Saturday, October 18, 2014

Shpallen kuotat dhe tarifat për programet e ciklit të dytë

Qeveria ka shpallur kuotat dhe tarifat për programet e ciklit të dytë për vitin akademik 2014-15. Si përherë, për të vështirësuar analizën, publikimi bëhet në format pdf. të skanuar.



Qeveria ka ulur ndjeshëm kuotat për programet e ciklit të dytë në masterin profesional (60-90 ECTS) dhe atë shkencor apo të arteve (120 ECTS). Kuotat janë reduktuar rreth  40% në masterin profesional dhe 30% në masterin e shkencave.

Programi
Kuotat
2013-14
2014-15
Diferenca
Perqindje
Master Profesional
10860
6393
-4467
-41%
Verberit
20
15
-5
-25%
Romet
20
15
-5
-25%
Trojet
400
250
-150
-38%
Huaj
50
30
-20
-40%
Grupe tjera
x
30


Ish-perndjekurit

110
110

 Transferime (2x)
200
120
-80
-40%
Master Shkencor
9492
6547
-2945
-31%
Verberit
20
15
-5
-25%
Romet
20
15
-5
-25%
Trojet
400
250
-150
-38%
Huaj
50
30
-20
-40%
Grupe tj.
x
30


Transferime (2x)
200
120
-80
-40%

Tarifat për vitin akademik 2014-15 janë rritur nga deri në 30-20% , sikur edhe për programet e ciklit të parë. Sidomos për programet e Universiteti Politeknik. Programet e masterit profesional variojnë nga 60 000 lekë (60 kredite) deri në 90 000 lekë (90 kredite).

Master Profesional
2014-15
2013-4
Diferenca
Kuota
Lek/Ects
Kuota
Lek/ECTS
Kuota
Lek
UT
Mesuesi
330
1000
390
832
-60
20%
Teknologji informacioni
60
1100
55
832
5
32%
Administrim Biznesi
40
1200
40
1040
0
15%
Juridik
250
1000
400
832
-150
20%
UMT
Shendet Publik
30
1200
30
1040
0
15%
UBT
Arkitekture P.
15
1200
-
-
-

Korce
Mesuesi
240
1000
460
832
-220
20%
Durres
Ekonomi
155
1000
660
832
-505
20%
UPT
Transport
15
1100
20
936
-5
18%
Shkoder
Mesuesi
222
1000
460
832
-238
20%
Elbasan
Mesuesi
460
1000
900
832
-440
20%
Artet
Total
20
1420
19
1248
1
14%
Sportet
Mesuesi
110
1000
150
832
-40
20%

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/lajme/kuotat-e-programeve-te-studimit-ne-ial-te-publike-cikli-i-dyte-me-kohe-te-plote

Monday, October 13, 2014

Zyhdiu rrëfen

 

Zyhdi Dervishi, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale rrëfen në një libër të fundit mbi kërkimin shkencor në vitet e regjimit totalitar.

image

Gazeta Panorama, dt. 13 Dhjetor 2013.

Pjesë nga libri (lutemi që kush ka mundësi të vendosë në dispozicion të blogut një kopje digjitale të veprës, të kontaktojë në arsimishqiptar@gmail.com)


“Janë shoshitur mijëra e mijëra fakte, të dukshme dhe të padukshme, nga jeta e përditshme e shqiptarëve në rrjedhën e disa viteve, dhjetëvjeçarëve e shekujve, që dëshmojnë disa prirje kryesore vetëzhvilluese të kulturës shqiptare, si mungesa e ndjenjës së hierarkisë, mungesa e ndjenjës së realitetit, prirja konservative etj.”.

Marrëzia për të pajisur me të tilla edhe punonjës me klasë fillore apo shtatëvjeçare dhe përfshirja e tyre në Akademinë e Shkencave. Në vitin 1968, sipas një udhëzimi të Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, u organizua një diskutim i gjerë për format e organizimit të punës kërkimore-shkencore, eksperimentale dhe për gradat e titujt shkencorë. Përcollën me shkrim në zyrën përkatëse të Këshillit të Ministrave rezultatet e diskutimeve mendimet e propozimet e tyre Ministria e Industrisë, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Tregtisë, Ministria e Transportit, Ministria e Arsimit, Ministria e Komunikacionit, etj. Në këto diskutime vihet re një kuptim fare i thjeshtëzuar për punën kërkimore-shkencore, për shkencën dhe shkencëtarët e vërtetë.


