujtua se kishin bërë “lapsus” me dërgimin e projekt-rregullores politike, nga ato që këto tre vite janë bërë normë në këtë ministri.
Ligji i ri e shkrinte QSA dhe e transformonte krejtësisht me pa të drejtë, ose në nivel fakulteti, që do të ishte një zgjidhje oportune, ose në nivel departamenti, që do të ishte një zgjidhje mjerane. Kjo të paktën duket se qëndron pas rreshtave të shkruar në LAL, sepse realisht QSAja sot nuk dihet se çfarë është. Me ligjin e dikurshëm duhej të ishte qendër kërkimoreshkencore në nivel ndëruniversitar.
Me të riun duhej të ishte bërë ose qendër pranë Akademisë, ose qendër në nivel Fakulteti pranë UT, ose departament pranë Fakultetit të Historisë e Filologjisë. Ndërsa sot nuk është as qendër, as njësi universitare, nuk ka as status, as financa dhe pritet të mos ketë as godinë, as bibliotekën e famshme e as arkivën e vyer.
Trupa akademike që ka investuar vite djersë e mund po pret që dikushi “të vërë dorën në zemër”, megjithëse e dinë shumë mirë që ky kryeministër “një vërë në ujë” ka për të bërë për ta, për QSA dhe për kërkimin shkencor. Rama nuk e sheh alarmin e ndezur, sepse për të “shkencëtarët e vërtetë” janë ata që ka thirrur në parlament për të blerë e marrë vota me dhunë. Ky është mjerisht vizioni i tij për kërkimin shkencor.
http://www.panorama.com.al/ku-eshte-qsa/
Read More

Friday, April 15, 2016

0

MAS i hap rrugen APAAL te pajtoje agjenci te huaja per akreditimin

Qendra per Zhvillimin e Arsimit  7:02 AM  akreditimi, Ministria, sigurimi_cilesise
MAS ka ndryshuar VKM 424/2010 me VKM nr. 990/2015 mbi funksionimin e sistemit te sigurimit te jashtem te cilesise ne institucionet e arsimit te larte per te lejuar akreditimin me agjenci te tjera pervec ASCAL/APAAL.

“1. Në shërbim të politikave të arsimit të lartë ministria përgjegjëse për arsimin mund të kërkojë vlerësimin e jashtëm të cilësisë së institucioneve e të programeve të studimit nga agjenci të tjera vlerësimi, që janë anëtare me të drejta të plota të Rrjetit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ose të Regjistrit Evropian të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë (EQAR).

Vlerësimi i jashtëm dhe konsulenca për kryerjen e këtij vlerësimi nga këto agjenci kryhet me qëllim akreditimin e programit/programeve të studimit apo të institucionit të arsimit të lartë. Vlerësimi i jashtëm nga këto agjenci kryhet në përputhje edhe me standardet e procedurat vendase për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.”

VKM 424/2010 
VKM 990/2015

Ne fakt duhet analizuar nga juriste nese ky ndryshim bie ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte (edhe VKM me siper nuk i eshte ndryshuar referenca ligjore me c'duket), pasi pergjegjese per cilesine eshte vetem ASCAL, dhe cdo vendim duhet te merret se bashku me ASCAL dhe jo vetem nga Ministria e Arsimit.

Neni 14
 1. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë 1. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) është person juridik publik. Ajo është përgjegjëse për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. ASCAL, përmes mekanizmave të sigurimit ë cilësisë, akreditimit dhe proceseve të tjera, monitoron dhe vlerëson cilësinë e institucionit dhe ë programeve të ofruara. ASCAL mbështet veprimtarinë e saj mbi udhëzuesit e saj, në Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë, i cili përditësohet me standardet dhe udhëzuesit europianë të cilësisë në hapësirën europiane të arsimit të lartë.

2. ASCAL realizon procesin e vlerësimit për  akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe të programeve të studimit që ato ofrojnë, si dhe monitorimin në vijim të cilësisë së tyre.
Neni 104
5. Institucionet e arsimit të lartë i nënshtrohen procesit të vlerësimit të mësimdhënies, çdo tre vjet, nga ASCAL dhe monitorohen në mënyrë të vazhdueshme, përmes Sondazhit Kombëtar të Studentëve.
6. Vlerësimi i jashtëm i cilësisë kryhet në përputhje me Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. Ministria përgjegjëse dhe ASCAL mund të bashkëpunojnë me agjenci të huaja të sigurimit të cilësisë, që janë anëtare të rrjetit ENQA. 
Read More
0

Studentet protestojne kunder udhezimit te MAS per certifikimin e gjuheve te huaja

Qendra per Zhvillimin e Arsimit  6:39 AM  gjuhe e huaj, protesta, Studente


Studentet kane protestuar ne mjediset e Fakultetit te Shkencave Sociale kunder udhezimit nr. 52/2016 ne lidhje me certifikimin e gjuheve te huaja.

