Wednesday, March 2, 2016

Kritika mbi procesin e ri te akreditimit nga ish-ministri i arsimit Prof. M. Tafaj

Qeveria deklaroi dje se akreditimi i universiteteve bëhet në shtator 2017! 
 
Qeveria kishte premtuar se akreditimi do të bëhet brenda vitit të parë të mandatit, pra në vitin 2014. U bë një shoë për një marrëveshje me një agjenci britanike në dhjetor 2014. Por, dje na doli që agjencia britanike qenka tërhequr. Dje u rikthye agjencia në fjalë dhe do të nisë punën. Por interesant është afati I vendosur për akreditimin: shtator 2017! Duket qartë se është afat politik. Po premtimi c’u bë?! 
Në dhjetor të vitit 2014 kam botuar në gazetën Panorama një shkrim për akreditimin me titull: Akreditimi në arsimin e lartë nuk mund të jetë vetëm ndëshkim !

Kanë kaluar gati dy vjet, nga 2014, dhe asgjë nuk ka ndryshuar në mbështetjen e universiteteve publike për të rritur cilësinë. Përkundrazi, buxheti I arsimit pësoi ulje dhe jo rritje. Buxheti 2016 parashikon 450 USD per student, kur mesatarja e vendeve te OECD eshtë 11800 USD per student. Ligji i ri i arsimit të lartë nuk premton asnjë reformë të vërtetë për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe orientimin e tij kah nevojave të ekonomisë dhe tregut të punës. Ai realizon vetëm një gjë: shteti braktis universitetet publike dhe koston e shkollimit të lartë e transferon tek studentët dhe familjet e tyre. U premtuan bursa për degët prioritare, por buxheti I vitit 2016 nuk ka parashikuar asnjë qindarkë. Me këtë ligj fakultetet shuhen dhe universitetet do të qeverisen përmes komandës direkte që do tu japin administratorët (të emëruar nga qeveria) dhe rektorët përgjegjësve të departamenteve, gjoja të zgjedhur, por që do të jenë thjesht ushtarë. Pagat e pedagogëve do të përcaktohen nga bordet e komanduara nga qeveria, cka do të bëj që të goditen shumë pedagogë dhe profesorë, për shkaqe poltike ose sepse nuk kanë votuar drejtuesit e universitetit, fakultetit apo departamentit. Hierakia e re e organizimit të universitetit, që parashikon ligji I ri, e asgjëson de facto autonominë dhe lirinë akademike, përjashton de facto profesoratin nga pjesëmarrja reale në vetqeverisjen e universitetit dhe krijon një linjë të qartë komande, në krye të së cilës do të jenë admininstratorët e dërguar nga qeveria. Ligji I ri nuk krijon asnjë hapësirë reale për konkurrim me meritë, jo vetëm për postet drejtuese, por edhe për vendin e punës si pedagog. Modeli i votës do të shërbej thjesht si një maskë, se gjoja pedagogët dhe studentët po zgjedhin autoritetet drejtuese në universitete. Në fakt, në krye të universiteteve, do të jenë komisarët politikë, të quajtur ndryshe administratorë. Pas quasi- zgjedhjeve të reja në universitete pedagogët dhe studentët do të përballen me pasojat tejet negative të këtij ligji, jo vetëm për universitetet dhe fakultetet, por edhe për cdo pedagog dhe student në arsimin e lartë publik.
 

Sunday, February 28, 2016

Disa raste korrupsioni në arsimin e lartë për mjekësi

Nuk mjafton qe mjeket e infermieret largohen dita-dites, nje situate per te cilen qeveria mburret, por edhe gjate shkollimi te tyre studentet e mjekesise humane perballen me korrupsionin. 


http://www.sociale.gov.al/al/newsroom/lajme/350-infermiere-punesohen-ne-gjermani-klosi-deshmi-se-formimi-profesional-eshte-zgjedhja-e-duhur

350 infermierë të parë kanë fituar sot të drejtën për t’u punësuar në Gjermani. Kompania DEKRA ka mundur të përfundojë kurset e trajnimit profesional dhe të gjuhës gjermane për rreth 350 infermierë, të cilët kanë mundur ta marrin dëshminë e kualifikimit dhe të negociojnë tashmë kontratën për një vend pune të sigurt në Gjermani. Në ceremoninë e certifikimit të tyre ishin të pranishëm përfaqësues të kompanisë DEKRA, e cila mori përsipër dhe trajnimin e tyre, ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, infermierët që ndoqën kursin, si dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. (Ministria, 24 shkurt 2016)


Me poshte jane disa raste te publikuara nga faqja e qeverise per denoncimin e korrupsionit: www.stopkorrupsionit.al.

