Thursday, May 12, 2016

Presidenti heziton te dekretoje rektoret e rinj

Sipas gazetes Sot, njoftimet e se ciles duhen vleresuar me rezerva, presidenti Bujar Nishani ka hezituar te dekretoje disa rektore pasi zgjedhjet jane kontestuar nga kandidatet humbes.

Bujar Nishani bllokon dekretimin e rektorëve, 6 universitete në gjyq për rezultatin e zgjedhjeve

http://www.sot.com.al/politike/universitetet-n%C3%AB-kolaps-bujar-nishani-bllokon-dekretimin-e-rektor%C3%ABve-6-universitete-n%C3%AB-gjyq
Postuar: 11/05/2016 - 09:42
Presidenti Bujar Nishani ka bllokuar pa afat dekretimin e rektorëve të rinj. Shkak mësohet të jetë bërë fakti që disa universitete i janë drejtuar dyerve të gjykatës për shkak të problemeve të hasura në procesin zgjedhor. Aktualisht, në gjyq mësohet se janë Universitetet e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Vlorës, i Sporteve dhe i Mjekësisë. Kështu, presidenti Nishani ka vendosur të mos shpallë dekretin për emërimin e rektorëve të rinj të universiteteve publike deri në përfundimin e gjyqeve. Ndërkohë, Komisioni i Arsimit në Kuvend ka kërkuar dje informacion nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, lidhur me këtë situatë mosmarrëveshjesh në arsimin e lartë.
Procesi zgjedhor, problemet në universitete 
Arjeta Troshani, ish-kandidatja për Rektore në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ka ankimuar procesin zgjedhor. Sipas saj, në fakultetin e drejtësisë, Shkencave të Natyrës dhe Gjuhëve të Huaja janë shfaqur parregullsi. Troshani është shprehur se ka pasur emra pedagogësh të cilët janë futur në listat e zgjedhjeve pa të drejtë, pasi ndaj tyre ka procese gjyqësore të hapura në Gjykatën Administrative. Nga zgjedhjet universitare të zhvilluara më 20 prill, doli fitues kandidati Adem Bekteshi. Vetë Troshani pranoi humbjen përmes një statusi në Facebook, ndërkohë më vonë ajo ka ankimuar procesin zgjedhor. Më 20 prill, në ditën e votimit, studentët kanë denoncuar probleme në Durrës. Disa prej tyre deklaruan në media se ka patur ndërhyrje nga politika dhe veçanërisht nga FRESSH, Forumi Rinor Euro-Socialist Shqiptar, për të manipuluar rezultatin. Zgjedhjet i fitoi kandidatja Kseanela Sotirovski. Klodeta Dibra dhe Mynyr Koni ishin dy kandidatët që garuan për Rektor të Universitetit të Tiranës, detyrë që aktualisht mbahet nga Dhori Kule. Profesore Dibra, 50 vjeçe, aktualisht është Dekane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ndërsa Profesor Koni, 52 vjeç, është Dekan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Procesi pak ditë para zgjedhjeve u fut në një kaos total pasi kandidati Koni u kërcënua nga Emiljano Shullazi dhe miqtë e tij, të cilët i kërkuan të tërhiqej nga gara. Kjo do të thoshte që Dibra shpallej automatikisht fituese. Shullazi u thirr në polici për të dëshmuar rreth kësaj akuze, por u arrestua për disa vepra të tjera më të rënda kriminale. Koni vazhdoi garën dhe u zgjodh me shumicë votash për të drejtuar universitetin më të madh në vend. Zgjedhjet për postin e rektorit në Universitetin e Mjekësisë janë kontestuar dhe nga kandidati humbës, Petrit Bara. Ky i fundit e humbi garën përballë rivalit të tij Arben Gjata, vetëm me një votë diferencë. Petrit Bara ka kërkuar që të rinumërohen votat në rang universiteti pasi sipas tij janë 8 vota të pavlefshme. Ai i ka dërguar një kërkesë dhe Komisionit Institucional Zgjedhor, për rinumërim të votave.

Friday, April 22, 2016

Rezultati i zgjedhjeve ne universitetet publike

Dokumente lista e fituesve sipas universiteteve

Zgjedhjet u shoqeruan me probleme ne UT ku sipas prokurorise se Tiranes eshte kercenuar kandidati per rektor Mynyr Koni. Gjithashtu pas thirrjes per bojkot kishte nje pjesemarrje te vogel sipas organizates "Per Universitetin".


Ne universitetin e Mjekesise ka pasur probleme me numerimin, sipas akuzave te nje kandadit, prof. dr. Petrit Bare.

“Unë, kandidati për rektor, Petrit Bara kërkoj rinumërimin e të gjitha votave në rang universiteti për titullin rektor dhe rivlerësimin e 8 votave të pavlefshme që ndikojnë në ndryshimin e rezultatit. Këtë e kërkoj për të shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë ose edhe në llogaritjen e formulës statistikore nga numërimi i votave të studentëve”, thuhet në kërkesën që Bara i drejton KIZ. (Panorama, 22 Prill 2016, "Përplasje te Mjekësia, Bara kërkon rinumërim")
 
U vu  re se ne disa universitete si ai i Tiranes, Vlores, UPT, i Mjekesise (rektor) dhe Gjirokastres ish-rektoret siguruan serish nje pozicion te larte administrativ si dekane, cfare eshte afermendsh se keta kane rreth 8 vjete qe jane shkeputur nga jeta akademike.  Nje pjese e dekaneve ne UT nuk ndryshuan. Me poshte tabela sipas gazetes Panorama (21 Prill, 2016; Gara për rektor, fituesit në të gjitha universitetet).