Duke qene se ata duhet ti deshmojne njohurite e gjuhes ne teste nderkombetare, ata kritikojne kete vendim te qeverise si klienteliste, pasi favorizon disa ofrues te caktuar.


Udhezimi nr. 52/2016 i MAS
 
Read More
0

Udhezime te MAS per zgjedhjet e universiteteve

Qendra per Zhvillimin e Arsimit  5:54 AM  kuadri_rregullator, Ministria, zgjedhjet

Udhezime
1- Urdhër nr.110 dt 15.3.2016 PËR FILLIMIN E PROCESIT ZGJEDHOR DHE DATËN E FILLIMIT 
TË ZGJEDHJEVE PËR AUTORITETET DHE ORGANET DREJTUESE NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË

2- RREGULLORE “PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE TË PARA PËR AUTORITETET DHE ORGANET 
DREJTUESE NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Read More

Wednesday, April 6, 2016

0

Zgjedhjet ne Universitetin e Tiranes

Qendra per Zhvillimin e Arsimit  10:11 PM  Universiteti Tiranes, zgjedhjet

Zbardhet lista zyrtare, ja emrat që garojnë për Universitetin e Tiranës

 
Panorama, 06.04.2016
http://www.panorama.com.al/zbardhet-lista-zyrtare-keta-jane-emrat-qe-garojne-per-universitetin-e-tiranes/
Kur kanë mbetur vetëm dy javë larg zgjedhjeve për krerët e rinj të universiteteve, gazeta zbardh listën zyrtare me emrat që garojnë për të zënë një post drejtues në universitetin më të madh në vend, atë të Tiranës.
Rektorati i UT-së vë përballë dy profesorë të shquar, aktualisht dekanë: Klodeta Dibra te Gjuhët e Huaja dhe Mynyr Koni nga Shkencat e Natyrës, të cilët ditët e fundit kanë intensifikuar fushatën elektorale të nisur që në mesin e muajit mars.
Për dekanatet e gjashtë fakulteteve të Universitetit të Tiranës luftojnë dekanë që dëshirojnë një mandat të dytë, zëvendësdekanë apo shefa departamentesh që dëshirojnë të ndërmarrin më tepër përgjegjësi e të rriten në karrierë.

Mjalte Morava
Përballja më e ashpër pritet të jetë në Fakultetin e Histori- Filologjisë, ku dy pedagoge kandidojnë për ta drejtuar atë. Dhurata Shehri, shefe e departamentit të Letërsisë, në rast se rezulton fituese, do të ndërrojë postet me dekanin aktual Shezai Rrokaj, i cili zbret në bazë për të drejtuar departamentin, në pamundësi për të kandiduar për të tretën herë. Por Shehri duket se nuk do ta ketë të lehtë të fitojë betejën, pasi ka përballë profesoreshën e Historisë Valentina Duka, që është nr.2 në dekanat.
Një tjetër përballje e fortë do të ndodhë edhe te Fakulteti i Drejtësisë. Dekani aktual Altin Shegani që tenton drejt një mandati të ri rivalizohet nga pedagogu i hershëm i këtij fakulteti Artan Hoxha, pjesë e grupit të ekspertëve që po asistojnë për Reformën në Drejtësi.
Shkencat Sociale gjithashtu vënë përballë dy profesorë të asociuar, zëvendësrektorin Edmond Rapti dhe përgjegjësin e departamentit të Punëve Sociale, Edmond Dragotin. Dekani Theodhori Karaj zyrtarisht ka nisur garën për shef departamenti.
Po ashtu, edhe Aleksandër Koçani, i cili momentin e fundit hoqi dorë nga kandidimi për dekan, shpall kandidaturën për të drejtuar departamentin e Shkencave Politike. Dy shefa departamentesh, Esmeralda Kromidha dhe Artur Sula, janë në garë për postin që mban aktualisht kandidatja për rektore, Dibra.
Dhori Kule, rektori i UT-së (edhe për pak ditë), i penalizuar nga rregullorja e re e universiteteve, e cila nuk lejon një rektor të qëndrojë për më shumë se dy mandate, ka menduar të marrë postin që e ka mbajtur dikur për gati një dekadë, atë të dekanit të Fakultetit Ekonomik. Ndërsa Sulo Haderi, dekani aktual, pasi hoqi dorë nga synimet për rektoratin, synon të drejtojë departamentin e Ekonomiksit.