Në diskutime të tilla mbizotëron ideja se edhe njerëzit që dallohen për shkathtësi praktike në zgjidhjen e problemeve të thjeshta të organizimit e prodhimit në fushën e bujqësisë, të industrisë etj., të trajtohen si punonjës shkencorë, të cilët meritojnë edhe grada e tituj shkencorë sikurse pedagogët e shkollave të larta dhe punonjësit kërkimorë të instituteve shkencorë. Në shkresën përkatëse të Ministrisë së Bujqësisë për këtë çështje, pasi kritikohet praktika e dhënies së gradave dhe titujve shkencorë vetëm për specialistët me arsim të lartë që punojnë si pedagogë në shkollat e larta dhe studiues në institucionet kërkimore-shkencore, theksohet: “Me eksperimentimin shkencor masiv që ka shpërthyer në kooperativat bujqësore dhe në ndërmarrjet e bujqësisë kanë dalë ekperimentatorë të talentuar, eksperimentet e të cilëve jo vetëm kanë vlerë eksperimentale, por e kanë çuar dhe e çojnë përpara prodhimin. Këta eksperimentatorë nuk janë vetëm specialistë të lartë, por edhe të mesme, mjeshtër, brigadierë dhe shumica e tyre janë punonjës të thjeshtë. Prandaj dhënia e titujve shkencorë duhet të shtrihet edhe në sferën e punonjësve të prodhimit. Në radhë të parë njerëzve të prodhimit u duhet dhënë titulli “Bashkëpunëtor tekniko-shkencor”. Dhënia e këtij titulli të jetë në bazë të punës kërkimore që ai ka bërë, në bazë të referimeve që ai ka bërë për disa vjet në sesionet shkencore… eksperimentatorëve më të talentuar të prodhimit t’u jepen edhe titujt “Bashkëpunëtor shkencor i ri”, “Bashkëpunëtor shkencor i vjetër” e me radhë, pa bërë asnjë dallim nga dhënia e titujve të instituteve kërkimore ose të institucioneve të tjerë” (AQSH, F.890, v.1968)
Sipas këtij dokumenti, titulli “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”, që u akordohej punonjësve të instituteve kërkimore-shkencore dhe ishte i barasvlershëm me titullin “Docent” që u akordohej edhe punonjësve me arsim fillor ose shtatëvjeçar, të cilët në sajë të intuitës e të shkathtësive praktike kishin zgjidhur probleme të thjeshta të prodhimit dhe sidomos të organizimit të prodhimit, që kishin të bënin me veçori në zona të caktuara të vendit. Mendësi të tilla të zyrtarizuara në shumë dokumente të atyre viteve, në thelb shprehnin nënvleftësim, shpërfillje të hierarkisë në fushën e shkencës, sepse njerëzit e shquar për veprimtari praktike, që nuk kishin lidhje me kërkimin shkencor të mirëfilltë trajtoheshin si shkencëtarë.