1. UAMD - Universiteti i Durrësit

Denoncimi: Në këtë rast denoncohet një pedagoge e Universitetit ''Aleksandër Moisiu'' në filialin Peshkopi, e cila kushtëzon studentët përmes mitmarrjes në kalimin e lëndës së saj, përmes vlerës së 100 mijë lekëve.
Verifikimi: Në datë 18.02.2015, grupi i punës zhvilloi takim me Rektorin e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, drejtoreshën e burimeve njerëzore dhe zyrën e studentëve (sekretarinë) në këtë institucion. Pedagogia V.F, është pedagoge e jashtme pranë UAMD, filiali Peshkopi. Grupi i punës verifikoi fletët e provimeve të shoqëruar me procesverbalet përkatëse nga ku rezultoi se në kursin Infermieri Psikiatrike, në katër prej fletëve të provimit, pikët e hedhura në procesverbal janë ndryshe. Ndërsa në një prej tyre, mbledhja e pikëve është bërë gabim. Në të katër rastet janë llogaritur më pak pikë. Në kursin Obstetrikë Infermierike, në 6 raste nuk janë hedhur në procesverbal pikët e duhura, dy studentëve u janë dhënë më shumë pikë se sa testi, kurse 4 prej tyre ju janë ulur. Nga ndryshimet e hedhjes së pikëve në procesverbal ndodh që studentët të marrin nota të ndryshme nga çfarë meritojnë. Përqindja e kalueshmërisë së studentëve është 95%. Znj. M.F, duke hedhur pikë të ndryshme në procesverbal, nga ato që çdo student ka në fletën e provimit, ka ndryshuar rezultatet përfundimtare të provimit për disa studentë.
Masat e marra: Rektori i UAMD, të kalojë në rikontrollim dhe rivlerësim të provimeve të Obstetrikë infermierike dhe Infermieri Psikiatrike. Rektori i UAMD të marrë masë, në batim të kuadrit ligjor, ndaj pedagoges V. F, për ndryshim të rezultateve të provimeve të studentëve në lëndët Obstetrikë infermieriken dhe Infermieri Psikiatrike. Gjithashtu është proceduar me referim të rastit në Prokurori datë 05.03.2015 nr.prot 1765 ndaj shtetases V. F.

2. Universiteti i Mjekësisë i Tiranës

Denoncimi: Në këtë denoncim kemi të bëjmë me mitmarrjen nga një pedagoge e jashtme e Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike, e cila është pedagoge dhe tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Denoncuesi jep dhe hollësi mbi ''pazaret'' për të kaluar në lëndën e saj.

Masat e marra: Dërgimi me shkresën nr.1220 datë 13.02.2015 Prokurorisë së Rrethit Gjyëqsor Tiranë të Kallëzimit Penal për shtetasin A.E. 

3. Universiteti i Mjekësisë së Tiranës

Denoncimi: Katedra e Anatomisë në universitetin e Mjekësisë merr shuma të konsiderueshme të lekëve në këmbim të marrjes së lëndës. Shefja e mëparshme S.Q nuk  jep provimin nëse nuk bën pagesën tek sekretarja e saj E. që shërben dhe si seksere. Qytetarit i janë kërkuar 15000 për notën 5. Kjo pagesë u është kërkuar dhe shumë studentëve të tjerë.
Masat e marra: Dërgimin me shkresën nr.1224 datë 13.02.2015 Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të Kallëzimit Penal për shtetaset S. Q dhe E. K

Tuesday, February 23, 2016

Prokuroria nis hetimet për studentët që hodhën vezë kundër Edi Ramës


Birn, 23 Shkurt, 2016

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kundër dy studenteve që gjuajtën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë një vizite në Fakultetin e Shkencave Sociale.