SHKENCAT SOCIALE
Për dekan
Prof.asc. Edmond Dragoti, pedagog shef i departamentit të Punëve Sociale.
Prof.asc. Edmond Rapti, shef i departamentit Psikologji-Pedagogji.
1.Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
Prof.asc. Rudina Rama.
2.Departamenti i Filozofisë
Phd. Alment Muho.
3.Departamenti i Shkencave Politike
Prof.dr. Aleksandër Kocani.
Prof.asc. Merita Xhumari.
4.Departamenti i Psikologji-Pedagogjisë
Prof.dr. Theodhori Karaj.
Phd. Blerta Bodinaku.
Prof.asc. Zenel Orhani.
HISTORI-FILOLOGJI
Për dekan:
Prof.dr. Dhurata Shehri.
Prof.dr. Valentina Duka.
1.Departamenti i Gjuhës
Prof.dr. Shezai Rrokaj
2.Departamenti i Letërsisë
Prof.Dr Adem Jakllari.
Prof.as.Dr Lili Sula.
Prof.as.Dr Vjollca Osja.
3.Departamenti i Historisë
Prof.as.dr. Eva Tafili.
Prof.dr. Petrit Nathanaili.
4.Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit
Prof.as.dr. Mark Marku.
5.Departamenti i Gjeografisë
Prof.as.dr. Romeo Hanxhari.
6.Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore
Prof.as.dr. Lorenc Bejko.
GJUHET E HUAJA
Për dekanë
Prof.dr Esmeralda Kromidha.
Prof.dr. Artur Sula.
1.Departamenti i Gjuhës Angleze
Prof.as.dr. Leonard Danglli.
Prof.dr. Shpresa Delija.
Prof.as.dr. Ukë Buçpapaj.
Prof.dr. Viktor Ristani.
2.Departamenti i Gjuhës Frënge
Prof.dr. Eldina Nasufi.
Prof.dr. Saverina Pasho.
3.Departamenti i Gjuhës Italiane
Prof.as.dr. Diana Kastrati.
4.Departamenti i Gjuhës Gjermane
Dr.Sonila Sadikaj.
5.Departamenti i Gjuhës Spanjolle
Prof.as.dr. Anasatasi Prodani.
Dr.Erida Ajazi.
6.Departamenti i Gjuhës Sllave e Ballkanike
Prof.as.dr. Sofia Delijorgji
EKONOMIKU
Për dekan
Prof.dr. Dhori Kule.
Prof.dr. Areti Stringa.
1.Departamenti i Ekonomiksit
Prof.dr. Sulo Haderi.
Prof.dr. Tonin Kola.
2.Departamenti Marketing-Turizmit
Prof.dr. Vjollca Panajoti.
Prof.dr. Vjollca Bakiu.
3.Departamenti i Menaxhimit
Prof.Dr Shyqyri Llaci
4.Departamenti i Financës
Prof.as.dr. Edlira Luçi.
5.Departamenti i Kontabilitetit
Prof.dr. Ingrita Shuli.
DREJTESIA
Për dekan
Prof.dr. Altin Shegani.
Prof.dr. Artan Hoxha.
1.Departamenti i së Drejtës Penale
Prof.dr. Skënder Kaçupi.
2.Departamenti i së Drejtës Civile
Prof.dr. Zhaklina Peto.
3.Departamenti i së Drejtës Publike
Prof.asc.dr. Kristinka Jançe.
Prof.asc.dr Mirela Bogdani.
SHKENCAT E NATYRES
Për dekan:
Prof. Spiro Drushku.
Prof. Anila Paparisto.
1. Departamenti i Biologjisë
Prof. Lulëzim Shuka.
Prof. Mirela Lika.
2. Departamenti i Bioteknologjisë
Prof.Klementina Puto.
3. Departamenti i Fizikës
Prof. Artan Boriçi.
Prof. Polikron Dhoqina.
4. Departamenti i Kimisë
Prof. Majlinda Vasjari.
Prof. Elda Marku.
5. Departamenti i Kimisë industriale
Prof. Ilirjan Malollari.
Prof. Rozana Troja.
6. Departamenti i Informatikës
Prof.as.dr. Endrit Xhina.
Prof.as.dr. Alda Kika.
7. Departamenti i Matematikës
Prof. Artur Baxhaku.
8. Departamenti i Matematikës së aplikuar
Prof.Fatmir Hoxha.
9. Departamenti i QKKF
Prof.Alfred Mullai.
SENATI AKADEMIK I UT
Lista e studentëve
Rea Kotani
Kristian Kina
Dejana Kallogjeroviç
Klevi Pojana
Aldo Hoxha
Emiljano Dervishi
Ardit Krashi
Krisitian Nikleaj
Klement Vatoci
Ersion Meçuli
Lorena Cadri
Armand Myftari
Read More

