Showing posts with label UAMD. Show all posts
Showing posts with label UAMD. Show all posts

Thursday, May 12, 2016

Presidenti heziton te dekretoje rektoret e rinj

Sipas gazetes Sot, njoftimet e se ciles duhen vleresuar me rezerva, presidenti Bujar Nishani ka hezituar te dekretoje disa rektore pasi zgjedhjet jane kontestuar nga kandidatet humbes.

Bujar Nishani bllokon dekretimin e rektorëve, 6 universitete në gjyq për rezultatin e zgjedhjeve

http://www.sot.com.al/politike/universitetet-n%C3%AB-kolaps-bujar-nishani-bllokon-dekretimin-e-rektor%C3%ABve-6-universitete-n%C3%AB-gjyq
Postuar: 11/05/2016 - 09:42
Presidenti Bujar Nishani ka bllokuar pa afat dekretimin e rektorëve të rinj. Shkak mësohet të jetë bërë fakti që disa universitete i janë drejtuar dyerve të gjykatës për shkak të problemeve të hasura në procesin zgjedhor. Aktualisht, në gjyq mësohet se janë Universitetet e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Vlorës, i Sporteve dhe i Mjekësisë. Kështu, presidenti Nishani ka vendosur të mos shpallë dekretin për emërimin e rektorëve të rinj të universiteteve publike deri në përfundimin e gjyqeve. Ndërkohë, Komisioni i Arsimit në Kuvend ka kërkuar dje informacion nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, lidhur me këtë situatë mosmarrëveshjesh në arsimin e lartë.
Procesi zgjedhor, problemet në universitete 
Arjeta Troshani, ish-kandidatja për Rektore në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ka ankimuar procesin zgjedhor. Sipas saj, në fakultetin e drejtësisë, Shkencave të Natyrës dhe Gjuhëve të Huaja janë shfaqur parregullsi. Troshani është shprehur se ka pasur emra pedagogësh të cilët janë futur në listat e zgjedhjeve pa të drejtë, pasi ndaj tyre ka procese gjyqësore të hapura në Gjykatën Administrative. Nga zgjedhjet universitare të zhvilluara më 20 prill, doli fitues kandidati Adem Bekteshi. Vetë Troshani pranoi humbjen përmes një statusi në Facebook, ndërkohë më vonë ajo ka ankimuar procesin zgjedhor. Më 20 prill, në ditën e votimit, studentët kanë denoncuar probleme në Durrës. Disa prej tyre deklaruan në media se ka patur ndërhyrje nga politika dhe veçanërisht nga FRESSH, Forumi Rinor Euro-Socialist Shqiptar, për të manipuluar rezultatin. Zgjedhjet i fitoi kandidatja Kseanela Sotirovski. Klodeta Dibra dhe Mynyr Koni ishin dy kandidatët që garuan për Rektor të Universitetit të Tiranës, detyrë që aktualisht mbahet nga Dhori Kule. Profesore Dibra, 50 vjeçe, aktualisht është Dekane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ndërsa Profesor Koni, 52 vjeç, është Dekan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Procesi pak ditë para zgjedhjeve u fut në një kaos total pasi kandidati Koni u kërcënua nga Emiljano Shullazi dhe miqtë e tij, të cilët i kërkuan të tërhiqej nga gara. Kjo do të thoshte që Dibra shpallej automatikisht fituese. Shullazi u thirr në polici për të dëshmuar rreth kësaj akuze, por u arrestua për disa vepra të tjera më të rënda kriminale. Koni vazhdoi garën dhe u zgjodh me shumicë votash për të drejtuar universitetin më të madh në vend. Zgjedhjet për postin e rektorit në Universitetin e Mjekësisë janë kontestuar dhe nga kandidati humbës, Petrit Bara. Ky i fundit e humbi garën përballë rivalit të tij Arben Gjata, vetëm me një votë diferencë. Petrit Bara ka kërkuar që të rinumërohen votat në rang universiteti pasi sipas tij janë 8 vota të pavlefshme. Ai i ka dërguar një kërkesë dhe Komisionit Institucional Zgjedhor, për rinumërim të votave.

Sunday, February 28, 2016

Disa raste korrupsioni në arsimin e lartë për mjekësi

Nuk mjafton qe mjeket e infermieret largohen dita-dites, nje situate per te cilen qeveria mburret, por edhe gjate shkollimi te tyre studentet e mjekesise humane perballen me korrupsionin. 


http://www.sociale.gov.al/al/newsroom/lajme/350-infermiere-punesohen-ne-gjermani-klosi-deshmi-se-formimi-profesional-eshte-zgjedhja-e-duhur

350 infermierë të parë kanë fituar sot të drejtën për t’u punësuar në Gjermani. Kompania DEKRA ka mundur të përfundojë kurset e trajnimit profesional dhe të gjuhës gjermane për rreth 350 infermierë, të cilët kanë mundur ta marrin dëshminë e kualifikimit dhe të negociojnë tashmë kontratën për një vend pune të sigurt në Gjermani. Në ceremoninë e certifikimit të tyre ishin të pranishëm përfaqësues të kompanisë DEKRA, e cila mori përsipër dhe trajnimin e tyre, ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, infermierët që ndoqën kursin, si dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. (Ministria, 24 shkurt 2016)


Me poshte jane disa raste te publikuara nga faqja e qeverise per denoncimin e korrupsionit: www.stopkorrupsionit.al.

