Friday, April 15, 2016

MAS i hap rrugen APAAL te pajtoje agjenci te huaja per akreditimin

MAS ka ndryshuar VKM 424/2010 me VKM nr. 990/2015 mbi funksionimin e sistemit te sigurimit te jashtem te cilesise ne institucionet e arsimit te larte per te lejuar akreditimin me agjenci te tjera pervec ASCAL/APAAL.

“1. Në shërbim të politikave të arsimit të lartë ministria përgjegjëse për arsimin mund të kërkojë vlerësimin e jashtëm të cilësisë së institucioneve e të programeve të studimit nga agjenci të tjera vlerësimi, që janë anëtare me të drejta të plota të Rrjetit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ose të Regjistrit Evropian të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë (EQAR).

Vlerësimi i jashtëm dhe konsulenca për kryerjen e këtij vlerësimi nga këto agjenci kryhet me qëllim akreditimin e programit/programeve të studimit apo të institucionit të arsimit të lartë. Vlerësimi i jashtëm nga këto agjenci kryhet në përputhje edhe me standardet e procedurat vendase për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.”

VKM 424/2010 
VKM 990/2015

Ne fakt duhet analizuar nga juriste nese ky ndryshim bie ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte (edhe VKM me siper nuk i eshte ndryshuar referenca ligjore me c'duket), pasi pergjegjese per cilesine eshte vetem ASCAL, dhe cdo vendim duhet te merret se bashku me ASCAL dhe jo vetem nga Ministria e Arsimit.

Neni 14
 1. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë 1. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) është person juridik publik. Ajo është përgjegjëse për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. ASCAL, përmes mekanizmave të sigurimit ë cilësisë, akreditimit dhe proceseve të tjera, monitoron dhe vlerëson cilësinë e institucionit dhe ë programeve të ofruara. ASCAL mbështet veprimtarinë e saj mbi udhëzuesit e saj, në Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë, i cili përditësohet me standardet dhe udhëzuesit europianë të cilësisë në hapësirën europiane të arsimit të lartë.

2. ASCAL realizon procesin e vlerësimit për  akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe të programeve të studimit që ato ofrojnë, si dhe monitorimin në vijim të cilësisë së tyre.
Neni 104
5. Institucionet e arsimit të lartë i nënshtrohen procesit të vlerësimit të mësimdhënies, çdo tre vjet, nga ASCAL dhe monitorohen në mënyrë të vazhdueshme, përmes Sondazhit Kombëtar të Studentëve.
6. Vlerësimi i jashtëm i cilësisë kryhet në përputhje me Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. Ministria përgjegjëse dhe ASCAL mund të bashkëpunojnë me agjenci të huaja të sigurimit të cilësisë, që janë anëtare të rrjetit ENQA. 

0 comments:

Post a Comment