Saturday, March 26, 2016

0

Dyshime të arsyeshme për akreditimin e universiteteve - B. Musai

Qendra per Zhvillimin e Arsimit  9:27 PM  akreditimi, Bardhyl Musai, cilësia, reforma, sigurimi_cilesise
BARDHYL MUSAI 
Panorama, 25.03.2016 
(http://www.panorama.com.al/dyshime-te-arsyeshme-per-akreditimin-e-universiteteve/)
Dy vjet më parë, publiku u njoftua përmes medies se do të kryhej akreditimi i të gjitha institucioneve të arsimit të lartë (IAL) nga një kompani private britanike (QAA) dhe do të vendoste se cilat IAL dhe programe do të vazhdonin veprimtarinë, cilat do të pezulloheshin e cilat do të mbylleshin.
Por përgjatë më shumë se dy viteve, nga titullarë të këtij institucioni janë bërë deklarime aspak koherente, në kohë dhe në përmbajtje, të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme dhe të besojmë se akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë nga agjencia britanike nuk do të ndodhë. Ja si paraqitet kronologjia e deklaratave dhe njoftimeve.


Shkurt 2014: Sipas “Shqiptarja.com”, datë 7, ministrja deklaron se “…zyrtarisht në tetor do të bëhet shpallja dhe renditja e cilësisë së tyre. Agjencia britanike që ka marrë përsipër akreditimin dhe vlerësimin e shkollave të larta, do të bëjë publik renditjen e universiteteve dhe pikët e tyre”. Gusht 2014: Pas vendimit për mbylljen e 18 IAL-ve dhe filialeve të universiteteve publike, u deklarua se do të fillonte një fazë e dytë, ajo e akreditimit nga agjencia britanike.
Dhjetor 2014: U nënshkrua marrëveshja me QAA. Janar 2015: Agjencia britanike, e përzgjedhur për të bërë akreditimin e universiteteve në vendin tonë, do të nisë zyrtarisht punën në fund të këtij muaji(Gazeta “Shqip”, 23 janar 2015). Raporti i parë i akreditimit të universiteteve do të bëhej publik në muajin korrik, që sipas ministres, do t’u shërbente studentëve për t’u orientuar drejt fakulteteve dhe programeve të studimit të akredituara.
Maj 2015: Takim me ekspertët britanikë të akreditimit mbi metodologjinë e vlerësimit të IAL-ve. Në këtë takim, midis të tjerash, ministrja shprehet: “Pasi kemi nënshkruar në muajin dhjetor 2014 marrëveshjen me agjencinë britanike, ekspertët e kësaj agjencie dhe të agjencisë sonë kanë bashkëpunuar për përcaktimin e metodologjisë që do të përdoret, për të filluar më pas procesin e shumëpritur që lidhet me akreditimin dhe vlerësimin e kritereve të cilësisë për të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë, publike dhe private” (arsimi.gov.al).
Shkurt 2016: Nënshkruhet kontrata me QAA për vlerësimin dhe certifikimin e cilësisë së IAL-ve, e cila sipas MAS-it, shënon fazën e dytë të reformimit rrënjësor të arsimit të lartë. Sipas drejtorit të agjencisë britanike, puna e kësaj agjencie me eksperiencë në procesin e akreditimit, nuk do të fokusohet vetëm në akreditimin e institucioneve, por dhe në ngritjen e kapaciteteve të agjencisë kombëtare të akreditimit (www.aaal.edu.al).
Duke analizuar deklaratat dhe njoftimet zyrtare në rendin kronologjik, dyshimet tona kanë në themel disa arsye: Së pari, mungesa e koherencës në deklarata dhe mospërputhjet me dokumentet zyrtare. Arsyeja e dytë ka të bëjë me paqartësinë e termave dhe koncepteve, kompleksitetin e procesit të akreditimit në tërësinë e vet. Një arsye tjetër është mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe burimeve financiare për të realizuar procesin në një kohë të shkurtër.