U-Tirane
U-Durres

U-Shkoder

Rektor
Mynyr Koni
Kseanela Sotirofski

Adem Bekteshi

Dekan Shkencat Social
Edmond Rapti
Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale
Osman Metalla,
Dekan i Shkencave të Edukimit
Fatmir Vadohej
Dekan HISTORI-FILOLOGJI
Valentina Duka
Dekan i Fakultetit të Ekonomisë
Azeta Tartaraj
Dekan i Fakultetit Ekonomik
Blerta Dragusha
Dekan I GJUHEVE TE HUAJA
Artur Sula
Dekan i Fakultetit të Teknologji-Informacionit
Lindita Mokli
Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
Alma Hafizi
Dekan EKONOMIK
Dhori Kule
Dekan i Fakultetit të Edukimit
Jani Soto
Dekan i Fakultetit të Drejtësisë
Roland Dodani
Dekan I DREJTESISE
Artan Nexhdet Hoxha
Dekan i Fakultetit Juridik
Andon Kume
Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore
Mimoza Priku
Dekan I SHKENCAVE TE NATYRES
Spiro Drushku


Dekan i Fakultetit i Shkencave të Natyrës
Suzana Golemi

UPT
U- VLORË

U-Elbasan

Rektor
Andrea Maliqari
Roland Zisi

Skënder Topi

Dekan i Inxhinierisë Mekanike
Jorgaq Kaçani
Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane
Aleks Trushaj
Dekan i Fakultetit Ekonomik
Imelda Sejdini
Dekan i Teknologjisë së Informacionit
Vladi Koliqi
Dekan i Fakultetit të Shëndetit Publik
Aurela Saliaj
Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit
Valentina Haxhiymeri
Dekan i Inxhinierisë Matematike
Ligoraq Nikolla
Dekan i Fakultetit Ekonomik
Albert Qarri
Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane
Albert Riska
Dekan i Inxhinierisë së Ndërtimit
Gezim Hasko
Dekan i Fakultetit të Shkencave Teknike
Hajdar Kicaj
Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës
Sotir Mali
Dekan i Inxhinieri Gjeologjisë
Vasil Jorgji




Dekan i Gjeoshkencave
Fatos Hoxha






U-Arteve
U-Gjirokaster

U- MJEKESISE

Rektor
Kastriot Çaushi
Bektash Mema

Arben Gjata

Dekan i Artit Skenik
Petrit Malaj
Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës
Selfo Ruçi
Dekan i Fakultetit të Mjekësisë
Xheladin Draçini
Dekan i Arteve të Bukura
Ardian Isufi
Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe Shoqërore
Gëzim Sala
Dekan – Fakultetit të Stomatologjisë
Edit Xhajanka
Dekan i Muzikës
Isak Shehu




 

Me ne hollesi nga Universiteti i Tiranes si me poshte:




UT
Rektor
Mynyr Koni
Dekan Shkencat Social
Edmond Rapti
1. Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
Rudina Rama
2. Departamenti i Filozofisë
Alment Muho
3. Departamenti i Shkencave Politike
Aleksandër Kocani
4. Departamenti i Psikologji-Pedagogjisë
Theodhori Karaj
Dekan HISTORI-FILOLOGJI
Valentina Duka
1. Departamenti i Gjuhës
Shezai Rrokaj
2. Departamenti i Letërsisë
Lili Sula
3. Departamenti i Historisë
Eva Tafili
4. Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit
Mark Marku
5. Departamenti i Gjeografisë
Romeo Hanxhari
6. Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore
Lorenc Bejko
Dekan I GJUHEVE TE HUAJA
Artur Sula
1. Departamenti i Gjuhës Angleze
Viktor Ristani
2. Departamenti i Gjuhës Frënge
Eldina Nasufi
3. Departamenti i Gjuhës Italiane
Diana Kastrati
4. Departamenti i Gjuhës Gjermane
Sonila Sadikaj
5. Departamenti i Gjuhës Spanjolle
Anasatasi Prodani
6. Departamenti i Gjuhëve Sllave e Ballkanike
Sofia Delijorgji
Dekan EKONOMIK
Dhori Kule
1. Departamenti i Ekonomiksit
Tonin Kola
2. Departamenti i Marketing-Turizmit
Vjollca Panajoti
3. Departamenti i Menaxhimit
Shyqyri Llaci
4. Departamenti i Financës
Edlira Luçi
5. Departamenti i Kontabilitetit
Prof. dr. Ingrita Shuli
Dekan I DREJTESISE
Artan Nexhdet Hoxha
1. Departamenti i së Drejtës Penale
Skënder Kaçupi
2.Departamneti i së Drejtës Civile
Zhaklina Peto
2. Departamenti i së Drejtës Publike
Kristinka Jançe
Dekan I SHKENCAVE TE NATYRES
Spiro Drushku
1. Departamenti i Biologjisë
Mirela Lika
2. Departamenti i Bioteknologjisë
Klementina Puto
3. Departamenti i Fizikës 
Polikron Dhoqina
4. Departamenti i Kimisë
Majlinda Vasjari

Elda Marku
5. Departamenti i Kimisë Industriale
Rozana Troja
6. Departamenti i Informatikës
Endrit Xhina
7. Departamenti i Matematikës
Prof. Artur Baxhaku
8. Departamenti i Matematikës së Aplikuar
Fatmir Hoxha
9. Departamenti i QKKF
Alfred Mullai