http://www.reporter.al/prokuroria-nis-hetimet-per-studentet-qe-hodhen-veze-kunder-edi-rames/
Nëpërmjet një njoftimi të martën Lëvizja Për Universitetin njoftoi që Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal kundër dy aktivisteve të saj Anita Lushi dhe Bora Mema, të cilat me 2 nëntor hodhën disa vezë në drejtim të kryeministrit në formë proteste për politikat e qeverisë për arsimin e lartë.
“Sot Prokuroria e Tiranës, me kërkesë të Policisë së Shtetit, ka nisur veprimet proceduese penale ndaj studenteve dhe aktivisteve të Lëvizjes Për Universitetin Anita Lushi dhe Bora Mema, duke i akuzuar për goditjen me vezë të kryeministrit,” tha Lëvizja për Universitetin nëprmjet një njoftimi në rrejtin social Facebook.
“Në vend që të hetojë kryeministrin dhe ministren e Arsimit për hartimin klientelist të ligjit të arsimit të lartë dhe të ngrejë akuza për badigardët dhe policët që dhunuan studentët në oborrin e fakultetit dhe në mjediset e komisariatit nr. 2, Prokuroria e Tiranës gjen kohën të ndjekë pas interesat e atyre që dhunuan studentët dhe po privatizojnë jetën universitare,” shtoi ajo.
Pas protestës së 2 nëntorit, 8 aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin u shoqëruan në polici dhe u lanë të lirë pas pak orësh.
Ky grupim studentor ka organizuar për një vit e gjysmë protesta kundër Ligjit të Arsimit të Lartë, një ligj polemik që synon të ndajë fondet publike me universitetet private, i kundërshtuar edhe nga disa profesorë dhe specialistë të fushës së arsimit.
Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi që ndaj studentëve është regjistruar një procedim penal, por saktësoi së ato nuk akuzohen për tentativën për të goditur kryeministrin me vezë.
“Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për kundërshtim dhe goditje të forcave të rendit, pas referimit të bërë nga policia e shtetit,” tha për BIRN Albi Serani, zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme.
Lëvizja për Universitetin e cilësoi hetimin e Prokurorisë si një gjyq politik të frymëzuar nga kryeministri, duke paralajmëruar protesta të reja.
“Në një vend ku pushteti gjyqësor i shërben qeverisë, gjyqi i pritshëm ndaj studenteve do të jetë politik. Akuzuesi dhe gjykatësi i vërtetë është ai që e konsideroi aksionin e aktivistëve kakarisje në demokraci: Edi Rama,” tha Lëvizja për Universitetin.
“Atij që po tenton të na bëjë gjyq politik do t’i bëjmë gjyqin qytetar në sallë, në fakultete dhe sheshe. Ne nuk kemi frikë. Ne do të jemi frika e pushtetarëve të korruptuar deri në palcë. Studentë dhe qytetarë, bashkohuni për universitetin, për shoqërinë,” përfundoi ajo.
http://www.reporter.al/prokuroria-nis-hetimet-per-studentet-qe-hodhen-veze-kunder-edi-rames/

Wednesday, February 17, 2016

Arrestohet sekseri ne Universitetin e Elbasanit


Citynews.al, 17 shkurt 2016
http://www.citynews.al/2016/02/3000-euro-per-provimet-ne-universitet-arrestohet-sekseri-51-vjecar/
Specialistët  e  Sektorit  për  Krimin  Ekonomik  dhe  Financiar,  në  Drejtorinë  Vendore  të  Policisë  Elbasan,  bënë   ndalimin  e  shtetasit Artur Lepuri,  51  vjeç,  banues  në Elbasan.
Ky  shtetas,  u  ndalua  nga  efektivat  e  policisë,  pasi  Gjykata   e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan,  me  vendim  penal  më datë  15.02.2016,  ka   vendosur   masën  e  sigurisë  “Arrest  me  burg”  ,  pasi   nëpërmjet   mashtrimit,   shtetasi Artur  Lepuri,    u  ka  marrë  lekë  disa  studentëve  duke  u  premtuar   marrjen  e  provimeve  në  universitet  dhe  ka  përfituar   një  sasi   lekësh  prej  3.000  Euro.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Ushtrimi  i ndikimit  të  paligjshëm  ndaj  personave  që  ushtrojnë   funksione  publike”  parashikuar  nga  neni  245/1  i  Kodit  Penal.
http://www.citynews.al/2016/02/3000-euro-per-provimet-ne-universitet-arrestohet-sekseri-51-vjecar/

Wednesday, February 3, 2016

Universitet Publike shpallin kriteret per regjistrimin e studenteve ne arsimin e larte


Universiteti i Tiranes ka publikuar kriteret per pranimin e studenteve ne ciklin e pare te studimeve.

Vetem fakulteti i Shkencave te Natyres ne Universitetin e Tiranes ka marre parasysh programet e avancuara lendore ne shkollen e mesme, si ate te matematikes se avancuar.