Nëse u referohemi dy marrëveshjeve zyrtare dhe i krahasojmë me deklaratat publike, se agjencia britanike do të bëjë akreditimin (janar 2015), vërejmë paqëndrueshmëri dhe mospërputhje. Marrëveshja e 18 dhjetorit 2014 dhe njoftimi në faqen zyrtare të agjencisë britanike QAA (www.qaa.ac.uk) nuk përmend asnjë nga termat akreditim, vlerësim, rankim apo pikëzim, të cilat janë fjalë kyç të përdorura nga titullarë të MAS-it, por përmenden bashkëpunim, komunikim, shkëmbim përvoje, ekspertizë dhe ngritje të kapaciteteve.
Këtu e ka burimin dyshimi i parë. Koncepti, përmbajtja dhe procedura për akreditimin, të cilat janë komplekse, përbëjnë dyshimin e dytë. Bazuar në ligjin e arsimit të lartë (neni 15), vendimi për akreditimin merret nga bordi i akreditimit. Pra, në çdo rast, akreditimi nuk mund të certifikohet nga agjencia britanike, e cila në bazë të ligjit bën vlerësimin e jashtëm, por mandati i saj nuk është ky, referuar marrëveshjeve zyrtare.
Krahas termit akreditim nga titullarë të MAS-it është përdorur edhe termi rankim (më saktë në shqip duhet renditje ose klasifikim). Ky term përcakton renditjen e IAL-ve dhe të programeve të studimit, duke u bazuar në disa tregues, të cilin po e ilustrojmë më poshtë.
Në korrik 2011, kompania gjermane CHE (Qendra për Arsimin e Lartë) paraqiti rezultatet e një projekti pilot për renditjen e katër programeve të studimit dhe u përqendrua kryesisht në nëntë tregues me karakter informativ dhe cilësor. Treguesit i renditën në tri grupe: më të mirët, mesatarët dhe më të dobëtit.
Më pas, bazuar në vlerësimin e çdo treguesi, bëhet edhe kategorizimi që kalon në dy faza; atë të vlerësimit të brendshëm dhe të vlerësimit të jashtëm, i cili përbën edhe bazën për akreditimin, institucional dhe të programeve.
Pra, bëhet renditja (rankimi), më pas vlerësimi i cilësisë dhe më pas akreditimi, që përcakton shkallën e besueshmërisë së institucionit dhe programeve të studimit, dhe jo e kundërta, sikurse shprehen titullarë të MAS-it. Vetëm për këtë ushtrim që kishte qëllim të ndihmonte edhe në ngritjen e kapaciteteve vlerësuese të Agjencisë së Akreditimit, u shpenzuan më shumë se 150 mijë euro nga buxheti i Ministrisë.
Por çfarë ndodhi më pas? Asgjë, nuk pati vazhdimësi, por si rëndom procese të tilla lihen në mes të rrugës. Akreditimi ka të bëjë me besueshmërinë, nisur edhe nga etimologjia e termit. Kjo besueshmëri certifikohet sipas ligjit bazuar në vlerësimin e të gjithë treguesve të çdo IAL dhe programi. Prandaj edhe agjencitë që merren me procesin nuk emërtohen agjenci akreditimi, por të vlerësimit dhe garantimit të cilësisë, ato promovojnë cilësinë duke i dëshmuar, profesionalisht dhe ligjërisht IAL-ve, se ku janë dhe se çfarë duhet të bëjnë që të përmirësojnë treguesit me referencë standardet.
Akreditimi nuk është dhe nuk duhet të jetë mjet për ndëshkim, sikurse po veprohet. Në çdo vend demokratik shteti nuk mbyll institucionet për shkak të cilësisë, por ka për detyrë t’i sigurojë publikut informacion të besueshëm dhe transparent, e më pas të rinjtë vendosin vetë se ku do të ndjekin studimet. Nëse ata refuzojnë të studiojnë te IAL-të që nuk ofrojnë cilësi, atëherë ato vetëmbyllen. Mbyllja nga shteti mund të ndodhë në raste flagrante, kur p.sh., ndryshon misioni i IAL-së apo kemi veprimtari të paligjshme.
