Minister Arsimi ne vitin 1991
Kastriot Islami (lindur në Tiranë më 18 gusht 1952) është
politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Edukimi
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës,
Dega Fizikë Speciale. Doktoratë në fushën e Fizikës Atomike e Molekulare,
Universiteti i Parisit XI, 1981-1985. Studime post-doktorate, Universiteti i
Giessenit, Gjermani.
Doktor i Shkencave, Profesor.
Veprimtaria profesionale
Profesioni: Fizikan
Punonjës kërkimor-shkencor në Fakultetin e Shkencave të
Natyrës; Zëvendësdekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës; Zëvendëskryetar i
Këshillit Shkencor; Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ballkanik të
Fizikës; anëtar i Editorial Board of Journal "Fisica Balkanica".
Veprimtaria politike
Kastriot Islami ishte një nga veprimtarët e parë të
transformimit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Partinë Socialiste të
Shqipërisë në vitin 1991 edhe pse nuk ishte anëtar i saj. Ai u bë anëtar i
Partisë Socialiste në vitin 1996.
Mbas ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste,
Islami ishte kritik i mënyrës së drejtimit të partisë. Ai ishte kundër metodave
radikale të drejtimit të partisë, siç ishte bojkotimi për një kohë të gjatë i
Parlamentit, grevës së urisë, protestave të dhunëshme etj., si dhe kundër
fuqizimit të autoritetit të kryetarit të partisë.
Në dhjetor të vitit 2011 Edi Rama i propozoi kryesisë së
Partisë Socialiste përjashtimin e Kastriot Islamit nga Grupi parlamentar i
Partisë Socialiste me arësyen se nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku do
të votohej për kryetarin e Kontrollit të Shtetit. Ky propozim u kritikua nga
deputetët Ben Blushi e Arben Malaj. Blushi kërkoi që të paktën, deputeti Islami
të dëgjohet për arsyet që e detyruan të mungonte në seancë, duke e cilësuar të
nxituar pozicionimin e kreut socialist Rama. Ai theksoi gjithashtu se nuk mund
të vendoset në kryesi dhe nga kryetari përjashtimi i deputetit, por kjo duhet
kaluar në grupin parlamentar. Malaj e konsideroi metodën e përjashtimit të
dëmshme për Partinë Socialiste.
Funksionet drejtuese
1996-2013: anëtar i PS-së; 1996-1999: anëtar i Kryesisë së
PS-së; 1996-2005: anëtar i KPD të PS-së; 1996-1997: Kryetar i Departamentit të
Medias dhe Informacionit në PS; 1991-1992: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë;
1992-1998: Kryetar/anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektushtetutës;
1998-2001: anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese; 2001-2002:
Sekretar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme; 1991: Ministër i
Arsimit; 1997-1998: Ministër i Shtetit; 1998: Zëvendëskryeministër; 2002-2004:
Ministër i Financave; 2004-2005: Ministër i Punëve të Jashtme; 1999: Koordinator
për Krizën e Kosovës.
0 comments:
Post a Comment