Përgjatë viteve të të ashtuquajturit Revolucion i Madh Proletar Kinez dhe sidomos pas ndërprerjes (1978) së marrëdhënieve me Republikën Popullore të Kinës, në shoqërinë shqiptare artikulohej gjithnjë e më dendur termi “kinezëri”. Me këtë term karakterizoheshin me humor, me ironi e deri në sarkazëm modele sjelljeje, veprime e mendësi vulgare, të çuditshme, ekscentrike deri në absurd, që nuk kishin asgjë të përbashkët me traditat kulturore shqiptare dhe europiane. Në fushën e veprimtarisë kërkimore shkencore u shfaqën dukuri të kësaj natyre që tejkalonin çdo kinezëri, sidomos në vitet e ashpërsimit të luftës së klasave “kundër ideologjisë borgjeze e revizioniste”. Të tillë kanë qenë edhe vitet 1973-1981. Për të ilustruar këtë ide, mjafton t’i referohemi një raporti “Mbi punën e kryer nga grupi i posaçëm për luftën kundër burokratizimit” në sistemin e Akademisë së Shkencave, të hartuar në gjysmën e parë të vitit 1975. Pasi flitet për pakësimin e numrit të punonjësve me 19,2% (nga 715 në 578), për shtimin e numrit dhe të peshës specifike të punonjësve shkencorë që do të qarkullonin, në këtë raport theksohet domosdoshmëria e përçimit të frymës revolucionare të klasës punëtore ndër punonjësit e Akademisë së Shkencave edhe përmes përfshirjes së punëtorëve në strukturat drejtuese të saj të të gjitha niveleve: “Grupi i punës mendon që në forumet drejtuese të Akademisë të ketë edhe punëtorë të ardhur direkt nga prodhimi. Kështu mendohet që në përbërjen e Asamblesë, përveç anëtarëve edhe anëtareve korrespondentë të Akademisë, të bëjnë pjesë me të drejtë të plotë vote edhe një numër i caktuar punëtorësh të prodhimit. Disa prej tyre mendohet të zgjidhen si anëtarë të Presidiumit. Në seksione të zgjerohet pjesëmarrja e punëtorëve dhe, si këta, ashtu edhe anëtarët e tjerë të jashtëm të kenë të drejtë të plotë vote. Në aparatin e Akademisë duhet të ketë punëtorë. Kryesia dhe organizatat bazë të Partisë kanë propozuar që drejtori i Drejtorisë Ekonomike, Kryetari i Degës së Kuadrit dhe ekonomisti për furnizim të zëvendësohen me punëtorë. Mendohet që në institutet shkencore të ketë punëtorë, sidomos në organizmat administrative” (AQSH, F. 1008, v. 1975, D. 55, f. 47-48).

Lutemi që kush ka mundësi të vendosë në dispozicion të blogut një kopje digjitale të veprës, të kontaktojë në arsimishqiptar@gmail.com

Friday, October 10, 2014

Vonesë e paarsyeshme

 

Ish-Ministri i Arsimit dhe Shkencës gjatë qeverisë Berisha, z. Myqerem Tafaj, në një koment të tij publik vë re se Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka miratuar ende kuotat e pranimit për studentët e ciklit të dytë të studimeve.

Myqerem Tafaj

Myqerem Tafaj, dt. 09.10.2014

Kur fillon viti i ri akademik për ciklin e dytë të studimeve në universitetet publike?
MAS ka shpallur se viti i ri akademik 2014/15 fillon më 20 tetor 2014, pra pas dhjetë ditësh. Fillimi i vitit akademik nënkupton jo vetëm studimet e ciklit të parë (Bachelor), por edhe ato të ciklit të dytë (Master i shkencave dhe Master profesional).
Por, deri tani, Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kuotat dhe tarifat e studimeve të ciklit të dytë në universitetet publike. Kjo do të thotë që praktikisht studimet e ciklit të dytë nuk mund të fillojnë përpara mesit të muajit nëntor.
Cfarë strategjie fshihet pas kësaj vonese ?
Mos vallë do të ketë mbyllje të disa programeve "Master i shkencave" në universitetet publike?
Nëse ka mëdyshje nga MAS për ndonjë apo disa programe të ciklit të dytë "Master i shkencave" në ndonjë universitet, kjo nuk mund të jetë arsye për të vonuar studimet e ciklit të dytë në të gjitha universitetet publike, cka ka krijuar pasiguri tek studentët dhe pedagogët.
Nëse ka ndonjë strategji të MAS për të respektuar strikt kriterin e notës së pranimit në programet e studimeve të ciklit të dytë "Master i shkencave", studentët dhe universitetet publike duhet të ishin njoftuar me kohë dhe universitetet duhet të kishin hapur programe të mjaftueshme të Masterit profesional, në mënyrë që të gjithë studentët, të diplomuar në nivelin Bachelor, të kenë mundësi reale të vijojnë studimet e ciklit të dytë, Master i Shkencave apo Master profesional.
Cilido që të jetë shkaku, kjo vonesë në shpalljen e kuotave të pranimit në ciklin e dytë të studimeve, është krejtësisht e pajustifikuar dhe shqetëson të gjithë studentët që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve dhe presin të vijojnë studimet universitare të ciklit të dytë.