Cilësia prodhohet në institucione dhe më mirë se organizmat e jashtme, janë njësitë e vlerësimit të brendshëm, të cilat ushtrojnë veprimtarinë për sigurimin dhe garantimin e cilësisë së çdo institucioni dhe të programeve të studimit. Procesi për akreditimin varet nga njësitë e vlerësimit të brendshëm, që pothuaj nuk ekzistojnë në IAL-të publike dhe në shumicën e atyre private.
Përveç mungesës së njësive të vlerësimit të brendshëm, dalin edhe disa probleme, si kapacitetet, buxheti, koha në dispozicion, dokumentacioni në gjuhën angleze etj. Vlerësimi i jashtëm mbështetet në raportet e vlerë- simit të brendshëm. Arsyeja e tretë për dyshime në proces ka të bëjë me kufizimet kohore, mungesën e kapaciteteve dhe burimet financiare.
Procesi i vlerësimit të jashtëm, sipas sekretarit të Përgjithshëm të MAS-it, do të përfshijë tri faza: përgatitja e kornizës së punës, trajnimin e ekspertëve dhe kontrollet në terren për 35 IAL-të publike dhe private e do të zgjatë 12-14 muaj. Më tej, në njoftimin e majit 2015 (arsimi.gov.al) thuhet se procesi i akreditimit të IAL-ve do të ketë dy faza.
Faza e parë është ajo e akreditimit të institucionit, që ka të bëjë me mënyrën si funksionon ai, kurse faza e dytë është ajo e akreditimit të programeve të studimit që ka të bëjë me mënyrën se si zhvillohet një lëndë në një degë të caktuar. Së fundmi bëhet një deklaratë tjetër, procesi do të ketë dy faza, në fillim vlerësimin e katër IAL-ve publike dhe dy private dhe në fazën e dytë pjesën tjetër të IAL-ve.
Cilës deklaratë t’i besojmë? Por nëse ende nuk qenka hartuar korniza e punës, çfarë është bërë deri tani me marrëveshjen e dhjetorit 2014 dhe a nuk u përcaktua metodologjia në maj 2015, sipas njoftimit zyrtar? Cila është fatura financiare e kompanisë britanike sipas marrëveshjes së mësipërme? Asgjë nuk deklarohet. Për kontratën e nënshkruar në shkurt flitet për një shumë 700 mijë euro.
Mund të besojmë se britanikët kanë punuar falas deri tani? Çfarë do të thotë trajnim i ekspertëve? Ekspertët nuk kanë nevojë për trajnim, por zbatojnë termat e referencës sipas kontratës dhe verifikojnë përmbushjen e standardeve shtetërore. Të marra së bashku këto thellojnë dyshimet se gjithçka bëhet për zgjatje në kohë të procesit, pasi premtimet e bëra në fillim të mandatit qeverisës nuk po mbahen.
Kemi më shumë se dy vjet që dëgjojmë dhe lexojmë deklarata, por asnjë veprim. Nëse i marrim së bashku të gjitha IALtë, të cilat do t’i nënshtrohen procesit sipas të dhënave të Agjencisë së Akreditimit (www.aaal.edu.al), të kuotave dhe programeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave për IAL-të publike për vitin 2015, kemi: 35 IAL, 95 fakultete dhe 1149 programe të ciklit të parë dhe të dytë, përjashtuar ato të ciklit të tretë.
Shifra është edhe më e madhe, por të mbetemi këtu. Le ta fillojmë me llogaritjet e kryera me rezerva në favor të MAS-it, duke pasur parasysh se në kontrollin e ligjshmërisë në fazën e parë, verë 2014, u angazhuan rreth 300 specialistë dhe u shpenzuan 5000 orë pune, sipas raportit të këtij dikasteri.
Ky proces vlerësimi të jashtëm ka natyrë tjetër dhe është më i ndërlikuar se ai i pari, prandaj në një vlerësim institucional duhen jo më pak se 5 ekspertë të huaj, sipas standardit të QAA, pasi ata kanë ekspertizë eksplicite për aspekte të tilla si infrastruktura dhe burimet, organizimi institucional, personeli akademik, programet e studimit, studentët, punësueshmëria, bashkëpunimi ndërkombëtar, hulumtimi etj. dhe 2 ekspertë për vlerësim të çdo programi, 2- 3 ditë së paku në çdo IAL, 3-5 ditë së paku për të shkruar një raport, honorar, akomodim, bileta udhëtimi, përkthim profesional.
