Saturday, April 16, 2016

Kercenohet kandidati per rektor i UT

Panorama,

Kërcënoi kandidatin për rektor të UT, shoqërohet Emiljano Shullazi

Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Emiljano Shullazin, pas deklaratave të ish-Kryeministrit Berisha se kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Koni.
Sipas Berishës, Shullazi ka kërcënuar Konin që të tërhiqej nga gara për llogari të kryeministrit Rama. Deklaratën e bëri publikë në një konferencë për mediat.
Por burime nga Policia raportojnë se Shullazi është shoqëruar nga forca të Komisariatit nr. 2, teksa efektivë policie janë parë në zonën e “21 Dhjetorit” ku banon ai.
Sipas burimeve ai është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku do të merret në pyetje për kërcënimin në fjalë.
Vetë kandidati për rektor, Mynyr Koni deklaroi se ai do të vazhdojë garën, por nuk përmendi kërcënimet e Shullazit.
“Unë, kandidati Mynyr Koni,  deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.
I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që së bashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”, thotë Koni në një deklaratë për mediat.

0 comments:

Post a Comment