1. UAMD - Universiteti i Durrësit

Denoncimi: Në këtë rast denoncohet një pedagoge e Universitetit ''Aleksandër Moisiu'' në filialin Peshkopi, e cila kushtëzon studentët përmes mitmarrjes në kalimin e lëndës së saj, përmes vlerës së 100 mijë lekëve.
Verifikimi: Në datë 18.02.2015, grupi i punës zhvilloi takim me Rektorin e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, drejtoreshën e burimeve njerëzore dhe zyrën e studentëve (sekretarinë) në këtë institucion. Pedagogia V.F, është pedagoge e jashtme pranë UAMD, filiali Peshkopi. Grupi i punës verifikoi fletët e provimeve të shoqëruar me procesverbalet përkatëse nga ku rezultoi se në kursin Infermieri Psikiatrike, në katër prej fletëve të provimit, pikët e hedhura në procesverbal janë ndryshe. Ndërsa në një prej tyre, mbledhja e pikëve është bërë gabim. Në të katër rastet janë llogaritur më pak pikë. Në kursin Obstetrikë Infermierike, në 6 raste nuk janë hedhur në procesverbal pikët e duhura, dy studentëve u janë dhënë më shumë pikë se sa testi, kurse 4 prej tyre ju janë ulur. Nga ndryshimet e hedhjes së pikëve në procesverbal ndodh që studentët të marrin nota të ndryshme nga çfarë meritojnë. Përqindja e kalueshmërisë së studentëve është 95%. Znj. M.F, duke hedhur pikë të ndryshme në procesverbal, nga ato që çdo student ka në fletën e provimit, ka ndryshuar rezultatet përfundimtare të provimit për disa studentë.
Masat e marra: Rektori i UAMD, të kalojë në rikontrollim dhe rivlerësim të provimeve të Obstetrikë infermierike dhe Infermieri Psikiatrike. Rektori i UAMD të marrë masë, në batim të kuadrit ligjor, ndaj pedagoges V. F, për ndryshim të rezultateve të provimeve të studentëve në lëndët Obstetrikë infermieriken dhe Infermieri Psikiatrike. Gjithashtu është proceduar me referim të rastit në Prokurori datë 05.03.2015 nr.prot 1765 ndaj shtetases V. F.

2. Universiteti i Mjekësisë i Tiranës

Denoncimi: Në këtë denoncim kemi të bëjmë me mitmarrjen nga një pedagoge e jashtme e Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike, e cila është pedagoge dhe tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Denoncuesi jep dhe hollësi mbi ''pazaret'' për të kaluar në lëndën e saj.

Masat e marra: Dërgimi me shkresën nr.1220 datë 13.02.2015 Prokurorisë së Rrethit Gjyëqsor Tiranë të Kallëzimit Penal për shtetasin A.E. 

3. Universiteti i Mjekësisë së Tiranës

Denoncimi: Katedra e Anatomisë në universitetin e Mjekësisë merr shuma të konsiderueshme të lekëve në këmbim të marrjes së lëndës. Shefja e mëparshme S.Q nuk  jep provimin nëse nuk bën pagesën tek sekretarja e saj E. që shërben dhe si seksere. Qytetarit i janë kërkuar 15000 për notën 5. Kjo pagesë u është kërkuar dhe shumë studentëve të tjerë.
Masat e marra: Dërgimin me shkresën nr.1224 datë 13.02.2015 Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të Kallëzimit Penal për shtetaset S. Q dhe E. K

Sunday, April 13, 2014

UAMD-Mitmarrje



Mitmarrje në Universitetin e Durrësit 

22/02/2014 

Operacioni i koduar “Master” çon në pranga 2 pedagogë dhe 2 studente nën akuzën e korrupsionit dhe ushtrimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. 

Bazuar ne te dhenat dhe provat e grumbulluara pergjate hetimit  2-mujor, Gjykata e Rrethit Durrës ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për pedagogët Endrit Sina, 32 vjeç dhe Odeta Tota, 40 vjeçe, të dy banues ne Tiranë dhe pedagogë pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, si dhe studentet e Infermierisë Eralda Lika, 21 vjeçe nga Kavaja dhe Merushe Buceri, 39 vjeçe, banuese në Durrës.

Procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur edhe për nje tjeter student te Infermierise. Pas një hetimi dymujor, Prokuroria ka ngritur akuzat për veprat penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme ata kanë favorizuar studentë të këtij fakulteti në provimet e detyrueshme, kundrejt përfitimeve  të paligjshme.

Gjatë hetimeve u arrit të provohet se per cdo provim pedagogët përfitonin si rryshfet nga çdo student shuma parash qe shkonin deri në 15.000 lekë të reja. Provimet e dhena me pas nga studentet e Infermierise korrigjoheshin nga vete studentet e akuzuar dhe vleresimi behej ne vartesi  te shumes se dhene rryshfet nga studenti.


Burimi: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=273206