Nga një përllogaritje të thjeshtë, bazuar në premtimin ministror se “cilësia do të matet me standardet europiane”, atëherë duhet një numër shumë i madh ekspertësh, rreth 750, dhe i gjithë procesi ka një kosto në total prej rreth 6 milionë eurosh. Duke u nisur nga përllogaritjet e mësipërme, është e pamundur të gjendet një numër kaq i madh ekspertësh nga Britania. Aspektet logjistike janë një çështje tjetër që e bëjnë procesin të pamenaxhueshëm. Atëherë, nëse gjendet një rrugë tjetër, të zgjatet procesi duke angazhuar më pak ekspertë, kjo përsëri është e pamundur, pasi kohëzgjatja e procesit kërkon të paktën dhjetë vjet që të kryhet.
Vetëm për Universitetin e Tiranës, që të kryhet i plotë procesi, duhet një vit kohë. Pavarësisht si veprohet, në një vit apo përgjatë dhjetë vjetëve, ekspertë kaq të shumtë në numër nuk gjenden dhe financat janë të papërballueshme. E fundit, dhe që është shumë e rëndë- sishme, mbetet dokumentacioni të cilin IAL-të e kanë në gjuhën shqipe dhe jo në atë angleze. Sipas procedurave të agjencive serioze, sikurse është edhe QAA, raporti i vlerësimit duhet të dërgohet të paktën dy muaj përpara se të kryhet vizita në institucion.
Po të kemi parasysh se në IAL-të publike ka filluar fushata zgjedhore dhe më pas vjen sesioni i provimeve e pastaj pushimet, duke shtuar këtu edhe mungesën e strukturave të vlerësimit të brendshëm, atëherë këto raporte nuk do të përgatiten në kohë.
Nëse është menduar që ky proces të kryhet, sikurse ai që u bë para disa viteve në Kosovë nga tre britanikë vetëm me një listë kontrolli në dorë në 30 IAL private, atëherë procesi nuk mund të quhet vlerësim për akreditimin. Agjencia Britanike e Akreditimit (BAC) kreu inspektimin në terren për 18 ditë dhe në çdo IAL kanë qenë 1 deri në 3 vlerësues. Druaj se kjo situatë do të ndodhë edhe te ne dhe QAA mund të përdoret vetëm si mburojë për të fshehur të vërtetën, ngjashëm si çantat prodhim kinez prej igeliti që shiten nëpër rrugë, por që kanë etiketa firmato. Si përfundim, bazuar në shpjegimet e mësipërme, procesi për akreditimin nuk është profesional, por as edhe ligjor.
Ai kryhet në kundërshtim me ligjin, pasi institucionet dhe programet e akredituara i nënshtrohen procesit çdo gjashtë vjet, dhe ato që nuk e kanë mbushur afatin, nuk ka pse t’i nënshtrohen procesit. Atëherë i vetmi argument i pakonsumuar është ai se procesi iniciohet për qëllime dhe propagandë politike dhe si i tillë nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në situatën e arsimit të lartë për verifikimin dhe sigurimin e cilësisë, por disa syresh do të mbyllen, duke u etiketuar “si pjesa e kalbur”, dhe do të vazhdojnë rrugëtimin një pjesë tjetër, disa prej tyre të merituar, pjesa që mbetet do të jetë ajo klienteliste apo e favorizuar politikisht.
Një raport dosido edhe mund të përgatitet, për të justifikuar premtimet e bujshme dhe paratë e shpenzuara, por nuk ka për t’u publikuar për çdo IAL, pasi edhe raportet e verifikimit të ligjshmërisë në verë 2014 nuk u bënë publike.
Monologu ministror, se arsimin e lartë e vendosëm mbi shina, krahasuar me gjendjen kaotike ku e gjetëm, se fabrikat e diplomave i mbyllëm, se cilësia tashmë është e niveleve europiane do të vijojë, bazuar në sloganin gëbelsian: “Sa më e madhe gënjeshtra, aq më shumë besohet ajo!”.
Read More
← Newer Posts Older Posts → Home

