Showing posts with label Rajon. Show all posts
Showing posts with label Rajon. Show all posts

Sunday, April 13, 2014

Maqedoni-plagjiatura


Mbi 290 punime të doktoraturës në Maqedoni kanë rezultuar si plagjiate, për shkak se një pjesë e madhe e këtyre punimeve janë zbuluar me materiale të kopjuara dhe të përshkruara nga punime dhe libra tjerë shkencor

Kjo është zbuluar nga sistemi kompjuterik dhe softueri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili ka dhënë alarmin se shumë punime doktorature të finalizuara janë përpunuar me materiale të huazuara dhe të përshkruara, shkruan INA. 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës pritet të ndërmarrë masa për të gjitha doktoraturat e dyshimta, dhe në rast se rezultojnë plagjiate, atëherë institucionet arsimore që kanë dhënë këto tituj apo komisionet e formuara pranë kësaj ministrie do ti marrin titullin shkencor personit apo shkencëtarit të caktuar. Në vendet e BE vazhdimisht po shpërthejnë skandale lidhur me plagjiaturat e punimeve shkencore.

Kësaj radhe ditë më parë u zbulua ministrja e arsimit e Gjermanisë, Anete Shavan, e cila ka rezultuar me punim plagjiaturë të doktoraturës. 

Në Maqedoni deri tani nuk ka ndodhur që ndonjë shkencëtari ti merret titullishkencor. Mirëpo, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së shpejti do të nis një fushatë të tillë, duke pasur në qendër të vëmendjes të gjithë titujt shkencor të punonjësve të shkencës nëpër universitete dhe atyre që kanë përfituar titujt shkencor në universitetet shtetërore, private dhe të huaja.

Burimi: http://www.albeu.com/maqedoni/maqedoni-290-doktoratura-plagjiature/99783/