Friday, June 3, 2016

Publikohet nje studim mbi plagjiaturen nder personelin akademik ne Shqiperi

Nje policy paper (studim politik) i tre studiuesve te rinj, ka nxjerre ne pah disa problematika mbi ndershmerine akademike ne Shqiperi.

Besfort LAMALLARI, Gentiola MADHI dhe Miada SHPUZA "(PA)NDERSHMËRIAAKADEMIKE NË SHQIPËRI: SHQETËSIME TË PLAGJIATURËS", 2016 -idmalbania.org.

Pjese nga studimi

1. Permbledhje

Ky dokument politikash fokusohet mbi problemin e plagjiaturës në punimet shkencore të publikuara nga pjesëtarë të stafeve  akademike në Shqipëri.

Në vijim pasqyrohet korniza legjislative në lidhje me arsimin e lartë, të drejtat e autorit dhe plagjiaturën.

Përmes kontrollit të dyfishtë me program plagjiature dhe kontroll manual të 64
punimeve shkencore, duke përfshirë dhe 5 punime doktorature, studimi vlerëson format më të shpeshta të shfaqjes së plagjiaturës dhe nivelit të pranisë së saj në këto punime akademike. ...Studimi i kushton një vëmendje të veçantë problemit të vetë-plagjiaturës, i cili konstatohet gjithashtu ndërmjet  punimeve të nënshtruara ndaj kontrollit të dyfishtë për plagjiaturë.

Përmes një pyetësori të plotësuar nga 65 pedagogë të universiteteve publike dhe jopublike, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë, mundësohet evidentimi i disa prej shkaqeve të kryerjes së plagjiaturës nga pjesëtarë të stafeve akademike, si dhe
perceptimeve të tyre mbi shkallën e përhapjes së këtij problemi.
Përgjigjet e tyre ofrojnë gjithashtu informacion të vlefshëm mbi kapacitetet dhe performacën aktuale të institucioneve të arsimit të lartë në drejtim të ndërgjegjësimit, parandalimit, mbikëqyrjes, zbulimit dhe sanksionimit të shkeljeve të etikës dhe kryerjes së plagjiaturës. 

Përmes theksimit të nevojës për parandalim, mbikëqyrje dhe sanksionim të rasteve të plagjiaturës, ky dokument propozon një sërë rekomandimesh të përshtatura ndaj gjetjeve kryesore të studimit.

2. Gjetjet

A. Një ndër format më flagrante të plagjiaturës është kopjimi fjalë për fjalë i fjalive dhe paragrafëve të plotë të punimeve më të hershme të autorëve të tjerë. Raste të dukshme të kësaj forme plagjiature u konstatuan në 23 punime shkencore, të publikuar brenda ose jashtë vendit. (fq. 14, shih grafikun me poshte).


  
B. Probleme me citimet
• Mosrespektim të ndonjë stili të caktuar referimi (p.sh., AMA, APA, Chicago, Harvard, OCSOLA, etj.);
• Stile të ndryshme referimi brenda bibliografisë së të njëjtit artikull (kjo tregon plagjiaturë të mundshme të referencave bibliografike nga artikuj të ndryshëm të konsultuar);
• Një numër i konsiderueshëm referencash (në një rast konkret, 17 të tilla) të ngjashme edhe sipas renditjes me një artikull të huaj;
• Referenca jo të plota dhe korrekte (si p.sh., Duka, 270:30 apo
www.bksh.al në pjesën e bibliografisë).
• Mospërfshirja në bibliografi e referencave në tekst (psh, Gupta, 2008);
• Paraqitja si burim vetëm i një adrese interneti, pa të dhëna të tjera të nevojshme;
• Në disa raste, faqet e internetit nuk përmbajnë datën e aksesimit të tyre dhe rezultojnë të pavlefshme (p.sh. “File not found”);
• Probleme me citimet, përdorimin e thonjëzave dhe paraqitjen e burimit për pjesë të tekstit të vendosur në thonjëza; (fq. 19)
C. Për sa i përket nivelit të pranisë së plagjiaturës në artikujt e shqyrtuar, ai varion sipas artikujve. Kështu, 24 artikuj përmbanin  forma flagrante të plagjiaturës (‘copy-paste’) deri në masën 20%. Shtatë punime të tjera përmbanin plagjiaturë në masën 21-40 për qind. Katër artikuj të tjerë përmbanin plagjiaturë në masën 41-60% (konkretisht 49%, 54%, 56% dhe 60%). Një artikull me bashkëautorë dy Profesorë të Asociuar përbënte dhe rastin më shqetësues të nivelit të lartë të plagjiaturës, i cili kapërcente masën 90 për qind të publikimit. (fq. 21)




3.  Pyetesori, n=65 (PhD.=22, MA=32 etj.)







Tuesday, May 24, 2016

Agjencia e Akreditimit publikon dokumentet per procesin e ri te akreditimit

Agjencia Publike e Akreditimit te Arsimit te Larte ka publikuar se fundmi informacione ne lidhje me procesin e akreditimit te institucioneve te arsimit te larte ne bashkepunim me agjencine britanike QAA.

Sipas APAAL - http://aaal.edu.al/accreditation/
Pas një periudhe disa mujore diskutimesh, Ministria e Arsimit dhe Sportit ne daten 29.02.2016, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me ''Quality Assurance Agency'', QAA, agjencinë britanike të akreditimit, anëtare e ENQA, Rrjetit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Kjo marrëveshje do të mundësojë  akreditimin e të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), publike e private.
Pas kontrollit të kritereve të ligjshmërisë, që MAS zhvilloi për herë të parë në të gjitha IAL-të në vend, akreditimi nga QAA në bashkëpunim me APAAL shënon fazën e dytë të reformimit rrënjësor të arsimit të lartë.
Nënshkrimi i marrëveshjes me Quality Assurance Agency (QAA) është një pikë kulmore në arsimin e lartë sepse do të thotë verifikim i kritereve të cilësisë, sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë.  
Procesi i akreditimit të IAL-ve do të vazhdojë deri në vitin 2017 dhe në të do të përfshihen të gjitha institucionet publke e private në vend. Pervec vleresimit te cilesise, ky proces do te fokusohet edhe ne ngritjen e kapaciteteve te APAAL dhe pershtatjen e dokumentacionit / procedurava ne perputhje me eksperincen me te mire europiane ne fushen e cilesise, ikunder eshte QAA.
 Dokumentet e publikuara jane:

  1. Institutional Review of Higher Education Institutions in Albania, The Handbook 2016 - 2017

  2. Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri, Manuali 2016 - 2017

  3. General information from higher education institutions for Institutional evaluation process (template) - gjendet ne Handbook

  4. The student questionnaire for Institutional evaluation process (template, AL, EN) - gjendet ne Handbook

  5. The Academic staff questionnaire for Institutional evaluation process (template, AL, EN) - gjendet ne Handbook