Kategori

reforma (55) Analiza (54) Korrupsioni (48) Diskutime (44) kuadri_rregullator (35) Studente (30) Keqmenaxhim (25) Mitmarrje (21) Arsimi privat (18) Statistika (18) cilësia (17) Financimi (16) pranimet (14) Ministra (13) politizim (13) Biografi (12) Administrim (10) Diploma (10) Shkenca (8) Plagjiatura (7) Intervista (6) Nepotizem (6) masivizimi (5) strategji (5) Buxheti (4) burime (2)

Arkiva

  • ▼  2017 (11)
    • ▼  10/01 - 10/08 (3)
      • Arsimi shqiptar, viktimë e papërgjegjshmërisë së k...
      • Analize e vendimeve te akreditimit per Prill dhe S...
      • Diskutimet tek Gazeta Panorama dhe MAPO mbi arsimi...
    • ►  06/11 - 06/18 (2)
    • ►  04/23 - 04/30 (1)
    • ►  03/26 - 04/02 (2)
    • ►  01/15 - 01/22 (2)
    • ►  01/08 - 01/15 (1)
  • ►  2016 (48)
    • ►  12/18 - 12/25 (1)
    • ►  11/27 - 12/04 (1)
    • ►  11/20 - 11/27 (1)
    • ►  11/13 - 11/20 (3)
    • ►  10/30 - 11/06 (2)
    • ►  10/23 - 10/30 (3)
    • ►  10/16 - 10/23 (2)
    • ►  10/09 - 10/16 (1)
    • ►  09/18 - 09/25 (1)
    • ►  09/04 - 09/11 (2)
    • ►  08/07 - 08/14 (4)
    • ►  07/24 - 07/31 (1)
    • ►  06/26 - 07/03 (2)
    • ►  05/29 - 06/05 (1)
    • ►  05/22 - 05/29 (1)
    • ►  05/15 - 05/22 (2)
    • ►  05/08 - 05/15 (1)
    • ►  04/17 - 04/24 (2)
    • ►  04/10 - 04/17 (5)
    • ►  04/03 - 04/10 (1)
    • ►  03/20 - 03/27 (1)
    • ►  03/06 - 03/13 (1)
    • ►  02/28 - 03/06 (3)
    • ►  02/21 - 02/28 (1)
    • ►  02/14 - 02/21 (1)
    • ►  01/31 - 02/07 (1)
    • ►  01/24 - 01/31 (1)
    • ►  01/03 - 01/10 (2)
  • ►  2015 (64)
    • ►  12/06 - 12/13 (2)
    • ►  11/15 - 11/22 (2)
    • ►  11/08 - 11/15 (2)
    • ►  11/01 - 11/08 (3)
    • ►  10/25 - 11/01 (2)
    • ►  10/18 - 10/25 (3)
    • ►  10/11 - 10/18 (5)
    • ►  10/04 - 10/11 (1)
    • ►  09/27 - 10/04 (1)
    • ►  09/20 - 09/27 (1)
    • ►  09/13 - 09/20 (1)
    • ►  09/06 - 09/13 (1)
    • ►  08/30 - 09/06 (1)
    • ►  08/09 - 08/16 (1)
    • ►  07/26 - 08/02 (2)
    • ►  07/19 - 07/26 (5)
    • ►  07/12 - 07/19 (5)
    • ►  07/05 - 07/12 (5)
    • ►  06/28 - 07/05 (2)
    • ►  06/14 - 06/21 (2)
    • ►  04/26 - 05/03 (1)
    • ►  04/19 - 04/26 (4)
    • ►  04/05 - 04/12 (1)
    • ►  03/22 - 03/29 (1)
    • ►  02/15 - 02/22 (1)
    • ►  02/08 - 02/15 (1)
    • ►  02/01 - 02/08 (4)
    • ►  01/25 - 02/01 (3)
    • ►  01/11 - 01/18 (1)
  • ►  2014 (128)
    • ►  12/21 - 12/28 (1)
    • ►  12/14 - 12/21 (1)
    • ►  11/30 - 12/07 (2)
    • ►  11/23 - 11/30 (2)
    • ►  11/16 - 11/23 (1)
    • ►  11/09 - 11/16 (2)
    • ►  11/02 - 11/09 (8)
    • ►  10/26 - 11/02 (6)
    • ►  10/19 - 10/26 (2)
    • ►  10/12 - 10/19 (3)
    • ►  10/05 - 10/12 (1)
    • ►  09/14 - 09/21 (2)
    • ►  09/07 - 09/14 (1)
    • ►  08/03 - 08/10 (4)
    • ►  07/27 - 08/03 (1)
    • ►  07/20 - 07/27 (2)
    • ►  07/13 - 07/20 (1)
    • ►  07/06 - 07/13 (1)
    • ►  06/08 - 06/15 (4)
    • ►  06/01 - 06/08 (1)
    • ►  05/25 - 06/01 (1)
    • ►  05/18 - 05/25 (7)
    • ►  05/11 - 05/18 (3)
    • ►  05/04 - 05/11 (4)
    • ►  04/27 - 05/04 (8)
    • ►  04/20 - 04/27 (15)
    • ►  04/13 - 04/20 (41)
    • ►  04/06 - 04/13 (2)
    • ►  03/30 - 04/06 (1)
  • ►  2012 (1)
    • ►  01/15 - 01/22 (1)

 
Copyright © Portal për Informimin mbi Arsimin e Lartë | Powered by Blogger
Design by NewWpThemes | Blogger Theme by Lasantha