Showing posts with label Plarent Ndreca. Show all posts
Showing posts with label Plarent Ndreca. Show all posts

Wednesday, June 14, 2017

Kerkohet largimi i Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Arsimit, z. Plarent Ndreca

Kerkesa e Ministres teknike te Arsimit, znj. Mirela Karabina, per largimin e sekretarit te pergjithshem te MAS, z. Plarent Ndreca, eshte refuzuar nga Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes së Trupës së Lartë Drejtuese prane Departamentit te Administrates Publike. (http://www.panorama.com.al/refuzohet-kerkesa-e-ministres-se-pd-shkarkimi-i-sekretarit-te-pergjithshem-jo-ligjor/).
Largimi ishte kerkuar per shkak te akuzave se z. Ndreca kishte nderhyre ne procesin e provimit te matures i paautorizuar, ku edhe kishte shkaktuar perplasje me disa persona.  
[Opinion.al, portal, http://opinion.al/vazhdon-lufta-ministrja-e-arsimit-con-ne-prokurori-sekretarin-e-pergjitshem/]
Citohet njoftimi zyrtar:
“Kallëzim penal me Nr. 2466-M, datë 12.06.2017 për shtetasin Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm pranë kësaj ministrie për shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cënojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017, si dhe detyrimeve ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”
Z. Ndreca eshte nen hetim dhe i akuzuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit per korrupsion ne nje tender. Ndersa pasuria e tij ka ngritur dyshime per angazhimin e tij ne veprimtari te paligjshme. 
Gazeta Sot (nje gazete bulevardi e pabesueshme).[https://sot.com.al/politike/sekretar%C3%ABt-e-p%C3%ABrgjithsh%C3%ABm-sheik%C3%ABt-e-pushtetit-plarent-ndreca-apartamente-dyqane-e-makina]
Plarent Ndreca, në deklaratën e pasurisë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive deklaron blerjen e një apartamenti mbi 100 metra katrorë, për vetëm 43 mijë euro. “Apartament 108 metra katrorë, 43.200 euro. Burimi: Kursime nga aktiviteti privat i prindërve dhe shitja e shtëpisë në Rubik. Dyqan në Tiranë 13.3 metra, 15.600 euro, burimi: Kursime nga aktiviteti privat i prindërve dhe shitja e dyqanit në Rubik”, thuhet në deklaratën e tij të pasurisë. Por, në deklaratën e pasurisë nuk thotë shumën e saktë të shitjes së apartamentit në Rubik si dhe shifrën e kursyer nga familja. Ndreca deklaron edhe blerjen e një dyqani 13.3 metra, 15.600 euro. Ndreca deklaron gjithashtu edhe 2 garazhe 32 metra katrorë, 7.000 euro, makinë “Mitsubishi”, 27.800 euro, makinë Jaguar 38.000 euro etj.
[Gazeta gjithashtu citon nga raporti i KLSH]
Për z P. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në cilësinë e kryetarit te Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pasi: Në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i objektit Tirana Olimpik Park” ka ndikuar në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të MAS në vendosjen e kritereve diskriminuese në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20/11/2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 1, “Objekti dhe qëllimi”, pika 2 dhe nenin 20, pika 1, “Mosdiskriminimi”, sipas të cilit “Autoritetet kontraktore duhet të shmangin çdo kriter, kërkesë apo procedurë, që lidhet me kualifikimin e operatorëve ekonomikë, që përbën diskriminim ndaj ose midis furnizuesve apo kontraktorëve ose ndaj kategorive të tyre”. Ka shpallur fitues në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20/11/2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar operatorin ekonomik që ka paraqitur ofertën më të lartë ekonomike nga tetë operatorë pjesëmarrës, duke përdorur dy standarde në vlerësimin e ofertave. Nga përdorimi i standardit të dyfishtë, ka skualifikuar dy operatorë ekonomikë me vlerë më të ulët, kualifikimi i të cilëve do ti kishte kursyer Buxhetit të Shtetit vlerën prej 78,745,737 lekë. Gjithashtu, në fazën e projekt raportit ka bërë presion të kundërligjshëm dhe të qëllimshëm ndaj audituesve të KLSH-së pasuar me kërcënimin shkresor për kryerjen e një kallëzimi penal ndaj audituesve me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, është mbajtur qëndrim refuzues për dhënien e observacioneve mbi shkeljet e konstatuara, procesverbalet tona i ka konsideruar si akte absolutisht të pavlefshme dhe ka vënë në dyshim kompetencën institucionale të KLSH-së në auditimin e procedurave të prokurimit publik të realizuara nga MAS. Bazuar në ligjin nr. 7905 datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar neni 281, ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik" i ndryshuar, i sugjerojmë trajtimin e detajuar tekniko juridik nga ana e Drejtorisë Juridike dhe Zbatimit të Standardeve, të materialeve të evidentuara nga grupi i auditimit në kuptim të referencave të Kodit Penal, si dhe plotësimin e të kallëzimit penal nr. 1217/6, datë 27.03.2015, të bërë për Z. P. N me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në cilësinë e kryetarit te Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që në fazën e projekt raportit për shkeljet flagrante në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i objektit Tirana Olimpik Park”. 

Z. Ndreca eshte edhe nje mik i afert i ministrit Edi Rama, dhe per kete eshte akuzuar se ka nderhyre ne procesin e zgjedhjeve elektorale duke ushtruar presion ne administraten e MAS neper rrethe. 

[Lapsi.al, portal, http://www.lapsi.al/lajme/2017/06/09/fushat-me-administrat-n-plarent-ndreca-presion-p-r-t-refuzuar-urdh-rin-e-ministres]. Citohet Ministrja e Arsimit dhe Sporteve. 
“Ministria e Arsimit dhe Sportit, znj. Mirela Karabina ka kërkuar sot më datë 09.06.2017 pezullimin e menjëhershëm nga puna të Drejtores së Drejtorisë Arsimore Rajonale Vlorë, znj. Albana Hodaj. Pezullimi i drejtueses së DAR Vlorë ka ardhur si pasojë e kundërshtimit për të zbatuar veprimtarinë dhe përgjegjësitë institucionalë të titullarit të Institucionit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.
Sjellja dhe veprimet e znj. Hodaj, përveç se në shkelje të plotë të etikës institucionale, janë në kundërshtim të plotë me përcaktimet ligjore dhe përgjegjësitë e detyrave të nëpunësve të administratës publike, të shfaqura jo vetëm në këtë takim pune të titullarit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por edhe në drejtori të tjera rajonale të arsimit është konstatuar se  janë të imponuara nëpërmjet presionit të ushtuar mbi ta nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit z. Plarent Ndreca.
Ndërkohë denoncimeve të përcjella nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Sportit pranë organeve të prokurorisë në rrethe, në përputhje me masat e përcaktuara në Vendimin Nr. 473, datë 01.06.2017, sipërcituar, Sekretari i Përgjithshëm jo vetëm që nuk ka qene bashkëpunues në këtë proces, por vijon të pengojë duke ushtruar presion konstant në administratën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.”