Sipas specialistit te njohur Fatmir Vejsiu (28.01.2016, Facebook):


"Ky vendim [i UT] shfuqizon vleresimin e ponderuar qe mer ne konsi[d]erate peshen e lendeve gjate viteve (kreditet dhe koeficentet), pra do barazoj noten e matematikes, gjuhes shqipe, gjuhes se huaj, lendeve te thelluara ... me ate te edukimit fizik apo te nje lende qe behet vetem nje ore ne jave ne nje vit te shkolles se mesme. 
... tabelat e plota ven re se lendet e thelluara nuk merren ne konsiderate pervec degeve matematike dhe ing matematike?!
Perseri UT do pranoj studentet mbi rez[u]ltatet e shkolles se mesme. Ato vete kane vendosur me pare per koeficentet e lendeve me zgjedhje ashtu si sot kerkojne mesataren e lendeve te preferuara nga fakultetet (eshte njelloj zoterinj Profesore)
Si ka mundesi te barazvleresosh rezultatin (noten) e ekonomise ne nje shkolle periferike (kete lende mund ta jape edhe ndonje qe nuk mer vesh nga ekonomia) me rezultatin e provimit me zgjedhje te kesaj lende.
Si ka mundesi qe kjo lende te perfshihet edhe ne mesataren e thjeshte (me vjen turp kur e perdor kete term frown emoticon) edhe si element [ercaktues ne perzgjedhjen e studenteve.
Pune me te dobet se sa kjo (permbajtja e ketij VENDIMI) nuk mund te kryej jo nje universitet, por as nje shkolle periferike.
AKP do kete detyre vetem hartimin e testeve dhe vleresimin e tyre. Kam mendimin qe vendimi te kish edhe nje pike 3. ku UT te merte persiper te hartonte dhe te vleresonte testet e MSH 2016.
Asgje nuk eshte e pandryshueshme. As ky VENDIM i profesoreve te mesatares se thjeshte. Kam pershtypjen qe MAS do ta shikoj edhe si neperkembje e akteve ligjore dhe nenligjore te arsimit parauniversitar.
Kam nje bindje qe do detyrohen ta shfuqizojne, te pakten universitetet e tjera do ta bejne me ndryshe."

I. Universiteti i Tiranes (shih link)


UT ka vendosur keto kritere kryesore;



Kriteret
UT
1
Mesatarja e shkolles se mesme dhe e Matures shteterore
50%
2
Mesatarja e gruplendeve
50%



Me konkretisht si me poshte sipas fakulteteve

 Kriteret
UT
Mesatarja e shkolles se mesme
50%
Matura shteterore
Mesatarja e gruplendeve
50%
Fakulteti i Historise dhe Filologjise
1. Gjuhe shqipe dhe letersi
2. Histori
3. Gjeografi
4. Sociologji
5. Filozofi
6. Psikologji
7. Qytetari
8. Gjuhe e huaj
9. Histori arti
10. Histori muzike
Fakulteti i Gjuheve te Huaja
1. Gj e huaj e pare 10%
"
2. Gjuhe shqipe dhe letersi 10%
3. Qytetari 10%
4. Arte 10%
5. Gj. e huaj e dyte/karriere, aftesirnl per jeten 10%
Fakulteti i Shkencave Sociale
1. Histori 10%
"
2. Qytetari 10%
3. Gjuhe shqipe dhe letersl 10%
4. Ekonomi 10%
5. L.Z sociologji, pikologji, filozofi 10%
Fakulteti i Drejteslse
1. Histori 10%
"
2. Qytetari 10%
3. Gjuhe shqipe dhe letersl 10%
4. Ekonomi 10%
5. L.Z sociologji, pikologji, filozofi 10%
Fakulteti i Ekonomise
1. Ekonomia 15%
"
2. Matematika 15%
3. Fizika 10%
4. Gjuhe e huaj 10%

Fakulteti i Shkencave te Natyres, UT

Biologji
Bioteknologji
Biologji
Kimi
Fizike
Matematike
Biologji
Kimi
Fizike
Matematike
20%
10
10
10
20
10
10
10%
Kimi Industriale
Kimi Industriale e Mjedisore
Biologji
Kimi
Fizike
Matematike
Biologji
Kimi
Fizike
Matematike
20
10
10
10
20
10
10
10
Kimi dhe Tekn. Ushqimore
Matematike
Biologji
Kimi
Fizike
Matematike
Matematike
Mat. Avanc.
Fizike
Informatike
20
10
10
10
30
10
5
5
Fizike
Informatike
Biologji
Kimi
Fizike
Matematike
Informatike
Matematike
Fizike
Biologji
5
5
20
10
20
20
5
5
Teknologji Informacioni dhe komunikim
Inxh. Mat. Inf.
Matematike
Biologji
Fizike
Informatike
Mat. Avanc.
Matematike
Fizike
Informatike
20
5
5
20
10
20
10
10